BASHKIMI I TROJEVE SHQIPTARE PROCES I PASHMANGSHËM

BASHKIMI I TROJEVE SHQIPTARE PROCES I PASHMANGSHËM

Kemi mbaruar të tërë, po qe se sejcili mendon për vete dhe jo për kombin, thoshte Marin Barleti.
Mendjendriturit tanë të Rinindjes Kombëtare, Sami Frashëri dhe Ismail Qemali, ëndërronin një Shqipëri me gjithë trojet e bashkuara, siç duhet të jetë në të vërtetë, me mbi 60 mijë km katrore dhe më një popullsi mbi 7 milion banorë.
Kjo hapësirë e trojeve etnike shqiptare, llogaritet brenda pesëkëndëshit Ulqin, Kosovë Veriore, Pershevë, Strugë, Pervezë.
Sipas tyre, kështu Shqipëria do të kishte kushte të mjaftueshme për begati ekonomike, përparim shoqëror e qëndrushmëri politike, brenda vetes së vet, por edhe do të jetë një vend, që sigurisht do rrezatojë stabilitet në Ballkan.
Poeti ynë i madh, Lasgush Poradeci, pat thënë "Do të vijë një ditë, kur do të vemi në dasëm e do të urojmë: Mos e pivshim këtë gotë, po të mos bashkohemi me Kosovën".
Ndërsa, Padër Anton Arapi, thoshte "Bashkimin e shqiptarëve ta bajmë monument kombëtar".
Për disa politikanë dhe politika shqiptare, sot, të flasë dikush kështu, ose është çmenduri, ose radikalizëm. Dhe si të tillë, ata që mendojnë për bashkim të trojeve shqiptare, janë radikalë, spiunë serbë, antikombëtarë, përçarës të çështjes kombëtare, etj, etj.
Kështu thuhet. Edhe pse ka plot mjete dhe instrumente juridiko-diplomatike, që përcaktojnë të drejtën e kombeve për vetëvendosje, siç janë Karta e Kombeve të Bashkuara e vitit 1945, Rezoluta 1514 e Asamblesë së Përgjithëshme të OKB e vitit 1960, Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike e vitit 1966, Rezoluta e OKB-së nr. 2625 e vitit 1970, e njohur si Deklarata e Marrëdhënieve Miqësore, Akti final i Helsinkit i vitit 1975, karta e Parisit e vititi 1990, etj. Në shumicën e këtyre dokumenteve theksohet dhe përcaktohet qartë e drejta e vetëvendosjes së kombeve, por edhe njohja e ndryshimit të kufinjëve.
 

gentilushi

Primus registratum
Re: BASHKIMI I TROJEVE SHQIPTARE PROCES I PASHMANGSHËM

news_shqiperia_bashkuar.gif


O ledion ti me duket se nuk i ke lexuar postimet e mia te para ku shpjegohet se Shqiperia e Bashkuar mund te behet vetem me deshiren e Shqiptareve e bazuar ne Ligjet Kombetare dhe ato Nderkombetare.Mundohu ti lexosh dhe pastaj dil ne nje perfundim qe eshte Utopi apo Realitet i Mundshem pa luftra dhe gjakderdhje.
Pershendetje
 

rimini

Primus registratum
Re: BASHKIMI I TROJEVE SHQIPTARE PROCES I PASHMANGSHËM

TE BASHKOHEMI NE RIMINI... TE FESTOJME SHQIP

Pershendetje,
ju kerkoj nje favor. Shoqata Miqesia ne Rimini organizon nje koncert madheshtor me yje te skenes shqiptare te cilet vijne nga New Yorku dhe Shqiperia. Koncerti do jete 100% shqip dhe 100% life me orkestren Alba nga New Yorku (Edmond Xhani, Artan Kushi, Dritan Papa, Murat Rama).

Si kengetare do jene: Merita Halili, Gezim Nika, Eli Gjezo, Vellezerit Zena.
Humoristi, artist i merituar Gezim Kruja dhe do prezantoje Silvana Brace dhe Elmira Xhani.

Ne faqen internet te shoqates gjen informacionin me te sakte ku mund te shkarkoni edhe reklamen e sakte me foto te artisteve.
WEB: http://digilander.libero.it/italbarimini/


Ju lutem, brenda mundesise, me kontaktet qe keni,
shperndajeni kete lajm. Ta mbushim Teatrin "Astoria" te Riminit me flamunj
kuq e zi. Te cmallemi me muziken tone te mrekullueshme. Ju falenderoj.

JU pershendes, JU falenderoj dhe JU uroj cdo gje te mire.

Kryetari i Shoqates
Agron Ceka
Rimini - Itali

WEB: http://digilander.libero.it/italbarimini/
Email: agronceka@libero.it
 
Top