BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

ados

Primus registratum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qever

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
komb mizerje

[/ QUOTE ]
<font color="orange"> </font> /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
tell me more.. /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qever

Debatet, batutat





--------------------------------------------------------------------------------

Sokol Olldashi
Unë personalisht kam dyshime serioze se Skënder Gjinushi, i cili ka bërë mbi dhjetë pyetje për këtë projekt, ka konflikt interesi me të. Duke ju referuar edhe akuzave që janë bërë edhe nga dy ish-nënkryetarët e partisë së tij, ai është një njeri që është marrë me skafe dhe nuk e di dhe s’jam i sigurt se çfarë ka pasur brenda atyre skafeve.
Skënder Gjinushi
Kjo gjendje do të jetë për sa kohë vendi drejtohet nga ministra rrugaçë e kryekriminelë si ty e nga kryeministra kryelegenë. Kryetrafikant këtu je ti, bashkë me atë Lazaratin tënd. Të njoh që para se të lindje e s’mund të më prekësh ti dinjitetin tim, duke imituar fjalën e Enverit dikur në Mat.
Sokol Olldashi
Ky është fjalimi i një pedagogu, kështu di të përgjigjesh.
Jozefina Topalli
Zoti Gjinushi. Uluni në vendin tuaj, mos prishni qetësinë, kam një rregullore për të zbatuar.
Skënder Gjinushi
Rregulloren shko tregoja sat ëme, jo mua. More vesh.
Sokol Olldashi
Të komplimentoj për këtë fjalë që mbajte.
Jozefina Topalli
Unë ju përjashtoj. Nesër e mbledh Byronë e Kuvendit e ju përjashtoj.
Taulant Dedja
Gjinushin nuk mund ta përjashtoni, sepse ai është nder i kombit, është shkencëtar dhe figurë.

www.gazetashqiptare.com
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qever

Prag grushtesh në seancë. Kreu i PSD: Berisha është kryelegen


Ligji anti-narkotik “drogon” Kuvendin

Projekti kalon mes sherrit me 69 vota


--------------------------------------------------------------------------------

ROZETA RAPUSHI
r.rapushi@gazetashqiptare.com

Degjeneron në fyerje e akuza seanca plenare e Kuvendit. Shqyrtimi i projektit të qeverisë për “Barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, nuk i ka përmbajtur deputetët të fajësojnë njëri-tjetrin për transportim “droge”. Sherri nisi me pyetjet që Skënder Gjinushi i drejtoi ministrit të Brendshëm, Sokol Olldashi pse penalizohen në projekt kryetarët e komunave nëse nuk zbulojnë bimët narkotike. “Më duket e kotë t’u përgjigjem pyetjeve të tua, pasi më rezulton se ti ke konflikt interesi me këtë ligj, se kam informacion se je marrë me skafe që s’dihet se çfarë kanë pasur brenda”, - tha ministri. Akuza drejtuar Gjinushit solli reagimin tepër të ashpër e banal të tij. “Ti nuk duhet të flasësh, vendi nuk bëhet me ministër kryetrafikant, bashkë me Lazaratin tënd dhe Kryeministrin kryelegen. Mua s’më prek dot me këto fjalë, se të njoh para se të lindje”, - replikoi i revoltuar Gjinushi. Situata u përkeqësua më shumë kur Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tentoi t’i presë fjalën kreut socialdemokrat, duke i përmendur rregulloren. “Rregulloren ti shko e tregoja sat ëme, jo mua”, - u përgjigj Gjinushi duke vijuar debatin me ministrin e Brendshëm, të cilin e quajti “bandit dhe rrugaç”. “Ja, kjo është gjuha e një pedagogu”, - replikoi Olldashi. Në mes të sherrit ndërhyri edhe deputeti demokrat Spartak Ngjela, i cili tha se qeveria me këtë projekt po thyen sërish Kushtetutën. “Nuk është normale të përfshini ndjekjen penale në këtë projekt, se atë e ka Kodi Penal. Po s’keni kurajë që të amendoni Kodin se kërkon 3/5 e votave dhe bëni gjëra të tilla”, - kritikoi Ngjela. Menjëherë pas debatit Partia Socialiste tha se do ta ankimojë projektin në Gjykatën Kushtetuese.
Incidentet, dënimi
Fjalët e përdorura nga Skënder Gjinushi në Kuvend, nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar. Sot Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli do të thërrasë mbledhjen e Byrosë Parlamentare për të ndëshkuar me përjashtim nga seanca plenare Gjinushin. “Nesër unë ju përjashtoj”, - tha Topalli si një replikë ndaj fjalës “Rregulloren tregoja sat ëme” nga Gjinushi. Nga ana tjetër, në sallë nuk munguan dhe incidentet. Në mbrojtje të Gjinushit, socialistët u ngritën në këmbë duke protestuar. “Çfarë penalizimi do bëni ju more, Gjinushi është figurë e nder i kombit”, - akuzoi Taulant Dedja. Gjatë debateve, socialdemokrati bëri të prekë mikrofonin e ministrit, por Olldashi i gjuajti në dorë, duke e larguar. Me gjithë debatet e bëra dhe ndërprerjen e seancës për disa minuta për pasojë të sherrit, maxhoranca arriti të miratojë me 69 vota pro, 28 kundër dhe 2 abstenim projektin për “Barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”. Votat apstenim ishin të Spiro Peçit dhe Leonard Solis. Vendimin opozita e majtë e quajti shkelje të ligjit dhe antikushtetues, pasi penalizon kryetarët e bashkive dhe komunave. “Situata është jashtë kontrollit. Nuk duhet amenduar ky ligj për të luftuar korrupsionin e trafikun. Juristët tuaj kanë gabuar”, - kritikoi kryetari i grupit parlamentar, Pandeli Majko. Sipas opozitës nëse i bie kështu edhe kryeministri është fajtor, i cili mund të shohë me helikopter parcelat me drogë.



Skënder Gjinushi
Si asnjëherë tjetër, fyeu rëndë në seancën e djeshme plenare gjatë debatit të hapur për projektin e qeverisë për “Barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”. Ai quajti rrugaç e kryekriminel, ministrin Olldashi dhe ofendoi Kryetaren e Kuvendit.
Sokol Olldashi
Ministri i Brendshëm akuzoi indirekt kryetarin e socialdemokratëve, Skënder Gjinushi, për “trafik droge”. Sipas ministrit, ai është marrë me skafe, brenda të cilëve nuk dihet se çfarë ka pasur.
Spartak Ngjela
Për të disatën herë kritikoi publikisht qeverinë se ka sjellë në Kuvend ligje antikushtetuese. Ai e quajti projektin për “Barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, një draft shumë të dobët nga i cili nuk arrihet rezultat. www.gazetashqiptare.com
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qever

nderkohe, nder te tjera, sipas "shekulli" Ngjela shprehet se ky ligj behet pjese e kodit penal (per ndjekje penale - kodi penal) dhe duhen 2/3 e votave ne kuvend per ta miratuar.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qever

...
Ngjela: Ligji i qeverisë, antikushtetues
Deputeti i PD-së, Spartak Ngjela, kundërshtoi dje në Kuvend nismën e qeverisë që parashikon ndjekje penale, për të gjithë kryetarët e njësive vendore, në territoret e të cilëve konstatohet se mbillen e kultivohen lëndë narkotike kanabis sativa. Sipas tij, amendamentet e propozuara nga Ministria e Brendshme për t’u përfshirë në ligjin “Për barnat dhe lëndët prikotrope”, janë antikushtetuese, dhe se ato, nëse duhet të miratoheshin, duhet t’i bashkangjiteshin Kodit Penal. “Me këto dispozita futemi të Kodi Penal, që miratohet me 3/5. Nëse nuk i keni votat, lëreni për më vonë. Nuk mund të shkelet Kushtetuta. Edhe po e miratuat siç e keni vendosur, do t’ua kthejnë institucionet kushtetuese, filtrat kushtetues, konsitucionalistët nuk do t’ua pranojnë”, - tha Ngjela. Më pas Ngjela nuk ka marrë pjesë as në procesin e votimit.
www.shekulli.com.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qever

Replikat dje në Kuvend:

Olldashi:

Për t’ju përgjigjur edhe pyetjes së fundit që bëri z. Gjinushi, unë besoj që nuk e meriton t’i përgjigjem 9 pyetjeve të tij, për shkak se kam dyshime serioze që z. Gjinushi ka konflikt interesash me këtë ligj, sepse, duke iu referuar akuzave të dy ish-nënkryetarëve të tij, zoti Gjinushi është një njeri që është marrë me skafe dhe unë nuk e kam ditur kurrë se çfarë ka pasur brenda skafeve të tij

Gjinushi –Olldashit
Për sa kohë do të vini ministra banditë, që janë zgjedhur vetëm me votat e bandave...

Topalli-Gjinushit: Rregullorja ju ndalon të flisni me këtë gjuhë!

Gjinushi -Topallit
Rregulloren shko tregoja sat ëme, more vesh, ti!

Gjinushi -Olldashit
Prandaj, sa kohë do të vini ministra banditë dhe rrugaçë si Olldashi dhe meqenëse ke burrërinë që të fshihesh prapa atij kryelegeni që keni kryeministër, atëherë hajdeni të dy bashkë, bëni kallëzim penal dhe mos ia kërko kryetarit të komunës, sepse ti ke shumë gjëra dhe paske mbyllur sytë vetë dhe po sipas këtij ligji, ti përgjigjesh penalisht. Këto përrallat tuaja mund t’ia tregoni fëmijëve tuaj, mund t’ia tregoni kujt të doni. Por, kryetrafikant je ti, me gjithë Lazaratin tënd, me gjithë ata që të kanë mbështetur në zgjedhjen tënde si deputet. Pra, ushtro detyrën aty, laje gojën kur flet, sepse nuk mund të prekësh as dinjitetin dhe as personalitetin tim. Nuk je bërë as dje dhe as sot. Të njoh që pa lindur, familjarisht, por nuk do të hyj në këto lojëra të qelbura të tuat. Unë të pyes seriozisht për një skandal që kërkon të bësh dhe që po imiton absolutisht fjalimin e Enver Hoxhës në Mat që nuk mund të hesht e të mbyll sytë kryetari i komunës. Çfarë do të thotë kjo?! Në komunë ka vjedhje, ka vrasje, do të mbyllë sytë kryetari i komunës, në komunë mbillet hashash, në komunë ka trafik prostitutash. Në komunë dhe bashki bëhen, ku do bëhen. Dhe në qoftë se kryetarët e bashkive dhe komunave qenkan përgjegjësit, pse është ministria jote? Ti del tepër, dhe ti tepër je! Ti je vetëm një copë rrugaçi dhe vazhdo të qëndrosh kështu!

Topalli-Gjinushit
Normalisht, unë mendoj se disa njerëz vërtet mendojnë se ministri është tepër, sepse ai ka prishur shumë punë gjatë kësaj periudhe dhe sukseset e Ministrisë së Brendshme, vërtet mund të kenë prishur punë. Ministria e Brendshme ka bërë atë që ju nuk e keni bërë në 9 vjet, prandaj shikojeni mirë këtë punë.

Olldashi
Z. Gjinushi, unë kam diçka fare të thjeshtë. Ngrihu z. Gjinushi prapë nga vendi, sepse edhe unë të njoh prej shumë vjetësh. Qetësohu! E para e punës është që të komplimentoj për gjuhën e pedagogut që përdor dhe kjo tregon se je njeri i kulturuar dhe meriton …
Topalli
Me atë fjalë që keni përdorur, z. Gjinushi, unë nesër mbledh Byronë e Parlamentit dhe të përjashtoj nga parlamenti. Po, po, këtë e bëj unë, këtë e bëj unë!
Olldashi -Gjinushit
Akuzat i kanë bërë nënkryetarët e tu dhe jo unë.
Dedja -Topallit
Bëje, mblidhe Byronë, do të hysh në histori që përjashtove një ish-kryetar Parlamenti! Ai është profesor, është shkencëtar ndërkombëtar.




09/06/2006
 

MLK

Primus registratum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qever

Turp te degjosh nivel te tille debati, as ne kafene nuk degjohet ketej ku jetojme!
 

hawk

Primus registratum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qever

I degjon edhe ne Itali.
Keto jane shume terheqese.
Ja vlen te mblidhet nje kolazh e ti paraqitet publikut si program per Vitin e Ri ne vend te humorit te pervitshem...


Pastaj kur ben moral edhe GJINUSHI ky eshte kulmi..dhe fatkeqsia e popullit tone.
 

MLK

Primus registratum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qever

Nuk shahet kryetari parlamentit ka nona ka nje ish-kryetar parlamenti! nuk akuzohet hapur per trafik pa prova nga nje minister ish-kryetari parlamentit gjate nje seance plenare!
Ky eshte nje turp i vertete e keta individe meritojne vetem domate e veze kokes kur shkojne me i kerku votat popullit.
Kemi te bejme me njerez ordinere qe vetshpallen shkencetare boteror!
 

hawk

Primus registratum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qever

Domate e veze !?!?!?!?!?!?!?

Plumb mar vlla..
 

MLK

Primus registratum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qever

Jo jo, me plumb u ben nder, i shpeton ka semundjet e pleqnise e nuk vujn hiç lol
 

hawk

Primus registratum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qever

Te pakten do hynin ne histori si te pa denje,te denuar per zullumet qe i kane sjelle dhe po i sjellin ketije popull.
 

Matan

Primus registratum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qever

Bah, sa shume rendesi qe i vihet asaj kushtetute sikur te jene 10 ligjet themelore nga Bibla te gdhendura ne pllakat prej guri te Moisiut (jo presidentit tone ore /pf/images/graemlins/smile.gif ). Nuk ka ndonje te keqe nqs projektligji ndryshohet pakez ne menyre qe te thote qe kryekomunari denohet ne rast se provohet se e ka ditur per mbjelljen/rritjen e droges dhe s'e ka raportuar. Shtetit i bie per detyre te provoje qe drejtuesi e dinte. Perndryshe si ligj s'eshte i keq, denon me shume njerez per nje krim gje qe i tremb/parandalon te tjeret!
 

MLK

Primus registratum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qever

Per mos denoncim akti kriminal nuk ka nevoj te jesh kryetar komune per tu denuar! Cdo njeri qe asiston ne nje krim eshte i detyruar me ligj te bej kallzim ne organet kopetente!
Paftesia nuk ka brira, po keshtu eshte kur ministria me e madhe e vendit u lihet ne dore per tu drejtuar 30 vjeçareve qe nuk kane asnje dite pune ne administrate.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qever

Projektligji cenon statusin financiar të organeve të pavarura

Ndarja e pagave të gjyqësorit cenon pavarësinë financiare

Qeveria vendosi që rrogat e funksionarëve të këtyre organeve të mos jenë të varura nga rrogat e ministrave

K.R.

TIRANË- Në mbledhjen e datës 14 qershor, Këshilli i Ministrave, përveç vendimit të tij për rritjen e rrogave të disa funksionarëve të lartë, firmosi dhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në disa ligje organike”. Qëllim i këtij ligji ishte shkëputja e sistemit të rrogave, kryesisht të pushtetit gjyqësor dhe të disa organeve të pavarura, si Gjykata Kushtetuese, KQZ-ja, Kontrollit i Lartë i Shtetit apo Avokatit i Popullit, nga rrogat e ministrave. Në këtë projektligj u vendos që rrogat e funksionarëve të këtyre organeve të mos jenë të varura nga rrogat e ministrave siç janë aktualisht, por të qëndrojnë më vete. Por ky projektligj përveçse që godet disa ligje organike, të cilat kërkojnë 84 vota pro në parlament që të ndryshohen, duket se cenon edhe statutin e pavarur financiar të pushtetit gjyqësor dhe të disa institucioneve të pavarura. Lidhur me Gjykatën Kushtetuese, ky projektligj vendos të ndalojë Gjykatën Kushtetuese nga e drejta për të vendosur për strukturën e organizative të Gjykatës Kushtetuese, për numrin e personelit dhe pagat e tyre. Ndërkohë që propozon edhe një ndryshim në ligjin organik të Gjykatës së Lartë që duket se sipas sistemit ligjor aktual, do të sjellë pasoja për të gjithë pushtetin gjyqësor shqiptar. Në projektligj thuhet se “Paga e gjyqtarit te Gjykatës së Lartë është 155 100 lekë, ndërsa ajo e kryetarit të Gjykatës së Lartë është 20 për qind më e lartë se paga e gjyqtarit të kësaj gjykate”. Ndërkohë ky ndryshim do të sillte automatikisht uljen e rrogave për gjyqtarët, përderisa dihet se nga data 1 korrik rrogat e tyre, meqenëse janë sa të ministrave, do të jenë 162 850 lekë në muaj. Por ulja e rrogave të gjyqtarëve është e ndaluar shprehimisht nga Kushtetuta, duke sjellë si pasojë antikushtetutshmërinë e ligjit në fjalë. Gjithashtu, duke u nisur nga fakti që sistemi i pagave për organet sistemit të drejtësisë është i lidhur me rrogën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, pasojat negative do të vinin për gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë të çfarëdo shkalle. Ndërkohë që propozimi për ndryshimin disa ligjeve organike duket se prek statusin financiar edhe të disa funksionarëve të tjerë të lartë të organeve të pavarura.



16/06/2006
KATEGORIA: Politike

www.shekulli.com.al
------------------------------------------
 

rO_k

Primus registratum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qever

cfare certifikate aman, ne meritojme cmim nobel
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qever

Misioni i Asistencës Evropiane për sistemin e Drejtësisë i ka vlerësuar të panevojshme Gjykatat Administrative

BE, kundër Gjykatave Administrative

“Nuk rekomandohet krijimi i një sistemi autonom administrativ, vetëm transferim në Apel”

Klodian Rado

TIRANË- Misioni i Asistencës Evropiane për sistemin e drejtësisë, EURALIUS shprehet kundër ngritjes se Gjykatave Administrative në Shqipëri. Megjithëse Ministria e Drejtësisë ka publikuar me kohë ngritjen e gjykatave ku ishte parashikuar zgjidhja më vete e çështjeve administrative, rekomandimi i EURALIUS-it bie ndesh me projektligjin “për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor”. Ministri Aldo Bumçi i kërkoi një rekomandim më profesional dhe të detajuar ekspertëve evropianë, lidhur me nevojën e ngritjes së një sistemi autonom të Gjykatave Administrative në Shqipëri dhe nëse po, sa gjykata të tilla duhet të jenë. Përgjigjja negative e mbërritur në dikasterin e drejtësisë është bazuar në një studim që EURALIUS ka bërë në të gjitha gjykatat e vendit.
***
“Së pari, me qëllim që të përmirësohet organizimi i juridiksionit administrativ në Shqipëri, nuk rekomandohet as krijimi i një sistemi gjyqësor administrativ autonom që të mbulojë të gjitha shkallët e gjykimit dhe as krijimi i gjykatave administrative autonome në shkallë të caktuara të gjykimit. Së dyti, në vend të kësaj, juridiksioni administrativ i shkallës së parë duhet të transferohet nga gjykatat e shkallës së parë në gjykatat e apelit, ku duhet të ngrihen dhomat e çështjeve administrative”,-rekomandojnë drejtuesit e misionit evropian të asistencës për drejtësinë. Përveç këtyre dy rekomandimeve, EURALIUS ka këshilluar edhe disa opsione të tjera që mund të merren parasysh nga ligjvënësi shqiptar, me qëllim përmirësimin e trajtimit të çështjeve gjyqësore administrative.
***
EURALIUS, i kryesuar Gerald Coledani ka këshilluar disa zgjidhje të mundshme për Shqipërinë, sa i përket çështjeve administrative në gjykata. “Sidoqoftë, duhet të arrihet organizimi më i mirë i mundshëm i juridiksionit administrativ brenda sistemit gjyqësor të zakonshëm. Është e qartë nga shtjellimet e mësipërme që nuk mund të ketë një zgjidhje ideale, dmth, një sistem gjyqësor efektiv dhe me efikasitet të shpenzimeve, që të ketë gjykatë me juridiksion të plotë në çdo rreth dhe në të njëjtën kohë gjyqtarë shumë të specializuar. Zgjidhja më e mirë e mundshme mund të jetë një kompromis në balancimin e drejtë të interesave të kundërt dhe duke marrë parasysh edhe mundësinë e realizimit në praktikë”,-thuhet në përgjigjen që i ka mbërritur ministrit Bumçi.

MUNDËSIA 1

Juridiksioni administrativ, pa ndryshime

“Nëse i jepet prioritet mundësisë për t’iu drejtuar lehtësisht gjykatave administrative për të gjithë qytetarët në Shqipëri, nuk duhet të diskutohet asnjë ndryshim në lidhje me organizimin e juridiksionit administrativ. Siç u tha më lart, struktura e tashme e sistemit gjyqësor përputhet me standardet europiane. Për momentin nuk kërkohet të bëhen as shpenzime dhe as të ndërmerret ndonjë veprim. Para marrjes së ndonjë vendimi me pasoja afat-gjata duhet të shikoheshin zhvillimet pasuese”

MUNDËSIA 2

Përqendrimi i juridiksionit administrativ

“Me qëllim që të arrihen përmirësimet e pritshme nga një shkallë më e lartë specializimi, juridiksioni administrativ i shkallës së parë duhet të jetë më i përqendruar nga sa është për momentin, në 17 gjykata rrethi. Nga ana tjetër, me qëllim që të mos shkelet e drejta për t’iu drejtuar gjykatës, juridiksioni administrativ i shkallës së parë duhet të sigurohet në më shumë se një vend dhe këto duhet të jenë gjashtë gjykatat e rrethit në Tiranë, Durrës, Korçë, Gjirokastër, Shkodër dhe Vlorë, dhe mbase duhet shtuar edhe Fieri”

MUNDËSIA 3

Transferimi në gjykatat e apelit

EURALIUS argumenton se me qëllim që të përmirësohet gjykimi i çështjeve administrative në tërësi, do të duhen ndryshime të mëdha. As opsioni i parë dhe as i dyti nuk do të çonte drejt një sistemi gjyqësor administrativ që do të prodhonte një praktikë gjyqësore të cilësisë së lartë brenda një kohe të arsyeshme. “Funksionimi i dhomave të çështjeve administrative në gjykatat e apelit si shkallë e parë do të kontribuonte nga njëra anë në unifikimin e praktikës gjyqësore dhe nga ana tjetër, do të linte hapësirë për mendime të ndryshme ligjore, duke stimuluar zhvillimin e së drejtës”

Rekomandimet përfundimtare të EURALIUS

1. Me qëllim që të përmirësohet organizimi i juridiksionit administrativ në Shqipëri,
nuk rekomandohet as krijimi i një sistemi gjyqësor administrativ autonom që të
mbulojë të gjitha shkallët e gjykimit dhe as krijimi i gjykatave administrative
autonome në shkallë të caktuara të gjykimit.

2. Në vend të kësaj, juridiksioni administrativ i shkallës së parë duhet të
transferohet nga gjykatat e shkallës së parë në gjykatat e apelit, ku duhet të
ngrihen dhomat e çështjeve administrative.

Çfarë është EURALIUS?

EURALIUS-i është Misioni i Asistencës Evropiane për Sistemin Shqiptar të Drejtësisë. Bazë e këtij misioni është Marrëveshja e Grantit ndërmjet Bashkimit Europian, i përfaqësuar nga Komisioni i Komuniteteve Evropiane dhe Ministria Federale e Drejtësisë e Republikës së Austrisë, si udhëheqëse e një konsorciumi me Ministritë Gjermane dhe Italiane të Drejtësisë si partnere. Projekti filloi më 13 qershor 2005 dhe do të vazhdojë 2 vjet

VLERËSIMI

“Shqyrtimi administrativ, sipas standardeve evropiane”

TIRANË- “Organizimi i tashëm i shqyrtimit administrativ në Shqipëri përputhet me standardet evropiane”. Kështu thuhet në raportin që EURALIUS i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë. Megjithatë, sipas ekspertëve të këtij misioni, ngritja e një sistemi gjyqësor administrativ autonom do të përputhej gjithashtu me standardet europiane, nëse do të garantoheshin pavarësia dhe paanësia e gjykatës(ave) administrative dhe nëse do të parashikohej ankimim të paktën në çështjet më të rëndësishme ose nëse çështjet do të dërgoheshin drejtpërdrejt në një gjykatë më të lartë. Një tjetër çështje që nuk ka ngelur jashtë vëmendjes së EURALIUS-it është edhe specializimi i gjyqtarëve që do të gjykojnë çështje administrative. Sipas raportit të hartuar prej tyre thuhet se: “gjendja e tashme e organizimit të juridiksionit administrativ nuk jep mundësi të mjaftueshme për specializimin e gjyqtarëve në të drejtën administrative”. Ndërkohë që raporti i ekspertëve evropianë shprehet gjithashtu se: “numri i çështjeve administrative, nuk është i mjaftueshëm për të krijuar ndonjë gjykatë administrative autonome në shkallët më të larta, pasi kjo do të kishte një ndikim shumë ta madh në nivelin e gjykatave të apelit”. EURALIUS ka përfunduar në raportin e saj se nuk është i këshillueshëm as krijimi i një sistemi të gjykatave administrative autonome dhe as krijimi i gjykatave administrative autonome në një ose dy shkallë.




07/07/2006
KATEGORIA: Kronike nga Tirana

www.shekulli.com.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qever

&amp;#8220;Nepotizmi&amp;#8221;, Kushtetuesja rrezon Berishen
E Merkure, 12 Korrik 2006
Gjykata e ka vleresuar si te papajtueshem me Kushtetuten dhe si shkelje te te drejtave te njeriut aktin normativ te qeverise, per shmangien e nepotizmit dhe ndikimin e pushtetit ne rekrutimin dhe karrieren e personelit te administrates tatimore, administraten publike, i cili parashikonte perjashtimin nga e drejta per te punuar ne dogana, tatime dhe administraten e prokurimeve publike te te gjithe te afermve te zyrtareve te larte

Ergys GJENCAJ

Kushtetuesja rrezon Berishen. Te njejten gje ka bere kohe me pare dhe me ligjin per KLD, konfliktin e interesave dhe me aktin normativ per &amp;#8220;prefektin&amp;#8221;. Gjykata Kushtetuese ka rrezuar vendimet e qeverise, te ashtuquajtur &amp;#8220;ligjet antinepotike&amp;#8221;. Trupi gjykues ka mbeshtetur animimet e Komitetit Shqiptar te Helsinkit, Avokatit te Popullit dhe Grupit Shqiptar per te Drejtat e Njeriut, te cilet cuan ne Gjykate tre vendimet e qeverise. Kushtetuesja ka vleresuar si te papajtueshme me Kushtetuten dhe si shkelje te te drejtave te njeriut vendimet e qeverise. Sipas vendimit te saj, analiza e ceshtjeve qe dalin ne funksion te kontrollit kushtetues te ketyre akteve normative, lidhet me faktin nese vendimet e kundershtuara kufizojne te drejtat e njeriut dhe nese ato jane ne pajtim me Kushtetuten dhe Konventen Evropiane per te Drejtat e Njeriut. Kushtetuesja ne vleresimet e saj, shprehet se te punesuarit kane te drejten e mbrojtjes shoqerore te punes. &amp;#8220;E drejta per pune qe garanton neni 49/1 i Kushtetutes, perfshin zgjedhjen e profesionit, vendin e punes dhe sistemin e kualifikimit profesional, me qellim sigurimin e mjeteve te jeteses ne menyre te ligjshme. Zgjedhja e profesionit, sic parashikohet nga dispozita kushtetuese, eshte nje e drejte e individit, ne sensin qe ai i perkushtohet nje veprimtarie per te siguruar mjetet e jeteses&amp;#8221;, thuhet ne vendimin e Kushtetueses. Sipas Gjykates, &amp;#8220;vendimet e Keshillit te Ministrave, objekt kerkese, i shtrijne efektet edhe per ato marredhenie qe kane lindur me pare. Ne baze te tyre, personat e punesuar ne sektoret perkates per percaktuar ne keto vendime, detyrohen te lene vendin e punes, ne qofte se vertetohet shkaku i papajtueshmerise qe ka te beje me lidhjet nepotike, apo lidhjet nepotike me pushtetin&amp;#8221;.

Ne gjykimin e Kushtetueses, kuptohet se vendimeve u eshte dhene fuqi prapavepruese, duke prekur edhe ata punonjes qe kane qene ne marredhenie pune para daljes se vendimeve. &amp;#8220;Antikushtetutshmeria e vendimeve nuk qendron vetem ne faktin se vendimet e Keshillit te Ministrave kane efekt edhe per marredheniet e krijuara me pare, por edhe per shkak te mosrespektimit te parimit te proporcionalitetit, sepse punonjesve qe preken nga keto vendime nuk u sigurohet pune tjeter&amp;#8221;, deklaron Gjykata. Sipas saj, nga te gjitha mjetet e ndryshme qe mund te shfrytezohen per te arritur nje qellim te ligjshem, autoriteti administrativ duhet te perdore mjetet ligjore me te pershtatshme, me te cilat mund te arrihet ne shkaktimin e padrejtesise me te vogel per nje individ. &amp;#8220;Prandaj duhen perdorur vetem mjetet qe shkaktojne padrejtesine minimale per individin dhe me masa sa me pak te demshme per te&amp;#8221;, thuhet ne vendimin e Gjykates. &amp;#8220;Sipas doktrines, praktikimi i nje profesioni mund te kufizohet nga rregullime te arsyeshme, qe mund t&amp;#8217;i atribuohen konsideratave te me se mires se pergjithshme. Situata ndryshon kur shteti drejtohet per te kontrolluar kushtet objektive te pranimit ne nje vend pune. Ne keto raste, kufizimet jane te lejueshme vetem ne terma shume te ngushta dhe te percaktuara. Pergjithesisht, legjislatori mund te vendose kushte te tilla, vetem kur ato nevojiten per te treguar rreziqe jashtezakonisht shume te mundshme per interesa te nje rendesie thelbesore te komunitetit&amp;#8221;, thuhet ne vendimin e Gjykates Kushtetuese.

Cfare parashikonte ligji &amp;#8220;Antinepotizem&amp;#8221;

Ligji &amp;#8220;antinepotizem&amp;#8221; eshte vleresuar maksimalisht nga kryeministri Sali Berisha, ne janar te ketij viti, kur u miratua nga Keshilli i Ministrave. Vete Berisha theksonte se miratimi i ketyre akteve perbente nje hap te rendesishem ne perpjekjen e qeverise per zbatimin e premtimit, per t&amp;#8217;i cliruar institucionet publike nga personat me lidhje te forta gjaku me zyrtaret e larte, deputete e qeveritare, duke vendosur disa standarde te reja te punesimit ne dogana, tatime dhe ne administrate. Vendimi &amp;#8220;Per shmangien e nepotizmit ne administraten publike&amp;#8221;, ndalon qe te ushtrojne detyren brenda nje institucioni publik, punonjes te lidhur mes tyre ne lidhje familjare, te gjinise apo te krushqise. Sipas ketij vendimi, personat e perzgjedhur fitues nga konkurrimi para fillimit te marredhenies se punes ne institucion, deklarojne me shkrim sipas formularit bashkelidhur lidhjet familjare, te gjinise a te krushqise me persona te tjere ne institucion. Gjithashtu, nuk lejohen te punesohen ne dogana, persona qe kane lidhje nepotike me pushtetin. &amp;#8220;Skualifikohen ose humbin te drejten e vendit te punes, ne rast se per ta ekzistojne apo pas emerimit, lindin shkaqet ligjore te papajtueshmerise, per shkak te lidhjeve nepotike, ose lidhjeve nepotike me pushtetin&amp;#8221;, thuhet ne vendimin e marre ne janar te ketij viti nga qeveria.





www.korrieri.com
 
Top