Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"
pjesa qe i mungonte.
Meshkujt e Zvicrës vdesin për vajzat shqiptare dhe thonë midis tyre se ato janë të bukuara, të sjellëshme, punëtore dhe tepër të ndjeshme". Kështu rrëfen për 'Gazetën Shqiptare', Zhaklina Dhimojani e cila në Shqipëri njihet me emrin Mimoza Llastica. Ajo tani banon në një vilë 4-katëshe në Bernë të Zvicrës dhe është e martuar me zëvendësdrejtorin e policisë së këtij qyteti, Stefan Blater, i cili ka ndërtuar edhe një shtëpi në Tiranë për prindërit e Zhaklinës. Gjatë 13 viteve të fundit Zhaklina ka jetuar në Greqi, Itali dhe Zvicër ku ka punuar në profesionin e përkthyeses dhe ndërkaq ka qenë e adhuruar nga të huajt. Ajo para disa vitesh ka qenë e martuar me një italian në qytetin e Komos, por pas prishjes së martesës është lidhur me zëvendësdrejtorin e policisë së Bernës. Nga martesa e parë ka një vajzë që quhet Aleksandra, të cilën Stefan Blateri e do shumë. Martesa e saj e dytë është zhvilluar në Hotel Palas të qytetit të Bernës, ku përveç të tjerëve morën pjesë qindra përfaqësues të policisë së qytetit. Por Zhaklina thotë se i shoqi është tepër i kënaqur prej saj, ndërkohë që shumë shokë të tij i kanë kërkuar të ndërmjetësojë për t'u martuar me vajza shqiptare.
Si i kaloni ditët në qytetin e Bernës?
Ndjehem tepër e lumtur. Martesa ime me Stefan Blater ishte një rastësi e mrekullueshme e cila quhet fat. Dikur në Tiranë, plakat e mëhallës mblidheshin në shtëpinë time dhe pasi shikonin filxhanët e kafesë thoshin: Zhaklina do të vuajë pak në fillim, por pastaj do të ketë një fat të mrekullueshëm. Unë nuk u besoj këtyre gjërave por këtë e kujtoj me humor, ngaqë gjithçka ndodhi pikërisht ashtu.