Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

....ende copat e xhamit shtriheshin ne mijra copeza perdhe.
-E cuditshme-briti Kordelja, keta gjoja e kishin edhe te blinduar dhe rezistent :eek: -nejse- a jane ndare detyrat apo do i veme kompesate he per he e do e mbyllim deren.
-Kurre-thirri Blendi-une s'ngul mo gozhda
-ne fakt ke ngul shume keto dite- i peshperiti Jula me nje tonalitet te moderuar disi, por vemendjen e kish spostuar prej tij ne masen 90%.
-Vjen dhe era alkool-foli Ema trishtushem..
-Kush moj- u hodh Kordelja-Fallen??!!
-Jo mi jo, bari :rolleyes: -foli Ema.-me dridhet mishi kur mendoj si do nxefet Presidenti me Goodfellown, s'kane me shkel mo ketu dhe c'eshte me e keqja mbase dhe e mbyllin fare barin...
/pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

...
-Yll-tha Ema,shyqyr qe erdhe se s'po dija nga te perplasja koken.Mire qe te kam ty qe me degjon.
-Nuk kam shume kohe-tha Jula.Pasdite do vij te marr te dhenat dhe shenjat e gishterinjve.Mos i hidhni guret dhe shishet e konjakut :eek: .Dua te flas edhe me Angel.Apo s'flet dot i shkreti?
-Te flase edhe me nje kembe tha Ema.Eshte bere nje dore njeri.
-Nuk kuptoj se c'donte Danae dhe Arphaxad ne krye te turmes.-tha Jula-qe vertete nuk e kuptonte pse vajzat kishin dale ne krye te atyre halabakeve.
Dikush i ka paguar edhe mire-mendoi ajo.
po cili?

-Ema,kush mund t'ju kete inatin prej kohesh?Ke ndonje ide?Ndonje mik/mikeshe e danese dhe Arphaxad?
-Jo-tha Ema-fare dhe nderkohe degjoi telefonin qe tringellinte.
...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

...-Qorreeeeeeeeeeeeeeeee :eek: -pse s'ma ngre-uleriti Kordselja- e shkreta ishte ngjirur duke thirr nga ana tjeter e rruges ku qe bari po te gjithe ishin ne diskutime dhe asnje nuk ia kish vene veshin-Duhet me u mor ne celular edhe ne nje distance 4 korsish, rob interesant.
-He moj,-foli Ema- kaloje rrugen dhe ec me thuj..
-Joooooooo, nuk luj, ketu eshte nje prej gureve qe ka bo rrikoshete :eek: , ka qene i pari qe kane gjujt ke xhami dhe xhami kish bo rezistence, nuk po e kap me dore qe te mos prish shenjat e gishtave po se ca esht' mbeshtjelle rreth tij...duket si nji leter me ngjyra me ca gjojna si akrelike... :eek: ...ec shifeni vete po deshet.
Ata u sulen te tere njeheresh dhe makinat qe ulerisnin borsih si te cmendura...trafiku u bllokua. :eek:
 

jula

Primus registratum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

In seguito al comunicato della nostra rappresentante della CGIL Bologna circa il mancato rispetto degli articoli 1-18 del Statuto dei Lavoratori nei riguardi di Blendi Che #23, il partito indice una grande manifestazione di protesta davanti a Corte Isolani. /pf/images/graemlins/laugh.gif


I doni ato xhamat qe ju kane mbetur apooo?
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

-E mora vesh.Jam atje per 20 minuta edhe mos bertisni kot.
Ema mbylli telefonin me inat.
Urrente kur i flisnin me ton urdherues,sikur t'ja kishte ajo fajin per ate qe kish ndodhur ne mengjes.
Godfather e priti me kembet e parme.
-Me blendin ishe?
-Me Blendin?-pyeti Ema e habitur duke pare Paperinen me inat.Edhe kete here s'paska ndejt pa folur,mendoi me veten.
-Prit te hyj brenda njehere-tha ajo.
...
Presidenti vinte rrotull neper lokal.Ema e pa me bisht te syrit.
-Miredita-tha ajo.
-Ku eshte Angel?-pyeti Presi .
-Iku ne shtepi me Mistrecen-ishte i shokuar.
-I shokuar posi.See e kane sulmu nje tufe me goca edhe na qenka shokuar.Gjithsesi kur ta shohesh thuaji se s'ka nevoje qe te vije akoma ne pune.Eshte i pushuar!
Ema shtangu.Nuk diti cfare ti thoshte.Dhe s'mund te mbrohej.Gjithnje Angel kombinonte ndonje gje,por kete here s'kish qene faji i tij. /pf/images/graemlins/frown.gif
-S'mund te rije per hater tim Pres?
Gofather nenqeshi.
-Jo,miss Blenda,as per hater tend s'mundet.
Meqe ra fjala.Na kish rene damllaja ne qe shkon edhe therret armikun per riparime?-u hodh Godfather,dhe Ema ndjeu ironine ne fjalet e tij.
-Aman ju cuna.
Sa erdha s'me late kohe te flas.
Fallen kish ardhur ne orar,per kete pyesni papin.Pastaj kishin ardhur te pire danae dhe arphaxad me nje turme djemsh adoleshente.Kishin hedhur gure dhe shishe.Gjithcka ka ndhodhur shpejt.Nuk ka patur mundesi mbrojtjeje.
Une nuk desha te shqetesoheshit.Prandaj thirra Blendin.Patsaj ju e dini se ai punon mire.
-Cfare kerkoi si shperblim Blendi?-pyeti Godfather.
-Asgje-genjeu Ema-dhe ndjeu se u skuq ne fytyre.Me tha se e beri ne shenje miqesie ndaj nesh.
...Presidenti nuk fliste.Shikonte here Paperinen,qe s'i kish treguar asgje e here Emen qe kushedi c'' kish premtuar atij poetit rezistencialist.
...
 

Blendi

Primus registratum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Ai i verdallisi te gjitha nje cope here neper koke. Xhamat e thyar, thirrjet urgjente. Shfrytezimin e respektit te ndersjellte per ti kerkuar riparimin e xhamit. Hedhja menjehere tek shperblimi kur ai as e kishte cuar ne mendje. Darke me Mistrecen. Mungesa e meshkujve te kesaj mejhaneje. Dicka gatuhej, po nuk po i binte ne te. Do ksihte shpresuar qe Ema t'i kishte thene hapur. Me gjunjet qe i dridheshin nga kapitja vajti te Rezistenca. Po te me kerkoje njeri u thoni se jam ketu brenda. Nuk dal me, po te duan te hyjne. Pastaj u degjua edhe nje "...qeveri muti" e then ndersa po mbyllte deren pas vetes.
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] ...-Qorreeeeeeeeeeeeeeeee :eek: -pse s'ma ngre-uleriti Kordselja- e shkreta ishte ngjirur duke thirr nga ana tjeter e rruges ku qe bari po te gjithe ishin ne diskutime dhe asnje nuk ia kish vene veshin-Duhet me u mor ne celular edhe ne nje distance 4 korsish, rob interesant.
-He moj,-foli Ema- kaloje rrugen dhe ec me thuj..
-Joooooooo, nuk luj, ketu eshte nje prej gureve qe ka bo rrikoshete :eek: , ka qene i pari qe kane gjujt ke xhami dhe xhami kish bo rezistence, nuk po e kap me dore qe te mos prish shenjat e gishtave po se ca esht' mbeshtjelle rreth tij...duket si nji leter me ngjyra me ca gjojna si akrelike... :eek: ...ec shifeni vete po deshet.
Ata u sulen te tere njeheresh dhe makinat qe ulerisnin borsih si te cmendura...trafiku u bllokua. :eek: [/qb]
-Ema vrapoi jashte.Ja kishte patur friken atyre te dyjave,qe atehere qe ishin bashke per kafe tek Corte.
-C'eshte moj?-pyeti Ema?
Ishte nje si cope pelhure,e mbledhur me fije flokesh,me ca fije te kuqe,me nje leter te mbledhur e te shkruar.
-Mos e prekni-uleriu Presidenti.
-Duket qe jemi njerez te mire-foli Ema.Magjia s'ka prekur as oborrin e lokalit.
Ja kishte inatin Presidentit.Sapo i dha lajmin e pushimit te Angel,nuk i foli me.Ishte e merzitur.Angel ishte ca i papergjegjshem po sihte djale i mire,e mbi te gjitha ishte vellai i saj.
-Sikur ajo shushka,Paperinka ben me shume se Angel.Kot rri tere diten,vetem se ka shoqeri me Godfather rri ketu.Bote inetresi-mendoi,ndersa Kordelja me Presidentin digjnin ne nje zjarr te madh Magjine.
...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

.........e mjeraaaaaaaa-murmuriste Kordelja-edhe nga keto s'kisha bere ndonjehere.
Edhe ajo e adhuronte zjarrin sikunder Maria tek LIBRI, edhe pse nuk kish patur te njejtin raport si heroina e Romanit me te.Ne fakt ky zjarr digjte shume, shume fort....kish filluar ta ndjente shume nxehtesine keto kohe.Kush e di perse qe bere aq e ndjeshme...mbase e kish fajin ndonje mungese e paarsye, ndoshta e kish fajin pranvera.
-Eh moj Ema, c'me bere te bej, s'e kisha imagjnuar veten ne te tilla rrethana, nejse une e Presi do e rregullojme kete pune.
..............................

Jete e hedhur ne celuloid dhe dy pale sy te kthjellet e te thelle perqendruar mbi ate flake gelltitese.Atyre syve nuk mund tu mohohej aspak zotesia per te depertuar e ckurdisur te kurdisuren.Ishin me prane Zotit me ate kthjelltesi sysh.Vete qielli ishte i ngjashem...ne kthjelltesi....

.............................

U degjua nje kercitje e dicka ndryshoi rrjedhen e flakeve........ :eek:
 

Anasykaltra

Primus registratum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Si asgje-turfulloi Mistrece-qe sapo u kthye nga shtepia ku dhe kish shoqeruar Fallenin qe gati sa nuk qante nga deshperimi, jo per burrerine e cenuar sic pohonte ai nga zemerimi-duke share pare e mbrapshe, por me teper per vendin e punes qe e dinte si vdekja se nuk do ta rimerte me.-presi e pa me seriozittin qe e karakterizon dhe qe ne ate mom arriti kulmin,syte i ndricuan
-Ja dhe guri im i fatit ,sinqeriteti nr 2 tha ai nen ze duke pareme ton qortues Emen qe nje njgyre i shkonte nje ngjyre i vinte.
-Ti nuk mund te besh premtime per darka jashte me emrin tim dhe c'eshte me e bukura na i kishe dhene dhe nr e tel atij.

Nderin per xhamin e thyer ja kerkove ti,-ti tani edhe jepja shperblimin ashtu sic do ti tja japesh tha Mistrece e nervozuar.
Ema duke e pare me deshperim i beri nje shenje te qetesohej:- S'kish asgje te keqe ne fakt te haje nje darke me Blenxhon dhe aq me teper qe ajo dyshonte se ai kishte gisht ne te gjithe kete,-pohoi ema duke u munduar te spjegonte arsyet e saja per ti kerkuar ndihme,
-dhe shtoi- mu duk e aryeshme keshtu per te pare reagimin e tij e nga kjo te nxirrja ne kish gisht apo jo,-po dhe te me perdoresh mua-uleriu mistrecja.
-Qetesohu,-i bertiti Presi qe me sa dukej e hengri genjeshtren e sajuar aq bukur te Emes.

Godfather mori poshte krahut Mistrecen e vogel duke e pyetur per gjithshka kish ndodhur ne mengjes,-papi dhe te tjeret mbeten goje hapur se sdinin cte thoshin.
Presi i vinte rrotull Emes me duart e kryqezuara nga pas kurrizit dhe vazhdonte ta shihte me dyshim.
Ne nje tavoline me tutje Mistrece mundohej te shfajesonte Fallen ne syte e Goodfather qe te bindte Presin te mos e pushonte nga pune...
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Ne bar ishte bere rremuje.
Ne nje tavoline ishte Presidenti me Kordelen qe flitnin nen ze.
Godfather ish mbeshtetur tek banaku dhe me sy i fliste Paperines.
Ne ajer perhapej "Per averti"-e celentanos.
Ema qendronte mbeshtetur tek dera e lokalit.Diku ne mes te oborrit kish mbetur hiri i zjarrit te shuar.
Pa koken e kuqe te Kordeles dhe kujtoi Marine.Pati ndjesine se kish humbur dicka(apo dike).Thelle ne shpirt e dinte se tere ajo dite do i rremonte kujtesen per keq,por zeri i Dolores nuk e la te mendonteme shume.
-Je merzitur kukull?-i tha ajo.
-Kordele te befsha gropen-mendoi Ema,kane filluar te theriten te gjithe kukulla mes njeri-tjetrit.
-RRofsh qe erdhe Dude.Nuk kam as Moniken-foli Ema.
Aty e ndjeu merzine ti varej neper floke si nje oktapod gjigand.Ndjeu se tingujt e kenges ishin fashitur pas zhurmes se ekspresit.
-Hajt te pime nje kafe Dolores.Pastaj te tregoj gjere e gjate.
U ulen ne tavolinen ne cep fare,ate te preferuaren e Emes.Nga aty i shihte te gjithe.Ca rreze reflektonin mbi tabllen e papastruar perpjekje per pranvere.
-Perpjekje per pranvere-tha Ema me gjysem zeri.
-cfare Ema?-tha Dolores.
-Asgje,asgje...thjesht po mendoja...
-Per ke?
-Duhet te jete patjeter "dikush"?
...
-Ema,duhet ta harrosh Hirkon-tha Dolores-Ti e di se ai ka nje jete tjeter tashme.e di edhe se i je jashte,pa asnje mundesi rifutje.Ti je pjese e te kaluaraes per te.Dhe po keshtu duhet te jete per ty Hirko.
-E di-tha Ema.E ka fajin zjarri...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

-U pervelofsh- ishte nje SMS i derguar nga Kordelja aty per aty.
Ema shtangu, gati gati e ndjeu djegjen neper trup, flake te pameshirshme qe nuk meshironin deshtaket, flake te kthjelleta qe digjnin vetemeshiruesit.
-Sa keq-mendoi- a thua jetoj me nje iluzion flakendjelles, sa do doja te ish ndrsyhe....perse jam gjithnji objekt konfrontimesh, perse nuk mund te jete jeta nje liber.Ah po, Zotat e dine qe ne do lexonim prologun para se te lexonim episodet....mbase kemi marre ate qe kerkojme....mbase duhet luftuar per te pasur ate qe do, luftuar per te mbivleresuar ate qe s'e patem dot kurre.Mbivleresimi....mbivleresimi....vetemeshirimi....
...............
Keto i verdalliseshin ne koke Emes....dhe sigursiht trupi qe i ndizej nga ato flake imagjinare.....
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

-E ka vendosur-tha Ema,ndersa Mistrecja e shihte me sy te cakerrisur.
-Si e vendosi,?-belbezoi-po une mendova se... /pf/images/graemlins/frown.gif dhe syte ju mbushen me lot.
-Mos u merzit-foli Ema.Angel do ta punesojme Zhigolo tek Plaka e Billit dhe nderkohe do e veme te punoje me Julen per te gjetur se cili i ka paguar ato te dyja per te na hedhur bomben ne lokal.
-Cilen bombe moj?-pyeti Mistrece
-Ja kete qe ndodhi sot-tha Ema duke pare me inat Presidentin.E ka koken me te forte se muri-mendoi me vete po ka per ta pare.Pa ndihmen time lokali merr fund.Keto mendoi ndersa u kthye per te dolores qe e priste me sy qortues ne tavolinen e cepit.
...
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Dolores kishte dale dhe i kish lene me vete nostalgjine per kohet e shkuara.
Mendoi per Kordelen.C'do jete duke folur akoma pas tri oresh me kete qypin?-mendoi.
Nuk kishte shume kohe ta priste.Duhet te dilnin patjeter.Donte ajer.I mungonte ajri,dielli i pasdites,qetesia.
Mori xhupin dhe pa pershendetur njeri doli vetem.Kohe per veten,mendoi dhe nderkohe e dinte mire se do ta gjente veten duke u perlotur poshte ndonje peme.
...
 

Anasykaltra

Primus registratum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Mos u merzit,-Tha Mistrece-se ashtu ben ai si duro po nuk eshte aq i keq e ka per te miren w Fallen qe te behet i pergjegjshem dhe ti veje gishtin kokes,
-me te vertete mendon briti Ema-
-po moj ai nuk e hoqi ateher kur mungonin nga kasa gjithe ato lek jo me tani,as atehere kur ai ne vend qe te ishte ne pune shkoi matane tek rezistencialistkat duke i bere ledhe,....jo me tani.
E ben per tu dukur ta them une se ma tha Godfather se do ta mari prape pas disa ditehs se perndyshe ai le nam hyn ne borxh deri ne fyt dhe ke palka jone nuk vete...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

....u ndje kercitje e lehte mbi nje copez xhami.Kordelja ktheu koken.Nje driteze e forte iu refktua fortzai ne sy.Ishte nje mini-kaleidoskop, nje mini-ylber.Aty sapo kish kaluar Ema por dicka kish lene nga pas.Kordelja u cua, xhamat kercisnin nen kepucet e saj elegante.Ah kjo eleganca dhe keto xhama te thyer....sa pa kuptim... /pf/images/graemlins/frown.gif ...U ul lehtazi mbi ate copez qe shkelqente aq fort dhe ku rrezet e fundit te diellit qe paralajmeronin muzgun kishin krijuar ate mini-ylber.
-E pamundur- pershperiti ajo-vertet nje pike loti te krijoje kaq shume ngjyra mbi nje copeze xhami te thyer.Iu kujtua dicka me shume, por nuk ish koha te mendonte per veten.Ai kuader aq i brishte dhe i lakuar aq fort e kish hutuar dhe ajo nuk kuptonte qe qe mpire duke veshtruar ate larmi ravijezimesh, ngjyrash, kishte ndjenje...
-Eshte zgjedhur qysh ne fillim pozicioni i gabuar i lokalit-mendoi Kordelja-perendimi nuk eshte i mbare....
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

o Ema po mire si na vajti dem gjithe ai shpenzim mu ne sheshin kryesor te albforumit? Nejse si eshte F.(Fakir) Angel e mori veten nga shokuuuu apo po e ngushellon ndonje infermjere e zonja me ate terapine intime /pf/images/graemlins/tongue.gif . < me sqaro me PM >
Sa per Blendin i thuaj se Ana do te paguaje ne natyre sapo te kthehet ne Bologna... /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Ema pa nga larg Xox dhe vrapo drejt tij
-Xhaxhi traktoristiiiiiii!
-Teta edukatore tha xox i mallengjyer ndersa perqafoi Emen.
-Po he more horr,u ktheve-pyeti Ema.
-Epo u merzita edhe andej,me mori malli per mejhonen.-Xox uli zerin:-Me tregoi Angel per dje.Ishte merzit qamet.
-Hajt mo,iku ai muhabet-ja beri Ema-qe s'deshi ta jepte veten aty ne oborr te lokalit.
-Pime nje kafe edhe flasim-tha Xox.
...Nderkohe qe moren kthesen per ne lokal degjuan ca zera qe therritnin me te madhe:
-Moj shoqe,ore shok,ndaloni ju lutem,nje informacion!
Ema dhe Xox u kthyen te habitur.Kur c'te shihnin:perballe i qendronin dy police te djersitur qe me zor mbanin kapelet dhe barqet e renduara e te fryra.Po s'ishin ata cudia.Cudia ishte se ne mes tyre sa nje bina ndohej nje gomar ngjyre hiri me nje pulle te madhe te bardhe te koka.
-Po ky c'eshte more-pyeti Ema e habitur.
-Polic teta-u pergjigj Xox.
-Policet i dallova,po pyesja per gomarin-tha Ema
-Ne fakt per gomarin po donim te pyesnim neve-tha njeri prej policeve.
-Cfare-ja beri Ema
-A e njihni gje kete gomarin ju te dy?
-Jo-tha Ema(dhe me vete i vinte per te qeshur).
-E gjetem qe kulloste andej nga liqeni edhe po pyesim gjithandej po askush s'e njeh.Nuk ka as emer dreqi.Na e hidhte kokrren e lotit se s'po gjente familjen.
-Mos na e kane cuar ata te Rezistences per ndonje sipunazh kete gomarin?-pyeti Xox.
Ema nuk foli,iu afrua gomarit dhe diku afer ballit mu aty ku niste e bardha e pulles dalloi nje Mikrochip te vogel.
-Nuk eshte i yni-tha pastaj.
-Cojeni nga ka ardhur,lokali i pare djtahtas.E dalloni pernjere se ka porte te kuqe me draper e cekan te vizatuar.
...
Policet u nisen te merzitur drej Rezsitences kurse Ema mendonte me vete se dicka nuk shkonte vertet.Ishte shenja e dyte per dy dite.Dje gjullurdia me xhamat e thyer,sot nje gomar qe ka humbur babain:D!

-Hajde xox te pime ate kafene se po na bejne syte kohet e fundit-foli Ema...-Eja dhe me trego si ja kalove ne Shqiperi !

...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Paskan qene polica te Antikontrabandes se keta tanet jane barkthate /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top