The decatur
Perjashtuar nga Albforumi
Valon Behrami shumë shpejt do të jetë një futbollist i Napolit, pasi ky klub dhe Fiorentina po diskutojnë detajet e fundit të marrëveshjes për transferimin e futbollistit kosovar. Por lojtari është irrituar me të gjithë akuzat që i kanë bërë disa tifozë të Fiorentinës në adresën e tij në Twitter, duke e cilësuar një mercenar që shkonte ku paguhej më shumë dhe nuk kishte besnikëri ndaj ngjyrave të skuadrave.
“Më vjen shumë keq për këto fjalë pasi kam dhënë gjithmonë maksimumin për fanellën e Fiorentinës që në momentin kur kam ardhur në këtë qytet. Kush më njeh, e di mirë se në çfarë situate jam në këtë moment”.
“Kush më cilëson një mercenar nuk e ka kuptuar se si jam i gatuar unë në të vërtetë. Sido që të shkojnë gjërat, ngrohtësinë që kam marrë në Firence nuk ma ka dhënë askush tjetër gjatë gjithë karrierës sime”, deklaroi mesfushori kosovar.
Pas kësaj deklarate, duket thuajse e sigurt lamtumira e futbollistit, i cili kërkon një skuadër te e cila të mund të luftojë për titullin kampion, ndërsa te Fiorentina aktualisht nuk mund t’i garantohet një gjë e tillë pasi skuadra po kalon një proces rindërtimi.