Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e klasës

Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e klasës

TIRANE- Pesë nxënës të klasës së tetë të shkollës së Bathores kanë detyruar një shoqen e tyre të klasës të bëjë seks me ta, në një shtëpi të braktisur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 5 ditë më parë në periferi të Tiranës, por vetëm dje ka ngritur në këmbë punonjësit e policisë së kryeqytetit. Burime zyrtare të drejtorisë së Policisë së Tiranës si dhe të komisariatit nr.5 në Kamëz pohojnë për “Shekullin” se kanë mundur të parandalojnë një abuzim të vazhdueshëm seksual ndaj adoleshentes nga Bathorja, e cila ka pohuar para agjentëve të policisë se është dhunuar seksualisht nga pesë shokë të klasës. Pesë djemtë, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për shkak të moshës së mitur janë kapur nga policia e komisariatit të Kamzës, ndërsa ishin drejtuar për tek një kasolle e braktisur pranë lagjes nr.5 në Bathore. Specialistët e zyrës për Mbrojtjen e fëmijëve pranë Policisë së Shtetit kanë nisur veprimet e tyre për të zbardhur përgjegjësinë e secilit prej nxënëseve të ndaluar në përdhunimin në grup të 14-vjeçares. Për shkak të natyrës tepër delikate të ngjarjes së mësipërme, policia nuk ka pranuar të bëjë të ditur emrat e nxënësve të dyshuar për abuzimin seksual me shoqen e tyre, të cilët kanë qenë në komisariat deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Ngjarja
Pesë ditë më parë, disa djem të klasës së tetë të shkollës 9-vjeçare në Bathore kanë marrë me vete një shoqen e tyre të klasës dhe janë nisur drejt një kasolleje të braktisur. Pasi kanë qëndruar për pak kohë, ata mësohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën. “Ende është e paqartë sesa fëmijë kanë kryer marrëdhënie seksuale me shoqen e tyre të klasës. Ne kemi shoqëruar pesë djemtë e dyshuar, por edhe nxënës të tjerë të klasës së tetë në Bathore”,-pohon për “Shekullin” një oficer që bën pjesë në grupin hetimor. Ndërkaq, mesditën e djeshme, të njëjtit djem mësohet se janë nisur në drejtim të kasolles, por vajza e dhunuar është munduar t’u shmanget bashkëmoshatarëve të saj. E gjendur mes rrezikut, ajo i ka kërkuar ndihmë rojes së shkollës. Ky i fundit ka njoftuar menjëherë inspektorin e policisë së Rendit të zonës, i cili pas verifikimeve të para ka mundur të zbulojë ngjarjen e rëndë të pesë ditëve më parë. Pas deklarimeve të vajzës dhe rojes së shkollës, policia ka shoqëruar në ambientet e saj së paku pesë fëmijë të dyshuar si të përfshirë në këtë histori. Duke u bazuar në dëshmitë e të dëmtuarës dhe rojes së shkollës 9-vjeçare në Bathore, hetuesit kanë bërë edhe seleksionimin e djemve të përfshirë në këtë skandal. Këta të fundit, sipas policisë, ishin shoqëruar thuajse të gjithë dhe janë marrë në pyetje prej specialistëve, në prani të një psikologeje, për të shmangur frikën dhe ngurimin e fëmijëve.
Hetimet
Deri dje në mbrëmje vonë, policia ka shoqëruar në ambientet e saj së paku 5 nxënës të dyshuar si të përfshirë në përdhunimin e adoleshentes. Ndërkaq, edhe pse nga dëshmia e vajzës janë identifikuar si të përfshirë në këtë ngjarje pesë vetë, dyshimet e hetuesve janë se në të mund të kenë marrë pjesë më tepër nxënës të shkollës së Bathores. Veprimet hetimore të çështjes së mësipërme i kanë kaluar në mënyrë urgjente sektorit të Mbrojtjes së Fëmijëve pranë Policisë së Shtetit. Ndërkaq, një inspektor i këtij sektori në prani të një psikologeje mësohet se ka marrë në pyetje edhe të dëmtuarën, e cila sipas burimeve ka kaluar një traumë psikologjike. Policia ka nisur tashmë verifikimet e saj, për të zbuluar implikimin e secilit prej shokëve të klasës në këtë histori. Një tjetër vështirësi për hetuesit e çështjes është edhe mosha e mitur e nxënësve të akuzuar për përdhunimin e shoqes së tyre të klasës. Zyrtarët e policisë së kryeqytetit pohojnë se po presin përgjigjen e ekspertizës mjeko-ligjore, për të vendosur më pas se ç’do të bëhet me 5 djemtë e implikuar në dhunën seksuale ndaj adoleshentes.
 
peson

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e klasës

CFare do degjojme akoma ku po shkoni o njerz??
 
pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e klasës

kafshet jan kafsh
dhe kafshet marin vesh vetem me dhune
atehere minoren apo jo, ata qe kan marr pjes ne kete barbari, te ndeshkohen njelloj sikur jan te rritur,
ndryshe kafshet skan per ta kuptuar kurren e kurres qe tjetri duhet rrespektuar.
 
virginia

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

Ngjarje te tilla ndodhin ne shume vende, por shpesh faktoret dhe rrethanat jane te ngjashme megjithese ne vezhgim te pare nuk duken ashtu( mjedisi, menyra e jeteses e personazheve, menyra e te parit te jetes, raporti me ligjin etj) Problemi i madh ne shoqerine shqipetare eshte se rregullat e shoqerise jane te lenkundshem per te mos thene qe nuk ekzistojne. kjo ben qe cdo kush para ligjit te ndihet i plotefuqishem dhe kur them ligj nuk jane vetem ligjet juridike por dhe ato morale. Para '91 keto rregulla ishin shume strikte dhe mbytese per individin mbas '91 ato thjesht u shkateruan. Duke pasur nje mungese te lirise demokratike dhe nje etje "lirie" njerezit vendosen te bejne rregullat e tyre pa marre parasysh tjetrin. mendojeni nje shoqeri pa rregulla morale dhe ligjore (mund te themi aplikim) ku mund te shkoje. Puna me e madhe per tu bere tani eshte ndertimi i ketyre kufijeve. Nga nje ekstrem para'91 kalojme ne ekstremin tjeter. kjo vajtje ardheje eshte e lodhshme por eshte dicka qe do vije dhe pikerisht ndodhemi ne kete periudhe.

Pastaj vjen sjellja e viktimes. Normalisht pergjegjese ne kete pune nuk jane vetem cunat qe kryen perdhunimin. Ata jane fajore, vajza eshte pergjegjese per sjelljen e saj. Po shpjegohem...nje viktime zgjidhet per vulnerabilitetin ( dobesine)e saj, cunat e fiksuan ke...ndoshta nga influenca qe mund te kishin mbi te, ndoshta nga gjera te tjera...duke mos njohur asnje pale nuk mund te shpjegohem me shume por nje sjellje erezikshme nga ana e kesaj vajze eshte te marre nje vendim te shkoje ne nje vend te braktisur me cuna ( asnje njeri rreth e rrotull per te degjuar ne rast rreziku, shume cuna dhe vetem nje goce, dhe ndoshta shume faktore te tjere) normalisht perdhunimet ne 80% te rasteve ndodhin nga njerez qe i njhim dhe jo nga te huaj(shoke, njerez te familjes, te njohur)duhet ndaluar kjo politike e viktimizimit per viktimat. Them qe dhe viktima ne raste perdhunimesh(duhet pare rastet dhe jo gjeneralizuar) eshte pergjegjese. pergjegjese por jo fajtore. nuk eshte enjejta gje. nje vajze qe ec naten vetem, e pashoqeruar, ne ore te vone, qe ka hedh nje gote me thoni nuk eshte situate rreziku per te?????? jo vetem ne shqiperi por kudo...kjo nuk do te thote qe akti i cunave nuk eshte i rende dhe duhet denuar. perkundrazi shume i rende por ka ardhur koha qe dhe veten duhet ta mbrosh dhe jo vetem kur je ne rrezik.
 
rO_k

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

cfare duhet te presesh tjeter nga njerez te tille qe iu mungon edukata me minimale, pasi ata jane akoma ne tetevjecare. Imagjino me vone
 
MLK

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

Epo mire se femije jane, do luajne dhe ata /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

[/ QUOTE ]

me paragrafin e pare jam shum dakort /pf/images/graemlins/thumbsup.gif

por me te dytin... /pf/images/graemlins/pickellonja.gif /pf/images/graemlins/pickellonja.gif /pf/images/graemlins/pickellonja.gif

si mund te quhet nje viktime e pergjegjeshme por jo fajtore per krimin qe ka pasur???
me fal po nese dikush eshte i dobet psikollogjikisht apo naiv, apo i ben besim dikujt, ku eshte pergjejsia ketu ???
mos valle sot duhet te ruhemi edhe nga familja jone edhe nga ata qe i quajme shok e miq,
mos valle sot duhet te jemi me shum se 100% paranoiak
e ça jete eshte kjo????
me fal po skemi te drejte te hecim rruges vetem ne nje ore te vonte ??? un ka raste qe punoj vone shum vone edhe kthehem ne shpi vetem naten??? diten qe do me ndodhi diçka me duhet te ndihem e pergjegjeshme sepse isha duke u kthy ne shpi pas pune ???
kur un kam deshir te dal per qef edhe te pij noj got, me duhet te ndihem e pergjegjeshme sepse isha per qefin tim, ne punen time edhe sepse nje idjot me ra ne qaf kot ???

ça mentaliteti eshte ky ???
nuk jam fajtore por jam e pergjegjeshme ??? /pf/images/graemlins/eek.gif e per ca jam e pergjegjeshme ??? per veprimet e tjetrit??? sepse ja dha truni ati edhe jam un e pergjegjeshme ??? jo asiçik, jam e pergjegjeshme per aktet e mia, qe UN mos ti bej keq kujt, mos ti bi me qaf kot..por jo e pergjegjeshme sepse ati tjetrit ju ngref te me perdhunonte edhe qeka faji im se kam vesh mini /pf/images/graemlins/smirk.gif
nuk mendoni se ata kriminelat qe i bejne keto gjera mendojne qe ne fund te fundit ishte faji i viktimes sepse ishte aty ne ate ore, ne ate gjendje, e veshur ne ate menyre.

shpesh here njerzit harrojne qe JO eshte JO dhe se kur nje femer thot JO dhe NUK DUA atehere quhet krim nese vazhdon.
Viktimat nuk jane as pergjegjese as fajtore, sepse te jesh ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar dhe te te bjeri tjetri me qaf kot kur ti nuk ke kerku asgje, me duket se quhet krim.
 
MLK

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla *DELETED*

Shkrimi u fshi nga Isi
 
virginia

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

"ça mentaliteti eshte ky ???
nuk jam fajtore por jam e pergjegjeshme ??? e per ca jam e pergjegjeshme ??? per veprimet e tjetrit??? sepse ja dha truni ati edhe jam un e pergjegjeshme ??? jo asiçik, jam e pergjegjeshme per aktet e mia, qe UN mos ti bej keq kujt, mos ti bi me qaf kot..por jo e pergjegjeshme sepse ati tjetrit ju ngref te me perdhunonte edhe qeka faji im se kam vesh mini
nuk mendoni se ata kriminelat qe i bejne keto gjera mendojne qe ne fund te fundit ishte faji i viktimes sepse ishte aty ne ate ore, ne ate gjendje, e veshur ne ate menyre.

shpesh here njerzit harrojne qe JO eshte JO dhe se kur nje femer thot JO dhe NUK DUA atehere quhet krim nese vazhdon.
Viktimat nuk jane as pergjegjese as fajtore, sepse te jesh ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar dhe te te bjeri tjetri me qaf kot kur ti nuk ke kerku asgje, me duket se quhet krim".

Me duket se shkrimi eshte keqkuptuar. Te drejte kini ose kemi te beni ose te bejme c te doni. pergjegjes do te thote se e ke trurin ne rregull te analizosh nje situate dhe ti thuash jo ose po. se vendimet jane plotesisht nen pergjegjesine tende dhe logjika jote e vendos...dakort??????
Kjo eshte per fjalen pergjegjes. Qe ne momentin qe logjika jote funksionon ne rregull atehere vendimet jane nen
pergjegjesine tende. Si i logjikshem ne ate cast e moment i ben nje analize situates... thua cilet jene elementet e rezikshem ne kete situate( c fare rezikoj une ketu) shpeshhere pergjigjem e dime se cfare por e mohojme... jo kjo nuk mund te me ndodhe mua. Ne nje situate kur i ke te gjitha faktoret e mbledhur atehere nuk ke si ta injorosh e te thuash nuk e dija.
Ne shembullin e kthimit te nates ne shtepi jane nje multitude faktoresh/ nate ( me pak njeres), e pire(me pak force per te reaguar) ore e vone( pak neres qe shetisin ose ku ta di une. Nje faktor nuk merret i izoluar. i per te pire (pi sa te duash) naten dil kur te duash (por e di qenaten do kalosh ne nje rrruge ku ka drite dhe qe eshte me shume e frekuentuar) prandaj them qe faktori nuk eshte i izoluar. Ne rastin e perdhunimit ajo eshte vete ne nje shtepi te braktisur me pese cuna.

Nuk thashe qe duhet te behemi parano, thashe qe perdhunimet ndodhin me shume ne ambient te njohur...dhe sjellja e dikujt mund te shihet. Mund te beni nje kerkim vete ne internet ose thjesht shihni ne gazeta artikujt mbi perdhunimet e bej statistikat..( mesues, prifterinj, shoke klase, babai) nuk jam une qe i nxjer. Jemi me shume mosbesues ndaj njerezeve qe nuk i njohim, ndaj atyre qe i njohim iu bejme me shume besim dhe ulim vigjilencen.....

Idioti do ekzistoje gjithmone ne te gjitha koherat. faji eshte te besh nje gje qe nuk duhet, pergjegjesia eshte te vendimi ne nje situate te besh dicka...eshte ne rangun e kapacitetit.

Nuk eshte aspak e njejta gje...
Psh nje vrases ne seri: mund te jete psikopat(i semure mendor, jo pergjegje) fajtor se ka realizuar aktin

Dhemb ky lloji mendimi por eshte realitet. Dhe per kete nuk ka vend te gabuar ne moment te gabuar.
 
virginia

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

"me fal po nese dikush eshte i dobet psikollogjikisht apo naiv, apo i ben besim dikujt, ku eshte pergjejsia ke"

Behet fjale ne cfare situte vihesh
 
pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

shiko, personalisht, cila do situate te jete, nuk mund te jet e vlefteshme qe nje viktime te ket pergjejsi per krimin ne fjale.
nuk ka as rast i veçant, as situat asgje...
 
Hushh

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

hejjj pse e beni kaq zhurme!
Eshte nje rast i precedent, ne shume pak raste eshte bere publik, ne shumicen mbahet i fshehte. Keshtu do te ndodhte edhe kesaj here nese ata nuk do ta "benin balte".
Per mendimin tim pervec "kafsherores" qe eshte ne mendjen e njerezve, ndikon shume edhe pornografia qe ka plasur sheshit dhe mund te shikohet nga cilado moshe... dhe keshtu "larva" ne mendjen e njerezve gjen ambient zhvillimi...
Kam pershtypjen se keto gjera nuk ndodhin vetem ne shqiperi.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

Ore prape me te tilla tema ju /pf/images/graemlins/laugh.gif

Mesa kam lexuar e pare kohet e fundit ne Shqiperi seksi paramartesor ndodh mesatarisht qe ne moshen 15 vjecare kurse ne Evrope mesatarja ishte ne moshen 17 vjecare.
Ky boom seksi na ben ne vendin ku mosha mesatare qe fillohet te behet seks eshte edhe me ulet se vende te degjeneruara si Hollanda. Ndaj fenomene te tilla jo qe do ndodhin, por do jene ne mase. S'kemi ci bejme ne.

Akte te tilla si kjo e Bathores apo PNL etj etj. jane shume te uleta dhe shume te degjeneruara, por akoma me keq jane personat qe mbyllin syte dhe pranojne te tilla skandale.
 
virginia

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

Hollanda nuk eshte si vend i degjeneruar, thjesht ka parovuar ligje qe shume shtete i pranojne me sy te mbyllur ose kane perfitime trafiku.
Prostitucioni: duke e legalizuar, eviton qe kjo ceshtje te jete nen doren e trafikanteve, ku sigurimi i vajzave, kontrollet mjekesore etj. Shume e kontestueshme, duke ditur qe eshte legalizuar skllaverimi njerezor dhe marredhenia seksuale hyn tek tregetia me ligj por eshte nje argumetn...

Droga: Shitblerjen e ka ne dore prape shteti, monopolin. Denohet trafiku i droges( behet fjale per hashashin) dhe konsumatoret me te medhenj jane fqinjet. Argumenti i hollandes. Gjeja e ndaluar shpije ne mekat..shume e kontestueshme por eshte vendi i pare ne evrope qe i sheh perballe problemet e shoqerise, jo ne menyre hipokrite si shume vende

Degjenerimi vjen dhe si pasoje e humbjes se autoritetit te shtetit dhe familjes. Kemi nje ngaterim te madh midis lirise dhe rregullit, midis autoritetit dhe dhunes. keto a ekzistojne me?????
 
virginia

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
shiko, personalisht, cila do situate te jete, nuk mund te jet e vlefteshme qe nje viktime te ket pergjejsi per krimin ne fjale.
nuk ka as rast i veçant, as situat asgje...

[/ QUOTE ]

E kam pare dhe studiuar me vite. Une do te thosha ndrysho kendveshtrim.Per Situaten ne gazete dhashe disa elemente pergjegjesie
 
hawk

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla *DELETED*

Shkrimi u fshi nga Isi
 
hawk

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

E pra humorin nuk e kam shpik un.
 
hawk

Primus registratum
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

Doje ndonje mendim per ngjarje ??
Besoj se nuk ka nevoje per komente.
Perdhunimi mbetet nje nder aktet me te shmtuara.
Me vjen keq per viktimen.
Nuk eshte rasti pare,nuk e kuptoj bujen.
Ligjin si gjithmone do ta beje Maliqi dhe asnjeri nga antaret e forumit nuk do te pyetet.
Denimi im : "castrazione chimica",keshtu ato heronjte do e mbanin mend trimerine...

Besoj se nuk duhet shtuar asgje tjeter.
Tema nuk ka nvoje te zgjateni per diskutime sepse i perket sociologjise.

Me duket edhe kjo ne vazhden degjenerimit te sistemit shkollore,gjithmone nese eshte e vertete dhe nese nuk eshte bere ne Greqi edhe kjo,se per ndryshe do te ishte nje lufte ndaj sistemit shkollore e drejtuar nga...shohim me vone.
 
pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e kla

shum mire, ulu ne vend, 10

* e shef qe noj here jemi dakort bashk /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top