Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

godfather

Primus registratum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

ke te drejte lal, stresi na eshte bere pjese e pandashme e dites dhe e nates.


lajme te reja nga fronti i statistikes:
c'è chi passa e chi no! /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Chinò , studente per passione dal 1999 /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif


ka njeri?
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

ç'te boj ty un mer...ti me ke ça menderin gjith noten tu gerrhit. Tre her te kam zgju!!!


Pyta a ka njeri ...interesant /pf/images/graemlins/smile.gif

Albana kush te tha se osh motra ime ajo?
 

godfather

Primus registratum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Fillimisht postuar nga Nahar:
[qb] ç'te boj ty un mer...ti me ke ça menderin gjith noten tu gerrhit. Tre her te kam zgju!!!
[/qb]
aaaaaaaaaaaa ky ò nanqorr... :mad: nuk te kam asilloj borxhi mer vlla, a ti lashe 15 minutat e premtume per me t'zon gjumi? :smash:
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

m'zuni mu mer ti...po me zgjove prap ti! Si traktoret "Enver hoxha" n'kohe te vet bojshe!

kur te vish prej shpie mos harro te me sjellsh telefonin se e kam harru ne te shpia jote.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

ABC-ja e kreshnikeve,

qafsh mu lexo arto :

- E njeh Zenelin?
- Jo, nuk e njoh!
- U bë për të vrarë. E do ta vras!
- Si e qysh?
- Dje më shkeli hijen!
- Hijen tënde?
- Timen! Ecja rrugës, në diell, kur më arriti Zeneli. Hija ime ishte aty poshtë. Ish e gjatë, sepse dielli perëndonte. E priste më dysh rrugën. Zeneli më dha tungjatjetën edhe ma shkeli hijen. Ç'të bëj?
- Vraje!
- E vrava.
- Aferim! Pas pakëz, duke pirë duhan.
- Fëmijë ka Zeneli?
- Ka po janë të vegjël.
- Vraji!
- T'i vras?
- Vraji se do rriten. Më mirë tani sesa më vonë.
- Mirë thua; ke të drejtë. Do t'i vras! Do t'i shuaj! I ati më shkeli hijen. Kjo s'është pak!
 

godfather

Primus registratum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

ej, kthehu içik majtas, jo robi i pare si shef, ha, ashtu,a m'pe? mund t'ma kishe thone ene me zo... zaten shef ktu n'ket ore jam une, se t'gjith kan shku me hor buk.

p.s. e bukur ajo puna e traktoreve - hai superato te stesso /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Ore, thonë se ti e vrave Selmanë...
- Unë, jo!
- Po kush?
- Dyfeku im!
- Ky që ke në krahë?
- Ja, ky! Pse s'ta mbush synë?!
- Si jo. Dyfek të këtillë s'kam parë as në Turqi.
- E ke mirë. Dyfek si të turkut s'ka në botë, se turku i punon me merak. Po ky imi është veç botës. Pandeha se s'të pëlqen...
- Si u bë puna e Selmanit?
- I qe shkrojtur ta vras unë, nga e shkrojtura nuk shpëton dot.
- E ke hak. Që kur e polli e ëma, iu shkrojt në qitap: këtë çun do ta vras Ymeri me një dyfek turku. Po aman më thuaj si erdhi puna që e vrave?
- Me një të shtënë e lashë thes. Erdhën edhe e ngritën në tabut.
- Ti ku ishe?
- Prapa ferrës.
- Ai?
- Shkonte rrugës.
- Bukuri! Si trimat e vrave. Edhe ai bëri mirë që ra si thes. Të lumtë dora ty edhe dyfekut i lumtë çarku!

Ymeri qeshi se iu kujtua thesi. Selmani ra menjëherë si një thes me misër pa pasur kohë t'i thotë: faleminderit se më vrave - si e do burrnia, kreshnikia e besa shqiptare. Po Ymeri zemërgjerë e shpirtluan, ia fali këtë të metë.

- Shkaku i vrasjes?

Fajtor ka qenë Selmani! Sepse Selmani ka një nip nga ana e mbesës. Nipi i mbesës së Selmanit ka një qen edhe ky qen qopek i ka lehur një herë mikut të të nipit të së mbesës së Ymerit. Miku iu qa të nipt, nipi iu qa mbesës, mbesa iu qa Ymerit edhe Ymeri mori dyfekun dhe e vrau Selmanë...
 

godfather

Primus registratum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

fut ne noj tjeter se une jam tu dal iher per duhan. punojn dyjoja, s'jan si puna jote, gjith diten m'provim e m'kompjuter. hika se m'duhet me kap ene atabuzin e gjimnazit /pf/images/graemlins/laugh.gif .
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Selmani vrau Selmanin; Stefani vrau Stefanin; Hasani vrau Kristanin; Mestani vrau Vasilin...
Puna rrodhi kësilloj:

Rrinin që të gjithë edhe vështronin malet e larguar.
I pari i tha të dytit (Selmani Selmanit):

- Mali që përtej është më i lartë se ai tjetri.
- Jo, e ke jangëllësh. Ai tjetri është më i lartë nga ai që përtej.
- Jo, ti e ke keq!
- Jo unë, po ti!

Hynë në valle edhe të tjerë: dy Stefanë, një Hasan, një Mestan, një Kristan, një Vasil, një Halil...
Si trima që ishin, e bënë fora edhe u vranë trimërisht në shesh të burrave. U ngritën pastaj edhe farefisi edhe i dogjën shtëpinë njëri-tjetrit.

Dhe malet mbetën si ishin: male...
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

edhe kjo eshte Te dhjefsha tragjedite shekspiriane.

Shifi mer ça tyraditesh...shife mer ça tevekyli. ça bese, shif ça burrash!!!


Rrinte Suli me Sulën në hijen e një lisi kombëtar edhe përkëdhelnin dyfeqet kreshnike me nga një leckë vaj. Këtë e bënin për të kaluar kohën e për të shprehur dashurinë kreshnike për armët kreshnike.
Dhe që të dy, si trima kombëtarë, e kishin ngjeshur mesin me kollanë e gjoksin me rripa. Kollanët ishin mbushur me paketa fishekë edhe varur kishin bomba të kuqe.

Të tjerë fishekë e bomba kombëtare kishin nëpër xhepat kreshnikë.

I foli Sula Sulës:

- Ore, ti e ke të papërdorur dyfekun e as që di në shpon.
- Kam zbrazur njëzet paketa. Qe kalamidhet!
- Ke zbrazur në bosh, jo në plot...
- Qysh në bosh? I kam rënë një zogu majë një lisi edhe e kam rrëzuar, i kam rënë një lepuri, i kam rënë një thiu të egër...
- Të thashë se ti ke zbrazur bosh, më havadan. Ti s'hyn në rradhën e burrave. Hajt!
- ...
- Ore, a ke zbrazur më njeri? Se atëhere i thonë plot. Je goxha burrë, e s'ke vrarë njeri!
- Jo, njeri kurrë! Kur të më bjerë hasmi në pusi, do t'ia shkrep.
- Prit gomar të mbijë bar!

Fluturoi një zog kombëtar nga lisi kombëtar edhe hija e tij kreshnike shqiti për një grimë në truallin e fisit arbënor, ku ujku nuk e ha ujkun, po arbri e ha arbrin, si urdhëron Kanuni i Lekë Dukagjinit (ndjesë pastë!).

I foli Sula Sulit:

- Po ti sa herë e ke përdorur pushkën?
- Dy! Një herë i rashë Zeqos edhe e lashë kapicë, në lëmë. Gjysmë herë kur plagosa Zyferë e gjysmë herë Stavron. Këto të dyja bëjnë një. E një e para: dy!

U duk larg një si pikë e zezë që lëvizte në rrugë. I foli Sula Sulës:

- Ja, shikon tutje, po vjen një njeri! Bjeri!
- S'di cili është...
- Çudi e madhe! As ai nuk di cili je ti. Atij i qënka shkrojtur t'i biesh ti me dyfek të ri. I erdh exheli. Apo s'ta mban?
- I bie po mos merret vesh...
- S'ka si merret vesh. Unë s'rrëfej!
- Me besa-besë?
- Me besa-besë e për kokën e dyfekut.
- Atëherë t'i bie?
- Bjeri!

Në këtë kohë pika që lëvizte në rrugë ish madhuar se e shtynte exheli drejt pushkës kreshnike kombëtare.

Sula ish i përulur prej Sulit se kish shtënë vetëm bosh. Turp i madh për një trim kombëtar e për një pushkë kreshnike të lyer me vaj!

U shtri barkazi në mezhdë, i fjeti synë pushkës edhe i hoqi këmbëzën.
Edhe pika lëvizëse nuk lëvizi më...

Edhe Sula puthi çarkun e dyfekut kreshnik për provën e naltë...

... Qanë e vajtuan në shtëpi. Shkulën flokët nëna e motrat e të vrarit. U kanos vëllai të marrë gjakun nga hasmi i vjetër i shtëpisë, po puna është se pushka kreshnike e Sulës nuk mbeti në turp kombëtar.
Edhe Suli e mbajti fjalën e nuk e tradhtoi Sulën...
 

olti

Neo
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Si out do jete kjo, por po e them /pf/images/graemlins/laugh.gif

Para ca ditesh kam provuar "Cola Turka"

Me pelqeu /pf/images/graemlins/wink.gif

Selam te gjitheve :wave:
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

mu me pelqen suksesi i Ulkerit me te...po ne shije une pijet me baze cole perveç noj " Derr-derr kola " qe prodhohet ne noj fshat te shqiperise nuk i dalloj shume
 

olti

Neo
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Po te pish relativisht shume e dallon. Une qe jam konsumues i madh i saj (deri 1 liter ne dite) arrij ta kuptoj. Sidoqofte ishte e mire.

I admiroj turqit qe kane stime dhe konsiderata per veten. Mbase dhe ne e kemi ne nje fare niveli, por ne na mungon vleresimi zyrtar per veten /pf/images/graemlins/frown.gif Fatkeqsisht.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

we have been here!!

MardinMonastery20001.jpg


MardinMonasterySanctuary20001.jpg
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Bukur!

..ej kam ardh me ju pa e me pyt si osht ai bjondi se e kom pa n'onderr mrom. Mos e keni lon çunin vetem neper Talje... :rolleyes: /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

ene un erdha vetem per ty!

Bjondi(s'osht bjon ai i her, po n'krahasim me ne rrumat e zi ke te drejte) osht ne bologna, tu punu ne pik te sikletit. I ka ra rradha me bo i pun t'rond.

qeke dreq kjejt ti ri! Paske ene asisoj gjojnash...telepatina e ndjesina!
hallall /pf/images/graemlins/smile.gif
 

olti

Neo
Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"

Fillimisht postuar nga Nahar:
[qb] e ke fjalen per koka kolen e tirones??? [/qb]
Jo ne pergjithesi. Kola eshte vetem nisja e muhabetit /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top