Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e klasës

Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e klasës

TIRANE- Pesë nxënës të klasës së tetë të shkollës së Bathores kanë detyruar një shoqen e tyre të klasës të bëjë seks me ta, në një shtëpi të braktisur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 5 ditë më parë në periferi të Tiranës, por vetëm dje ka ngritur në këmbë punonjësit e policisë së kryeqytetit. Burime zyrtare të drejtorisë së Policisë së Tiranës si dhe të komisariatit nr.5 në Kamëz pohojnë për “Shekullin” se kanë mundur të parandalojnë një abuzim të vazhdueshëm seksual ndaj adoleshentes nga Bathorja, e cila ka pohuar para agjentëve të policisë se është dhunuar seksualisht nga pesë shokë të klasës. Pesë djemtë, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për shkak të moshës së mitur janë kapur nga policia e komisariatit të Kamzës, ndërsa ishin drejtuar për tek një kasolle e braktisur pranë lagjes nr.5 në Bathore. Specialistët e zyrës për Mbrojtjen e fëmijëve pranë Policisë së Shtetit kanë nisur veprimet e tyre për të zbardhur përgjegjësinë e secilit prej nxënëseve të ndaluar në përdhunimin në grup të 14-vjeçares. Për shkak të natyrës tepër delikate të ngjarjes së mësipërme, policia nuk ka pranuar të bëjë të ditur emrat e nxënësve të dyshuar për abuzimin seksual me shoqen e tyre, të cilët kanë qenë në komisariat deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Ngjarja
Pesë ditë më parë, disa djem të klasës së tetë të shkollës 9-vjeçare në Bathore kanë marrë me vete një shoqen e tyre të klasës dhe janë nisur drejt një kasolleje të braktisur. Pasi kanë qëndruar për pak kohë, ata mësohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën. “Ende është e paqartë sesa fëmijë kanë kryer marrëdhënie seksuale me shoqen e tyre të klasës. Ne kemi shoqëruar pesë djemtë e dyshuar, por edhe nxënës të tjerë të klasës së tetë në Bathore”,-pohon për “Shekullin” një oficer që bën pjesë në grupin hetimor. Ndërkaq, mesditën e djeshme, të njëjtit djem mësohet se janë nisur në drejtim të kasolles, por vajza e dhunuar është munduar t’u shmanget bashkëmoshatarëve të saj. E gjendur mes rrezikut, ajo i ka kërkuar ndihmë rojes së shkollës. Ky i fundit ka njoftuar menjëherë inspektorin e policisë së Rendit të zonës, i cili pas verifikimeve të para ka mundur të zbulojë ngjarjen e rëndë të pesë ditëve më parë. Pas deklarimeve të vajzës dhe rojes së shkollës, policia ka shoqëruar në ambientet e saj së paku pesë fëmijë të dyshuar si të përfshirë në këtë histori. Duke u bazuar në dëshmitë e të dëmtuarës dhe rojes së shkollës 9-vjeçare në Bathore, hetuesit kanë bërë edhe seleksionimin e djemve të përfshirë në këtë skandal. Këta të fundit, sipas policisë, ishin shoqëruar thuajse të gjithë dhe janë marrë në pyetje prej specialistëve, në prani të një psikologeje, për të shmangur frikën dhe ngurimin e fëmijëve.
Hetimet
Deri dje në mbrëmje vonë, policia ka shoqëruar në ambientet e saj së paku 5 nxënës të dyshuar si të përfshirë në përdhunimin e adoleshentes. Ndërkaq, edhe pse nga dëshmia e vajzës janë identifikuar si të përfshirë në këtë ngjarje pesë vetë, dyshimet e hetuesve janë se në të mund të kenë marrë pjesë më tepër nxënës të shkollës së Bathores. Veprimet hetimore të çështjes së mësipërme i kanë kaluar në mënyrë urgjente sektorit të Mbrojtjes së Fëmijëve pranë Policisë së Shtetit. Ndërkaq, një inspektor i këtij sektori në prani të një psikologeje mësohet se ka marrë në pyetje edhe të dëmtuarën, e cila sipas burimeve ka kaluar një traumë psikologjike. Policia ka nisur tashmë verifikimet e saj, për të zbuluar implikimin e secilit prej shokëve të klasës në këtë histori. Një tjetër vështirësi për hetuesit e çështjes është edhe mosha e mitur e nxënësve të akuzuar për përdhunimin e shoqes së tyre të klasës. Zyrtarët e policisë së kryeqytetit pohojnë se po presin përgjigjen e ekspertizës mjeko-ligjore, për të vendosur më pas se ç’do të bëhet me 5 djemtë e implikuar në dhunën seksuale ndaj adoleshentes.
 

MLK

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

Ajo qe me ben te qesh ketu eshte fakti se te njetat fenomene kane me shekuj qe egzistojne e sot ketu, po na shkulin qimet e kaptines duke thon u degjeneru dynjoja /pf/images/graemlins/angel.gif
Kjo sdo te thote qe nuk denoj ate qe ka ndodh, po mos e kanalizojm si fenomen te ri qe shoqeria jone po perballet!
Nese sot te perdhunojn, dje hante njeriu njeriun, pa folur per miliona qe vdesin te pafajshem çdo vit ne bot, nje pjese e madhe e tyre viktima te vendeve me te "civilizuara" e kjo nuk indinjon aspak shoqerin qe jetojm.
 

hawk

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

Vtem kaq ??
A s'pa e ndan at çummmçakezin me mu aaa!?!? /pf/images/graemlins/angel.gif /pf/images/graemlins/angel.gif /pf/images/graemlins/cry.gif /pf/images/graemlins/cry.gif

/pf/images/graemlins/wave.gif /pf/images/graemlins/wave.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Epo mire se femije jane, do luajne dhe ata /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/rolleyes.gif /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Vtem kaq ??
A s'pa e ndan at çummmçakezin me mu aaa!?!? /pf/images/graemlins/angel.gif /pf/images/graemlins/angel.gif /pf/images/graemlins/cry.gif /pf/images/graemlins/cry.gif

/pf/images/graemlins/wave.gif /pf/images/graemlins/wave.gif

[/ QUOTE ]

eshte karamele /pf/images/graemlins/laugh.gif
me duket se ti mu ske te drejt te me kqyresh ne sy i here jo me me mor karamelen nga goja /pf/images/graemlins/laugh.gif

apo dridhe like edhe ti /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ore dhe me dore sdo i bin çunat qysh 12 vjeç tani /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

nese ti se ke kuptuar akoma po ta perseris FLITET QE 5 DJEM KAN VJOLENTUAR NJE VAJZ qofshin 5,6,14 apo 45 vjeçar PERDHUNIMI ESHT GJO SHUM E NDYR...

ku e gjen guston... me kto shkrime ti e din.

[/ QUOTE ]

quhet humor..pak hard por gjithsesi humor...

/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

hajt mos u merzit /pf/images/graemlins/kiss.gif
 

virginia

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ajo qe me ben te qesh ketu eshte fakti se te njetat fenomene kane me shekuj qe egzistojne e sot ketu, po na shkulin qimet e kaptines duke thon u degjeneru dynjoja /pf/images/graemlins/angel.gif
Kjo sdo te thote qe nuk denoj ate qe ka ndodh, po mos e kanalizojm si fenomen te ri qe shoqeria jone po perballet!
Nese sot te perdhunojn, dje hante njeriu njeriun, pa folur per miliona qe vdesin te pafajshem çdo vit ne bot, nje pjese e madhe e tyre viktima te vendeve me te "civilizuara" e kjo nuk indinjon aspak shoqerin qe jetojm.

[/ QUOTE ]
 

virginia

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ajo qe me ben te qesh ketu eshte fakti se te njetat fenomene kane me shekuj qe egzistojne e sot ketu, po na shkulin qimet e kaptines duke thon u degjeneru dynjoja /pf/images/graemlins/angel.gif
Kjo sdo te thote qe nuk denoj ate qe ka ndodh, po mos e kanalizojm si fenomen te ri qe shoqeria jone po perballet!
Nese sot te perdhunojn, dje hante njeriu njeriun, pa folur per miliona qe vdesin te pafajshem çdo vit ne bot, nje pjese e madhe e tyre viktima te vendeve me te "civilizuara" e kjo nuk indinjon aspak shoqerin qe jetojm.

[/ QUOTE ]

Pikerisht jane fenomene qe ekzistojne me shekuj dhe i kemi bere pyetjet ne te njejten menyre prandaj duhet qe te ndryshojme natyren e pyetjes. Vetem nje ane nuk mund te pergjegjesohet. Nuk ka te beje me degjenerimin se sa ka te beje me respektin e tjetrit, individit. besoj se e dini shprehjen "liria ime fillon atje ku mbaron ajo e tjetrit" Te jesh ne nje kulture demokratike do te thote te arrish te mesosh deri ku je i lire. Liria kufizohet nga rregullat ligjore dhe morale. Psh nqs ne shekuj me pare martesat midis te njejtit gjak lejoheshin, sot nuk lejohen me dhe quhet incest.

Nuk do te thote qe me mijera njeres vdesin ne bote qe cdo shoqeri ti injoroje problemet e saj. Cdo shtet duhet te mbroje shtetasit e vet.

Mund te na thuash a i ha te trija vaftet ne dite??? del me shoke e shoqe per tu zbavitur??? si guxon kur mijra veta vdesin nga uria??????????????????
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

ça ka lidhje me fal,

jan nuk e di se sa milion afrikan qe skan as buk as uj e qe vdesin nga sida...edhe??? ok un kontribuoj ne menyren time, me aq sa kam mundesi, por kjo nuk do te thot qe un duhet te 'ndaloj' se jetuari sepse ata po vdesin...

me vjen keq, jam shum egoiste per te bere nje gje te tille...edhe me duket mese normale nje gje e tille...

ti per veten tate, e ndalon veten per noj gjo, sepse mijra veta vdesin nga uria ????
 

virginia

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

e ke me mua?

Nqs e ke me mua ndoshta eshte me mire te shohesh dhe njehere shkrimin.
Ajo qe them pikerisht eshte qe nuk e duroj dot kete fjalim" ka me mijera njeres qe vdesin ne bote" Nuk do te thote se te tjere duhen te ndalojne te jetojne. Ata qe kane kete fjalim shpesh jane me indiferentet ndaj ketyre problemeve.
 

MLK

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

"liria ime fillon atje ku mbaron ajo e tjetrit"

Jo jo se ne kete forme e dine ata qe kan perdhunu /pf/images/graemlins/laugh.gif
Eshte e kunderta, "liri ime mbaron aty ku fillon liria tjetrit" /pf/images/graemlins/wink.gif
 

rO_k

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

problemi eshte se nuk dallohet mire kufiri ndares jo se nuk dihet kur fillo e kur mbaro.
te kuptohemi..!!! /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

hawk

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

Po pra un nuk te shikova ne sy.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
Pastaj karamelja asht "bereqet" keshtu qe jam brenda normave. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

e pra e...ate them edhe un
dridhe like hawk /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top