Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"
LOLITA Vladimir NABOKOV
-Perfytyrimin pamor te nje krijese te dashur mund t'a zgjojme ne dy menyra: duke shtrydhur trute-syhapur, ose symbyllurazi, e, sakaq ne erresiren e pertej qepallave na ravijezohen tiparet e fytyres se shtrenjte, ne trajten e nje fantazme te vockel.
-Me zinin fytyren paragjykimet e njerezve
-C'nuk ben vaki ne boten tone te hekurt tere shkaqe e pasoja.
-Si per te na ledhatuar, qielli nisi te na flladise te dyve me nje vese shiu pranveror.
-M'u duk sikur zemra ime mund te endej kudo, atij casti
-Ajo eshte e tera padurimisht tunduese, qe nga qimet e flokeve deri tek majat e thonjve.
-Me zhgenjente duke me shkaktuar nje dhimbje mpirese.
-Tek i degjova hapat, zemra me gufoi dhe m'u zgjerua kaq shume, sa mend perfshiu brenda saj boten mbare.
-C'mal dashurie ngrita per ty......
-Fama dhe femra, dy binjake siameze.
-Me lutej... ende nuk e dinte ajo se fjalen e saj une e kisha ligj.
-Jeta eshte nje komedi me shume akte.
-Zemra ime ishte nje organ histerik, pa nje fare sigurie, se ciles s'mund t'i besoja.
-Dikur, ajo pat qene si drita e henes, dikur syte e saj vetetinin te perlotur sa here ia merrja dhe ia perkundja koken flokeshpupurisur mbi gjunjet e mi.
-Ti me shigjetoje me veshtrimin tend, me ate veshtrim tendin plot pikepyetje te perhimta pushtake.
-Xhelozia ime, gjithnje ngecte me thonjte e vet si sharre ne rrjeten e holle te dredhive te saj prej nimfeze.
-Ndersa ajo zhvleresohej si njeri, une vuaja perhere e me teper nga flaket e nje pasioni perhere e me te prushte dhe te nje dhembshurie perhere e me te thelle. Dhe kete ajo kish filluar t'a ndjente, ndaj edhe me mbante nen nje roberi te magjishme.
P.s.Si t'u duken keto moj? :angel: Puc :kiss: