Barcalete: Cifti qe nuk ben asgje vizitojne specialistin.

miku-yt

www.chatoshqip.com
Cifti qe nuk ka bere asgje per 6 muaj shkon te psikologu…

Një cift shkon te psikologu dhe burri tregon se gruaja e tij nuk do të bëjë
seks me të 6 muajt e fundit.
Psikologu merr menjanë gruan për ta pyetur:

– Ju zonjë keni ndonje shpjegim për këtë situate? Ndoshta nuk ju tërheq më burri juaj?

Atëhere ajo i tregon psikologut historinë e saj të vërtetë:

– Para 6 muajsh nga borxhet që kishim shita makinën dhe që atëherë marr taksi për të shkuar në punë, por skam lekë, dhe më pyet taksixhiu:
«Do paguani sot, apo …? Dhe kështu më bën një «apo».»

Kur arrij në punë jam paksa e vonuar në orar dhe më pyet
shefi:
«Ta shkruaj vonesën sot, apo …?»
– Dhe kështu më hedh një «apo».
Që të kthehem në shtëpi marr taksi dhe më pyet prap taksixhiu:
«Do më paguani këtë herë, apo …?»
– Dhe kështu më bën prap një «apo».

Sic e kuptoni doktor, kur kthehem në shtëpi, jam shumë e lodhur dhe nuk dua më seks.
– Kuptoj.. kuptoj, thotë psikologu. Atëherë, do ja themi burrit këto, apo …?
 
Top