Bateri me energji mikro-nukleare

Bateri me energji mikro-nukleare

thumbnail.php

Shkencëtarët amerikan kanë ngritur një ide rreth një baterie mikro-nukleare
Bateria mikro-nukleare ka madhësinë e përafërt me një cent dhe krijon energji prej shkatërrimit natyral të izotopeve të plutoniumit-238.

Jae Kwon, një elektricist dhe inxhinier kompjuterik në Universitetin e Missouri, tha se bateria është shumë më e shtrenjtë sesa lloji i tanishëm nga litiumi që e përdorim në jetën e përditshme, por pika e saj kyçe për depërtim në treg është se qëndron më shumë dhe mund të ofrojë deri në gjashtë herë më shumë energji.

Kwon ka dalë me një plan interesant për të zvogëluar bateritë e tilla për të fuqizuar mikro-pajisjet dhe sistemet e nano-teknologjisë. Ai tha se kjo nuk do të thotë se në rast se shpërthen pajisja juaj iPhone, ju do të përjetoni një dimër nuklear.

Kwon ka deklaruar se inxhinierët do të përballen me një sfidë për të parandaluar shkatërrimin radioaktiv në dëmtimin e pjesëve të ndjeshme të baterisë.

Kwon shpreson ti ikën këtij problemi duke përdorur gjysmëpërçues të lëngët në vend të një gjysmëpërçuesi solid. Eventualisht, kjo do të thotë se do të mund të shohim bateri më të holla se floku i njeriut.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1452. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1452

Top