Re: Bar kafe "ANTIREZISTENCA"
Teme 2:
Nje britanik i telefonon policise sepse e shoqja nuk pranonte t'i pergatiste darken!
LONDER - Nje bashkeshort britanik teper i xhindosur i telefonoi policise ne numrin e emergjences, pasi e shoqja nuk kishte pranuar t'i pergatiste darken. Britaniku, i irrituar se tepermi, formoi numrin 199, duke kerkuar ndihme nga oficeret e policise, per arsyen e thjeshte se gruaja e tij po merrej me pune te tjera dhe nuk kishte pranuar t'i gatuante dicka per darke, njoftoi rajoni i policise ne Somerset, ne perendim te Anglise.
"Gruaja me tha te haja dy sanduice me salmon, qe kane mbetur nga darka e djeshme. Nderkohe, une jam ulur dhe po pres, ndersa ajo po punon ne kopesht dhe nuk pranon te gatuaje", i tha ai punonjesit te policise. "Me vjen shume keq, por une nuk mund te bej asgje", ishte pergjigja qe burri i uritur mori nga punonjesi i policise. "Qe gruaja juaj nuk pranon t'ju jape dicka per te ngrene, kjo nuk perben nje situate te jashtezakonshme", shtoi ai. Po ne kete qytet, perpara disa ditesh, nje grua i telefonoi policise duke i thene se nuk po gjente dot syzet, keshtu qe kerkonte ndihmen e saj per te gatuar patatet.
Marre nga Korrieri.