BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

komino

Valoris scriptorum
BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës harton guidën për procesin legjislativ në Shqipëri

BE: Si duhet t'i bëni ligjet në Shqipëri

“Manuali duhet të respektohet nga të gjitha institucionet qeveritare shqiptare”

Klodian Rado

TIRANË- Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës vendos që t’i tregojë autoriteteve shqiptare mënyrën se si të hartojë ligjet. Kjo është detyra më e fundit që autoritete më të larta të Evropës i kanë lënë organeve kryesore të shtetit shqiptar. Këtë detyrë ata e kanë prezantuar me anë të një materiali të titulluar si “Manual për hartimin e ligjeve në Shqipëri”. Ky manual, i hartuar nga ekspertët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, në bashkëpunim me ekspertët vendës, ka si qëllim kryesor të ndërtojë një guidë të vërtetë për procesin legjislativ në Shqipëri. Manuali për hartimin e ligjeve iu prezantua edhe autoriteteve më të larta shqiptare, por përfundimisht ky manual iu la në dispozicion të gjithë ministrive dhe sidomos Drejtorisë së Kodifikimeve pranë Ministrisë së Drejtësisë. Varianti përfundimtar i këtij manuali u harta me ndihmën e EURALIUS-it, i cili është Misioni Evropian i Asistencës për Sistemin Shqiptar të Drejtësisë, nën drejtimin e Gerald Colledanit.
Objekti kryesor i këtij manuali është të vendosë standarde evropiane në procesin e hartimit të ligjeve në Shqipëri, sidomos tani në prag të nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në, ku përafrimi i ligjeve shqiptare me acquis communautaire (të drejtën e BE-së) është një domosdoshmëri. Sipas vetë përmbajtjes së manualit “qëllimi i tij është që të mundësojë vijueshmërinë dhe njëtrajtshmërinë e legjislacionit shqiptar, si dhe të udhëzojë dhe ndihmojë zyrtarët shqiptarë gjatë procesit të hartimit, diskutimit dhe miratimit të legjislacionit”. Ndërkohë, gjithashtu ekspertët evropianë rekomandojnë prerazi që në hyrje të kësaj guide se “Manuali duhet të përdoret dhe të shërbejë si burim dhe udhëzues për përmirësimin dhe ruajtjen e cilësisë së lartë të legjislacionit shqiptar”, duke urdhëruar gjithashtu se “manualin duhet ta mbajnë të gjitha autoritetet e shtetit shqiptar dhe ai duhet të botohet gjithashtu në formë elektronike në internet për të gjitha palët e interesuara”. Domosdoshmëria e vënies në zbatim të këtij manuali rrjedh sidomos edhe nga niveli i ulët që shfaqet jo pak herë gjatë ligjbëries në Shqipëri, fakt i cili është vënë re edhe në amendamentet e fundit që vendosin kufizime të rëndësishme të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.
Qëllimi kryesor i këtij manuali, sipas vetë përmbajtjes së tij, është “trajtimi i çështjeve kryesore që lidhen me përgatitjen e duhur të legjislacionit”. Ai përmban udhëzime për teknikat dhe mënyrën e hartimit të ligjeve, duke përfshirë që nga procesi legjislativ ashtu edhe organizmin e punës nëpër institucione. Ai përfshin dhe trajton punën përgatitore për projektligjet që përgatiten dhe i paraqiten parlamentit nga qeveria.
Statusi i manualit
Manuali për hartimin e legjislacionit në Shqipëri konsolidon dhe sqaron ligjin dhe rregullat shqiptare të zbatueshme gjatë hartimit të tyre. Sipas ekspertëve evropianë, “ai nuk ka për qëllim që të përcaktojë norma të reja ligjore të detyrueshme dhe as nuk ka për qëllim të shtrihet në çështje të politikës, por manuali jep udhëzime dhe praktikën më të mirë për zbatimin e njëtrajtshëm të rregullave ekzistuese në fushën e hartimit të ligjeve”. Ekspertët e Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës në azhornimin e fundit të kryes nga EURALIUS, kanë urdhëruar prerazi së “Manuali duhet të respektohet nga të gjitha institucionet qeveritare”, dhe për këtë kanë ngarkuar veçanërisht Ministrinë e Drejtësisë me anë të Drejtorisë së Kodifikimeve. Madje, për të siguruar më mirë zbatimin e këtij manuali, autoritetet evropianë i kanë ngarkuar Ministrisë së Drejtësisë plotësimin me udhëzime dhe rekomandime të mëtejshme.
Varianti fillestar i këtij manuali u përgatit që gjatë viteve 2002-2003, në kuadrin e programit të përbashkët mes Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, nga një grup i përbashkët pune në përbërje të të cilit ishin përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Drejtësisë, Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, si dhe Sekretariatit të Këshillit të Evropës, me ndihmën e ekspertit të pavarur, profesorit britanik John Bates. Por varianti përfundimtar i “Manualit për hartimin e ligjeve”, është ai që u azhornua me ndihmën e EURALIUS-it (Misioni Evropian i Asistencës për Sistemin Shqiptar të Drejtësisë), ndërkohë që, sipas ekspertëve të këtij të fundit, procesi i azhornimit të këtij manuali do të jetë i vazhdueshëm.

Struktura e manualit
Manuali i hartimit të ligjeve në Shqipëri është ndarë në katër kapituj.
Kapitulli I trajton parimet e përgjithshme të hartimi të ligjeve, duke përfshirë kuadrin kushtetues dhe ligjor të hartimit të tyre; delegimin e kompetencave për të bërë ligje; nevojën dhe justifikimin e ndërhyrjes legjislative dhe alternative të mundshme; vlerësimin e efekteve dhe ndikimit të legjislacionit; dhe kodifikimin.
Kapitulli II parashtron procedurën legjislative, duke përfshirë planifikimin dhe organizmin e hartimit paraprak të ligjeve; konsultimin e brendshëm dhe të jashtëm dhe përgjigjet legjislative si rezultat i këtij konsultimi; shqyrtimin e projektligjeve nga Këshilli i Ministrave dhe paraqitjen e Kuvend, si dhe shpalljen, botimin dhe rishikimin në vijim të legjislacionit të nxjerrë.
Kapitulli III trajton teknikat formale të hartimit të ligjeve, duke përfshirë strukturën e teksteve ligjore; sistemin dhe renditjen e dispozitave ligjore; dhe stilin hartues legjislativ. Ai gjithashtu praqet në vija të përgjithshme rregullat për përgatitjen e relacioneve të projektligjeve.
Kapitulli IV analizon përgatitjen e legjislacionit vendas në lidhje me detyrimet ligjore ndërkombëtare, duke përfshirë hartimin e legjislacionit që lidhet me pranimin e marrëveshjeve ndërkombëtare;zbatimin në legjislacionin vendas të marrëveshjeve ndërkombëtare të detyrueshme për Shqipërinë dhe implikimet e lidhura me përfarimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.
Ky është përfundimi dhe qëllimi thelbësor i autoriteteve evropiane.

BE: Ligjet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Sipas ekspertëve evropianë, hartues të manualit, “së pari, ligjet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën”. Krahas kësaj kërkese kryesore nga manuali rrjedh se, “së dyti, në përputhje me nocionet bazë të arsyes dhe logjikës; së treti, ligjet duhet të jenë sa më praktike dhe me sa më pak efekte të padëshirueshme anësore; dhe së fundi, zgjidhja e ofruar nga ligji të jetë ajo më eficentja nga pikëpamja e kostos, që rrjedh nga objektivi që kërkohet të arrihet dhe mjeteve të përdorura”. Madje, “për sa kohë që ligjet nuk arrijnë këto objektiva, ato dëmtojnë rendin ligjor dhe autoritetin e shtetit”, theksojnë ekspertet evropianë. Po ashtu, sipas manualit të BE-së dhe KE-së, të publikuar nga EURALIUS-i, ligjet duhet të ofrojnë një zgjidhje të qëndrueshme. Po sipas tyre, objektivi i çdo ligji duhet të jetë që t’u sigurojë atyre që u drejtohet një rregullim sa më të saktë dhe të kuptueshëm të problemit që shqyrtohet. Gjithashtu, ligjet duhet të përmbajnë shprehje të qarta dhe të sakta të të drejtave dhe detyrimeve, theksojnë ekspertet e BE-së.




15/05/2006
KATEGORIA: Politike

www.shekulli.com.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

e moret vesh te rene me te fundit

LIGJET DUHET TE JENE NE PERPUTHJE ME KUSHTETUTEN

kete nuk e dinim ne shqiperi

fale zotit erdhen europianet te na e thone

sa turp
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

Une tallesha po europianet paskan qene largpames.

Qeveria po tenton te legjeroje ndjekjen penale te pushtetareve lokale kur ne territoret e komunes mbillet droge.

Do te jete shume interest momenti i firmosjes nga presidenti (nuk mund te mos e ktheje) dhe kalimi ne gjykate kushtetuese.

Per ata qe nuk e dine, ne sistemet demokratike (perfshi shqiperine), PERGJEGJESIA PENALE ESHTE PERSONALE.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

15 vjet nga diktatura komuniste dhe mentaliteti nuk ka ndryshuar aspak. E njejta menyre diktatoriale e konceptimit te ligjeve.

Pse te mos pergjigjet penalisht ministri i rendit qe e ka per detyre luften ndaj droges??????!!!!!!!!! (kjo nese do te pranonim konceptin e papranueshem te denimit penal per vepra te te treteve)
 

MLK

Primus registratum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

Roli i nje kryetari komune nuk mund te jete te kontrolloje arrat e fshatit qe drejton, pasi nese i kerkohet kjo si pergjegjesi i duhet vene ne dispozicion dhe buxheti per ta kryer kete funksion, shkollimi i duhur, pra te specializohet ne kete fushe etj etj.
Nese komuna ka 200 hektare toka, te cilat mund te ndodhen ne terren te thyer si do te mund ti kerkohet nje kryetari komune te merret me kontrollin e tyre, kur ne te njeten kohe ka dhe gjithe problemet e tjera te komunes per te trajtuar e asnje strukture logjistike e humane per ti kryer?!
Kur policia qe paguhet per ate pune dhe e ka funksionin e saj me thelbesor luftimin e trafiqeve, nuk arrin ta kyeje si duhet si mund ti kerkohet ta kryeje komuna?!
Te ndjekesh penalisht kryetarin e komunes nese ne komunen e tij mbilles kanabis, do te ishte e njeta gje si te ndiqje penalisht ministrin e brendshem apo kryeministrin nese ne teritorin e Shqiperise mbillet kanabis.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

dhe presidenti ktheu per rishqyrtim ligjin per radion dhe televizionin publik e privat pasi e konsideron antikushtetues ne nenin 7 ku i hiqet e drejta axionereve ne organe mediatike te marrin pjese ne tendera e privatizime e pothuaj gjithcka te ngjashme.

Eshte ligj ne vazhden e recetave te doktorr Adhamudhit
 

MLK

Primus registratum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

Kur ligjet propozohen nga doktore e gazetare, normal qe do kemi te bejm me absurditete te ketij lloji!
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

Qeveria po tenton te legjeroje ndjekjen penale te pushtetareve lokale kur ne territoret e komunes mbillet droge.


Nuk osht ide shume e keqe kjo. Per te fituar pushtetin lokal mjafton te mbjellesh ca parcela droge neper lagje duke fut mrena keshtu pushtetaret aktual. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
Me kete rast fut mrena ne i pjes te doganiereve me preteksin se kan lon farat per mbjellje me hy ka Kapashtica /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

hawk

Primus registratum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

Aman erdhet ju te beni leksione demokracie.
Keni lexuar diku kete fjale dhe....
te flasesh nga forumi e te drejtosh shtetin apo edhe familjen nuk jane nje lloj.

Me falni se po ju pyes a nuk ishte ajo Europa qe beri Shqiperine monedhe shkembimi per shovinistet ballkanas !?
A nuk ishte ajo Europa qe kundeshtoi nderhyrjen ne Kosove !?
A nuk ishte ajo Europa qe takohej ma Zan Caushin e kriminele te tjere ?!


Nuk e kishit lexuar kete pjese nga leksioni !!!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

A nuk eshte europa qe mban bythen tende me buke?
 

MLK

Primus registratum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Aman erdhet ju te beni leksione demokracie.
Keni lexuar diku kete fjale dhe....
te flasesh nga forumi e te drejtosh shtetin apo edhe familjen nuk jane nje lloj.
Nuk e kishit lexuar kete pjese nga leksioni !!!

[/ QUOTE ]

Absurditeti i projektligjit ne fjale ska asnje lidhje me dijet e pjesemareseve ketu, as me te kaluaren e Evropes e as me ate te Kosoves. Projektligji eshte nje absurditet i vertete e absurditetet duhet ti luftoje çdo shqiptar, pasi heret apo vone, gomarlliqet e qeveritareve tane i vuan populli yne e asnje tjeter.
Me falni se po ju pyes a nuk ishte ajo Europa qe beri Shqiperine monedhe shkembimi per shovinistet ballkanas !?
A nuk ishte ajo Europa qe kundeshtoi nderhyrjen ne Kosove !?
A nuk ishte ajo Europa qe takohej ma Zan Caushin e kriminele te tjere ?!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Aman erdhet ju te beni leksione demokracie.
Keni lexuar diku kete fjale dhe....
te flasesh nga forumi e te drejtosh shtetin apo edhe familjen nuk jane nje lloj.

Me falni se po ju pyes a nuk ishte ajo Europa qe beri Shqiperine monedhe shkembimi per shovinistet ballkanas !?
A nuk ishte ajo Europa qe kundeshtoi nderhyrjen ne Kosove !?
A nuk ishte ajo Europa qe takohej ma Zan Caushin e kriminele te tjere ?!


Nuk e kishit lexuar kete pjese nga leksioni !!!

[/ QUOTE ]

A nuk ishte Europa që lejoi (inkurajoi) futjen e drogës në Shqipëri?

Megjithatë, ligji duhet parë në hollësi pasi kështu nuk ka erë për ligj. Ndofta kÿ ligj aplikohet për ata bashkiakë e kryetarë komunash të cilët nuk bëjnë përpjekje (as në letër) për të frenuar mbjelljen e kanabisit ose për ata për të cilët gjenden fakte që pengojnë luftën kundêr kêsaj kulture (bujqësore).
 

hawk

Primus registratum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
A nuk eshte europa qe mban bythen tende me buke?

[/ QUOTE ]


Po ate te "tenden" me cfare ta mban Europa !? /pf/images/graemlins/shocked.gif /pf/images/graemlins/shocked.gif /pf/images/graemlins/shocked.gif
 

hawk

Primus registratum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

A paguhesh te pakten !?!?
 

hawk

Primus registratum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

Shkrimi im nuk ishte kunder ligjeve absurde te qeveritareve tane por kunder absurditetit te atyre qe nuk ju per tifozlleqe politike shohein cdo kritike te Europes si pozitive.
Pastaj si nuk i pelqenkeka ky ligj Europes ?? Valle jane me te mira ato te dalanga kallashi i 97' ?!
 

MLK

Primus registratum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

Ligji i propozuar eshte "non sens" e shembullin ta dhashe me siper pasi te ndjekesh penalisht nje kryetar komune se ne komunen e tij mbillet kanabis eshte e njeta gje si te ndjekesh penalisht ministrin e mbrojtjes apo kryeministrin pasi ky kanabis mbillet ne teritorin e Shqiperise e Shqiperia eshte nen pergjegjesine e tyre.
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

kujt po i kercet per BE. kane 16 vjet qe na cajne koken...po pse more ata prisnim ne qe ta merrnim veshe qe qeveria shqiptare eshte ftof m'tajare?????? nuk do as men e as kalem qe qeveria nuk eshte gje tjeter vecse nje grumbull me kukulla. po puna eshte si te zhvillohemi pa BE ne terezi e ka i fut nje fiu fiu edhe e mbyll hesapin. po ne ku jemi?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BE "certifikon" paaftesine ligjberese te qeverise.

sa per sqarim per ata qe nuk e kane kuptuar temen

Tema u hap si nje kritike ndaj europes kur shperndau nje manual te berjes se ligjeve ku theksohej se keto duhet te jene konform kushtetutes.

Por pastaj historia tregoi se kishin te drejte.


Ligji ne fjale permbante 3 nene qe pak a shume jane

1- bashkia duhet te gjeje drogen
2- bashkia duhet te denoncoje drogen kur e di se ku ndodhet
3- nese nuk ben piken 1 apo 2 ndiqet penalisht

Tani, piken 2 edhe po e pranojme dhe ti japim bashkive detyren e denoncimit megjithese per kete pune jane prefekturat (hajde vertetohe ti se cfare kane pare syte e mi)Cila do te jete akuza, cili do te jete denimi, ndiqet drejperdrejt nga prokuroria apo me akuzen e kujt?

Por eshte absurde te ndiqet penalisht nese nuk ka gjetur drogen. Si mund te mbash pergjegjesi penale per vepra te te tjereve nderkohe qe, per me teper, je administrator lokal e jo organ policor (keta mund ti pushosh nga puna per paaftesi)

Fatmiresisht duket sikur opozita arriti te hiqte piken 1 nga projektligji ne komisionin e ligjeve (projekti i opozites nuk u pranua nga beja per procedure - ai e konsideronte projektligj te mirefillte dhe jo emendamente)


Paveresisht se si do te perfundoje ku ligj ne parlament, puna e qeverise ishte shume shume shume e dobet.Dhe Be meriton nje falenderim per manualin qe thote se ligjet dueht te jene konform kushtetutes.
 
Top