Berisha: Do dëmshpërblejmë firmat greke të ‘97
Qeveria shqiptare do dëmshpërblejë të gjitha kompanitë greke që pësuan dëme gjatë trazirave të vitit 1997. Kjo është deklarata e bërë nga kryeministri shqiptar Sali Berisha, gjatë një interviste për të përditshmen greke “Apogevmatini”. Ky fakt u bë i ditur dje nga televizioni “Top Channel”. Në këtë intervistë, Berisha theksoi se qeveria shqiptare ka gati një draft mbi të cilin do të bazohet verifikimi dhe më pas dëmshpërblimi për të gjitha kompanitë, të cilat do të provojnë se gjatë trazirave të vitit ’97-’98, kanë pësuar dëme ekonomike, apo u janë dëmtuar asetet e tyre. Në vazhdim kryeminsitri Berisha bëri të ditur se dëmshpërblime do t’u jepen edhe bizneseve vendase, por pa sqaruar se ku do t’i sigurohen fondet. Ndonëse marrëveshja e mbrojtjes së investimeve është nënshkruar prej dy vendeve në fillim të viteve ’90, vetëm një numër i vogël i bizneseve greke në Shqipëri kanë mundur të marrin dëmshpërblime. Gjatë trazirave të vitit ‘97 një numër i madh i firmave të huaja dhe vendase përsuan dëme të rënda materiale. Kjo deklaratë e kryeminstrit është disi surprizë pasi asokokohe nuk u dëmtua vetëm biznesi grek, i cili operonte në Shqipëri por dhe një sër kompanish të huaja sidomos ato italiane. Siç dihet, kompanitë italiane deri në vitin ‘97 ishin më të shumta në numër në vendin tonë, por asnjë prej kryeministrave nuk ka bërë një dekaratë të tillë. Përvëç kësaj, është dhe biznesi vendës, i cili u dëmtua më shumë nga këto ngjarje. Premtimi i Berishës për kompensim të biznesit grek, i cili u dëmtua gjatë trazirave të 97-ës, u bë gjatë vizitës zyrtare 2- ditore në shtetin helen. Ai atje u takua me krerët e shtetit, si kryeministri Karamanlis, presidenti grek Papulias. Në takim, Presidenti Papulias dhe kryeministri Berisha diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjes së investimeve greke në Shqipëri. Kryeministri Berisha garantoi se qeveria shqiptare po punon që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen.