Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Teardrop

Primus registratum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

“Mos ndrysho rrjedhën e dashurisë, për dashurinë, nëse ajo të gjen ty të denjë, do ta ndryshojë vetë rrjedhën e jetës tënde.”

Khalil Gibrom


P.s:Vani,dashurine per Kordelen e ruaj te forte,jo per gje po eshte nga ai lloj i dashurise qe s'me ben dot keq.Preferohen ndonjehere(kur te rehatohet guaska)!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Mos u ngopshi asiher ishalla /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Pse re Kordelja paska qene shpresa jote e funit?

Edhe vije te plote foton tate:

0038.jpg
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Ema futi i t'shkarkume galixhanit ta mshijme ka faqja dheut ket' shtriganin e keq /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Brrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr rrrrrooooooooooooooooooooooooooooomgkrdgkdk!

Mbytu mbretereshe,mbytu!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Mire ia bone /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Hahahah!
Po m'duket vetja si Makbethi!

-Zhduku njolle e mallkuar(e mban mend nga M.Xhepa?)
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Eeeeeeee me kujtohet si jo, po tashi neper Thiatro dominon Monologu Vagines ose monologje femerore ose mashkullore te ketij tipi, kane ik aktoret me pushime m'duket /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Paul Lunde & Zejn Bilkadi

Myslimanët dhe astronomia

Observimet precize dhe aftësia për t'u gjetur zgjidhje të reja matematikore problemeve të vjetra, kanë qenë prej shtysave kryesore të shkencëtarëve myslimanë në mesjetë. Shtysa për bërjen e hartës qiellore rrodhi nga një çështje religjioze: nga nevoja për të treguar koordinatat e sakta të qyteteve në mënyrë të tillë që myslimanët të mund të përcaktonin drejtimin e Qabesë - Kibles - drejt së cilës të gjithë myslimanët i kthenin fytyrat e tyre gjatë faljes, pesë herë në ditë. Kjo nevojë çoi në zhvillimet kuptimplota në trigonometri, një fushë bazë për hartën qiellore dhe për llogaritjen e orbitave planetare. Tabelat mesjetare të Kibles shpesh ishin të sakta për një ose dy minuta.

Shkencëtarët myslimanë qenë të parët që shprehën dyshime për shumë prej hollësive të sistemit të Ptolemeut. Al - Batani (shekulli i nëntë) tregoi, në kundërshtim me Ptolemeun, që eklipset vjetore ishin të mundshme, dhe që diametri këndor i diellit ishte subjekt ndryshimi. Ai gjithashtu zbuloi një teori të gjendjeve të dukshmërisë së hënës së re. Fizikani më i madh mysliman, Ibn el - Ajthami (Alhazen - i njohur në Perëndim), argumentoi dhe tregoi se Udha e Qumështit ishte shumë më larg prej Tokës nga sa kishte thënë Aristoteli, dhe llogariti përafërsisht largësinë e atmosferës së tokës në rreth 32 mila, shumë afër me 31 milat sikurse i njohim sot. Arabët myslimanë gjithashtu u dalluan në krijimin e aparateve astronomike - veçanërisht astrolabeve, të cilat ishin përdorur për qëllime lundrimi dhe për të përcaktuar pozicionin e yjeve.

Më 1985, në bordin e anijes kozmike Discovery (Diskoveri), princi Sulltan ibn Selman ibn Abd el-Aziz el Sa'ud i Arabisë Saudite, arabi i parë në hapësirë, ndihmoi në lëshimin e satelitit të dytë komunikues të Botës arabe, fotografoi Gadishullin Arabik dhe bëri vrojtime të sakta hënore. Për shkencëtarët e epokës së "artë" të Islamit - mendimet e spikatura të të cilëve vunë themelet për eksplorimin e sotëm të hapësirës - sateliti mund të ketë qenë diçka e mahnitshme; por caktimi fotografik i princit dhe caktimet e tjera të tij nuk do të kishin qenë tërësisht të panjohura. Ata ishin gjithashtu të mirinformuar për optikën dhe astronominë dhe ata ishin ekspertë për efemeridet - tabela që tregojnë pozicionet e trupave qiellorë në afate të caktuara.

Vrojtimi i Hënës, për shembull, ishte dhe është i rëndësishëm për myslimanët; për qëllime religjioze ata ndjekin një kalendar hënor (me dymbëdhjetë muaj) dhe hëna e re tregon fillimin dhe fundin e (muajve islamë) agjerimit të Ramazanit dhe përcakton datën e pelegrinazhit në Meke - Haxhit - dy prej detyrimeve fetare që u takojnë të gjithë myslimanëve.

Harta qiellore, gjithashtu rrodhi nga një çështje religjoze: nevoja për të treguar koordinatat e sakta të qyteteve në mënyrë të tillë që myslimanët të mund të përcaktonin drejtimin e Mekës - kiblen - drejt së cilës të gjithë myslimanët gjunjëzohen gjatë faljes, pesë herë në ditë. Dhe, megjithëse vrojtimi i hënës së re dhe përcaktimi i kibles mund të duket sot si subjekt i rëndomtë, ai ishte fenomen i përditshëm që bëri përparime të tilla në shkencë.

Përcaktimi matematikor i kibles, për shembull, ishte një nga problemet më të avancuara në astronominë sferike, i paraqitur nga astronomë e matematikanë mesjetarë, dhe zgjidhja trigonometrike përfundimisht e zbuluar ishte prej të arriturave më të mëdha. Trigonometria, një zhvillim shumë i madh arab (islam), është parim bazë për llogaritjen e orbitave planetare si dhe për hartat e kësaj bote, prandaj tabelat mesjetare të kibles arrinin shpesh shkallë të madhe të saktësisë. Ajo e al - Khalilit, për shembull, e shkruar në Siri në shekullin e 14, jep koordinatat e një numri të madh të qyteteve në shkallë e në minuta dhe pjesërisht është e saktë për një ose dy minuta.

Ajo mund të argumentojë se në të vërtetë, vrojtimet precize dhe aftësia për t'u gjetur zgjidhje të reja matematikore problemeve të vjetra, kanë qenë dy prej shtysave kryesore të shkencëtarëve myslimanë në mesjetë. Dhe megjithatë, ata, ashtu si homologët e tyre evropianë, nuk iu shmangën asnjëherë tërësisht tiranisë së Aristotelit dhe Ptolemeut - modelet e të cilëve në lidhje me gjeografinë e Tokës dhe të qiejve mbizotëruan mendjet e njerëzve deri në periudhën e Rilindjes dhe nuk qenë shkatërruar krejtësisht deri në botimin e "Principia" të Njutonit, më 1687.

Shkencëtarët myslimanë qenë të parët që shprehën dyshime për shumë prej hollësive të sistemit të Ptolemeut. Në të vërtetë, ajo përbënte përpjekjet për t'u ndarë nga modeli teorik i Ptolemeut mbi universin dhe për vrojtime reale, të cilat arritën kulmin me zbulimet e Nikolla Kopernikut, Tycho Brahes dhe Johanes Keplerit gjatë shekujve 15 - 17, dhe disa prej dyshimeve të tyre ishin transmetuar tek shkencëtarët evropianë nga Spanja përmes përkthimeve të veprave shkencore të arabëve myslimanë në shekujt 12 dhe 13.

Al - Batani, i quajtur prej përkthyesve të tij evropianë si Albategni (us), është një shembull i mirë. Ai shkroi në shekullin e nëntë mbi një numër të gjerë të temave shkencore dhe disa prej vrojtimeve të tij i dhanë goditje doktrinës qesharake të Ptolemeut. Ai tregoi, për shembull, në kundërshtim me Ptolemeun, se eklipset vjetore - në të cilat një unazë drite rrethon zonën e eklipsuar - ishin të mundshme, dhe se diametri këndor i Diellit ishte subjekt ndryshimi. Ai tregoi - përsëri në kundërshtim me Ptolemeun - se apogjeja diellore ishte subjekt i përparësive të ekuinokseve; ai korrigjoi një numër të caktuar të orbitave planetare; ai përcaktoi orbitën e vërtetë dhe të saktë të Diellit. Në mënyrë interesante, në dritën e vrojtimit të hënës së re prej princit Sulltan, al - Batani zbuloi gjithashtu një teori të gjendjeve të dukshmërisë së hënës së re.

Astronomë të tjerë myslimanë dolën gjithashtu me fakte që binin ndesh me Ptolemeun; njëri prej tyre, ndoshta më i madhi fizikan mysliman; ka qenë Ibn al-Hajthami, i njohur si Alhazen në Perëndimin mesjetar. Al - Hajthami argumentoi se Udha e Qumështit ishte shumë më larg prej Tokës nga sa kishte thënë Aristoteli, dhe llogariti përafërsisht lartësinë e atmosferës së Tokës në 52.000 hapa - një hap është rreth një metër, ose tri këmbë. Al - Hajthami, jashtë vrojtimit të tij, tregoi se perëndimi astronomik nis kur lartësia negative e diellit arrin në 19 shkallë. Që kur konstatoi se atmosfera ishte rreth 50 kilometra (31 mila lart) dhe 52.000 hapa është 52 kilometra (32 mila), Ibn Hajthami ishte në të vërtetë shumë afër.

Në epokën para teleskopit, astronomia vrojtuese zbatohej, pa dyshim, me sy të lirë. Shkencëtarët myslimanë, megjithatë, i përsosën observatorët në shumë vende; ata të Maragas dhe Samarkandit janë më të njohurit. Në këta abservatorë, astronomët u mblodhën për të përpunuar koordinatat e Ptolemeut për yjet dhe, në fund, për të ndryshuar e ripunuar katalogun e yjeve të Ptolemeut. Ky katalog, që jepte pozicionin e 1022 yjeve, të renditura, siç janë sot, sipas madhësisë, ose shndritjes, ishte rishikuar tepër, veçanërisht prej astronomit të shekullit të 10, Abd al-Rahman al Sufi (Azophi), Libri i Yjeve të përcaktuara i të cilit është dorëshkrimi astronomik i ilustruar më i hershëm që njihet; një kopje e librit gjendet në bibliotekën Bodleian, vepër e djalit të autorit, që daton që nga 1009 dhe autori pohon qartë se ai zbuloi (regjistroi) vizatimet prej një sfere qiellore.

Një dokument i vjetër për qiejt gjendet në kasollen e gjahtarëve Umejadë, ndërtuar rreth vitit 715 në Jordani. Ai quhet Qasr al-Amra dhe në kupolën e banjos së shtëpisë (kasolles) gjenden fragmente të një pikture në mur (afreskë) që paraqesin rreth 400 yje dhe zonat e 37 konstelacioneve (yjësive), të cilat përbënin një ngjashmëri me Planisferën e Ptolemeut.

Myslimanët u dalluan gjithashtu në përsosjen e pajisjeve astronomike - veçanërisht astrolabeve që u përdorën për qëllime lundrimi, për të përcaktuar pozicionin e yjeve dhe për zgjidhjen e problemeve në astronominë sferike. Kishte tri lloje astrolabesh: planisferike, lineare dhe sferike. Këto ishin përdorur në observatorët e Malagas dhe Samarkandit, dhe kryesisht ishin të njëjta me mjetet e përdorura (më vonë) nga astronomët evropianë deri në shpikjen e teleskopit.

Observatori i Maragas u themelua nga matematikani i njohur Nasir al-Din al-Tusi më 1259, një vit pas marrjes në dorëzim të Bagdadit prej mongolëve. Për shkak se pushtimet mongole në tokat islame kishin hapur nje rrugë për në Kinë, astronomët myslimanë përfundimisht ishin në gjendje të punonin së bashku me homologët e tyre kinezë.

Punimi teorik më kryesor i kryer në observatorë kishte të bënte me thjeshtësimin e modelit të Ptolemeut dhe me paraqitjen e tij në një plan me modelin aristotelian, i cili pranoi si postullat orbitat e njëtrajtshme rrethore për planetet. Megjithëse shpesh ishin të shkujdesur, ata dhanë kontribute shumë të rëndësishme; Ibn al-Shatir (shekulli XIV), për shembull, doli me modele të lëvizjes së Hënës dhe të Mërkurit, të cilat janë shumë të ngjashme me ato të Kopernikut.

Observatori Ulug Beg në Samarkand, ndërtuar rreth viteve 1420 e 1437, ishte përdorur për të rinjehsuar pozicionet e yjeve të katalogut të Ptolemeut, dhe prandaj ekziston një dyshim i vogël se organizimi i këtij observatori dhe veglat e përdorura në të, ndikuan në observatorët e njohur të Tycho Brahes në Uraniborg dhe Stjerneborg.

Një tjetër observator që mendohet të ketë ndikuar te Tycho Brahe është vendosur dhe ndërtuar në Stamboll në shekullin e 16. Më 1571 në Stamboll, Taki al-Din Muhammed ibn Ma'ruf, një ish-gjykatës nga Egjipti dhe autor i librave të ndryshëm mbi astronominë, ishte caktuar si kryeastronom i Perandorisë Osmane dhe menjëherë pas kësaj ai propozoi ndërtimin e një observatori. Ai donte të fillonte menjëherë punën e rishqyrtimit të tabelave të vjetra astronomike duke përshkruar lëvizjen e planetëve, Diellit dhe Hënës. Kërkesa e tij u pranua mirë nga Veziri i Madh dhe përkrahësi i shkencave, Sokullu Muhammed, por midis viteve 1571 e 1574, osmanët duhej të bënin jo më pak se tri luftëra të shtrenjta kundër tri fuqive më të mëdha të Evropës - Venedikut, Spanjës dhe Portugalisë, kështu që nuk u ndërtua deri nga mesi i vitit 1577, kur projekti u krye.

Observatori i Taki al-Dinit përbëhej nga dy ndërtesa madhështore, të cilat ishin vendosur lart në një kodër, që shikonte nga lart pjesën evropiane të Stambollit, dhe e ofronte një pamje të papengueshme të qiellit të natës. Shumë të ngjashme me institucionet moderne, ndërtesa kryesore ishte rezervuar për bibliotekën dhe banesat për stafin teknik, ndërsa ndërtesa e vogël siguronte një koleksion të rëndësishëm të pajisjeve të ndërtuara nga vetë Taki al-Dini - përfshirë një sferë gjigante dhe një orë mekanike për matjen e pozicioneve dhe shpejtësisë së planetëve; duke ditur se Evropa kishte filluar të përparonte në astronomi, ai u caktua që të ndreqte Botën islame pas mbizotërimit të pakundërshtueshëm.

Pak muaj më vonë, fatkeqësisht, në një natë të ftohtë nëntori - nata e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit, një kometë me një bisht shumë të madh dhe të mprehtë papritur ra në Tokë; i cili bëri një debat që do të vendoste një qëllim në ëndrrën e tij.- dhe të observatorit. Duke u përdredhur dhe duke u rrotulluar, kometa u bë e ndritshme dhe e qartë pas 40 ditësh, dhe u bë si një lëmsh i zjarrtë (meteorit) i paarritshëm, sikurse Dielli në qiej dhe vëzhguesit e tmershëm në Tokë.

Një vëzhgues i tillë ishte sulltan Murati III, babai i të cilit, sulltan Selimi, kishte vdekur pak pas shfaqjes së një komete tjetër. Gjatë hapjes së një fushate në Kaukaz kundër Persisë dhe aleatëve të saj, Murati kërkoi një parashikim për kometën dhe Taki al-Din, duke punuar ditë e natë pa ngrënë e pa fjetur, veproi në këtë mënyrë..... Fatkeqësisht, për Taki al-Dini, parashikimi i tij nuk rezultoi i vërtetë. Megjithëse të dy ushtritë persiane u mposhtën në luftë, nga disa eksperienca humbjesh në luftë të osmanëve, në disa pjesë të perandorise plasi një sëmundje shkatërruese, nga e cila humbën jetën disa persona të rëndësishëm dhe, brenda një periudhe të shkurtër kohe gjykata osmane nisi të diskutonte rreth observatorit. Një fraksion i udhëhequr nga Veziri i Madh Sokullu, miratoi ndihmesën e vazhdueshme të institucionit, ndërsa drejtimi tjetër i rivalëve politikë të Sokullut, tha se të futurit e hundëve në sekretet e së ardhmes ishte.... një harxhim i kotë i fondeve.

Pas një kohe, pas triumfit të Sokullut, ky dhe Taki al-Din u zhytën në astronomi me hapa të shpejtë për dy vjet. Por, pastaj Sokullu u vra dhe më 1580 një skuadër shkatërruese nga Divizioni i Artilerisë së Marinës shkoi tek ndërtesat dhe komandanti i saj, duke cituar fatkeqësitë që u kishin ndodhur osmanëve që nga shfaqja e kometës, dha urdhër që të shkatërronin ndërtesat.

Një çështje tjetër e afërt me astronominë, që ishte me interes të thellë për shkencëtarët myslimanë - dhe për të cilën ata dhanë kontribute të rëndësishme - ishte optika. Kësisoj, Optika e Njutonit, e botuar më 1704, kishte një histori të gjatë të eksperimentimit para saj. Teoritë klasike të shikimit konsiderojnë se të pamët ishte si rezultat i rrezeve që dalin nga sytë, më mirë sesa pasqyrimi i dritës nga objekti i parë. Ishte Ibn al-Hajthami, ai që e kundërshtoi këtë teori klasike dhe zhvilloi një teori tjetër me prova matematikore, në përputhje me faktet. Punimi i tij me kamerën e errët dhe zbulimi i parimeve matematikore pas fenomenit të ylberit, ishin hapa të rëndësishëm për zhvillimin e elementeve optike - ndonëse një sqarim i ngjyrave të ylberit duhej të priste Njutonin.

Të tjerë shkencëtarë myslimanë dhanë gjithashtu kontribute të rëndësishme në këtë çështje, duke përfshirë dhe të famshmin al-Biruni. Një nga shkencëtarët, i lidhur me observatorin a Malagas, Kamal al-Din al-Farisi, shkroi një komentim të rëndësishëm mbi punimin e Ibn al-Hajthamit për optikën, në të cilin ai dha rezultatet e një serie magjepsëse të eksperimenteve me kamerën e errët.

Njerëz të tillë duhet të kenë qenë të magjepsur nga ideja e fotografimit të Tokës nga hapësira kozmike, dhe po ashtu edhe nga teoritë që ndërtuan arritje të tilla të mundshme - teori të cilat në disa raste bazoheshin në vrojtime që janë bërë nga vetë ata. Është një lidhje aq e veçantë, saqë një arab mysliman duhet të marrë pjesë në një mision shkencor në hapësirë, gjë që ishte kaq me interes dhe e ndërlikuar për shkencëtarët e mesjetës, të cilëve të gjithë ne u detyrohemi kaq shumë.
 

orikum

Primus registratum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Eeeeeeee me kujtohet si jo, po tashi neper Thiatro dominon Monologu Vagines ose monologje femerore ose mashkullore te ketij tipi, kane ik aktoret me pushime m'duket /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
o kordele ema beri sikur e shtypi ujin po jo mafali kesaj here.o kuku erdha u.... po aq fare qenkeni se dini qe macja ka 7-shpirtra? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Eeeeeeee me kujtohet si jo, po tashi neper Thiatro dominon Monologu Vagines ose monologje femerore ose mashkullore te ketij tipi, kane ik aktoret me pushime m'duket /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
Of sa e ronde!
Po s'do mend,te pranohesh ne Akademi ne varesi te aftesive seksuale ne shtart me docentet e Arteve s'ker me dal aktore po p**ane!
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Fillimisht postuar nga fontana:
[qb]
Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Eeeeeeee me kujtohet si jo, po tashi neper Thiatro dominon Monologu Vagines ose monologje femerore ose mashkullore te ketij tipi, kane ik aktoret me pushime m'duket /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
o kordele ema beri sikur e shtypi ujin po jo mafali kesaj here.o kuku erdha u.... po aq fare qenkeni se dini qe macja ka 7-shpirtra? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Lol,ne s'deshem vete se te ishte ashtu e kishim bo si Highlander te kishim pre koken edhe te kishim morre fuqite! :wub:
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Fillimisht postuar nga ErSI:
[qb] Nje correto beilis me nje gote uje. [/qb]
O kush na erdhi.Vani Ersit ja coj vete correton une se kjo kamarieria na e rref cunin:

JIGGLIN.gif
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Fillimisht postuar nga ErSI:
[qb]
Fillimisht postuar nga Ema:
[qb]
Lol,ne s'deshem vete se te ishte ashtu e kishim bo si Highlander te kishim pre koken edhe te kishim morre fuqite! :wub: [/qb]
cjane keto kanibalizma tek bari??!! "te pres koken"? [/qb]
Koken ne kuptimin e vertete te fjales.Jam goc e mir une,nuk sakrifikoj cdo lloj gjeje! :angel:
 
Top