Nëse hidhni plehrat në rrugë atëherë do të paguani 5 mijë deri në 20 mijë lekë të reja gjobë. Nëse ndërtoni pa leje do të paguani 5 mijë euro. Janë këto disa nga masat që ka marrë Bashkia e Tiranës për të mbrojtur hapësirat publike dhe për të ulur nivelin e ndotjes në Tiranë.
Burime nga bashkia thonë se policia bashkiake do të paloset me kamera të posaçme për të dokumentuar shkeljet. Kjo do të arrihet falë kamerave që do të kenë patrullat e bashkisë, kur të lëvizin në Kryeqytet.
Shkeljet
Përveç gjobës prej 5000 euro që do të vendoset kur ndërtoni pa leje, do të paguhet edhe pastrimi që do të bëjnë institucionet e bashkisë si dhe kthimi i saj në identitet. Gjobë do të vendoset edhe për rastet kur dëmtoni pronën publike, kur vidhen kapakët e pusetave apo kur dëmtohet monumentet e kulturës. Ata individë apo biznese të cilat u vënë flakën kazanëve të plehrave do të paguajnë një gjobë prej 400 euro. Bashkia e Tiranës ka parashikuar gjobitjen edhe të personave që urinojnë në ambientet publike.
Për urinimin në këto ambiente do të paguhet një gjobë duke filluar nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë të reja. Burime nga Bashkia e Tiranës thonë se kjo masë do të zbatohet pasi në Kryeqytet do të vendosen banjo publike. Tashmë janë vendosur në qendër të Tiranës dy banjo publike. Gjoba do të ketë edhe për pronarët e qenve, në rastet kur i lejojnë ata të ndotin ambientin. Paketa e masave të bashkisë ka përcaktuar se do të ketë gjobë edhe kur nuk hidhni në koshat e plehrave bishtat e cigareve apo çamçakëzat.
Burime nga bashkia thonë se gjobat në këtë rastet do të jenë më të ulta. Gjobat do të vendosen edhe për kamionët që ndotin qytetin, në rastet kur hedhin mbetje në rrugë. Në të gjitha rastet Bashkia e Tiranës do të publikojë emrat e shkelësve në çdo rast, në mënyrë që të sensibilizohen qytetarët
Aksioni
Paketa e masave të Bashkisë së Tiranës parashikon se gjobat nuk do të ekzekutohen nga institucionet e bashkisë por nga Përmbarimi. Në këtë aksion do të angazhohen tatimet e Bashkisë së Tiranës, Drejtoria e Konsumatorëve, Policia Bashkiake dhe një sërë institucionesh të tjera. Penalitete janë paralajmëruar ditën e djeshme dhe nga Kryebashkiaku Erion Veliaj.
“Duke filluar nga nesër (sot) Bashkia e Tiranës do të botojë një listë me sanksione për të gjithë ndotësit e qytetit. Do të ketë një sistem gjobash për individët dhe bizneset që ndotin, si dhe për të gjithë ata që urinojnë në vende publike apo që ndërtojnë pa leje”, - u shpreh Veliaj gjatë prezantimit të administratorit të Njësisë nr. 10, Arian Hamiti.
Penalizimet
Patrullat e Policisë Bashkiake do të paisen me kamera të posaçme për të filmuar shkelësit dhe për të dokumentuar të gjithë ngjarjen. Ndërsa për vjeljen e gjobave do angazhohet dhe përmbarimi
Urinimi
Bashkia e Tiranës ka parashikuar gjobitjen edhe të personave që urinojnë në ambientet publike. Për urinimin do të paguhet një gjobë duke filluar nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë të reja
Shkeljet Gjoba
Kur hidhni plehrat në rrugë 5000-20.000 lekë
Dëmtimi i pronës publike, puseta, monumente Veç gjobës edhe vlera e kthimit si ishte
Djegia e kazanëve të plehrave 400 euro
Ndërtim pa leje 5 mijë euro
-Paguan rojen dhe pastrimin
-Paguan gjelbërimin dhe kthimin në identitet
Urinim në ambjentet publike 5000-20.000 lekë
Kamionët që ndotin ambjentin Gjobë
Hidhni bishtat e cigareve, çamçakëzin, Gjobë
Kur qeni ndot ambientin, Gjobë.
Burimi i informacionit , Shqiptarja.com.