Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Tetor tiranas


Na jane mbaruar fjalet.
Buzeqeshja ka mbetur ne mes te udhes.
C'te bejme?
te shkojme a te mos shkojme per nje kafe
ne pallat te Kultures?
Tavoline e zakonshme
tej dritares qyteti vishet ne muzg.
nje gote uje per te dy,
kafja jote mbetur pergjysme,
imja pire me fund.
pergjysme, pergjysme, pergjysme,
fjala,
buzeqeshja,
ledhatimi,
si dy shina paralele perjetesisht te privuara nga ndarja,
perjetesisht nga takimi.
Sa here t'i puthja syte e bukur,
papritur binte briri i kushtrimit.
Kohe e ashper :
Ne qe ishim aq te etur per njeri-tjetrin
te ndare na duhej te vdisnim.



Bardhyl Londo
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

thekissm.jpg
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Puthja e fundit

Pjesa e parë



Eu, përnjëmend i vdekuri mund të vritet edhe nje herë,

dhe i gjalli të vritet e pastaj te debohet!



Ishim mbi tre qindë veta të fshehur në një luginë, ku gjarpëronte një përroskë e kthjellët dhe gurgulluese. Natën bënte ftohtë, nuk mund të flinim,por dremisnim. Disa kilomatra larg nesh luftohej pa pushim. Në terr gjuajtjet rraloheshin, herët në mëngjes vazhdonin me tërë ashpërsinë e vet. Unë kam pirë vetëm ujë, disa hanin edhe gjethe! Sot ra një shi i dendur. Fillimisht na mbronin gjethet, një copë herë më vonë ato nuk e mbajten dot peshën e shiut. Uji i pijshëm i përroskës u turbullua. Vdiqën pesë foshnje dhe tre pleq. Të gjithë ishin të dërmuar dhe të rraskapitur. Jeta nuk kishte më kuptim. Përpiqeshim të fitonim ca orë, apo ditë, mirëpo vdekja ishte e paevitueshme. Me mbulesa të plastikës i mbuluam fëmijët dhe pleqt, shumica vuante nga ethet! Cdo ditë varrosim pleq dhe fëmijë; me shkopinj dhe duar i bënim varret. Xha Zeneli, një plak në moshë të shtyrë, tërë kohën fliste në delir, Blerimi , një çun i ri, tallej me të pa pasur respekt. Ai e quante plakun " zotri idiot "!

Pas çdo granate që pëlciste afër nesh vraponte xha Zeneli në atë drejtim:" Po na hedhin bukë, po na hedhin ushqime…" thoshte dhe kthehej përsëri, tundte kokën dhe shtonte i zemëruar :" Edhe një gropë të madhe bën qafirat! Edhe një varr për ta!"

Babai rrëfente pa pushim; në fund thoshte gjithmonë se do ta mbijetonim… Mëparë nuk na kishte folur kurrë për fenë, tani cdonjëri fliste për Perendi dhe parrajsë! Babi fliste aq bukur për parrajsin sa që tanimë nuk kisha frikë nga vdekja. Kisha drojë më tepër për vëllaun tim. Ai i kishte katër vjet, unë kisha jetuar njëmbëdhjetë vite më shumë. Dëshira ime ishte që së paku ai të mbijetojë. Ideja se familja mund të shuhej më tmerronte! Kisha vetëm edhe një dëshirë: Të mos digjen kufomat tona!

Kur braktisëm shtëpinë dhe kaluam pranë fakultetit filologjik, pash një shok të klasës para shtëpisë të shkallmuar. Ia kishin prerë gjymtyrët dhe e kishin shpërndarë në rrugë. Babait të tij ia kishin prerë kokën dhe ia kishin vënë mbi bark ndërmjet duarve. Dukej sikur e mbante kokën në duar! Kudo gjymtyrë të prera njerzish. Para dere ishte një biçikletë fëmijësh, një top, një laps dhe një abetare. Një orë muri me xhamin e plasur mu në mes. Disa libra dhe fletore i hapte era dhe tërhiqej, pastaj përsëri rikthehej dhe i rishfletonte faqet e tyre. Ca hapa nga dera ishte e shtrire një vogëlushe trevjeçare me shishen e qumshtin në gojë. Rreth qafe mbante një memë të kuqe. Vogëlushen e kishin qëlluar me një plumb në ballë dhe ashtu ishte shtangur me shishe në dorë! Në hyrje të derës një qen pa kokë. Karta të identitetit të grisura, çertifikata të ndryshme, këpucë dhe shumë gjak. Babai bërtiti me zë të lartë meqë kisha mbetur si e ngurosur dhe nuk bëja dot një hap nga vendi!

" Mos shiko, mos shiko atje ", bërtitën të moshuarit.

Unë u shtanga në vend, mbylla sytë dhe u alivanosa!

*

Dritëron, dashnorin tim e kishin dëbuar në një drejtim tjetër, ndoshta e ka kapercyer kufirin. Ai ishte 17 vjeçar. Një ditë para dëbimit bëmë dashuri. Ai thoshte, ndoshta nesra vdesim, dhe e gjith kjo nuk kishte kuptim më! Ai më thoshte se tani jemi në një çmendinë, të braktisur prej njerzve dhe të braktisur prej Perendisë! Unë i mbylla sytë dhe nuk kundërshtova. E afrova duke e shtrenguar pranë meje. Në fund tha:" E sheh çfarë dasme ? Dasmë e zezë në një zezonë! Luftëtarët tanë po shtiejnë, edhe ata tjerët po gjuajnë. Askush nuk gëzohet që u bëmë sot në bodrumin tënd burrë e grua!" U përpoqa ta puthë edhe një here, puthja e fundit , mendova, por mu në atë cast u dëgjua alarmi, britma , vaje , hapa të shpejtë shkallëve dhe të gjithë zbritën në bodrum. Për here të pare i prezantova babait dashnorin tim. Babai i shtriu dorën, madje edhe u buzëqesh. Dritëro u skuq në fytyrë dhe nuk vështroi babain në sy. Tërë kohën mbante kokën e ulur!

Sot bënte pakëz më ngrohtë, ishte një ditë pak para pranverës. Ka muaj që jetojmë me aeroplanë, helikopter dhe granata. Sirenat nuk pushonin. Alarm! Alarm dhe vetëm alarm. Një i hendikepuar kishte mbetur vet mu në mes të rrugës me karrocen e tij! Sirena dhe ngarje makinash me shpejtësi trishtuese. Njerz të pashpresë dhe fëmijë duke qarë! Ushtarë dhe paramilitarë. Policë dhe civilistë të armatosur; tanke dhe topa në rrugë, topa dhe tanke zvarriteshin nëpër qytetin tonë. Në një anë vajtohej, në tjetrën shperthente muzika dhe hareja!

Paradarke u qetësua ca. Madje edhe fëmijët dolën pak në rrugë dhe luanin. " A thua përfundoi ?" Edhe ditën e ardhshme ishte qetë, edhe pse në largësi degjoheshin akoma krismat. U kthyem përsëri në banesa. Dikund në Perendim kishte nisur përfundimisht të peshohej vuajtja jonë. Sot na vizituan shokët e babait. Mami bëri gati për ta vetëm nga një shërbet, diçka tjetër nuk kishte në shtepi, me përjashtim të një thesi miell dhe nje thesi patate! Ata folën për të kaluarën. Ata folën për ardhmërinë. Ata folën për jetën dhe ata folën për vdekjen. Ata folen per UCK-n dhe shpresat! Ata folën për artistët, shkrimtarët dhe politikanët. Qëndrimet e tyre! Përnjemend ata folën për gjithçka: Për Uashingtonin, Berlinin, Londrën, Parsin, Moskën, Pekingin; për Perëndinë dhe djallin dhe folën për fatin tonë të pafat! Ata folën për I.Kadaren, G.Grass dhe A.Glucksman;B.Clintonin dhe Toni Blair, G Schröder dhe J.Chirac. Mirëpo rrudhat nga ballet nuk mund asnjeri t´i fshihte!

" Të presim" , ishte vendimi i tyre përfundimtar. " Ne, nuk do t´i braktisim shtëpitë vullnetarisht...ndoshta na ndihmon NATO!" Aty nga mesnata shkuan në shtëpitë e tyre. Nëna shkoi te daja sepse gjyshja ishte rëndë e sëmurë dhe thonin se nuk do të zgjaste shumë. Ishte një natë e qetë, një natë e kthjellë pranverore. Dritat ishin kudo të fikura. Herepashere degjoheshin krisma. Drita të zbehta shiheshin në ndërtesën përballë nesh. Aty banonin kryesisht oficeret dhe policet. Një puhizë e lehtë i shushuriste lulet tona në ballkon, që, ishin për gjysmë të thara. Ato do të vyshken me ne. Ka javë që nuk i ka ujitur njeri! Thjesht ato nuk ishin më pjesë e jetës sone. Vështrova lart në qiell dhe nisa të lutem. Me kokën e ngritur dhe lotët që më rridhnin faqeve përveç Perendise luta edhe Nënë Terezën. " O Perendi" , thash " ku je ? Vallë nuk sheh këtë vuajtje, këta lot, këtë mjerim të fundbotshëm! Oh Perend…"

" Eja brenda ", më ndërpreu babai, "eja vogelushja ime" ! E pash në sy dhe dridhesha. Sytë e tij ishin të mbushur me lot. Më përqafoi për t´i fshehur syte. E degjova shtrengimin e dhëmbëve. Luli, vëllau im i vogël vrapoi shpejt dhe e zuri babin në gjunj. U shtrimë në divan dhe nuk folem me njëri tjétrin. Lulin e zuri gjumi mes nesh. Tash e disa jave flejmë të veshur dhe me këpucë.

" Më vjen keq për librat ", tha babai me zë të ulët dhe hodhi një shikim rafteve perplot. Unë nuk thash asgjë, madje nuk e dija më se për çka më vinte keq, e për çka jo! Ai mund të thoshte cka te doje, unë shihja para dere apoklipsin, fundin! Nuk mund assesi ta mirrja me mend se dikund ne bote te rinjet e moshes time argetoheshin dikund me muzike dhe drita neoni.Ne i mbyllem syte dhe bëmë sikur flenim. Përjashta bërtiti dikush me një altoparlant:" NATO nuk do te kete guxim, dëbimi duhet të përfundohet…pa dhimbje, pa mëshirë…kjo është mundësia jonë historike…!"

Nga rrethet tjera gati ishin debuar te gjithe. Cdo dite na vinin lajme trishtuese. Unë mundohesha të mendojë në ditë të mira dhe sillesha here majtas e herë djathtas. Gjumi nuk më zinte. Heret në mengjes u dëgjua oshëtima e rrotava të makinave të blinduara. Policë , ushtarë dhe paramilitare zbritnin nga kamionët ushtarak. Radhën e kishin ne!
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Puthja e fundit ~

" Jasht ", bërtiti një oficer dhe e përplasi derën. Kur babai u përpoq t´i thojë diçka ai e goditi me revole në ballë dhe e rrëzoi përtokë.

" Brenda pesë minutash nuk dua ta shohë këtu askend", tha ai në mënyrë agresive dhe me zë të lartë. Pastaj u ngjitën rrëmbyeshëm shkallëve përpjet.

" Përjashta ! Nuk dua ta shohë më asnjë shqiptar këtu!", i murmuroi fqinjeve tanë. Ishte ora gjashtë e mëngjesit. Mijëra veta ishim shpërndarë në të gjitha drejtimet. Ne na detyruan të shkojmë drejt maleve. Babai e mbante Lulin në qafë, gjaku në ballë iu kishte tharë. Traktorë, qerre, makina dhe kolona e gjatë në këmbë. Fëmijët vazhdimisht pyetnin ku po shkonim dhe pse! Ne ecnim kokulur , ishfqinjët tanë duartrokitnin dhe këndonin!

Xha Zeneli na nervozonte me qeshjen e tij të neveritshme. Ai me bastonin e tij ishte udheheqes i kolonës.

-" Ky është dëbimi ynë i katërtë, i pestë apo i dhjeti në këtë shekull, mirëpo ky do të jetë dueli i fundit me barbarinë! Forcë dhe përpara! Kini besim", tha ai.

" Ne do të kthehemi prap!" Askush nuk i vënte veshin fjalëve të tija, askush nuk i përgjigjej. Për çdonjërin ai ishte i çmendur, në fakt edhe ishte i tillë. Për çudi në fjalitë e tija të çmendura kishte diçka elegante, diçka diferencuese nga të tjerët!

~

Sot Luftëtarë e Lirisë na sollën bukë. Në një kalë i kishin sjellur pesë thasë dhe ikën menjëhere duke shtuar se duhet sonte natën të jemi gati se do të na përcillnin drejt kufirit në një vend më të sigurt! Disa iu bashkangjitën, disa thanë jo se vetëm lufta paqësore e sjell lirinë. Madje njëri tha se per fatkeqesine tone nuk i kishin fajet ata, por këta, tanët!

Në muzg u dëgjuan zërat e disa ushtareve. Gratë ua lidhën gojën fëmijëve me facoleta. Ata bisedoni atje lartë dhe qesheshin me zë të lartë, kur befasisht gjëmoi një granatë afër nesh. Z. Zeneli përsëri vrapoi në atë drejtim duke bërtitur. Zëri i ushtarëve nuk u dëgjua më. Pas gjysmë ore na rrethuan. Pas kondrave shihja mrekullueshem perendimin e diellit. Një visore të tillë nuk kisha përjetuar kurrë. Vështroja perendimin e diellit ndërmjet lisave të gjate dhe ndjehesha aq e dëshpruar se një bukuri të tillë përjetoja pikërisht në çaste të tilla.

*

" Ah, Z. mjek", tha oficeri. Ky ishte fqiu yne, e njohem menjehere.

" Ejani këndej, ju do të jeni mysafirë të mi! Burrat në atë shtëpi, atje!, bërtiti ai ashpër. " Gratë atje!" dhe tregoi me gisht. " Dritat mos i fikni dhe numroni të gjithë!"

"Siurdhëroni Z. major" tha një ushtar dhe shpejt iku.

" Ejani", i tha ai babait. " Ju e keni dashur gjithmonë teatrin. Sot do ta përjetoni tagjedinë greke, një dramë nga antikiteti. Sot dhe këtu do ta përfundojmë!"

Vëllau im iu ngjit babait për qafe dhe e fshehu kokën. Këmbët e tija vareshin deri te rrypi i tij dhe kishte të veshur vetëm një këpucë! Tjetren e kishte humbur.

Ecëm pas tij, si dy mumi, të cilat pas mijëra vjetësh gjum ishin ngritur befasisht dhe tani arkeologu do t´i varroste për së gjalli!

- " 285 veta. 80 gra, 150 fëmijë, të tjerët meshkuj të moshave të ndryshme ", tha një ushtar dhe e mbylli derën.

Ishte një zyrë e improvizuar. Mbi tryezë ishte një makinë shkrimi, shumë letra, një laps, një vulë dhe në mur një portret i kryetarit të tij i cili na zgërdhihej me përbuzje. Tre ushtarë bënin roje para dere. Jasht dëgjohej piskama e fëmijëve dhe vaji ankues i grave!Ne tre rrinim kokëulur. Ai e mori automatikun në dorë dhe doli përjashta.Një copë herë më vonë u fut një ushtar dhe iu drejtua babait:" Zotri mjek, më dërgon majori si shkues, ai dëshiron të martohet me bijën tuaj!"

Babai e tundi kokën i mbylli sytë dhe buzët i dridheshin.

"Jo... jo, kurrë,... " tha ai me një zë që i dridhej dhe ia plasi vajit. Edhe vëllau im ia nisi të qajë. Për herë të parë në jetë po shihja babain duke qarë. Duke qarë si një fëmijë. "Kurrë", përsëriti ai vendosmerisht. Ushtari doli jasht. Për disa orë nuk erdhi askush. Vajtimet e grave futeshin ne zyrë si nga një çmendinë. Herë pas here dëgjoheshin edhe të shtëna. Unë lutesha pa pushim. I lutesha të gjithë profeteve. I lutesha Krishtit, Muhametit dhe I lutesha Budës. Gjithë Perendive që i njihja me emër: egjyptase, greke, e romake…

" Të harruar nga Perendia, të braktisur nga njerzit ", mu kujtuan fjalët e dashnorit tim.

Ushtari u kthye përsëri.

-" Majori thot se ju nuk e respektoni sa duhet dhe si duhet. Mirëpo ju mund të zgjidhni: do ta dhunojmë djalin dhe do ta presim, ose ju pajtoheni që ai ta marrë vajzën tuaj. Ai e ka seriozisht, don te martohet!", dhe u buzeqesh me ironi.

-"Jo, jo , " tha babai...", ju lutem më vrani mua, mirëpo leni fëmijët...ju lutem, ju lutem si Perendise!

Ai rraptonte me këmbë, dridhej si në ethe dhe i mbuloi sytë me dy duart. Unë isha bërë si një shtatore. E pashpirtë. E ftohtë dhe e ngurosur. Kufomë. Shikoja në këpucë, flokët e mia ma mbulonin fytyrën. Ky ishte fillimi i fundit. Tani më erdhi fundi, le të bëhem pluhur, le të përfundojë, le të vdesë dhe basta! Ia shtrëngova dorën vëllaut tim, kisha nevojë edhe një here ta ndjejë ngrohtësinë njerzore. Ai ishte mbledhur kruspull dhe nuk shikonte njeri. Ushatri doli përsëri. Me babain dhe Lulin i shtrëngonim duart.

Helikopter dhe granata. Alarm. Qindra ushtarë ikën në të gjitha drejtimet e mundshme në panikë. Luftëtarët tanë sulmuan befasisht. Shfaqeshin si shqiponjat nga mali dhe tërhiqeshin. Prapë dilnin si Gjarpëri nga rrasat e shkëmbinjëve. Sulmonin dhe tërhiqeshin për tu shfaqur përsëri.

Tani pranë nesh dëgjoheshin edhe fjalë shqipe.

" Florin, kujdes...prapa...pas shtëpisë,...erdha...u plagos , Bekimi .me ndihmoni...me ndihmoni ju lutem." U degjua nje ze i dhimbshem, trishtues i përzier me vaj.

Shqiponjat u tërhoqën. Pritje të rislumonin si gjarpër. Zemra na gufonte nga krenaria. Shihja para vete unifromen e tyre të bukur me shqiponjen ne krah. Cizmet e tyre, marshin vendimtar dhe vendosmerine e tyre! O Zot, paçin uratën!, thash me vete.

Tri rojat rrinin të strukur e të frikesuara pranë dritares sonë dhe tymosnin njërë pas tjetrës.

Më vonë u rralluan ca të shtënat.

-" A ç… ndonjë..." pyeti ushtari me flokë të gjata.

-" Po " , tha ai me mjekërr, " ate bionden, po ti ?"

-" Unë e dhunova ate bastarden me flokë kaçurrela. Shiko si më ka gërvishur."

- Po çka do të thojë gruaja yte?"

-" Ah, të lutem, kjo është luftë, ne luftojmë me të gjitha mjetet, ajo do të jetë krenare me mua"!

-" E ke parë si ju vjen era, prandaj nuk kam mundur ta bëjë", tha i treti dhe e hodhi cigaren tutje.

-" Aq më bën, këtë e kam ditur gjithmonë, këtë e kam dëgjuar qysh në shtëpi. Të zhduken këta është një vepër e mirë. Këtë e tha edhe popi dje kur i bekoi tanket tona! Këto kafshë kundërmuese! Kur u nisa nga shtëpia babai më tha:" Kthehu si një hero biri im! Vraje çdo gje që lëvizë apo zhagitet mbi tokë! Sa më shumë fëmijë të vrasish, aq më pak shtohen ata!"

Ai me mjekër e ndezi një tranzistor të vogël.

" Ndalu , dëgjoni!" , " dëgjoni ", përsëriti ai nervoz.

Asnjëri nuk foli më. Ndonjëherë përshkak të shtënave zëri i radios nuk dëgjohej mirë

" Problemi me shqiptaret në intersin tonë nacional...shtetror...nuk është prej dje....në Mesjetë një rol të madh...disa qindra mijë shqiptarë nga trualli ynë...Ne kemi...,dëbimin masiv...psikozë...kushti i parë...Në fillim fshatarët...pastaj qytetet ...ndezja e shtepive...dhunime...."! Ju dëgjuat pjesë nga projekti shkencor nga profesori i filozofise V.Cubriloviç, tha folsja.

" A dëgjove ?

"Natyrisht, pikërisht këte e bëjmë ne! Unë jam vërtetë krenar! Më në fund albanerfrei! Cdo presje duhet respektuar!"

" Ne i kemi edhe tre projekte shkencore për dëbimin e tyre ", tha mjekrroshi.

" E di ", bëri shenjë me kokë ai me flokë të gjata, " e kam mësuar në shkollë!"

Nuk do të përfundoj kurrë, të shtënat sa vinin e rriteshin, pastaj pushonin, pastaj përsëri me tërë hovin e vet. O Zot , këtu një bombë! O Zot një granatë të lutem…te lutem ...

Asnjë minutë nuk pushonin. Rafalet, thirrjet e ushtareve, eksplodimet ofshamat, sharjet...As Oshetima e granatave nuk ndalej. Po zgjaste shume, zgjatja të tmerronte. Une deshiroja nje granate ne kulmin tonë. Sigurisht këtë e dëshironte edhe babai. Mirëpo ajo nuk vinte…! Thjesht ajo nuk dëshironte të vijë. Dritaret dridheshin mirepo ato pëlcitnin larg nesh. Ushtaret vrapuan shpejt me kova per ta fikur zjarrin. Ata e shanë Zotin, Perendimin dhe Shën Mërinë.

" Do ta paguajnë, mos u brengosni ", bërtiti dikush me një zë të trashë.

" Pushkatoi njëzetë veta, pushkatoi sa të duash, gra apo fëmijë, kemi humbur shumë ushtarë. E kanë goditur kazermën terroristët. -"

" Siurdhëroni z. kapiten ", tha zëri tjetër , " me gjithë dëshirë.!"

~

Oficeri e goditi derën me çizme dhe tha: " Tani z. mjek fillon akti i dytë. Perdja duhet të ngritet " , dhe i vuri Lulit revolen në ballë.

." Z. mjek ju po përbuzni gradën time ushtarake. Unë dua ta dëgjojë prej jush një " PO". Një "po " me gëzim e hare. Një po me miqesi dhe respekt. Unë jam Zoti yt, unë jam Zoti" , përsëriti ai dhe e tundte gishtin tregues para syve te babait. Unë vendos se a jeton ti apo jo. Une vendos se kush jeton e kush ngordh!"

Babai nuk tha asgje. Ai i shtrëngoi Lulit dorën dhe këmbët i dridheshin. E dija drojën e babait. E dija drojën e tij. Frika më e madhe e tij ishte të na vrisnin ne, e ai të mbetej i gjallë!

" E sheh gati mesnata, shiko, unë nuk mund të flejë, çdo natë duhet të luftojë kundër terrorristëve. Nuk patëm kohë ta përfundojmë këtë pjesë teatrale", tha oficeri .

" Heshtjen tuaj e konsideroj si shenjë pajtimi tha ai. Pra do ta kenaq vetem vajzen tende ..." dhe e shtynte me tyten e revoles ballin e Lulit! Babai dhe Luli dënesnin. Ai bëri një shenjë me kokë dhe tre ushtarët u futën brenda. Dy e shtyn me automatikë babain dhe Lulin perjashta, tjetri pastroi tryezën. Makinën e shkrimit e lëshoi në dysheme. Unë isha bërë një njeri i pashpirtë, se po mirrja frymë kufizohej më tepër me mrekullinë. Ndjehesha si një vajzë lakuriqe në një piedestal mu në qendër të qytetit. Zemra më rrahte deri në fyt. Tani e kisha radhën unë! Ai ma shqeu fustanin, mi ngriti këmbët përpjet dhe tha: " Në emer të kombit tim të shenjtë vazhdoj luftën…"

Mundohesha të mos nxjerrë zë përjashta, druaja se babai e Luli do të dëgjonin. Shtëngova dhëmbët…o Zot, kjo bishë e egër, ah …kjo shtazë karpatesh…!

Kur erdha përsëri në vete pashë një ushtar që urinonte në fytyrën time.

" Z. mjek, është zgjuar...ejani brenda !", tha ai.

-"E shihni mundet edhe pa ujë. Ujin duhet ta kursejme, tash jemi në lufte! E shihni, ne njohim mënyra më të mira se ju "!"

U ula në një skaj dhe mundohesha t´i mbulojë këmbët me fustanin e grisur. Babai më përqafoi. Krejt trupi më dridhej.

" Këto vajza sot ç.... edhe me dhjete vjet ", i tha ai babait gjersa e sillte automatikun në dorë. " Kjo kurvë nuk ishte e virgjër!"

Ai e mbylli rripin e pantallonave dhe doli te pragu i derës.

Një telegram, një telegram z. major, u dëgjua një zë nga jasht. Një telegram" , bërtiti ai.

Ai lexoi disa sekonda , ktheu kokën majtas dhe shtoi :" Nxjerrni të gjithë përjashta. Drejtimi stacioni i trenit. Deportimi nr.19/200. Nënshkruar nga gjenerali Pavkovic. Miratuar nga kryekomandanti i forcave te armatosura te APJ z. S. Milloshevic.

Ai u kthye nga babai i bëri disa hapa në drejtim të tij e shikoi mendueshëm dhe tha:" Z. mjek , ju duhet të jetoni, mirëpo si mund tragjedia antike të ilustrohet më mirë me modernen? Prit pak: te themi se ti vdes vullnetarisht. Jo, kjo nuk më pëlqen, ti duhet të jetosh. Ta vrasim kurvën e vogël? Jo, edhe kjo nuk më pëlqen! Po, tash e kam një ide! Po, t´ia presim kokën vogëlushit dhe kështu tragjedia bëhet e përkryer. Ty t´i nxjerrim sytë dhe kështu vejmë një lidhje cilësore me teatrin klasik. Po me vajzën….

Para se ta përfundonte iu afruan pesë ushtarë të cilët mezi merrnin frymë nga vrapi! Njëri prej tyre u fut brenda. Të tjerët u ndalën në pragun e derës.

-" Aeroplanët e NATO-s janë nisur", tha ai dhe shtriu dorën për t´i dorëzuar një letër.

-" Urdhëri i gjenarlit P është ky: " Të gjithë duhet të nisen menjëherë. Brenda një ore duhet të niset treni." Të shpresojmë se do ta qëllojnë trenin. Nëse jo ekspertët tanë janë duke menduar ndonjë alternativë. Gazetarët tanë janë duke pritur për lajmin që duhet të përhapet sot", shtoi ai . Ai e dëgjoi me duar të kryqëzuara na hodhi një shikim neve , i ngriti supet ca dhe iu drejtua babait: " Rrugë të mbarë z. mjek", dhe i mori babait dorën duke ia shtrënguar.

-" Mëkat! Fatkeqësisht nuk e përfunduam këtë pjesë teatrale. Nuk pati një përfundim teatral, dramatik. Mirë, në rregull, le të vendosë fati, unë duhet ta vazhdojë punën", tha ai dhe u largua me hapa të mëdhenj duke salutuar babain.

Tashti u gdhi. Ishte ftohtë. Gjysma nuk ishte më me ne. Plaku, xha Zeneli , përsëri ishte në krye të kolonës. I vetmi ecte krenar. I pa brenga dhe fishkëllonte! Ai ngriti kokën vështroi gjatë aeroplanët e NATO-s dhe lutej pa pushim:" Ave NATO gratia plena…!", dhe përsëri qeshej nga zemra.Të tjerët ecnin me kokë të ulur dhe nuk shikonin as majtas, as djathtas. Ne nuk flisnim fare me njëri tjetrin. Ishte si një kolonë e vdekur, një kolonë e pander e cila marshonte drejt vdekjes. Dhe përnjëmend i vrari mund të vritet përsëri. Këtë e kam parë me sytë e mi. Dhe përnjëmend po i shoh të vdekurit duke ecur, në kolonën tonë; te vdekurit po debohen, po arratisen drejt varrit, i parapare per te gjallet!

Asnjëri nuk e ngriste kokën për të parë tjetrin në sy. Asnjëri nuk pyeste tjetrin, po ti si kalove ? Asnjëri nuk pyeste sa ishin vrarë, pse kolona ynë ishte zvogëluar aq trishtueshëm dhe sa gra ishin dhunuar?

Sa kishin mbetur brenda ? I kishin vrarë, apo ishin të vrarë, mirëpo të gjallë? Burrat i mbanin për dore gratë e tyre dhe ndonjë fëmijë. Asnjëri nuk kishte guxim ta pyesë gruan e vet:" E dashur , si ishte puna te ju, ne dëgjonim shumë britma që vinin nga salla juaja!"

Apo gratë t´i pyetnin burrat e tyre:" I dashur , po te ju çka ndodhi, dëgjoheshin shumë piskama!"

" Biletat ! Ju nuk mund të udhëtoni falas nëpër vendin tonë", tha një konduktor i trenit. " Shtazë të ndyta ", shtoi ai. Ushtarët dhe policët shikonin dhe qesheshin. U desh të japim çdo gjë që kishim: paratë, stolitë dhe dokumentet personale. Rrugët në drejtimin e stacionit ishin përplotë. Tani e kishin radhën qytetet, mu ashtu si tha folësi në radio! Babai na dorëzoi te një familje tjetër. Ai foli pak me ata njerëz, bëri shenjë me kokë duke e ulur në shenjë pajtimi. Për disa minuta na përqafoi, na i përkdheli flokët, na puthi në ballë, në faqe dhe zbriti. Nuk pata forcë ta pyesja se çka kishte ndërmend dhe ku shkonte. Ishte një kohë e papyetje. Madje nuk pata guxim as ta shikoj në sy nga frika se do t´i shihja lotë. Nuk kisha idenë se çka kishte ndërmend. Disa sekonda para se të nisej treni bërtiti nga jashtë:" Do ta kërkoj nënën", tha ai me zë të lartë dhe treni u nis.

~

Avioni zvarritej drejt Perëndimit. Plaku ishte ulur pranë meje.

-" Cfarë fati, o Zot!, tha ai.

" Pse ? ", Pyeti tjetri që gjendej para nesh.

" Eh, mik i dashur, atje ku po shkojmë isha dy vite. Unë pata punuar, punuar dhe punuar. Jeta është çmendinë! Shumë më e çmendur se sa njerezit kanë dëshirë ta besojnë. Unë është dashur të vdesë atje. Unë isha tetëmbëdhjetë vjeç dhe i bukur...haha", qeshej xha Zeneli.

-"Merre me mend, a nuk është kjo një mrekulli? Dikur patën dashur të më vrasin, sot ma shpëtojnë jetën, haha ", u qesh përsëri dhe i shikoi retë.

"Njerzit, unë i dua njerzit. Popujt, shikoni popujt, unë e dua urtësinë e popujve". U ngrit në këmbë dhe ia nisi të bërtasë në aeroplan:" Miq të dashur, popujt posedojne një forcë rezerve, një gjenialitet të fshehur. Populli e fut dorën në brendinë e tij , kërkon, hallakat, bastisë shpërndan dhe nxjerrë përjashta njeriun e mirë…hahaha…dhe , dhe ", i ngriti duartë përpjetë , " do të vijë koha, do të vijë koha dhe ata do të na kërkojnë ndjesë. Domosdoshmërisht. E mira ngadhnjen gjithmonë. Shtrëngatat nuk zgjasin shumë. Kini besim në mua. Kini besim në ate që ju thot Zeneli plak, " zotri idioti ". " Populli e ka një dore të gjatë, me një dorë e cila prek edhe qiellin nëse është e domosdoshme dhe nxjerre të mirën. Të mirën - dhe megjithëkëtë jetë të fundbotshme ne duhet përsëri me ata të jetojmë si fqinj, kjo është ardhmëria. Fqiu nuk zgjedhet, ate e ke!"

Një burrë e tërhoqi vrullshëm xha Zenelin për pallto dhe ai u përplas në karrige.

" Qepe! Mbylle gojën idiot i mallkuar! , i tha ai pa respekt. Të tjerët heshtën. Ndoshta edhe flinin. Xha Zeneli u qesh përsëri.

Njëri tregoi se ai para nëntë muajve e kishte humbur krejt familjen dhe se kishte qenë mësues. Cdo ditë kishte provuar me një pirun ta nxjerrë familjen e vet nga dheu dhe prandaj i kishin dhënë medikamente të forta.

Stjuardesa na solli drekën. Për herë të parë pas disa javësh na pamë diçka të mirë! Plaku e mori Lulin , vëllaun tim, në prehër, dhe i tregonte gjëra për vendin që na kishte marrë me aeroplan. Qysh katër ditë Luli nuk ka folur asgjë, e as tani nuk nuk reagonte. "Erdhëm!" , tha dikush . Avioni i afrohej tokës. Diku në mes të prillit, aeroporti L. ora 21.00. Një njeri i veshur mirë hyri brenda dhe tha diçka. Përkthyesi e shqiproi. Në emër të Qeverisë Federale na kishte dëshiruar mirëseardhje. Se do të niseshim tani me autobus do të udhëtonim edhe ca orë dhe ai përktheu edhe emrin e qyteti. Ishte disi me Gjysmë apo Krejtqytet ( Ganzstadt) ?!

-" E shihni, njeriu eshte i mire? Kini besim", tha plaku.

Kur Luli i pa policet i rrodhen lotet faqeve. Qante pa zë. U perpoqa t´i sqaroje se keta jane ndryshe, se po na ndihmoje dhe se nuk ishin ata qe na deportuan. Ai nuk kuptonte dot. Ai e shtrengoi ariun e vogel qe e kishte ne dore dhe shikonte pikellueshem. Kete ia dha nje plake gjermane... Shume autoambulanca dhe makina policesh na percillnin ne drejtim te qytetit, ne ate drejtim ku pas javesh do te pastroheshim per here te pare. Veshtroja me xhelozi nje familje te lumtur e cila priste prane semaforit. Nje grua dhe nje burre mbanin dy femijet e tyre per dore. Luli e shtypi hunden ne xhamin e autobusit dhe shikonte me syte e tij te zgurdulluar. Nuk ishte Ganzstadt ( Krejzqyteti ) por Halberstadt,( Gjysmeqyteti )ora 23.00. Ne nje salle te madhe na foli nje minister. Pastaj dikush tjeter. Kishte nje dallim te madhe ne mes te njerezve ketu dhe atje. Dhe te gjithe ishin njerez.Po, po xha Zeneli ka te drejte...Kur ministri tha se ne se shpejti prape do te ktheheshim ne shtepite tona, nuk e besonim fare , mirepo shpresa ishte aty, per here te pare disi e kuptueshme, disi e prekshme. Per here te pare u shikuam ne mes vete ne sy., sikur donim te pyesnim njeri tjetrin :" Valle eshte kjo e mundur ?" Me kete u prekem shume dhe shumica ia nisen vajit. Ne kishim shpetuar, por te lumtur nuk ishim. Xha Zeneli ishte akoma me pantofle. Ate e kishin zene ne kopsht dhe nuk i kishin lene kohe per t´i veshur kepucet.

Te nesermen erdhen shume qyteatre dhe na sollen kepuce, rrobe dhe cka ishte me rendesi , shume lodra per femijet. Ne shikonim si i shkarkonin gjerat dhe i falenderoheshim duke i pershendetur me dore. Shumica i fshinin lotet. Pashë femijet se si shikonin per rreth, me sy krejtesisht te hapur dhe nuk kuptonin me. Lodrat i shtrengonin dhe iknin menjeher duke pasur frike se do tua marre dikush. Une i fshiva lotet dhe shtrengova doren e Lulit .

" Ju falemnderit "", thash ne brendine time, " ju falemnderit o njerez te mire .."!"

" Majlinda! Majlinda! ", mbaju, mbaju...", degjova zerin e tjereve si ne enderr. Dlangadale pikeshikimi u ngushtua dhe rash e alivanosur pertoke.

*

Te gjithe kishin mbathur kepuce dhe rrobe te mira. Edhe xha Zeneli. Madje, ai kishte edhe nje kravate. Tani vertete dukej si intelektual. Syte e tij te vegjel pas xhamave te trashe te syzave mund te shihnin vertete thelle. Veshtire te rinjiheshin njerzit.

-" Shikoni ketu, shikoni keta plepa!" , thirri plaku. " Ketu ishte dikur kazerma ruse, sot eshte shndrruar ne histori, ne perralle , ne nje perralle te merzitshme...u befte keshtu edhe e jona". Shihni keto rruge te ngushta, keto gjurme tankesh te mbulara me bare si monumente historike " dhe i vuri duarte ne rrethoje.

~

Pas nje jave kryqi i kuq e gjeti nenen time me dajen ne SHBA. Per babain njerzit rrefejne dy storje. Dy storje te ndryshme qe me duken te verteta.

E para thot se babai e kishte gjetur nje thike te ndryshket dhe kishte shkuar te oficeri . Ai ishte habitur kur kishte pare babane, e kishte pare ne sy dhe e kishte pyetur se cka deshironte. Babai i kishte thene se i sillte nje informate te rendesishme dhe se deshironte ta falenderoje per mosvrasjen e femijeve. Pastaj e kishte therre dhjete here me se paku me thike. Oficeri kishte vdekur nje here, babai dy here. E kishin vrare, e kishin prere ne copa te vogela dhe e kishin hedhur ne rruge.

Versioni i dyte : se ai kishte shkuar te oficeri dhe i kishte thene se meqenese tani ishte pa femije, deshironte te flase me te. E kishte peshtyre dhe nga urrejtja e kishte kafshuar. Me stilografin qe ishte mbi tryeze e kishte qelluar ne sy dhe i kishte pelcitur syrin e djathte. Atehere oficeri e kishte nxjerre revolen kishte shtire disa here dhe kishte thene: " Ja , tani perfundoi tragjedia antike. T i vdiqe, ndersa une jam ciklop.."

Vetem fjalia e fundit me ben te besoje se vertete kishte ndodhur dicka e tille.Pastaj e kishin vrare edhe nje here babain. E kishin prere cope cope dhe e kishin shperndare ne rruge.Nje daje qe e kishin strehuar ne Kanada kishte folur me babain ne stacion. Babai i paska thene se nuk posedon me dinjitet njerzor dhe se jeta e tutjeshme per te do t´ishte nje peshe ekstreme. Se ai brenda kishte vdekur, por mirrte fryme akoma. Dashnori im ...oh...pernjemend , pernjemend nuk e di me keto dy versione per babain i kam enderruar, apo i kam degjuar!!! Vertete endrroj cdo nate. Cod nate enderra te liga, oh njeri i mire te lutem mos me pyet me perkete....

Pernjemend popujt nganjehere jane si luan te merzitur. Luan me shputa te shtrira qe dremisin dhe turfullojne hundet. Tundin koken sa here qe iu ndalet ndonje mize ne vesh, por duken tnmerresisht pertac. Ne kohera te veshtira ata besojne lehte dhe mund te manipulohen. Duket se nuk deshirojne te pengohen ne enderrimet e tyre. Duket se kane droje, frike. Ndonjehere u tregohen shume perralla, pernjemend shume. Madje edhe pushtetaret besojne se luanet do te dremisin qindra vjet dhe do t ´i besojne genjeshtrave.

Disa shtetar flasin te njejten gjuhe:" fqiu yt eshte armiku jone!", thojne ne fillim.

Dhe kur te jene te siugurte se luanet po flejne thelle e pergadisin goditjen e fundit kunder luaneve te vete dhe shtojne :" Armiku na eshte futur ne shtepi !"

Eu, kur luanet shkunden dhe dridhen, sikur gjoja shkundin pikat e mbledhura nga shiu disa javesh dhe njeri tjetrit i hapin syte! E verteta u fluturon rreth vesheve, si miza, si bleta dhe nuk e lene me te qete.

Eu, duken fillimisht pertac. Mirepo vaj nese e shkundin koken dhe perplasin bishtin, turfullojne dhe hapin gojen tej per tej duke treguar dhembet e tyre te mprehte. Vaj nese bertasin trishtueshem dhe me vendosmeri. Vaj per pushtuesin nese keta e quajne veten UCK.

Vouu , kur te ngriten ne shputat e parme, shikojne majtas, veshtrojne djathtas, - atehere ecin me hapa te rende dhe te vendosur perpara. Kete zemrim te luaneve nuk mund ta mbijetoje asnje diktator. Asgje nuk mund me t´i dale ne rruge. E kryejne detyren e tyre, zbresin nga malet ne shtepite e tyre, braktisin rrugen dhe fillojne perseri te turfullojne hundet deri sa urrejtja dhe padrejtesia te mbizotroje. Dhe pas turfullimt te pare te diturit shpallin clirimin dhe flasin per lirine e merituar!

Huf, sa veshtire eshte te jesh njeri!


P.s: Autori s'e di kush eshte!
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Dashuria e parë

Sapo kishin çelur lulet e para. Këtë vit ardhjen e pranverës e ndjenim në ajër. Si zakonisht edhe këtë herë do ta festonim; vajza dhe meshkuj në bodrumin e Shpreses. Aroma e biskotave që përgaditnin vajzat ndjehej thekshëm në hundë. Dreni, shoku im i klasës, ishte dashuruar në Blerinën. Unë e simpatizoja Shpresen dhe herë pas here i kushtoja ndonjë poezi, të cilën ia dërgoja nëpërmjet Blertes. Ajo ishte në njëfarë mënyre postieri im dhe unë i saj! Kjo e fundit qe tre muaj ishte e dashuruar ne Florimin!
E diel. Prindërit e Shpreses kishin shkuar një dasmë dhe do të ktheheshin vonë natën. Shpresa ishte veshur me një fustan mëndafshi dhe këmishë të kuqe. Flokët e saja të gjata zbritnin supeve deri në bel. Sot i kishte bërë edhe buzët të kuqe, disi të zjarrta! Plot dashuri! Unë përpiqesha ta zë shikimin e saj, por sapo takoheshim skuqej në fytyrë dhe ia niste të flasë me Blerinën. Ka disa muaj që këmbenin letra,por ky ishte takimi i parë në një vend. Poezinë e parë që i kisha kushtuar ishte përafërsisht kështu:

Ah sikur ta dinte këtë Dashuria
Vallë do t´mi qante hallet e mia?

Sapo afrohej pranë dritares shndritej nga rrezet e diellit dhe fustani saj bëhej gati i tejdukshëm. Shihja këmbët e saja të gjata, të bardha dhe më dukeshin se nuk mbaronin kurrë! Aty nga ora tre , pasdite, Blerina doli qëllimisht me Drenin në bodrumin tjetër!
Tash u vështruam në sy dhe për një çast mbetëm si të shtangur! Rrinte ulur në një karrige shikonte anash gjersa gjysma e fytyrës i mbulohej nga flokët e saja të gjata. U ula pranë saj duke e parë drejt në sy! Faqet e saj ishin skuqur dhe digjeshin flakë! Buzët të trëndafilta iu kishin tharë dhe ajo kaloi me gjuhen e saj, sikur dëshironte tu japë jetë!
Zemra më rrahte shpejtë dhe dukej sikur këmbët dobësoheshin. Për herë të parë isha aq afër zonjushes që ia kisha kushtuar dhjetra poezi! U ula pranë saj, mbylla sytë - edhe nëse ha ndonjë flakaresh-, mendova, këtë rast nuk do ta humbë!
Një herë ndjeva buzët e saja të buta dhe pastaj dy duartë rreth qafe! E shtrëngova edhe unë. Kjo ishte puthja e parë në jetën time!
-"Mirepo, do të martohemi " , më tha!
-" Natyrisht ," ia ktheva gjersa zëri më dridhej. Unë isha në klasë e shtatë, ajo në të gjashtën.
Në bodrumin tjetër u dëgjua një zhurmë. Befasisht u futën Blerina dhe Dreni, që të dy duke i mbyllur këmishat. Unë as që kisha pasur guxim të shkoja aq larg, por Dreni kishte përvojë dhe shpesh here ne shkollë na jipte mësime!
"Shpejt " tha Dreni, shpejt se babai i Shpreses sapo e parkoi makinën! Nëpër një dritare të vogël dualëm në një rrugicë.
" Ah , hajdutë", bërtiti xha Neli.
Ne ia mbathën në të katra.
Dy javë më vonë mora një letër lamtumirëse! Aty kishte thënë se ata per shkak te punes se babait do te shpernguleshin ne nje qytet me te madh!
*
Tete vite me vone u takuam në koridorin e fakultetit filozofik! Dy vitet e fundit nuk shkruheshim me. Disi u rralluan edhe letrat!
U pershendetem tani si dy te rritur. Ishte veshur në të zezë dhe përsëri floket e saja te gjata mbulonin supet! Ngrita pak syzet perpjetë sikur deshiroja ta kaperdije edhe nje here bukurine e saj.
" Dua të takohemi " më tha. Fatkeqesia ishte se une qe nje vit isha i dashuruar marrezisht! Ktheva koken ne anen tjeter se ndjeva ne syte e mi deshiren e vajit!
" Nëse ndonjëhere shkruan, atëherë më quaj Shpresa…dua te jem personazhi kryesor!", tha dhe u skuq përsëri në fytyrë!
-" I kam të gjitha letrat, te gjitha poezite….145!", tha ajo.
Në atë çast doli vëllau i saj dhe u nisën! Dola në shkallët e fakultetit dhe e përcolla me shikim derisa u zhduk në turmën e njerëzve! Në hundë ndjeja erën e rëndë të biskotave që ishin djegur në bodrumin e saj! Biskotat qe i kisha pare ëndërr shume here, por kurrë nuk e kisha mësuar shijen e tyre! Ndjeva edhe dhimbjen që më kishin shaktuar grillat e dritareve te bodrumit! Edhe zërin e Drenit, edhe të xha Nelit, paste ndjesë, se ky i fundit ka vdekur para kater viteve!

S.Trupi 25.02.01
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

What If I Say

What if I say I shall not wait?
What if I burst the fleshly gate
And pass, escaped, to thee?

What if I file this mortal off,
See where it hurt me, - that’s enough, -
And wade in liberty?

They cannot take me any more, -
Dungeons may call, and guns implore;
Unmeaning, now, to me

As laughter was an hour ago,
Or laces, or a traveling show,
Or who died yesterday!
- Emily Dickinson

sunsetkiss.jpg
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Heart, We Will Forget Him

by Emily Dickinson (1830 - 1886)

Heart, we will forget him,
You and I, tonight!
You must forget the warmth he gave,
I will forget the light.

When you have done pray tell me,
Then I, my thoughts, will dim.
Haste! ‘lest while you’re lagging
I may remember him!


1035-008-34-1060.gif
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Ja se pse nuk ekziston mashkulli ideal




1. Meshkujt e ndershem, nuk jane te bukur.

2. Meshkujt e bukur nuk jane te ndershem.

3. Mashkulli i bukur dhe i ndershem eshte homoseksual.

4. Meshkujt e bukur, te ndershem dhe heteroseksual jane te martuar.

5. Meshkujt qe nuk jan aq shume te bukur, mirepo te ndershem, nuk kane para!

6. Meshkujt qe nuk jane shume te bukur, mirepo jane te ndershem dhe kane para, mendojne vetem per para.

7. Meshkujve te bukur qe nuk jane aq shume te ndershem dhe pjeserisht jane heteroseksual, nuk u dukemi te bukura.

8. Meshkujt qe deri diku jane te bukur, te ndershem, kane para dhe jane heteroseksual, turperohen dhe nuk te flasin kurre i pari.

9. Meshkujt qe mendojne se ne jemi te bukura dhe pervec kesaj jane hetero dhe kane para, zakonisht jane burracak.

10. Meshkujt qe kurre nuk ia nisin te paret, automatikisht e humbin interesin kur ti e merr iniciativen!

11. Meshkujt e bukur pa paran na vijne pas.

12. Méshkuj qe deri diku jane te bukur, te ndershem, kane para, jane hetero dhe ia nisin te paret - nuk ekzistojne!
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Burri dhe gruaja thjesht nuk jane kompatibel. Cfare dallime ka ? Ja me te me te rendesishmet:



-Nje burre paguan dy Mark per nje artikull qe i nevojitet. Nje grua paguan nje Mark per dy artikuj qe nuk i nevojiten.

- Nje grua brengoset per ardhmerine deri sa ta gjeje nje burre. Burri nuk brengoset kurr per ardhemrine, por brengoset per ardhemrine vetem pasi ta kete gjetur nje grua.

-Nje burre i sukseshem eshte ai burre qe fiton me shume para se sa mund te konsumoje gruaja e tij. Nje grua e sukseshme eshte ajo grua qe e gjen nje burre te tille!

-Per te qene e lumtur me nje burre, duhet ta kuptoni ate shume mire dhe pak ta dashuroni. Per tu bere i lumtur me nje grua, duhet ta dashuroni ate shume, shume dhe nuk duhet fare te perpiqeni per ta kuptuar!

-Burrat e martuar jetojne me shume se beqaret, mirepo te martuarit shpesh jane te gatshem dhe do te parapelqenin vullnetarisht te vdisnin.

-Burrat zgjohen nga shtrati po aq te bukur sa edhe kur u shtrine ne shtrat, grate duket se gjate nates disi ndryshohen...

-Nje grua merr nje burre me shprese se ai do te ndryshoje, mirepo ai nuk ndryshon. Nje burre merr nje grua me shprese se ajo nuk do te ndryshoje, mirepo ajo e ben kete!

-Gruaja pas nje grindje e ka gjithmone fjalen e fundit.Cfaredo qe do te thoshte burri pas kesaj, atehere domethene nisja e grindjes se re!

- Cdo burre i martuar duhet t´i harroje gabimet e veta menjehere - nuk ka nevoje qe dy persona t´i mbajne ne mend gjerat e njejta.

-Pergjithesisht, thuhet se vlen kjo:
Jane saktesisht dy caste ne te cilat burri nuk e kupton gruajen : Para dhe pas martese.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Clenched Soul

Pablo Neruda

We have lost even this twilight.
No one saw us this evening hand in hand
while the blue night dropped on the world.

I have seen from my window
the fiesta of sunset in the distant mountain tops.

Sometimes a piece of sun
burned like a coin in my hand.

I remembered you with my soul clenched
in that sadness of mine that you know.

Where were you then?
Who else was there?
Saying what?
Why will the whole of love come on me suddenly
when I am sad and feel you are far away?

The book fell that always closed at twilight
and my blue sweater rolled like a hurt dog at my feet.

Always, always you recede through the evenings
toward the twilight erasing statues.


sunset.jpg
 

Ema

Goddes
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Ema u kthey ne bar me vrap.
-Epo ty sikur te ka bere jot eme ne Amerike moj.Mete tu shkru anglsiht.
-E dija se te pelqen Neruda-thas Kordele
-me pelqen keshtu:

E HUMBEM EDHE KETE MBREMJE

E humbem edhe kete mbremje
Askush nuk na pa te zene per dore,
kur muzgu i kalter binte mbi bote.

Nga dritarja une pash’
lodrimin e perendimit mbi kodrat e largta.

E pastaj, si nje monedhe,
nje copez dielli u perndez ne duart e mia.

Te kujtova ty me shpirtin e ndrydhur,
me ate trishtimin qe ti ke njohur tek une.

Ku ishe tin e ate kohe?
Me c’njerez?
Cfare fjalesh u thoshe?
Oh, pse me ndodh keshtu: dashuria shperthen pernjeheresh,
kur jam I trishtuar dhe kur ti je larg?

Libri qe mar rte lexoj mbremjeve, me ra nga duart,
dhe te kembet e mia, si nje qen I plagosur u rrotullua perendia.

Gjithnje, gjithnje sapo vjen mbremja ti iken,
Deri ku muzgu bredh duke tretur statujat.


-Ka lezet gjuha jone-36 shkronja e-tha Ema duke qeshur nderkohe qe Kordelja mendonte sa kishte vuajtur Dhaskal Todri kur sollli shkronjat prej Alemanjes.
-Ndiz dritat e verdha-tha Ema-se te kuqet na hengren koken /pf/images/graemlins/smile.gif !

....
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Dream Within a Dream

Take this kiss upon the brow!
And, in parting from you now,
Thus much let me avow-
You are not wrong, who deem
That my days have been a dream;
Yet, if Hope has flown away
In a night, or in a day,
In a vision, or in none,
Is it, therefore, the less gone?
All that we see or seem
Is but a dream within a dream.

I stand amid the roar
Of a surf-tormented shore,
And I hold within my hand
Grains of golden sand-
How few! yet how they creep
Through my fingers to the deep,
While I weep- while I weep!
O God! can I not grasp
Them with a tighter clasp?
O God! can I not save
One from the pitiless wave?
Is all that we see or seem
But a dream within a dream?

- by Edgar Allen Poe


rom1pic.jpg
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Wondrous Moment
by Alexander Pushkin

The wondrous moment of our meeting . . .
I well remember you appear
Before me like a vision fleeting,
A beauty's angel pure and clear.

In hopeless ennui surrounding
The worldly bustle, to my ear
For long your tender voice kept sounding,
For long in dreams came features dear.

Time passed. Unruly storms confounded
Old dreams, and I from year to year
Forgot how tender you had sounded,
Your heavenly features once so dear.

My backwoods days dragged slow and quiet —
Dull fence around, dark vault above —
Devoid of God and uninspired,
Devoid of tears, of fire, of love.

Sleep from my soul began retreating,
And here you once again appear
Before me like a vision fleeting,
A beauty's angel pure and clear.

In ecstasy the heart is beating,
Old joys for it anew revive;
Inspired and God-filled, it is greeting
The fire, and tears, and love alive.


island%20dream%20digital.jpg
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

To a Stranger

by Walt Whitman (1819 - 1892)

Passing stranger! you do not know
How longingly I look upon you,
You must be he I was seeking,
Or she I was seeking
(It comes to me as a dream)

I have somewhere surely
Lived a life of joy with you,
All is recall'd as we flit by each other,
Fluid, affectionate, chaste, matured,

You grew up with me,
Were a boy with me or a girl with me,
I ate with you and slept with you, your body has become
not yours only nor left my body mine only,

You give me the pleasure of your eyes,
face, flesh as we pass,
You take of my beard, breast, hands,
in return,

I am not to speak to you, I am to think of you
when I sit alone or wake at night, alone
I am to wait, I do not doubt I am to meet you again
I am to see to it that I do not lose you.


02-18-turquoiseDream%20.jpg
 

fallen angel

Primus registratum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

ej si o puna.ka qene kohe me shi anej ka ju sot apo si?
cer jane keto hulumtime te pafundme ne ne fushen e letrave(jo te bixhozit)shqiptare dhe te jashtme?

nejse me pak mund do perpiqem qe edhe une te arij te mar vesh noj llaf nga keto qe keni qendisur ju sot ketu...megjithese me duket pak fare e pamundur!
nejse,hika,shnet e pare! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Danae

Primus registratum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

danae kish probleme serioze me kinamane,kish nje shekull pa vajtur,por sot te pakten arrit te marre nje numer ne questure,dhe meqe vendosi se zhurma nga dhoma me gote ish trazuar shume kohet e fundit,per te ndalu gjakderdhjen vendosi te shkoje ne kinama me miqte e saj te hershem.
u kujtua se neser kish organizuar nje darke,madje do gatuante me qejf,pyetja qe i sillej ne koke ish:sa veta do helmatiseshin pas darkes?? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif :rolleyes: :rolleyes:
budallaqe-i tha vetes,ti di te gatuash shume mire kur te teket.
Pak kush dinte se ajo dinte te gatuante...e kish sekret me merak te madh kete. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Danae

Primus registratum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

fallen si i ke punet me shallin e pastertise???
nese nuk e keni vendose me ardhe ketej me thoni te bej nje vizite ne dyqan :rolleyes:
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Fillimisht postuar nga Ema:
[qb] ...
Ema dhe dashuria e saj e madhe:

ema-manidiforbice.jpg
[/qb]
une me thene te drejten nuk mu durua te lexoj ato faqet mrapa se mu duk si thiatro fare po desha me te thene mi Teta Dukatore EMA
qe ka gjet kusia kapakun me ket Amoren ketu... /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif me gjithe mend eshte njish fare
icon14.gif
vazhdo keshtu se me rregull e ke...
icon14.gif
po kujdes
icon4.gif
mos te gerrici
 

Danae

Primus registratum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

qe ish sadiste per kete cupen e kisha vene re ngahere,po qe qenka edhe mazokiste gjer ne gervishtje,kete nuk e kisha nuhatur /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Fillimisht postuar nga Ema:
[qb] Puthja e fundit ~

" Jasht ", bërtiti një oficer dhe e përplasi derën. Kur babai u përpoq t´i thojë diçka ai e goditi me revole në ballë dhe e rrëzoi përtokë.

" Brenda pesë minutash nuk dua ta shohë këtu askend", tha ai në mënyrë agresive dhe me zë të lartë. Pastaj u ngjitën rrëmbyeshëm shkallëve përpjet.

" Përjashta ! Nuk dua ta shohë më asnjë shqiptar këtu!", i murmuroi fqinjeve tanë. Ishte ora gjashtë e mëngjesit. Mijëra veta ishim shpërndarë në të gjitha drejtimet. Ne na detyruan të shkojmë drejt maleve. Babai e mbante Lulin në qafë, gjaku në ballë iu kishte tharë. Traktorë, qerre, makina dhe kolona e gjatë në këmbë. Fëmijët vazhdimisht pyetnin ku po shkonim dhe pse! Ne ecnim kokulur , ishfqinjët tanë duartrokitnin dhe këndonin!

Xha Zeneli na nervozonte me qeshjen e tij të neveritshme. Ai me bastonin e tij ishte udheheqes i kolonës.

-" Ky është dëbimi ynë i katërtë, i pestë apo i dhjeti në këtë shekull, mirëpo ky do të jetë dueli i fundit me barbarinë! Forcë dhe përpara! Kini besim", tha ai.

" Ne do të kthehemi prap!" Askush nuk i vënte veshin fjalëve të tija, askush nuk i përgjigjej. Për çdonjërin ai ishte i çmendur, në fakt edhe ishte i tillë. Për çudi në fjalitë e tija të çmendura kishte diçka elegante, diçka diferencuese nga të tjerët!

~

Sot Luftëtarë e Lirisë na sollën bukë. Në një kalë i kishin sjellur pesë thasë dhe ikën menjëhere duke shtuar se duhet sonte natën të jemi gati se do të na përcillnin drejt kufirit në një vend më të sigurt! Disa iu bashkangjitën, disa thanë jo se vetëm lufta paqësore e sjell lirinë. Madje njëri tha se per fatkeqesine tone nuk i kishin fajet ata, por këta, tanët!

Në muzg u dëgjuan zërat e disa ushtareve. Gratë ua lidhën gojën fëmijëve me facoleta. Ata bisedoni atje lartë dhe qesheshin me zë të lartë, kur befasisht gjëmoi një granatë afër nesh. Z. Zeneli përsëri vrapoi në atë drejtim duke bërtitur. Zëri i ushtarëve nuk u dëgjua më. Pas gjysmë ore na rrethuan. Pas kondrave shihja mrekullueshem perendimin e diellit. Një visore të tillë nuk kisha përjetuar kurrë. Vështroja perendimin e diellit ndërmjet lisave të gjate dhe ndjehesha aq e dëshpruar se një bukuri të tillë përjetoja pikërisht në çaste të tilla.

*

" Ah, Z. mjek", tha oficeri. Ky ishte fqiu yne, e njohem menjehere.

" Ejani këndej, ju do të jeni mysafirë të mi! Burrat në atë shtëpi, atje!, bërtiti ai ashpër. " Gratë atje!" dhe tregoi me gisht. " Dritat mos i fikni dhe numroni të gjithë!"

"Siurdhëroni Z. major" tha një ushtar dhe shpejt iku.

" Ejani", i tha ai babait. " Ju e keni dashur gjithmonë teatrin. Sot do ta përjetoni tagjedinë greke, një dramë nga antikiteti. Sot dhe këtu do ta përfundojmë!"

Vëllau im iu ngjit babait për qafe dhe e fshehu kokën. Këmbët e tija vareshin deri te rrypi i tij dhe kishte të veshur vetëm një këpucë! Tjetren e kishte humbur.

Ecëm pas tij, si dy mumi, të cilat pas mijëra vjetësh gjum ishin ngritur befasisht dhe tani arkeologu do t´i varroste për së gjalli!

- " 285 veta. 80 gra, 150 fëmijë, të tjerët meshkuj të moshave të ndryshme ", tha një ushtar dhe e mbylli derën.

Ishte një zyrë e improvizuar. Mbi tryezë ishte një makinë shkrimi, shumë letra, një laps, një vulë dhe në mur një portret i kryetarit të tij i cili na zgërdhihej me përbuzje. Tre ushtarë bënin roje para dere. Jasht dëgjohej piskama e fëmijëve dhe vaji ankues i grave!Ne tre rrinim kokëulur. Ai e mori automatikun në dorë dhe doli përjashta.Një copë herë më vonë u fut një ushtar dhe iu drejtua babait:" Zotri mjek, më dërgon majori si shkues, ai dëshiron të martohet me bijën tuaj!"

Babai e tundi kokën i mbylli sytë dhe buzët i dridheshin.

"Jo... jo, kurrë,... " tha ai me një zë që i dridhej dhe ia plasi vajit. Edhe vëllau im ia nisi të qajë. Për herë të parë në jetë po shihja babain duke qarë. Duke qarë si një fëmijë. "Kurrë", përsëriti ai vendosmerisht. Ushtari doli jasht. Për disa orë nuk erdhi askush. Vajtimet e grave futeshin ne zyrë si nga një çmendinë. Herë pas here dëgjoheshin edhe të shtëna. Unë lutesha pa pushim. I lutesha të gjithë profeteve. I lutesha Krishtit, Muhametit dhe I lutesha Budës. Gjithë Perendive që i njihja me emër: egjyptase, greke, e romake…

" Të harruar nga Perendia, të braktisur nga njerzit ", mu kujtuan fjalët e dashnorit tim.

Ushtari u kthye përsëri.

-" Majori thot se ju nuk e respektoni sa duhet dhe si duhet. Mirëpo ju mund të zgjidhni: do ta dhunojmë djalin dhe do ta presim, ose ju pajtoheni që ai ta marrë vajzën tuaj. Ai e ka seriozisht, don te martohet!", dhe u buzeqesh me ironi.

-"Jo, jo , " tha babai...", ju lutem më vrani mua, mirëpo leni fëmijët...ju lutem, ju lutem si Perendise!

Ai rraptonte me këmbë, dridhej si në ethe dhe i mbuloi sytë me dy duart. Unë isha bërë si një shtatore. E pashpirtë. E ftohtë dhe e ngurosur. Kufomë. Shikoja në këpucë, flokët e mia ma mbulonin fytyrën. Ky ishte fillimi i fundit. Tani më erdhi fundi, le të bëhem pluhur, le të përfundojë, le të vdesë dhe basta! Ia shtrëngova dorën vëllaut tim, kisha nevojë edhe një here ta ndjejë ngrohtësinë njerzore. Ai ishte mbledhur kruspull dhe nuk shikonte njeri. Ushatri doli përsëri. Me babain dhe Lulin i shtrëngonim duart.

Helikopter dhe granata. Alarm. Qindra ushtarë ikën në të gjitha drejtimet e mundshme në panikë. Luftëtarët tanë sulmuan befasisht. Shfaqeshin si shqiponjat nga mali dhe tërhiqeshin. Prapë dilnin si Gjarpëri nga rrasat e shkëmbinjëve. Sulmonin dhe tërhiqeshin për tu shfaqur përsëri.

Tani pranë nesh dëgjoheshin edhe fjalë shqipe.

" Florin, kujdes...prapa...pas shtëpisë,...erdha...u plagos , Bekimi .me ndihmoni...me ndihmoni ju lutem." U degjua nje ze i dhimbshem, trishtues i përzier me vaj.

Shqiponjat u tërhoqën. Pritje të rislumonin si gjarpër. Zemra na gufonte nga krenaria. Shihja para vete unifromen e tyre të bukur me shqiponjen ne krah. Cizmet e tyre, marshin vendimtar dhe vendosmerine e tyre! O Zot, paçin uratën!, thash me vete.

Tri rojat rrinin të strukur e të frikesuara pranë dritares sonë dhe tymosnin njërë pas tjetrës.

Më vonë u rralluan ca të shtënat.

-" A ç… ndonjë..." pyeti ushtari me flokë të gjata.

-" Po " , tha ai me mjekërr, " ate bionden, po ti ?"

-" Unë e dhunova ate bastarden me flokë kaçurrela. Shiko si më ka gërvishur."

- Po çka do të thojë gruaja yte?"

-" Ah, të lutem, kjo është luftë, ne luftojmë me të gjitha mjetet, ajo do të jetë krenare me mua"!

-" E ke parë si ju vjen era, prandaj nuk kam mundur ta bëjë", tha i treti dhe e hodhi cigaren tutje.

-" Aq më bën, këtë e kam ditur gjithmonë, këtë e kam dëgjuar qysh në shtëpi. Të zhduken këta është një vepër e mirë. Këtë e tha edhe popi dje kur i bekoi tanket tona! Këto kafshë kundërmuese! Kur u nisa nga shtëpia babai më tha:" Kthehu si një hero biri im! Vraje çdo gje që lëvizë apo zhagitet mbi tokë! Sa më shumë fëmijë të vrasish, aq më pak shtohen ata!"

Ai me mjekër e ndezi një tranzistor të vogël.

" Ndalu , dëgjoni!" , " dëgjoni ", përsëriti ai nervoz.

Asnjëri nuk foli më. Ndonjëherë përshkak të shtënave zëri i radios nuk dëgjohej mirë

" Problemi me shqiptaret në intersin tonë nacional...shtetror...nuk është prej dje....në Mesjetë një rol të madh...disa qindra mijë shqiptarë nga trualli ynë...Ne kemi...,dëbimin masiv...psikozë...kushti i parë...Në fillim fshatarët...pastaj qytetet ...ndezja e shtepive...dhunime...."! Ju dëgjuat pjesë nga projekti shkencor nga profesori i filozofise V.Cubriloviç, tha folsja.

" A dëgjove ?

"Natyrisht, pikërisht këte e bëjmë ne! Unë jam vërtetë krenar! Më në fund albanerfrei! Cdo presje duhet respektuar!"

" Ne i kemi edhe tre projekte shkencore për dëbimin e tyre ", tha mjekrroshi.

" E di ", bëri shenjë me kokë ai me flokë të gjata, " e kam mësuar në shkollë!"

Nuk do të përfundoj kurrë, të shtënat sa vinin e rriteshin, pastaj pushonin, pastaj përsëri me tërë hovin e vet. O Zot , këtu një bombë! O Zot një granatë të lutem…te lutem ...

Asnjë minutë nuk pushonin. Rafalet, thirrjet e ushtareve, eksplodimet ofshamat, sharjet...As Oshetima e granatave nuk ndalej. Po zgjaste shume, zgjatja të tmerronte. Une deshiroja nje granate ne kulmin tonë. Sigurisht këtë e dëshironte edhe babai. Mirëpo ajo nuk vinte…! Thjesht ajo nuk dëshironte të vijë. Dritaret dridheshin mirepo ato pëlcitnin larg nesh. Ushtaret vrapuan shpejt me kova per ta fikur zjarrin. Ata e shanë Zotin, Perendimin dhe Shën Mërinë.

" Do ta paguajnë, mos u brengosni ", bërtiti dikush me një zë të trashë.

" Pushkatoi njëzetë veta, pushkatoi sa të duash, gra apo fëmijë, kemi humbur shumë ushtarë. E kanë goditur kazermën terroristët. -"

" Siurdhëroni z. kapiten ", tha zëri tjetër , " me gjithë dëshirë.!"

~

Oficeri e goditi derën me çizme dhe tha: " Tani z. mjek fillon akti i dytë. Perdja duhet të ngritet " , dhe i vuri Lulit revolen në ballë.

." Z. mjek ju po përbuzni gradën time ushtarake. Unë dua ta dëgjojë prej jush një " PO". Një "po " me gëzim e hare. Një po me miqesi dhe respekt. Unë jam Zoti yt, unë jam Zoti" , përsëriti ai dhe e tundte gishtin tregues para syve te babait. Unë vendos se a jeton ti apo jo. Une vendos se kush jeton e kush ngordh!"

Babai nuk tha asgje. Ai i shtrëngoi Lulit dorën dhe këmbët i dridheshin. E dija drojën e babait. E dija drojën e tij. Frika më e madhe e tij ishte të na vrisnin ne, e ai të mbetej i gjallë!

" E sheh gati mesnata, shiko, unë nuk mund të flejë, çdo natë duhet të luftojë kundër terrorristëve. Nuk patëm kohë ta përfundojmë këtë pjesë teatrale", tha oficeri .

" Heshtjen tuaj e konsideroj si shenjë pajtimi tha ai. Pra do ta kenaq vetem vajzen tende ..." dhe e shtynte me tyten e revoles ballin e Lulit! Babai dhe Luli dënesnin. Ai bëri një shenjë me kokë dhe tre ushtarët u futën brenda. Dy e shtyn me automatikë babain dhe Lulin perjashta, tjetri pastroi tryezën. Makinën e shkrimit e lëshoi në dysheme. Unë isha bërë një njeri i pashpirtë, se po mirrja frymë kufizohej më tepër me mrekullinë. Ndjehesha si një vajzë lakuriqe në një piedestal mu në qendër të qytetit. Zemra më rrahte deri në fyt. Tani e kisha radhën unë! Ai ma shqeu fustanin, mi ngriti këmbët përpjet dhe tha: " Në emer të kombit tim të shenjtë vazhdoj luftën…"

Mundohesha të mos nxjerrë zë përjashta, druaja se babai e Luli do të dëgjonin. Shtëngova dhëmbët…o Zot, kjo bishë e egër, ah …kjo shtazë karpatesh…!

Kur erdha përsëri në vete pashë një ushtar që urinonte në fytyrën time.

" Z. mjek, është zgjuar...ejani brenda !", tha ai.

-"E shihni mundet edhe pa ujë. Ujin duhet ta kursejme, tash jemi në lufte! E shihni, ne njohim mënyra më të mira se ju "!"

U ula në një skaj dhe mundohesha t´i mbulojë këmbët me fustanin e grisur. Babai më përqafoi. Krejt trupi më dridhej.

" Këto vajza sot ç.... edhe me dhjete vjet ", i tha ai babait gjersa e sillte automatikun në dorë. " Kjo kurvë nuk ishte e virgjër!"

Ai e mbylli rripin e pantallonave dhe doli te pragu i derës.

Një telegram, një telegram z. major, u dëgjua një zë nga jasht. Një telegram" , bërtiti ai.

Ai lexoi disa sekonda , ktheu kokën majtas dhe shtoi :" Nxjerrni të gjithë përjashta. Drejtimi stacioni i trenit. Deportimi nr.19/200. Nënshkruar nga gjenerali Pavkovic. Miratuar nga kryekomandanti i forcave te armatosura te APJ z. S. Milloshevic.

Ai u kthye nga babai i bëri disa hapa në drejtim të tij e shikoi mendueshëm dhe tha:" Z. mjek , ju duhet të jetoni, mirëpo si mund tragjedia antike të ilustrohet më mirë me modernen? Prit pak: te themi se ti vdes vullnetarisht. Jo, kjo nuk më pëlqen, ti duhet të jetosh. Ta vrasim kurvën e vogël? Jo, edhe kjo nuk më pëlqen! Po, tash e kam një ide! Po, t´ia presim kokën vogëlushit dhe kështu tragjedia bëhet e përkryer. Ty t´i nxjerrim sytë dhe kështu vejmë një lidhje cilësore me teatrin klasik. Po me vajzën….

Para se ta përfundonte iu afruan pesë ushtarë të cilët mezi merrnin frymë nga vrapi! Njëri prej tyre u fut brenda. Të tjerët u ndalën në pragun e derës.

-" Aeroplanët e NATO-s janë nisur", tha ai dhe shtriu dorën për t´i dorëzuar një letër.

-" Urdhëri i gjenarlit P është ky: " Të gjithë duhet të nisen menjëherë. Brenda një ore duhet të niset treni." Të shpresojmë se do ta qëllojnë trenin. Nëse jo ekspertët tanë janë duke menduar ndonjë alternativë. Gazetarët tanë janë duke pritur për lajmin që duhet të përhapet sot", shtoi ai . Ai e dëgjoi me duar të kryqëzuara na hodhi një shikim neve , i ngriti supet ca dhe iu drejtua babait: " Rrugë të mbarë z. mjek", dhe i mori babait dorën duke ia shtrënguar.

-" Mëkat! Fatkeqësisht nuk e përfunduam këtë pjesë teatrale. Nuk pati një përfundim teatral, dramatik. Mirë, në rregull, le të vendosë fati, unë duhet ta vazhdojë punën", tha ai dhe u largua me hapa të mëdhenj duke salutuar babain.

Tashti u gdhi. Ishte ftohtë. Gjysma nuk ishte më me ne. Plaku, xha Zeneli , përsëri ishte në krye të kolonës. I vetmi ecte krenar. I pa brenga dhe fishkëllonte! Ai ngriti kokën vështroi gjatë aeroplanët e NATO-s dhe lutej pa pushim:" Ave NATO gratia plena…!", dhe përsëri qeshej nga zemra.Të tjerët ecnin me kokë të ulur dhe nuk shikonin as majtas, as djathtas. Ne nuk flisnim fare me njëri tjetrin. Ishte si një kolonë e vdekur, një kolonë e pander e cila marshonte drejt vdekjes. Dhe përnjëmend i vrari mund të vritet përsëri. Këtë e kam parë me sytë e mi. Dhe përnjëmend po i shoh të vdekurit duke ecur, në kolonën tonë; te vdekurit po debohen, po arratisen drejt varrit, i parapare per te gjallet!

Asnjëri nuk e ngriste kokën për të parë tjetrin në sy. Asnjëri nuk pyeste tjetrin, po ti si kalove ? Asnjëri nuk pyeste sa ishin vrarë, pse kolona ynë ishte zvogëluar aq trishtueshëm dhe sa gra ishin dhunuar?

Sa kishin mbetur brenda ? I kishin vrarë, apo ishin të vrarë, mirëpo të gjallë? Burrat i mbanin për dore gratë e tyre dhe ndonjë fëmijë. Asnjëri nuk kishte guxim ta pyesë gruan e vet:" E dashur , si ishte puna te ju, ne dëgjonim shumë britma që vinin nga salla juaja!"

Apo gratë t´i pyetnin burrat e tyre:" I dashur , po te ju çka ndodhi, dëgjoheshin shumë piskama!"

" Biletat ! Ju nuk mund të udhëtoni falas nëpër vendin tonë", tha një konduktor i trenit. " Shtazë të ndyta ", shtoi ai. Ushtarët dhe policët shikonin dhe qesheshin. U desh të japim çdo gjë që kishim: paratë, stolitë dhe dokumentet personale. Rrugët në drejtimin e stacionit ishin përplotë. Tani e kishin radhën qytetet, mu ashtu si tha folësi në radio! Babai na dorëzoi te një familje tjetër. Ai foli pak me ata njerëz, bëri shenjë me kokë duke e ulur në shenjë pajtimi. Për disa minuta na përqafoi, na i përkdheli flokët, na puthi në ballë, në faqe dhe zbriti. Nuk pata forcë ta pyesja se çka kishte ndërmend dhe ku shkonte. Ishte një kohë e papyetje. Madje nuk pata guxim as ta shikoj në sy nga frika se do t´i shihja lotë. Nuk kisha idenë se çka kishte ndërmend. Disa sekonda para se të nisej treni bërtiti nga jashtë:" Do ta kërkoj nënën", tha ai me zë të lartë dhe treni u nis.

~

Avioni zvarritej drejt Perëndimit. Plaku ishte ulur pranë meje.

-" Cfarë fati, o Zot!, tha ai.

" Pse ? ", Pyeti tjetri që gjendej para nesh.

" Eh, mik i dashur, atje ku po shkojmë isha dy vite. Unë pata punuar, punuar dhe punuar. Jeta është çmendinë! Shumë më e çmendur se sa njerezit kanë dëshirë ta besojnë. Unë është dashur të vdesë atje. Unë isha tetëmbëdhjetë vjeç dhe i bukur...haha", qeshej xha Zeneli.

-"Merre me mend, a nuk është kjo një mrekulli? Dikur patën dashur të më vrasin, sot ma shpëtojnë jetën, haha ", u qesh përsëri dhe i shikoi retë.

"Njerzit, unë i dua njerzit. Popujt, shikoni popujt, unë e dua urtësinë e popujve". U ngrit në këmbë dhe ia nisi të bërtasë në aeroplan:" Miq të dashur, popujt posedojne një forcë rezerve, një gjenialitet të fshehur. Populli e fut dorën në brendinë e tij , kërkon, hallakat, bastisë shpërndan dhe nxjerrë përjashta njeriun e mirë…hahaha…dhe , dhe ", i ngriti duartë përpjetë , " do të vijë koha, do të vijë koha dhe ata do të na kërkojnë ndjesë. Domosdoshmërisht. E mira ngadhnjen gjithmonë. Shtrëngatat nuk zgjasin shumë. Kini besim në mua. Kini besim në ate që ju thot Zeneli plak, " zotri idioti ". " Populli e ka një dore të gjatë, me një dorë e cila prek edhe qiellin nëse është e domosdoshme dhe nxjerre të mirën. Të mirën - dhe megjithëkëtë jetë të fundbotshme ne duhet përsëri me ata të jetojmë si fqinj, kjo është ardhmëria. Fqiu nuk zgjedhet, ate e ke!"

Një burrë e tërhoqi vrullshëm xha Zenelin për pallto dhe ai u përplas në karrige.

" Qepe! Mbylle gojën idiot i mallkuar! , i tha ai pa respekt. Të tjerët heshtën. Ndoshta edhe flinin. Xha Zeneli u qesh përsëri.

Njëri tregoi se ai para nëntë muajve e kishte humbur krejt familjen dhe se kishte qenë mësues. Cdo ditë kishte provuar me një pirun ta nxjerrë familjen e vet nga dheu dhe prandaj i kishin dhënë medikamente të forta.

Stjuardesa na solli drekën. Për herë të parë pas disa javësh na pamë diçka të mirë! Plaku e mori Lulin , vëllaun tim, në prehër, dhe i tregonte gjëra për vendin që na kishte marrë me aeroplan. Qysh katër ditë Luli nuk ka folur asgjë, e as tani nuk nuk reagonte. "Erdhëm!" , tha dikush . Avioni i afrohej tokës. Diku në mes të prillit, aeroporti L. ora 21.00. Një njeri i veshur mirë hyri brenda dhe tha diçka. Përkthyesi e shqiproi. Në emër të Qeverisë Federale na kishte dëshiruar mirëseardhje. Se do të niseshim tani me autobus do të udhëtonim edhe ca orë dhe ai përktheu edhe emrin e qyteti. Ishte disi me Gjysmë apo Krejtqytet ( Ganzstadt) ?!

-" E shihni, njeriu eshte i mire? Kini besim", tha plaku.

Kur Luli i pa policet i rrodhen lotet faqeve. Qante pa zë. U perpoqa t´i sqaroje se keta jane ndryshe, se po na ndihmoje dhe se nuk ishin ata qe na deportuan. Ai nuk kuptonte dot. Ai e shtrengoi ariun e vogel qe e kishte ne dore dhe shikonte pikellueshem. Kete ia dha nje plake gjermane... Shume autoambulanca dhe makina policesh na percillnin ne drejtim te qytetit, ne ate drejtim ku pas javesh do te pastroheshim per here te pare. Veshtroja me xhelozi nje familje te lumtur e cila priste prane semaforit. Nje grua dhe nje burre mbanin dy femijet e tyre per dore. Luli e shtypi hunden ne xhamin e autobusit dhe shikonte me syte e tij te zgurdulluar. Nuk ishte Ganzstadt ( Krejzqyteti ) por Halberstadt,( Gjysmeqyteti )ora 23.00. Ne nje salle te madhe na foli nje minister. Pastaj dikush tjeter. Kishte nje dallim te madhe ne mes te njerezve ketu dhe atje. Dhe te gjithe ishin njerez.Po, po xha Zeneli ka te drejte...Kur ministri tha se ne se shpejti prape do te ktheheshim ne shtepite tona, nuk e besonim fare , mirepo shpresa ishte aty, per here te pare disi e kuptueshme, disi e prekshme. Per here te pare u shikuam ne mes vete ne sy., sikur donim te pyesnim njeri tjetrin :" Valle eshte kjo e mundur ?" Me kete u prekem shume dhe shumica ia nisen vajit. Ne kishim shpetuar, por te lumtur nuk ishim. Xha Zeneli ishte akoma me pantofle. Ate e kishin zene ne kopsht dhe nuk i kishin lene kohe per t´i veshur kepucet.

Te nesermen erdhen shume qyteatre dhe na sollen kepuce, rrobe dhe cka ishte me rendesi , shume lodra per femijet. Ne shikonim si i shkarkonin gjerat dhe i falenderoheshim duke i pershendetur me dore. Shumica i fshinin lotet. Pashë femijet se si shikonin per rreth, me sy krejtesisht te hapur dhe nuk kuptonin me. Lodrat i shtrengonin dhe iknin menjeher duke pasur frike se do tua marre dikush. Une i fshiva lotet dhe shtrengova doren e Lulit .

" Ju falemnderit "", thash ne brendine time, " ju falemnderit o njerez te mire .."!"

" Majlinda! Majlinda! ", mbaju, mbaju...", degjova zerin e tjereve si ne enderr. Dlangadale pikeshikimi u ngushtua dhe rash e alivanosur pertoke.

*

Te gjithe kishin mbathur kepuce dhe rrobe te mira. Edhe xha Zeneli. Madje, ai kishte edhe nje kravate. Tani vertete dukej si intelektual. Syte e tij te vegjel pas xhamave te trashe te syzave mund te shihnin vertete thelle. Veshtire te rinjiheshin njerzit.

-" Shikoni ketu, shikoni keta plepa!" , thirri plaku. " Ketu ishte dikur kazerma ruse, sot eshte shndrruar ne histori, ne perralle , ne nje perralle te merzitshme...u befte keshtu edhe e jona". Shihni keto rruge te ngushta, keto gjurme tankesh te mbulara me bare si monumente historike " dhe i vuri duarte ne rrethoje.

~

Pas nje jave kryqi i kuq e gjeti nenen time me dajen ne SHBA. Per babain njerzit rrefejne dy storje. Dy storje te ndryshme qe me duken te verteta.

E para thot se babai e kishte gjetur nje thike te ndryshket dhe kishte shkuar te oficeri . Ai ishte habitur kur kishte pare babane, e kishte pare ne sy dhe e kishte pyetur se cka deshironte. Babai i kishte thene se i sillte nje informate te rendesishme dhe se deshironte ta falenderoje per mosvrasjen e femijeve. Pastaj e kishte therre dhjete here me se paku me thike. Oficeri kishte vdekur nje here, babai dy here. E kishin vrare, e kishin prere ne copa te vogela dhe e kishin hedhur ne rruge.

Versioni i dyte : se ai kishte shkuar te oficeri dhe i kishte thene se meqenese tani ishte pa femije, deshironte te flase me te. E kishte peshtyre dhe nga urrejtja e kishte kafshuar. Me stilografin qe ishte mbi tryeze e kishte qelluar ne sy dhe i kishte pelcitur syrin e djathte. Atehere oficeri e kishte nxjerre revolen kishte shtire disa here dhe kishte thene: " Ja , tani perfundoi tragjedia antike. T i vdiqe, ndersa une jam ciklop.."

Vetem fjalia e fundit me ben te besoje se vertete kishte ndodhur dicka e tille.Pastaj e kishin vrare edhe nje here babain. E kishin prere cope cope dhe e kishin shperndare ne rruge.Nje daje qe e kishin strehuar ne Kanada kishte folur me babain ne stacion. Babai i paska thene se nuk posedon me dinjitet njerzor dhe se jeta e tutjeshme per te do t´ishte nje peshe ekstreme. Se ai brenda kishte vdekur, por mirrte fryme akoma. Dashnori im ...oh...pernjemend , pernjemend nuk e di me keto dy versione per babain i kam enderruar, apo i kam degjuar!!! Vertete endrroj cdo nate. Cod nate enderra te liga, oh njeri i mire te lutem mos me pyet me perkete....

Pernjemend popujt nganjehere jane si luan te merzitur. Luan me shputa te shtrira qe dremisin dhe turfullojne hundet. Tundin koken sa here qe iu ndalet ndonje mize ne vesh, por duken tnmerresisht pertac. Ne kohera te veshtira ata besojne lehte dhe mund te manipulohen. Duket se nuk deshirojne te pengohen ne enderrimet e tyre. Duket se kane droje, frike. Ndonjehere u tregohen shume perralla, pernjemend shume. Madje edhe pushtetaret besojne se luanet do te dremisin qindra vjet dhe do t ´i besojne genjeshtrave.

Disa shtetar flasin te njejten gjuhe:" fqiu yt eshte armiku jone!", thojne ne fillim.

Dhe kur te jene te siugurte se luanet po flejne thelle e pergadisin goditjen e fundit kunder luaneve te vete dhe shtojne :" Armiku na eshte futur ne shtepi !"

Eu, kur luanet shkunden dhe dridhen, sikur gjoja shkundin pikat e mbledhura nga shiu disa javesh dhe njeri tjetrit i hapin syte! E verteta u fluturon rreth vesheve, si miza, si bleta dhe nuk e lene me te qete.

Eu, duken fillimisht pertac. Mirepo vaj nese e shkundin koken dhe perplasin bishtin, turfullojne dhe hapin gojen tej per tej duke treguar dhembet e tyre te mprehte. Vaj nese bertasin trishtueshem dhe me vendosmeri. Vaj per pushtuesin nese keta e quajne veten UCK.

Vouu , kur te ngriten ne shputat e parme, shikojne majtas, veshtrojne djathtas, - atehere ecin me hapa te rende dhe te vendosur perpara. Kete zemrim te luaneve nuk mund ta mbijetoje asnje diktator. Asgje nuk mund me t´i dale ne rruge. E kryejne detyren e tyre, zbresin nga malet ne shtepite e tyre, braktisin rrugen dhe fillojne perseri te turfullojne hundet deri sa urrejtja dhe padrejtesia te mbizotroje. Dhe pas turfullimt te pare te diturit shpallin clirimin dhe flasin per lirine e merituar!

Huf, sa veshtire eshte te jesh njeri!


P.s: Autori s'e di kush eshte! [/qb]
Nese mund te komentoj me nje ose dy fjali :
At this very moment I have some flash-backs !
Si nje perjetues i ngjarjve te ngjajshme , zemra serish me behet cope-cope !
Goja me shtanget e truri me eksplodon !
 
Top