berisha:bamir topi kandidatura jone per president

notorious

Primus registratum
Re: berisha:bamir topi kandidatura jone per presid

Jashte teme!!

LIPS & NOTORIUS, JU KAM EDITUAR DISA HERE PER CHIT-CHAT, KY ESHTE PARALAJMERIMI I FUNDIT
 

regele

Forumium maestatis
Ku rrahin gjylet e Topit?

Ku rrahin gjylet e Topit?

Kandidatura e Bamir Topit për President, njëlloj si e Nanos, nuk është as e re as e papritur, pasi vetë ai, kohë më parë e pat paralajmëruar me një çiltërsi të lakmueshme dëshirën e vet për t’u bërë qytetar i parë i Republikës. Shtatgjatë, i ekuilibruar, me një portret të formësuar si prej guri të skalitur që jep siguri e garanci për një karakter të qëndrueshëm, në dukje jo ekstremist, me një karierrë të mjaftueshme në politikë, për më tepër i dalë nga një sondazh si i parapëlqyer edhe prej publikut, dmth me “kuota tepër të larta”, madje shumë pikë para Berishës, po edhe plot të tjerëve, nuk mund të thuash se nuk ka të drejtë të aspirojë edhe ai për këtë post të lartë

...
Por fakti që kryeministri Berisha nuk priti, po para kohe ia hodhi opinionit publik dhe opozitës, me gojën e tij kandidaturën e Bamirit, më shumë ngjan sikur ka përgatitur një tjetër gjyle politike nëpërmjet Topit, se sa të ketë hedhur një alternativë të mundëshme e përnjimend të sinqertë që tenton transformimin e nënkryetarit të vet të partisë në President të Republikës. Politikisht ky veprim ngjan si takimi Nano-Berisha për nga synimi dhe për nga lëvizja taktike, jo vetëm se ky takim “historik” u bë para zgjedhjeve, ashtu si edhe kandidatura e Nanos jo rastësisht asokohe u hodh nga krerë të pozitës, më shumë për diversion se sa për sinqeritet të mirëfilltë politik.
Në Greqinë lashtë, në kohën e Hipokratit, kur nuk ishte shpikur narkoza, për të kryer operacione mjekët shkaktonin dhiimbje artificiale në pjesë të shëndosha të trupit që të realizoni operacionin, ndërsa hajdutët e Cikagos, kur vidhnin banka, bënin rrëmujëra artificiale për të tërhequr vemendjen e policisë. Nuk është hera e parë që Berisha, si mjek me eksperjencë, bën të njëjtën gjë edhe në politikë. Kësisoj tërhiqet vemendja nga KQZ e Gjatës, i cili kësisoj mund të “operojë” me qetësi disa plagë elektorale të PD-së në zgjedhjet e kaluara.
Hedhja kaq e beftë e kandidaturës të Topit, pa pyetur qoftë edhe formalisht forumet e partisë, ashiqare provon se kryetarët e partive e sidomos Berisha janë gati të bëjnë të pamundurën dhe të pabërën që t’i mbajnë institucionet e pavarura, si ai i Presidentit të Republikës, pra jo vetëm partitë, nën tiraninë e tyre.

****
Në këtë kuptim të vjen vërtet keq për këtë emër dhe për këtë figurë të respektuar të PD-së që, me sa duket, ka pak shanse për t’u realizuar e besuar. Ka shumë pak shanse pasi vetë Berisha, dje në opozitë, por sidomos ndërkombëtarët, në vitin 2002 me të drejtë dhe me këmbëngulje patën kërkuar që Presidenti të ishte jo vetëm konsensual, por edhe i dalë nga opozita. Zgjedhja e sidomos qëndrimi i Moisiut e provoi më së miri se asokohe ata kishin pasur plotësisht të drejtë për “konsesualin”e imponuar me aq ngulm. Këtë Berisha e di fort bukur , pavarësisht se tani ai duket sikur po kërkon të bëjë të kundërtën. Vetë zëdhënësi i tij Oketa, në emër të grupit parlamentar, rrëfeu pardje hipokrizinë e këtij propozimi kur tha se pozita nuk kishte kandidaturë tjetër më të mirë se ajo e Topit dhe se maxhoranca në asnjë mënyrë nuk do të votonte një kandidaturë të paraqitur nga opozita. Me një arsyetim të thjeshtë logjik, zëdhënësi Oketa krejt padashur pranoi se edhe opozita, për të njëjtat arsye po;tike ka plotësisht të drejtë të mos e votojë kandidaturën e Topit. Atëhere si dhe me ç’vota mund të bëhet Bamiri President?
Pra Berisha, nëse e pranojmë apriori se kësaj here e ka seriozisht, nuk do të mundë dot të bëjë Topin President.. Sepse edhe sikur ai të arrijë të sigurojë 84 vota, nëpërmjet blerjeve të ca deputetëve të opozitës, apo kalljes së frikës për zgjedhje të reja e të parakohëshme, në radhë të parë opozita, po sidomos ndërkombëtarët nuk kanë për të lejuar e pranuar një President të tillë, të dalë nga “mënga” e sotme e Berishës, nga kreu më i lartë i kësaj partie pas Berishës, pasi kësisoj do të ketë një çekuilibrim të plotë të të gjitha pushteteve në Shqipëri, gjë që, në fund të fundit do të thotë shtim të arbitraritetit dhe të arrogancës së një partie e të një individi të mirënjohur që e ka emrin Sali. Një zgjidhje dhe një zgjedhje e tillë një ngjyrëshe do të ketë pasoja negative, më keq se deri tani, madje edhe më keq se në vitet 92-97, gjë që mund të hanedësohet lehtë se do të jetë krejtësisht e papranueshme.
Ka perënduar ajo kohë që një parti e vetme mund të ketë edhe Presidentin, edhe kryetarin e Kuvendit, edhe kryeministrin. Nuk do shumë mend për t’u kuptuar se, pas kësaj, pra, pas një Presidenti të tillë jo konsensual, po mirëfilli partiak, Prokurori i përgjithshëm, Kontrolli i Lartë i Shtetit, KQZ, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, SHIK dhe policia etj., nuk do të jenë e nuk do të mund të quhen as formalisht të pavarura, por të zaptuara e tërësisht të vëna nën kontroll të një dorë të vetme.
Dhe këtë më mirë se shumëkush e di vetë Berisha. Ndaj ka gjasa që gjylja e Topit të jetë hedhur për qëllime krejt të tjera nga qëllimi dhe nga mundësia e zgjedhjes së një Presidenti të respektuar nga gjiri i PD-së. Më shumë se një gjyle e hedhur në fushën e betejës politike për të shkaktuar panik, tymnajë, çoroditje, ajo është hedhur për të shkaktuar të tjera “viktima”, kësaj here jo vetëm në kampin armik, po brenda shumicës parlamentare.
Ka shumë mundësi që, pas humbjes së zgjedhjeve vendore, pas vështirësisë qeverisëse në të cilën ka rënë Berisha pas 18 shkurtit, me siklete jo të vogla edhe me ndërkombëtarët (raporti i fundit amerikan) me pasiguri dhe orekse të panginjura brenda aleancës, ai të jetë i prirur të provokojë vetë, nëpërmjet zallamahisë politike të stimuluar nga hedhja e kësaj “gjyleje”, zgjedhje të parakohëshme parlamentare për të kërkuar dhe siguruar një tjetër votëbesim popullor, të cilin ai gjykon se mund ta sigurojë më lehtë tani, (sikurse Prodi në Itali që e mori votëbesimin me dy vota më shumë) se sa pas dy vjetësh, kur të vijë koha normale e zgjedhjeve dhe kur deputetët e sotëm të jenë nën trysninë dhe tollovinë e kandidimit apo mosrigjedhjes...
Berisha tashmë ka aq përvojë dhe e di se vetëm tani e ka shumë më të lehtë të manovrojë me këtë Kod zgjedhor, me këtë infrastrukturë partiake e zgjedhore, me atë numur deputetësh që hë për hë i ka nën kontroll, me këtë KQZ, me ato çertifikata të dyshimta dhe me këtë polici “të pastruar”, se sa me karta identiteti dhe me një Reformë zgjedhore që do të lerë shumë pak hapësirë për manipulim, për trafik votash, për kontroll të militantëve dhe për një tjetër Dushk. Por edhe me “malin” e premtimeve të pambajtura në kurriz, të cilat që tani duken të parealizueshme, jo më pas dy vjetësh, kur mali i premtimeve të ketë thelluar e lartësuar edhe më honet dhe rrëpirat e zhgënjimet te votuesit…

****
Gogoli i zgjedhjeve të parakohëshme u kall datën jo vetëm deputetëve anonimë të pozitës, po edhe të opozitës, të cilët kurrsesi nuk do të pranojnë të humbasin gjysmën e mandadit të deputetit që e siguruan me aq shumë vështirësi, disa edhe me shumë shpenzime, për ta djegur për një gjë “kaq të vogël”, si zgjedhja e një presidenti të çfarëdoshëm. Në këtë kuptim duket sikur është i mjaftë kërcënimi me zgjedhje të parakohëshme, për të krijuar një shantazh dobisjellës si dhe për të hedhur një “gjyle” më se të përpiktë, e cila do të godasë në të dy krahët. E në se ky shantazh nuk do të funksionojë, atëhere Berisha nuk ka ç’humbet, përkundrazi, do të kërkojë të hyjë vërtet në zgjedhje të parakohëshme, të cilat do të jenë dalja më e mirë dhe më e sigurtë e Berishës nga ky qerthull politik në të cilin ka rënë papritur e papandehur, nga ky kolaps që do të kolokrepset edhe më në ditët që po vijnë. Sepse që tani shumëkush po kërkon me ngulm dorëheqjen dhe largimin përfundimtar të tij nga politika, jo më kur të afrohet klima e nxehtë e paralajmëruar për zgjedhjen e Presidentit..
Pra, si shantazhi, si zgjedhjet e parakohëshme janë në favor të Berishës, sepse vetëm nëpërmjet tyre ai provon se është determinat, se është lojtar tejet i fuqishëm dhe, natyrisht, edhe i pazëvendësueshëm.Vetëm kështu kërkesa për dorëheqjen e tij del natyrshëm e vetvetiu jashtë loje. Aq më tepër që opozita nuk është e përgatitur për zgjedhje të tjera, po edhe se ndërkombëtarët, në një kohë kur diskutohet çështja e statusit të Kosovës, kur aty, për këtë shkak nuk parashikohet të ketë stabilitet të garantuar, nuk do të dëshironin të bëhen kaq shpejt zgjedhje të parakohëshme parlamentare në Shqipëri.
Ndaj me këtë kartë Berisha luan bllofin edhe me ndërkombëtarët, të cilëve, me një gjuhë vërtet të hollë dhe efikase politike u thotë: doni nuk doni, çelësin e stabilitetit në rajon e kam unë në dorë, ndaj është më mirë të më lini të qetë të vazhdoj mandatin se sa të ketë trazira dhe destabilitet në Ballkan! Jo vetëm në Kosovë e në veri, po edhe në jug po digjen flamujt e Greqisë! Ekstremistët vetëm unë mund t’i bëj zap, si në Shqipëri dhe në Kosovë!
Ç’është e vërteta kjo “kartë” e shpëtoi atë edhe në vitin 1997! Kjo, me sa duket, është goma e tij e shpëtimit edhe tani.
Ndaj hedhja e idesë për zgjedhje të parakohëshme i leverdis më shumë se kujtdo Berishës edhe për disa arsye. të tjera. Sepse gjylja e Topit me siguri që të parin do të eleminojë vetë Topin, të vetmin rival të mundshëm e të besueshëm në PD. Në rast të një presioni të brendshëm në rritje, për rezultate në të ardhmen edhe më negative në ekonomi e në reforma, në luftën kundër korrupsionit dhe në plotësiminin e standarteve që kërkon MSA-ja, si dhe të një presioni të jashtëm për një largim të butë të Berishës, sipas shëmbullit vetëikës të Nanos, i vetmi zëvendësues, hë për hë i mundshëm, do të jetë padyshim Bamir Topi, pasi, afërmendsh, nuk mund të jenë as Nishani, as Oketa, as Topalli dhe as Bregu. Kësisoj hedhja e kandidaturës së Topit për President, kësaj here nuk është “ngrirje” e një kundërshtari, si ajo e Ngjelës, as largim nga PD me shqelma i aleancistëve të Cekës apo reformatorëve të Pollos, po largim me ngritje ngritje në përgjegjësi, me shkrirje, me dafina, sipas stilit të sekretarëve të parë në kohën e diktaturës, të cilët, kur donin të largonin “ngatërrestarët” dhe kokëfortët të cilët nuk shpalleshin dot si armiq p[ër t’u eleminuar, i propozonin për poste më të larta për t’i hequr qafe.
Andaj nuk është fort e vështirë për të kuptuar se për kë po bien këmbanat dhe për ku synojnë të “rrahin” gjylet e zhurmëshme të Topit!
 

ados

Primus registratum
Re: Ku rrahin gjylet e Topit?

Topi vetem te tregohet naiv, nese bie pre e kurtheve te rrumpalles. Me mire do te ishte qe vete ai te kerkonte koken e rrumpalles ne tepsi...dhe ti jepte fund spekulimeve.-zgjidhja me e mire Topi si kryeminister per 2 vjet, dhe president nje FEMER jo politike....!!
 

regele

Forumium maestatis
Re: Ku rrahin gjylet e Topit?

Analaiza e mesiperme mu duke shume reale dhe me vizion te kthjellet, prandaj e solla ketu!

Femer per president nuk ka Shqiperia akoma...Makbule Cecon ose Jozefina Topallin mund te benim vetem /pf/images/graemlins/smile.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Ku rrahin gjylet e Topit?

Nuk ka Shqiperia femra per ti zgjedhur perveç Makbule Cecos apo Jozefina Topallit!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif Nuk te dija kaq naiv /pf/images/graemlins/laugh.gif Po pse kujton me te vertete se jane femret me te afta shqiptare keto te dyja ! Nja tre kater i njof une qe jane jo si keto te dyja, po disa here me siper si nivel e nuk kane te krahasuar ne mentalitet. Problemi eshte se nuk ka shance njeri ti afroj ne politiken e qelbur shqiptare, qe eshte e mbytyr me njerez medioker qe shesin veten per intelekuale!
Ah dhe nje problem tjeter, marrin nga 150-200 mije dollare ne vit; keshtu qe zorr se saktifikojne karrieren e vet dhe jeten e sigurte qe kane ne shkembim te intrigave te politikes shqiptare.
 

Ergler

Primus registratum
Re: Ku rrahin gjylet e Topit?

ados keshtu ju vjen per mbare socialisteve,por jo Saliut.Ai ja di shume mire forcat vetes se tij,prandaj edhe Topi, qe i kupton patjeter keto manovrine te tij nuk ka fuqi ta kundershtoje ate.
Do me falesh regele,por nje kafshe e eger si Ceco nuk e meriton as per fshesaxhove ne presidence.Femra me e percudnuar qe me kane zene syte ndonjehere.Me plot kuptimin e fjales mushke.Ajo nuk ka piken e edukates qytetare.
Eshte e pamundur me keta politikane teper konfliktual qe shtetin ta udheheq nje femer.Asaj do t'i behej jeta vetem malore.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Ku rrahin gjylet e Topit?

Elektricisti, propozimin per Makbulen e kisha me ironi dhe keqardhje qe edhe pse pas kaq vitesh demokraci, Shqiperia fatkeqsisht nuk nga nxjerre nje figure te vertete ne politike qe t'i perkase seksit femer!
 

notorious

Primus registratum
Re: Ku rrahin gjylet e Topit?

çfar te metash ka Makbule Ceco...?

alamet zonje esht, qe te mblidheni te gjithe siç jeni ktu do ju boj te boni pipine tek breket per autoritet qe ka /pf/images/graemlins/smile.gif

p.s. Ujku... çke mer, se hera e pare qe me editon... as shakat s'lejon ktu...?
 

mozaiku

Primus registratum
Re: Ku rrahin gjylet e Topit?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nuk ka Shqiperia femra per ti zgjedhur perveç Makbule Cecos apo Jozefina Topallit!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif Nuk te dija kaq naiv /pf/images/graemlins/laugh.gif Po pse kujton me te vertete se jane femret me te afta shqiptare keto te dyja ! Nja tre kater i njof une qe jane jo si keto te dyja, po disa here me siper si nivel e nuk kane te krahasuar ne mentalitet. Problemi eshte se nuk ka shance njeri ti afroj ne politiken e qelbur shqiptare, qe eshte e mbytyr me njerez medioker qe shesin veten per intelekuale!
Ah dhe nje problem tjeter, marrin nga 150-200 mije dollare ne vit; keshtu qe zorr se saktifikojne karrieren e vet dhe jeten e sigurte qe kane ne shkembim te intrigave te politikes shqiptare.

[/ QUOTE ]

Mlk, na bone kurioz... Kush jane keto femrat qe njeh ti?! Na thuaj emrat qe ti njohim edhe ne e te shohim a ja vlejne... /pf/images/graemlins/angel.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ku rrahin gjylet e Topit?

Sa kurioze që je ne ti mi. Po tha emrat ai i ikën "kafet" për durësh.

Topin po e çon për mish për Top Berisha. Ja ka frikën si duket. E mira është që Berisha të spostohet me mjete "demokratike" të kryesisë së PD (ajo pjesë që nuk është mësuar akoma me shijen e byt.hës së Berishës).
 

notorious

Primus registratum
Re: Ku rrahin gjylet e Topit?

shyqyr qe fole iher persmari Kondrapedali... se na plase /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top