Basketbolli ne Shqiperi

militanti1980

Primus registratum
Basketbolli ne Shqiperi

Cuna, ketu mund te shkruani lajme e gjera te reja apo ndonje foto per Basketbollin ne Shqiperi!!!

Une per vete kam krijuar nje liste, se si mund te duket Kombetarja Shqiptare!!!

Ia ku eshte lista ime:

Kuqo Ermal (2.07m, C, Efes P. (D1) – Turqi)
Vorfa Real (1.90m, G/F, Arona Basket - Itali)
Begaj Devis (1.95m, F/C, Partizani - Shqiperi)
Garro Orion (2.07m, C, Partizani – Shqiperi)
Kotrri Arvin (1.88m, NCAA-USA)
Bushati Franko (1.88m, Roma S. Azurra B2 – Itali)
Filikis Lefi (2.00m, F/C, Asti (B2) – Itali)
Kapedani Eimap (2.04m, C, Omegna (B2) – Itali)
Ndoja Claudio (1.98m, G/F, Casalpuster. (B1 Group A) – Itali)
Sykja Marlin (Itali)
Konomi Jani (Greqi)
Damo Aleksander (2.02 F/C, Kastrioti (SuperLeague) – Kosove)
Cuka Eni (1.88m, G, High School USA – Amerike)
Daliu Bruno (2.02m, F/C, Tusculum (NCAA) – Amerike)
Shima Gerti (2.05m, F/C, Valbona - Shqiperi)
Biberaj Alfred (2.05m, C, Valbona – Shqiperi)
Bilalli Afrim (1.98m, G, Valbona – Shqiperi)
Kasmi Sokol (1.98m, G, Valbona – Shqiperi)
Kacori Renaldo (2.02m, G, Dinamo – Shqiper)
Mema Dritan (2.02m, F/C, Dinamo – Shqiperi)
Bledar Gjeçaj (1.99m, G, Vllaznia – Shqiperi)
Karaj Erkand (1.88m, G, Tirana – Shqiperi)
Hasani Erin (2.07m, C, Tirana – Shqiperi)
Lame Arjonel (2.05m, F/C, Studenti – Shqiperi)


Kjo liste perbehet nga basketbolliste qe luajne jashte dhe brenda vendit!!!

Mund te vendosni edhe juve diçka perreth Basketbollit ne Shqiperi!!!
 

E Perkedhelura

Forumium praecox
Re: Basketbolli ne Shqiperi

i ke ndjekur ndeshjet e basketbollit per meshkuj ne kampionatin europian U-20, ngelen duke u rraf, edhe ndaj irlandes u rrafen 83-104, cfare i thua ti kesaj mo
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Basketbolli ne Shqiperi

Mbiemrin tim e paske shkrujt me dy r. Garo, jo Garro. /pf/images/graemlins/smile.gif
Gjithashtu, duhet te me shtosh dhe nje cm.

Kuqo nuk mund te luaje dot me me kombetaren shqiptare. Qe prej moshes 18 vjec ai eshte me dy nenshtetesi, shqiptare dhe turke. Deri vjet ai s'qe aktivizuar me asnje nga kombetaret. Vjet u thirr nga kombetarje shqiptare, dhe pranoi menjehere. Mgjt mbeti i zhgenjyer nga pritja dhe trajtimi pa profesionalizem qe i bene zyretaret e federates sone te basketbollit. Per me teper federata jone nuk i siguroi siguacionin si lojtar, dhe kjo i hapte probleme serioze me klubin e tij Efes Pilsen ne Turqi.
Keshtu qe u detyrua te terhiqej nga kombetarja jone dhe te bashkohej me ate turke.
Tani, sipas rregullave te FIBA-s ai nuk ka te drejte te luaje me asnje kombetare tjeter pervec asaj turke, gjate karrieres se tij sportive.
 

BONITA

Primus registratum
Re: Basketbolli ne Shqiperi

Mendoj se nuk je i sakte ne vendosjen e gjatesise sepse Sokol Kasmi eshte 194cm.Ndersa Erkand Karaj eshte 186cm
 

LUANESHA

Primus registratum
Re: Basketbolli ne Shqiperi

ATO CM QE I KA SHTU KASMIT TE MI JAPE MU DHE SHKOJ 180CM /pf/images/graemlins/grin.gif
 

BONITA

Primus registratum
Re: Basketbolli ne Shqiperi

GJITHSESI. IDHULLI IM PERSA I PERKET BASKETBOLLISTEVE SHQIPETAR ESHTE KUQO. KING AI DJAL...DHE I ZOTI
 

BONITA

Primus registratum
Re: Basketbolli ne Shqiperi

PALE TE MARRESH DHE CM QE I KA SHTU ERKAND KARAIT! BEJI NJEHERE LLOGARITE SA DEL...........?
 

LUANESHA

Primus registratum
Re: Basketbolli ne Shqiperi

e njoh un KUQON ke te drejt /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
vecse shum i gjat /pf/images/graemlins/smile.gif
 

LUANESHA

Primus registratum
Re: Basketbolli ne Shqiperi

Ato te ERKANDIT maji ti se mu me dalin boll, sa jam vet plus ato te KASMIT /pf/images/graemlins/thumbsup.gif,
po lej dicka dhe per ty /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

BONITA

Primus registratum
Re: Basketbolli ne Shqiperi

Luaneshe rrofsh per bujarine, un nuk ha inat me shtyllat. po deshe po i them kasmit ndonje fjale te mire per ty
 

BONITA

Primus registratum
Re: Basketbolli ne Shqiperi

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Luaneshe rrofsh per bujarine, un nuk ha inat me shtyllat. po deshe po i them kasmit ndonje fjale te mire per ty

[/ QUOTE ] /pf/images/graemlins/goofy.gif
 

BONITA

Primus registratum
Re: Basketbolli ne Shqiperi

Luanesh rrofsh per bujarine, me mjaftojne centimetrat e mija...pastaj Po deshe i them ndonje fjale te mire Kasmit per ty mbase...meqe te pelqene centimetrat e tij dhe me kete rast na jep numrin e cel te Kuqos
 

BONITA

Primus registratum
Re: Basketbolli ne Shqiperi

Sapo pyeta Kasmin, qenka i lidhur dhe su boka gjo! Sa keq po u martoka, mbi te gjitha nuk ti jep dot ato centimetra qe kerkon. te puth luaneshe...
 

LUANESHA

Primus registratum
Re: Basketbolli ne Shqiperi

uh ca mpaska fik maj /pf/images/graemlins/cry.gif
li facio auguri e figli canguri /pf/images/graemlins/grin.gif




/pf/images/graemlins/cooli.gif
 

AL PACINO

Forumium praecox
Re: Basketbolli ne Shqiperi

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Cuna, ketu mund te shkruani lajme e gjera te reja apo ndonje foto per Basketbollin ne Shqiperi!!!

Une per vete kam krijuar nje liste, se si mund te duket Kombetarja Shqiptare!!!



[/ QUOTE ]

Mrom pashe superkupen ne basketboll per meshkuj,mes TROPOJES &amp; DINAMOS.fitoi valbona
Neshja me ngjau,si neshje spartakiadash,si u kan pas bo dikur mes shkollave.

NESE KENI NOSTALGJI SE SI E LUANIN BASKETBOLLIN, YJET E BASKETBOLLIT LEXONI KTU

Suksesi i parë i Kombëtares së të Rriturve, ishte ai në maj të 1947 në Tiranë, në Kampionatin Ballkanik. Turneu ishte një ngjarje e veçantë sepse atje mori pjesë edhe një përfaqësuese e Tokës së Lirë të Triestes, shpallur pak muaj përpara (10 shkurt) dhe që vetëm më 26 tetor 1954 iu bashkua Italisë: mori pjesë edhe Hungaria. Shqipëria ishte e 6-ta dhe në të njëjtin vit mbërrin vendin e 14-të në Kampionatin e 5-të Europian të Pragës. Rezultate që e nderonin, duke parrë parasysh mungesën absolute të përvojës së shqiptarëve, te cilët se paku nuk druheshin të zbrisnin në fushë në manifestime me nivel të lartë teknik. Një vit më vone, ata arrijnë vendin e 4-t në Kainpionatin Ballkanik që zhvillohet në Sofje.
Nëntë vjet më pas, në 1957, Shqipëria kthehet në Kampionatin e 10-të Europian (zhvilluar në Sofje), duke u shquar në nje numër të konsiderueshëm ndeshjesh, mes të cilave bien në sy ato kundër Skocisë dhe Austrisë, të humbura që të dyja në finale (56-69 dhe 45-58): mbërrin e 16-ta ne Kontinent, ku asokohe përfaqësoheshin 36 federata basketbolli. Deri në 1961 zhvillon disa ndeshje miqësore ndërkombëtare me Gjermaninë Demokratike dhe në Kampionatin e 5-te Ballkanik të Sofjes.
Ishte 1962 dhe 1963 kur Kombëtarja e meshkujve mbërrin dy pikësynime të rëndësishme ndërkontinentale: Medaljen e Artë në Helsinki dhe vendin e 5-të ne Xhakarta. Ne Finlandë, gjatë Turneut Botëror të të Rinjve Universitarë mund, gjatë eliminatoreve, Malin (75-60), Senegalin (66-47) dhe Libanin (87-58); në finale mund skuadrën e fuqishme të Kubës (50-48) dhe zë vendin e parë. Në 1963 organizohet takimi i parë i GANEFO-s (Games of the New Emerging Forces). Manifestimi ishte përgjigja që Indonezia u dha sanksioneve të vendosura nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, pas Lojërave Aziatike të 1962. U regjistruan 48 shtete dhe Shqipëria siguroi vendin e 5-të në turneun e basketbollit duke kaluar Guinenë (70-52), Filipinet (87-81), Kamboxhan ( 82-81) dhe Algjerine, dhe duke u renditur menjëherë pas Kampiones Botërore të Brazilit, në vendin e katërt.
Në 1965 Tirana mikpret për të dytën herë Kampionatin Ballkanik: si atë të të Rriturve, ashtu edhe atë të të Rinjve. Në të parin realizon një takim të suksesshëm me nënkampionët e botës dhe europianë të Jugosllavisë, duke humbur me vetëm 4 pike (60-64): në këtë turne Renato Radoja shpallet lojtari me i mirë në Ballkan dhe Vaso Shaka fiton në klasifikimin e shënuesve me 101 pikë. Kombëtarja e të Rriturve mbërriti e 5-ta dhe ajo e të Rinjve e 4-ta. Në 1969, Kombëtarja merr pjesë në eleminatoret e Bukureshtit per Kampionatin e 16-të të Europës, zhvilluar në Napoli, në një grup ku Polonia (Medalje e bronztë në ’67) dhe Turqia, humbasin thellë, ndërsa me diferencë normale pikesh Shqiperia humbet me Francën (59-71) dhe Hungarinë (54-61).
Një vit më vone, gjatë Universiadave Botërore të 17-ta të Torinos, një tjetër ndeshje me Jugosllavinë, Kampione e Botës, – skuadër e Jelovaçit, Knjezeviçit, Rukavinës, Çermakut dhe Kapiçiçit. Shqiptarët humbasin vetëm 72-74 (33-33) në sekondën e fundit: gjatë ndeshjes u vunë re mjaft gabime nga ana e arbitrave, gjithnjë kundër shqiptarëve. Një tërheqje politike me Izraelin, e rrëzon Shqipërinë brënda grupit nga vendi i 24-27-të, grup ku mbërrin rezultatet e mëposhtme: Shqipëri-Luksemburg 84-67 dhe 90-60, Shqipëri-Sudan 116-74, Shqipëri-Senegal 83-71 duke e vendosur përfundimisht në vendin e 24-tërt.
Në fillim të viteve shtatëdhjetë, ylli i Agim Fagut (te cilin do ta hasim më gjatë në pjesën kushtuar Klubeve) shprehet me të gjithë forcën e vet në turnetc zyrtare zhvilluar nga Kombëtarja. Në 1971 grupi i eliminatoreve në Kaljari, të vlefshme për Kampionatin Europian të Esenit, e sheh Fagun të fitojë në klasifikimin e shënuesve me 91 pikë, duke lënë pas shpine lojtarë italianë, anglezë, bullgarë e belgë: Shqiperia mund Anglinë për 92-63. Në Harlem në 1972 Kombëtarja gati prek kualifikimin në Olimpiadën e 20-të të Monakos duke humbur për qime me Belgjikën (82-83) dhe me vendasit në Hollande (81-84): Fagu rifiton në klasifikimin e shënuesve me 67 pikë, duke kaluar çekët, hollandezët dhe belgët. Në 1975, Shqipëria përballon turneun më të mire të eleminatoreve në historinë e vet në Volfenbytel (Gjermania Federale), të vlefshme për Kampionatin e 19- të Europian, zhvilluar në Beograd. Mbërrin e treta, duke humbur me Poloninë mundësinë për t’u kualifikuar. Ja rezultatet që e shpunë në vendin e tretë në grup: Greqi-Shqipëri 84-57, Poloni-Shqipëri 98- 88, Shqipëri-Luksemburg 95-71, Shqipëri-Islandë 112-77 dhe Shqipëri-Suedi 82-71. Edhe një herë Fagu mbërrin i pari mes të gjithëve me 146 pike: duhet kujtuar se aso kohe nuk ekzistonin koshat 3-pikësh.
Në vitet shtatëdhjetë dhe deri në fillim te viteve tetëdhjetë, për shkaqe politike që privilegjonin vetëm pjesëmarrjen shqiptare në kupat europiane për Klube, Kombëtarja e të Rriturve zhvillon vetëm ndeshje miqësore brenda territorit te vet me skuadra si ato kineze, algjeriane, të Korese së Veriut, greke dhe kosovare. Kujtojmë këtu rezultatet kundër skuadrës së fortë kombetare kineze: Kinë-Shqipëri 67-67 (1972), Shqipëri-Kinë 74-70 (1973), Shqipëri-Kinë 85-75 dhe 77-67 (1976), Kinë-Shqipëri 79-97 dhe 81-69 (1977).
Shqipëria rikthehet vetëm në 1984 me rastin e një turneu zyrtar, gjatë tureve paraeliminatore për Kampionatin e 10-të Botëror të 1986. Përveç fatit të keq që bie në të njëjtin grup me skuadra si Italia, Gjermania Federale dhe Turqia, skuadra shqiptare nuk luante prej vitesh jashtë vendit. Kësisoj në tre vjet ajo i humbet të gjashta ndeshjet: Gjermani F.-Shqipëri 89-80 (1984), Shqipëri-Itali 57-78 (1984), Turqi-Shqipëri 70-60 (1985), Shqipëri-Gjermani F. 64-74 (1985), Itali-Shqipëri 107-58 (1985) dhe Shqipëri-Turqi 98-99 (1986).
Më pas Kombetarja e të Rinjve mbërrin vendin e 4-rt në Kampionatin Ballkanik të Fokshanit (Rumani, 1988). Në ’89 Shqipëria regjistrohet në Kampionatin e 35-të Europian të Zagabrisë. Ndeshet në Oznabryk (Gjermani Federale) me Skocinë (Shqipëria fitoi 101-82), Poloninë, Gjermaninë F. dhe Turqinë. Mbërrin e 4-ta, por Gazmend Çaçi (ashtu si dhe paraardhësit Shaka dhe Fagu) fiton klasifikimin mes shënuesve me 91 pikë. Nje vit më pas Kombëtarja udhëton për në Shkup për Kampionatin e 30-të Ballkanik: mund Greqinë (91 - 85) dhe mbërrin e 6-ta, por Çaçi zë vendin e 3-të mes shënuesve ballkanas. Në Lojerat e 11-ta Mesdhetare të Athinës në 1991, Shqipëria zë vendin e 8-të. Në 1992 në turneun e eliminatoreve të Granadas (Spanjë) – me rastin e Olimpiades së 25-të të Barcelonës – Shqipëria mund Zvicrën 85-84, duke iu shmangur vendit të fundit dhe zhvillon një ndeshje shumë të bukur me Italine, pamvarësisht humbjes 73-87. Gjithnjë në të njëjtin vit, në Kampionatin e 29-të Ballkanik të të Rinjve në Bursa (Turqi) të rinjtë shqiptarë mbërrijnë të katërtit.

Ja dhe tre emra qe mund ti shtohen basketit shqiptare.
Anthony Drejaj,Eni Cuka,cuni Fatmir Cukes,Lek Nicaj shqiptar malazez qe lujne ne amerike


HEREN TJETER DO JU JAP INFORMACION DHE PER BASKETIN E FEMRAVE DHE TE KLUBEVE /pf/images/graemlins/wave.gif
 

AL PACINO

Forumium praecox
Re: Basketbolli ne Shqiperi

JA DHE HISTORIA E KLUBEVE NE VITET E ZOTIT HOXHA
Klubet e meshkujve dhe të femrave

Historia e basketbollit shqiptar në kupa ka filluar në mbrëmjen e 18 dhjetorit 1968, kur Oransoda Cantù mendoi të bënte një shëtitje në Tiranë. Favorizuan idenë e një ndeshjeje të lehtë edhe autoritetet e rrepta enveriste që per këtë rast lejuan ardhjen në Shqipëri të dy amerikanëve: Burgess (2,02 m.) dhe Lynn (2,01 m.), te cilët së bashku me argjentinasin De Simone (2,00 m) ishin tre të huajt e skuadrës italiane, që do të ndeshej me Partizanin ne te tetat e finales së Kupës së Kampionëve 1968-69. Takimi u mbyll 73-73 (40-41). Gazetari italian Luigj Cecchini ditën e nesërme shkroi në “Corriere della Sera”: “Asnjë nuk njihte skuadrën shqiptare. Tani dimë që ka përmasat e një protagonisteje [...] Fagu nuk të falte dhe ishte i përpiktë me çdo top që merrte: por e gjithë skuadra shqiptare luajti mirë, një basketboll modern të mbajtur nga një përgatitje e përkryer atletike”. Agim Fagu (1,87 m.) realizoi plot 48 pikë, total që konsiderohet i shkëlqyeshëm edhe sot, megjithë koshin trepikësh. William Jons, president i Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit Amator (Fédération Internationale de Basketball Amateur), pak minuta pas përfundimit të ndeshjes vlerësoi Fagun me flamurin e FIBA-s dhe distinktivin e nderit, duke thënë: “Këtë flamur metalik ua japim vetëm atyre qëdallohen. Për mua është nder dhe kënaqësi e madhe t’ju përshëndes për lojën tuaj të shkëlqyer gjatë gjithë takimit”. Një vit më pas Fagu u thirr nga FIBA per dy ndeshje përkujtimore: njëra për 50-vjetorin e FederBasket spanjoll, tjetra në kujtim të të madhit Radivoj Koraç, që humbi jetën në moshën 31-vjeçare në një aksident rrugor.
Më pas Partizani, me dhe pa ndihmën e kapitenit të tij legjendar, arriti rezultate të tjera të rëndësishme: më 1973-74 u kualifikua në të tetat e Kupes së Kampionëve duke kaluar hungarezët e Csepel Budapestit (më pas mundi në Tiranë UBSC Wienerberger 72-71). Akoma në të tetat edhe më 1974-75; më 1975-76 në Kupën e Kupave fitoi në Tiranë ndaj francezëve të ASPO Tours (83-80), të cilët në vazhdim arritën deri në finale. Më 1978-79 në Kupën e Kampionëve mundi ish nënkampionët e Evropës (1968-69), çekosllovakët e Zbrojovka Bmo, me rezultatin 100-79, duke u mundur vetëm për pikë (76-78) nga Bosna Sarajevo që atë vit fitoi Kupën e Kampionëve. Në sezonin 1979-80 u klasifikua i dyti në grupin e tij, duke lenë pas Hungarezët (Honvéd Budapest) dhe sirianët (Ittihad Aleppo) dhe duke humbur për një fije peri me Partizanin e Beogradit (98-101), gjë që klasifikoi Partizanin shqiptar mes 12 skuadrave më të mira të Evropës. Më 1980-81 mundi CSKA Sofie (89-83) dhe Eczacibasi Stamboll (85-81). Më 1981-82 Squibb Cantù u rikthye në Shqipëri pas 13 vitesh dhe ia doli të fitonte me rezultat të ngushtë (102-96); me 1982-83 Honvéd Budapesti u mund në Shqipëri (90-81). Më 1983-84 yjekuqtë mundën kampionët e Çekosllovakisë të Inter Bratislavës si në Shqiperi (89-80), ashtu edhe në transfertë (91-83); kështu Partizani u klasifikua sërish mes 12 më të mirëve të Evropës. Në turnin e dytë të po atij viti skuadra italiane Bancoroma arriti të fitonte në Tiranë (78-69), por trajneri italian deklaroi më pas: “Jam i bindur që nëse Partizani do të kishte nja dy amerikanë, do të mund të luante e me sukses në kampionatin tonë të kategorisë A” (“Paese Sera”, 3 nëntor 1983). Më 1985-86 fitoi transfertën në Selanik kundër Aris-it (81-80), që një vit më parë kishte qenë finalist i Kupës Koraç. Më 1988-89 një tjetër fitore ndaj një skuadre hungareze Partizani-ZTE Zalaegerszeg 101-90 e 79-86, dhe si rrjedhojë një turn i dytë kundër një tjetre skuadre italiane, Scavolini Victoria Libertas Pesaro (72-84 dhe 84-108).
Por Shqipëria nuk është përfaqësuar vetëm me Partizanin nëpër Kupa. Nga sezoni 1968-69 deri më 1992-93, kanë marrë pjesë edhe 17 Nëntori (Kupa e Kupave 1970-71 dhe 1973-74, Kupa e Kampionëve 1971-72), Vllaznia (Kupa e Kupave 1972-73, Kupa e Kampionëve 1990-91), Dinamo (Kupa e Kupave 1992-93). Ka qenë pikërisht Vllaznia, skuadra që i ka dhëne Shqipërisë fitoren e parë në transfertë: në Stamboll në vitin 1972 kundër Galatasaray-it (64-60).
Në të kaluarën, më 1957 në Moskë, një klub shqiptar, Spartaku Tiranë fitoi medaljen e argjendtënë Festivalin VII Botëror të të Rinjve me rezultatet e mëposhtme, grupi A: Spartaku Tiranë-Willburg Borunt (Belgjikë) 66-59, Spartaku Tiranë-Friendship Sydney (Australi) 129-15, Spartaku Tiranë-En ZEP Paris (Francë) 90-37; grupi i gjysmëfmaleve: Spartaku Tiranë-Willburg Borunt 91-50, Spartaku Tiranë-Estudiantes de la Plata (Argjentinë) 94-55, Spartaku Tiranë-Progrès Bruxelles (Belgjikë) 71-56; finale Audimai Kaunas (BRSS)-Spartaku Tiranë 94-67.
Skuadrat shqiptare të femrave kanë marrë pjesë vetëm në Kupën e Kampioneve: Flamurtari (1980-81 dhe 1990-91), Sportklub Tirana (ish 17 Nëntori, 1988-89, 1991-92, 1992-93), Partizani (1989-90). E vetmja fitore ka qenë Sportklub Tirana-MTK Budapest 70-69 në Kupën e Kampioneve 1991-92.

 
Top