Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare
Blendi te jemi qarte per disa gjera
Tashme populli eshte i sensibilizuar se perse partia demokratike deshtoi pergjate periudhes 92-97 dhe cdonjeri nga ne e di shume mire arsyen e ketij deshtimi.
Ka nxjerrur partia demokratike mesimet e nevojshme nga qeverisja 5-vjecare e saja?
Kete dua te di
Populli eshte i sensibilizuar per revoltat e vitit 1997 dhe pak a shume dihen arsyet se kush i beri, perse u bene, kush perfitoi dhe kush u percellua dhe u dogj ne kete katrahure, kur nderkohe piramidat u mbyllen dhe ky vit do te ngelet nje nder vitet me te zeza per Shqiperine dhe shqiptaret
Ka nxjerrur partia demokratike mesimet e saja nga kjo revolte shkaterruese per kombin tone?
Kete dua te di
Sot mbas 6 vitesh qeverisje te pozites socialiste, kane dalur ne skene gjera nga me te llahtarshmet, skandale, vjedhje, korrupsion masiv deri ne instancat me te larta qeverisese etj.
Ka nxjerrur partia demokratike mesimet e nevojshme nga qeverisja socialiste e cila duket sikur e ka kthyer Shqiperine ne prone te saj
Kete dua te di
Sot mbas 12 vitesh demokraci nuk e dime akoma nese partia demokratike eshte reformuar.
Ka reformuar dhe liberalizuar dhe demokratizuar partine demokratike vete opozita apo eshte e njejta parti me te njejtat parime te 92-t?
Kete dua te di
Sot mbas 12 vitesh opozita akoma nuk di te beje propagande elektorale me programe dhe alternativa te sakta per te treguar se opozita eshte e reformuar, se opozita ka brenda gjirit te saj anetare jomilitante por anetare te nderuar te respektuar ne nje mase te caktuar popullate.
Gjithashtu opozita akoma nuk di te nxjerre kandidate te rregullt dhe te ejkulibruar qe kandidojne figura te njohura te partive pozitare dhe opozitare.
Eshte perseri kjo parti demokratike e cila mban akoma lidhje relative sipas interesit dhe fushates elektorale, me parti te spektrit te djathte duke nxjerre ne pah dobesine e mjaftueshme te vete PD per mbeshtetje.
I ploteson te gjitha keto kerkesa kjo parti demokratike per tu quajtur nje parti e "shpreses" ose "alternatives"
Kete dua te di
Pastaj vazhdoj me tutje
Shpesh here kam vene re se partia demokratike i jep ngjyrime partise se tij si nje parti te persekutuarish.
Mbrojtesit e flakte te PD-se i vini re neper forume shqiptare, gazeta etj dhe menjehere te lind mendimi se kjo parti eshte krijuar nga te persekutuarit e rregjimit 50 vjecar komunist
Nuk e di nese ne platformen e saj i ka dhene me shume prioritet shtreses se persekutuar pasi sikur e dime ne Shqiperi, shtresa e persekutuar te shqiptaret quhet ajo shtrese qe u internua, u burgos, u deklasuan etj dhe dhenia prioritet kesaj vecorie i humb shume pike elektorat progresist demokratik ne Shqiperi pasi ne Shqiperi nuk jetojne vetem te persekutuarit por i tere populli qe ju nenshtrua me hir dhe pahir rregjimit diktatorial.
Deri ne ato momente qe partia demokratike nuk do te liberalizoje, demokratizoje, centroje dhe te shpalose nje program largpames dhe real ne mbeshtetje te popullates, deri ne ate moment qe PD nuk do te prapagandoje zbatimin e ligjeve sipas kushtetues, deri ne ate moment qe PD do gerthase brenda dhe jashte parlamentit, deri ne ate moment qe kryetari i saj nuk do lere deklaratat e pakujdesshme te bera ne publik etj etj, ardhmeria e Shqiperise do te ngelet ne duar te pasigurta pasi bota ecen perpara dhe ne ecim mbrapa.
Parti demokratike duhet te jete parti e tere shqiptareve pa dallim feje dhe krahine, duhet te jete nje parti e shpreses dhe progresit dhe kulturimit te shqiptareve ne vend.
Neqoftese keto pika si dhe shume pika te tjera, PD nuk do ti marre parasysh, ajo do te jete nje parti e deshtuar dhe e urryer jo brenda ne Shqiperi por edhe jashte saj.
Dicka edhe per komunistet qe marrin pjese nganjehere ne albforum.
Duhet te jeni te vetedijshem se koha e rregjimit diktatorial ka perenduar dhe ne mos sot neser PD, PDr e ku di une do te marre ne dore pergjegjesite kombetare dhe problemet qe mund te lindin dhe krijimet e konflikteve do te jene pasoje neglizhences se shtreses intelektuale.
Une e ve re se shume militante e urrejne PD ashtu sikurse shume militante e dashurojne por ju lutem mendoni per nje moment.
Edhe PD edhe PS edhe partite e tjera jane shqiptare dhe cdo gje e mire dhe e keqe u duhet thene sepse nuk i dihet kurre se ndonjera nga ata mund te marre ne dore qeverisjen dhe ta hedhe ne humnere perseri kete komb qe rilind me veshtiresi edhe ne keto momente ku ne bote nuk ka ejkulibra te qarte.
Cila nga partite gabon ne lidhje me shume aspekte kombetare do ta pesoje dhe ta paguaje shtrenjte por me pare ne duhet tu terheqim veshet se jemi ketu dhe ashtu sikur ju votuam ashtu ju hedhim poshte me voten tone.
Nje qeveri qe punon per popullin (nuk ka rendesi kahu politik) gjithmone eshte e respektuar dhe votohet perseri.
Mendoni si shqiptare dhe beni me te miren per vendlindjen.
Demokracia,zhvillimi, kulturimi, paqja, progresi nuk vijne vete por njerezit me vullnetin e tyre te madh e kultivojne ne popull.

[*]Duket si dicka e tepert tek kalon buze keshtjelles qe do ndertohet nga ne, per vete ne, dhe thua ta ve nje gur me shume une apo jo, mirepo ne ca raste njerezit e hedhin tutje duke menduar se nje gur me shume nuk ngre peshe, mirepo e vertete eshte ndryshe se nuk ka si shpjegohet qe gjithe ato keshtjella u ngriten ne lartesite e qiejve me kalimin e kohes.[/list]