Re: Beqaria...
<font color="blue">Nuk mendoj se dikush zgjedh te jete beqar/e. Ky nuk eshte nje vendim, te pakten jo i perhershem. Asnjehere nuk kam qene dakort me idene qe njerezit mund te marrin vendime qe bien ndesh me ligjet e natyres dhe as me ligjet shoqerore. Mund te zgjedhim forma te ndryshme jetese apo bashkejetese, si per shembull te mos martohemi me me firme e unaze, por edhe ky nuk besoj se eshte nje vendim qe i kundervihet marteses. Ndoshta zgjedhim te krijojme nje menyre te re martese, ose ndryshojme disa kritere ne lidhje me karakteristikat qe mendojme se duhet t'i kete bashkeshorti/ja, e shtyjme ne kohe, u japim forma te reja marredhenjeve me familjaret e te dyja paleve, por kurrsesi nuk rrahim fort cekanin mbi tryeze duke shpallur vendimin qe nuk do martohemi kurre e do jetojme perjete vetem! Them se beqar quhet dikush qe eshte ne moshe per te krijuar familje, qe i ka pothuajse te gjitha mundesite per ta bere kete, por qe nuk e ka bere ende. Them se ketij dikushit nuk i mungon deshira, megjithese mundet pse jo te kete shume rezerva dhe pikpyetje ne lidhje me martesen e familjen, ose mund edhe te kete vendosur qe he per he eshte me mire te jetoje vetem. Deshira mbetet, askush nuk enderron te jetoje vetem, askush nuk mendon se do jete shume bukur sikur mos kete kurre femije. Thjesht nuk i ka ende.
Ne fund mendoj qe ka shume beqare qe propagandojne beqarine si zgjedhje dhe pershkruajne me insistim bukurite e te mirat e te jetuarit single, por thelle thelle, te shtyre nga nje lloj presioni shoqeror qe i konsideron si njerez qe ende nuk i kane permbushur detyrat ndaj natyres e shoqerise, ata hidhen ne pozicion vetembrojtes duke e trajtuar veten si pjese te nje grupi (bashkimi ben fuqine) te ri me norma e deshira te reja, qe ka zbuluar te mirat e te jetuarit vetem. Ky eshte nje mekanizem mbrojtes qe nuk do qe shfaqur sikur shoqeria te pranonte ritmet e gjithsecilit! </font>