Re: Barsaleta te cdo lloji
Dy police me kuaj, kishin problem se nuk arrinin te dallonin kuajt e njeri-tjetrit, sepse ata ishin pothuajse te nje madhesie. Keshtu qe nje dite te bukur, ne fund te sherbimit, njeri prej tyre pati nje ide:
- Po sikur t'ia prisja pak bishtin kalit tim, neser mund ta njoh me lehte, keshtu qe kali me bisht te shkurter eshte imi!
U tha u be. Me nje pale gereshere polici i shkurton bishtin kalit te tij. Por ne mbremje kalon kapiteni per te inspektuar stallat. Arriti ne stallen e kuajve te policeve ne fjale dhe ve re menjehere se njeri kal e kishte bishtin me te shkurter.
- Pa shiko c'lloj njerezish kam nen urdherat e mi... s'jane te zote te mbajne ne rregull dy kuaj
Merr gersheren dhe i shkurton bishtin kalit tjeter. Ne mengjes dy policet hodhen monedhen per te zgjedhur kalin. Ne mbremje ai qe pati idene e pare u ndricua perseri dhe i tha kolegut:
- Sikur t'ia shkurtoj krifen kalit tim, neser do t'a kemi me te lehte per t'i dalluar kuajt!
Dhe keshtu beri. Mirepo ne darke perseri kaloi kapiteni per inspektim dhe e rregulloi perseri krifen e kalit tjeter. Mengjesin tjeter, perseri miqte tane hodhen monedhen. Ne mbarim te sherbimit, polici nuk dinte se c'fare t'i priste me kalit... dhe po rrinte duke i pare me vemendje te dy kuajt, me gereshere ne dore. Por ne nje moment polici pati nje ndricim tjeter:
- Degjo... bejme keshtu, ti merr ate te badhin, dhe une ate te ziun!