Berisha: Do dëmshpërblejmë firmat greke të ‘97

MLK

Primus registratum
Berisha: Do dëmshpërblejmë firmat greke të ‘97

Qeveria shqiptare do dëmshpërblejë të gjitha kompanitë greke që pësuan dëme gjatë trazirave të vitit 1997. Kjo është deklarata e bërë nga kryeministri shqiptar Sali Berisha, gjatë një interviste për të përditshmen greke “Apogevmatini”. Ky fakt u bë i ditur dje nga televizioni “Top Channel”. Në këtë intervistë, Berisha theksoi se qeveria shqiptare ka gati një draft mbi të cilin do të bazohet verifikimi dhe më pas dëmshpërblimi për të gjitha kompanitë, të cilat do të provojnë se gjatë trazirave të vitit ’97-’98, kanë pësuar dëme ekonomike, apo u janë dëmtuar asetet e tyre. Në vazhdim kryeminsitri Berisha bëri të ditur se dëmshpërblime do t’u jepen edhe bizneseve vendase, por pa sqaruar se ku do t’i sigurohen fondet. Ndonëse marrëveshja e mbrojtjes së investimeve është nënshkruar prej dy vendeve në fillim të viteve ’90, vetëm një numër i vogël i bizneseve greke në Shqipëri kanë mundur të marrin dëmshpërblime. Gjatë trazirave të vitit ‘97 një numër i madh i firmave të huaja dhe vendase përsuan dëme të rënda materiale. Kjo deklaratë e kryeminstrit është disi surprizë pasi asokokohe nuk u dëmtua vetëm biznesi grek, i cili operonte në Shqipëri por dhe një sër kompanish të huaja sidomos ato italiane. Siç dihet, kompanitë italiane deri në vitin ‘97 ishin më të shumta në numër në vendin tonë, por asnjë prej kryeministrave nuk ka bërë një dekaratë të tillë. Përvëç kësaj, është dhe biznesi vendës, i cili u dëmtua më shumë nga këto ngjarje. Premtimi i Berishës për kompensim të biznesit grek, i cili u dëmtua gjatë trazirave të 97-ës, u bë gjatë vizitës zyrtare 2- ditore në shtetin helen. Ai atje u takua me krerët e shtetit, si kryeministri Karamanlis, presidenti grek Papulias. Në takim, Presidenti Papulias dhe kryeministri Berisha diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjes së investimeve greke në Shqipëri. Kryeministri Berisha garantoi se qeveria shqiptare po punon që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha: Do dëmshpërblejmë firmat greke të ‘97

do te kete qene i "eksituar" ne momentin kur e ka thene.

Prite kur ta lere gruan edhe berisha e te martohet me ndonje tip xhoana /pf/images/graemlins/wink.gif

Te ngreje doren kush njeh ndonje vend te botes qe demshperblen private te demtuar nga private te tjere.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Berisha: Do dëmshpërblejmë firmat greke të ‘97

Dëmtimi nga mungesa e shtetit nuk është dëmtim nga privatë të tjerë.

Por mua më llahtaris fakti që shteti shqiptar të dëmshpërblejë për kusuret e shtetit grek e mos të kërkojë asgjë për dëmshpërblimin e çamëve nga shteti grek.

Mos do greku me e çu rezultatin nji me nji e me ja lon dopio gjashtën e çamëve shteti shqiptar në dorë /pf/images/graemlins/shrug.gif?
 

MLK

Primus registratum
Re: Berisha: Do dëmshpërblejmë firmat greke të ‘97

Biznesmenet grek nuk duhet te harrojne se nje pjese e madhe e parave te piramidave kaluan neper bankat greke, e keto te fundit, i nenshtrohen legjislacionit grek e jo atij shqiptar.
Berisha tregon hapur se eshte nje cope hajvani i cili duhet te konsiderohet si nje njeri i rrezikshem per popullin shqiptar.
Berisha nuk mund te premtoje ne emer te popullit shqiptar dhe te parave te popullit te tij te rimbursoje parate e firmave greke, ne nje kohe qe ne 1997 thuajse gjithe shqiptaret presin parate qe financuan ne "kompanite" piramidale qe vet Berisha i konsideroi ne ate kohe si te rregullta e parate e pastra.
Eshte e çuditeshme se si shqhiptaret vazhdojne te votojne per dike qe e mori pushtetin me 80% te votave dhe e la ne gjendje lufte civile, e kjo histori, dhe pse ndodhi shekullin e kaluar, ka vetem 9 vjet qe u zhvillua /pf/images/graemlins/angel.gif
 

mozaiku

Primus registratum
Re: Berisha: Do dëmshpërblejmë firmat greke të ‘97

M'duket se Shqiperia do e haje edhe 1 here tjeter... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Berisha: Do dëmshpërblejmë firmat greke të ‘97

Per ta ngrene te gjithe e hane, po jo kaq shpesh /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Berisha: Do dëmshpërblejmë firmat greke të ‘97

Bir Selmani nënës bir, kë të qaj më parë /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

capuni

Primus registratum
Re: Berisha: Do dëmshpërblejmë firmat greke të ‘97

/pf/images/graemlins/eek.gif! ... /pf/images/graemlins/confused.gif, ... /pf/images/graemlins/madie.gif, ... /pf/images/graemlins/smash.gif!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha: Do dëmshpërblejmë firmat greke të ‘97

hej per cfare duhen siguracionet pra?!

do i demshperbleje shteti amerikan te demtuarit nga renia e kullave binjake?!
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Berisha: Do dëmshpërblejmë firmat greke të &#8

Ama krahasim qe ben edhe ti. Krahason Ameriken me Shqiperine dhe qytetaret amerikane me biznesmenet greke. Varja thuaj.
Si thote ai trimi tek "Nentori i Dyte": "Gjamat jane per burrat,piskamat per grate". /pf/images/graemlins/laugh.gif Ne shqiptaret jemi race burrash prandaj kemi kaq shume "gjama" (si Berisha psh apo si Berisha per here te dyte /pf/images/graemlins/laugh.gif )
 

MLK

Primus registratum
Re: Berisha: Do dëmshpërblejmë firmat greke të &#8

Problemi i Berishes eshte se genjeshtra si ben me pershtypje dhe mund te thote nga 10 ne dite /pf/images/graemlins/laugh.gif
Harron budallai se qe te japesh para nga ato te popullit, duhet ne rradhe te pare ta programosh ne buxhet e me pas te votosh buxhetin ne parlament si çdo vit /pf/images/graemlins/wink.gif
Nese ka ndermend te beje diçka te tille, diten qe do ta paraqesi ne parlament per te aprovuar buxhetin, do te filloi sherri e do akuzohet edhe ai si akuzoi vet Nanon se eshte i shitur te greket /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

nik nika

Primus registratum
Re: Berisha: Do dëmshpërblejmë firmat greke të &#8

Prit o vella se dje hapi dhe shkollen greke ne himare.
Do zoti nuk na shperndahen minoritaret nga 5 veta ne cdo qytet se u pa puna duhet me hap shkolla ne greqisht ne gjithe shqiperine.
mjere shqiperia
 

MLK

Primus registratum
Re: Berisha: Do dëmshpërblejmë firmat greke të &#8

Shkolla eshte private e jo shteterore, keshtu qe se hapi Berisha /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ish-politeknikumi psh, sot shkolla e mesme Harry Fulls, nga shqip eshte kthyer ne shkolle qe gjithe mesimet jepen ne anglisht! Problemi eshte se nuk kane qellime te njeta pasi kur shikon se per 10 nxenes te klasave te para e parashkollore e 4 mesues, shperngulet nje zevendesminister greg per inagurimin, ketu fillon te mbaje ere /pf/images/graemlins/wink.gif
Gjithesesi per kete eshte hapur nje teme me vete.
 
Top