BE vë në diskutim shitjen e Opelit

Albforumi

Primus registratum
BE vë në diskutim shitjen e Opelit

Komisioni i BE-së vë në diskutim shitjen e Opelit koncernit austriako-kanadez të pjesëve të këmbimit, Magna.

Shkak për këtë janë ndihmat e planifikuara financiare nga shteti gjerman. Komisarja e BE-së për konkurrencën Neelie Kroes deklaroi se ka sinjale sipas të cilave paratë e premtuara nga qeveria gjermane do të paguhen vetëm nëse shumica e kapitalit të prodhuesit gjerman të automjeteve do të blihej nga Magna dhe partneri i tij rus Sberbank.

Një parakusht i tillë nuk është në përputhje me të drejtën e BE-së, tha Kroes. Autoriteti që ajo drejton si mbrojtësi më i lartë evropian i konkurrencës duhet të miratojë ndihmat financiare shtetërore.

Kroes tha se ajo kërkon nga Berlini garantim me shkrim që ndihmat e premtuara shtetërore prej 4,5 miliardë eurosh nuk do të jenë të lidhura me një investues të caktuar. Pronarit të deritanishëm të Opelit General Motors dhe fondit të administrimit në mirëbesim për Opelin duhet t’u jepet mundësia të vendosin përsëri për shitjen. /dw/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=914. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=914

Top