Benazir Bhuto vdes, Pakistani prage lufte civile

Benazir Bhuto vdes, Pakistani prage lufte civile

Në një atentat vdiq para disa orësh Benazir Bhuto, ish kryeministrja e parë grua në historinë e një shteti mysliman si Pakistani. Vrasja e saj ishte e shkruar qysh me mbërritjen në atdhe dhe qe vetëm një fat që ajo nuk ngeli e vrarë në atentatin ku humbën jetën më shumë se 100 vetë. Pakistani ështe pothuajse në luftë civile dhe pritet reagimi i faktorit ndërkombëtar, opozitës pakistaneze dhe qeverisë së Musharafit.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Benazir Bhuto vdes, Pakistani prage lufte civile

Une jam i shokuar se prisja kete reagim nga ai presidenti karag... qe ka marre gjithcka ne kontroll, ky president dhe keto raste na tregojne se sa e shejnte eshte demokracia!

E gjithe bota perendimore dhe e lire duhet te mbeshtesi zhvillimin e demokracise ne ate vend ndaj embargo totale ekonomike ne ate vend dhe bllokim total me boten e jashtme dhe ndihme per opoziten.
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Benazir Bhuto vdes, Pakistani prage lufte civile

pse cuditesh kaq shum ti celjani...e njejta situate eshte edhe ne shqiperi...vetem se ne jemi popull i urt
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Benazir Bhuto vdes, Pakistani prage lufte civile

Europe # Azi nuk jane te njejta nuk krahasohet fare kjo qe thua
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Benazir Bhuto vdes, Pakistani prage lufte civile

Ministria e Punëve të Jashtme dënon aktin terrorist të vrasjes së Bennazir Bhuto

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh tronditje dhe hidhërim të thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur më datë 27 dhjetor 2007 në qytetin e Rawalpindit në Pakistan, ku, si pasojë e një akti terrorist, gjetën vdekjen ish-Kryeministrja e Pakistanit, Znj. Benazir Bhuto, së bashku me disa mbështetës të saj.
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dënon me force këtë akt të rëndë dhe të rrezikshëm terrorist. Ministria e Punëve të Jashtme, i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave.



27/12/2007


Bravo luli!
 
Top