banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

po fillohet te flitet per kredine ne valute neper gazeta.
Credia ne valute dhjetor 2007 = 207,820 miliard lek te reja
Credia ne valute Mars 2008 = 225,965 miliard lek te reja

per 3 muaj edhe 18,1 miliard lek te reja ( ose 226 milion dollar) morren me shume shqiptaret borxhe ne valute.

Zoti Fullani ??
deri ku e ka limitin qe te arrise shifra e kredise ne valute qe Banka e Shqiperise te nderhyje?
Mos do jete vone ?
me kete ritem shume shpejt do shofim se cfare do ndodhi.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Redi Gjuzi

Kria botërore ekonomike do po prek Shqipërinë, do të ndikojë në disa fusha ekonomike. Në një intervistë të dhënë për gazetën, ish-guvernatori, Shkëlqim Cani, tregon të gjithë efektet. Çfarë do të ndodhë me bankat, kreditë, roli i Bankës së Shqipëri. Pse po rritet deficiti buxhetor dhe çfarë duhet të bëjë qeveria. Ç’do të ndodhë me kursin e këmbimit dhe si duhet të reagojë ekonomia shqiptare. Luhatjet në kursin e këmbimit dhe efektet zinxhir nga ulja e të ardhurave, që vijnë nga emigrantët. Marrëdhëniet e tij me qeverinë dhe cili duhet të jetë roli i Bankës Qendrore. Pse qeveria duhet të përdorte mënyra të tjera për të marrë para për investimet, cilat janë masat që duhen marrë për përmirësimin e klimës së biznesit dhe a kërcënohen bankat nga mosshlyerja e kredive.Bota po përfshihet në një krizë çmimesh. Kjo krizë, duket se ka përfshirë edhe Shqipërinë. Çfarë masash duhet të marrë qeveria?
E saktë është që është një krizë botërore e çmimeve. Kjo krizë mendohet që do jetë në afatin e mesëm, të paktën që do ketë shtrije edhe dy vjet minimumi, mos edhe më tej. Ka disa arsye që e kanë sjellë këtë krizë. Eshtë rritur konsumi sepse disa vende kanë kaluar nga standardi i varfërisë, si Kina, India, drejt nivelit të mesëm dhe kanë rritur kërkesën për konsum cilësor, duke rritur kërkesën për mish. Një kilogram mish është ekuivalent me 7 kilogram grurë ose misër, sepse bagëtia ushqehet me grurë ose misër. Pra, është rritur indirekt konsumi i drithërave ndërkohë. Kësaj i shtohet edhe një faktor tjetër, ai i përdorimit të drithërave për lëndë djegëse. Por duhet thënë se ka edhe kundërfaktorë të tjerë që çojnë në uljen e konsumit. Që tani në Shtetet e Bashkuara ka nisur rënia e konsumit. Ose konsumi është drejtuar te mallra më pak cilësore, p.sh, mishi i grirë që ka çmim më të ulët. Tjetër faktor ishte edhe thatësira. Ndërkohë që ka filluar edhe kundërveprimi, prandaj mendohet që për dy vjet kriza do të shkojë drejt zgjidhjes. Që tani ka filluar rritja e sipërfaqes së mbjellë me grurë nga Kanadaja e SHBA-ja. Pra, do bëhet një rirregullim i konsumit dhe prodhimit, i tregut dhe ndoshta edhe i çmimeve. Tani vijmë te Shqipëria. Ne jemi konsumatorë dhe jo prodhues. Ne jemi shumë konsumatorë të drithërave, në fakt fshatari nuk kishte interes për të mbjellë grurë, misër. Shqipëria e kishte braktisur prodhimin, sot ne kemi shumë sipërfaqe të lira. Në këto kushte, kriza botërore do të përplaset edhe në Shqipëri dhe do kemi edhe pasoja. Këto pasoja do i ndjejnë më shumë shtresat e varfra dhe më pak ato të mesme dhe të larta. Konsumi i ushqimeve në Amerikë është diku te 10 për qind për familje të mesme, ndërsa në Indi dhe vendet e varfra 70 për qind. Ka diferenca të mëdha, edhe në Shqipëri janë bërë llogaritjet për një konsum për ushqime, rreth 30 për qind, por familje të ndryshme mund të jenë 60 ose 70 për qind, sikundër mund të ketë familje që shpenzojnë vetëm 10 për qind për ushqimet. Kriza për familjet e varfra ka pasoja të mëdha dhe të ndjeshme dhe politika mund t’i ndiejë këto nga protestat. Në Shqipëri ndryshon pak, mundësitë për protesta janë të vogla, pasi në këtu nga kriza goditet më shumë fshati, ku janë edhe familjet më të varfra dhe fshati është pak i prirur për protesta. Por dhimbja do të jetë e njëllojtë.
Tani cili është roli i Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë? Unë nuk mendoj se qeveria do dalë të bëjë fushatë, që fermerët të mbjellin grurë, por edhe që të qëndrojë e heshtur nuk është mirë. Specialistët e bujqësisë duhet t’i shpjegojnë pasojat, efektet dhe mënyrën se si duhet të reagojnë. Çmimet janë dyfishuar apo trefishuar gjatë 3-4 viteve të fundit. Kjo krizë nuk është një gjë që ndodhi sot. Fshatari nuk është se nuk e kupton, ai mund të reagonte dhe mund të reagojë akoma. Këtu unë do të shikoja rolin e qeverisë. Pra, të informimit dhe këshillimit të fshatit, drejtimin e fermerëve drejt prodhimit.
Sa i përket Bankës së Shqipërisë, vështirë është që banka të veprojë me normat e interesit për këtë efekt të inflacionit. Në fakt këtë argument e kam dëgjuar edhe nga Banka e Shqipërisë. Kur ka efekte të këtij lloji, përgjithësisht nuk kërkohet reagim të politikës monetare, pra rritje të normës së interesit, sepse këto janë çmime të importuara, por nuk mund të spekulohet me të tërë shportën. Ne thamë që ushqimi përbën një të tretën e shportës dhe dy e treta janë pjesë të tjera. Banka e Shqipërisë në qoftë se nuk deklaroi në fillim të vitit se do t’i dalë jashtë kontrollit inflacioni për shkak të këtij faktori, tregon se ajo ka menduar dhe ka marrë masat që faktorët e tjerë të mos ndikojnë. Pra, të ulet inflacioni nga faktorët e tjerë.
Banka e Shqipërisë nëse gjykon se edhe faktorët e tjerë janë nën kontroll dhe ta mbajë inflacionin në intervalin 3 plus ose minus 1 për qind, mund ta pranojmë në këtë rast, 3 deri në 4 për qind, kjo nuk thotë se duhet lejohet Banka e Shqipërisë, që ta nxjerrë inflacionin jashtë kontrollit. Mund të veprojë me normat e interesit nëse edhe dy të tretat e pjesës tjetër të inflacionit po i dalin jashtë kontrollit. Sepse ka edhe mjaft çmime të tjera që kanë lidhje ose jo me bujqësinë, si nafta, energjia, qiratë, çmimi i shtëpitë, janë një seri faktorësh të tjerë që kompozojnë shportën.
Por këto të gjithë janë të lidhura, në rast se shtrenjtohet çmimi i bukës, i produkteve bujqësore, do të rriten edhe çmimet e tjera...
Po, duhet parë e gjithë panorama. Ajo që mua më shqetëson është që Banka e Shqipërisë nuk prononcohet për të gjithë faktorët, që të na japë një situatë shumë më të qartë, që gjithçka është nën kontroll dhe që ajo do sjellë inflacionin nën kontroll dhe do të marrë masat përkatëse. Pra, të parashikojë brenda vitit 2008 se cilat do të jenë masat dhe si e sheh ajo politikën monetarë të këtij viti. Ky nuk është komunikim me publikun. Publikut nuk i duhet t’i tregosh se ç’po bën në momentin që ndodhin gjërat, por duhet që në avancë, t’i tregosh në mënyrë që publiku dhe biznesi të përgatiten si do jetë politika monetare. Që edhe ata të kenë parashikimet e tyre për kursin e këmbimit, për inflacionin, për normat e interesit. Që ata të dinë të reagojnë, të marrin apo jo kredi dhe për një seri problemesh të tjera.
A duhen rritur pagat dhe pensionet si një mënyrë për t’u përballur me rritjen e çmimeve?
Eshtë e mirënjohur që përgjithësisht kur ka inflacionin, nuk duhet të ketë rritje pagash dhe pensionesh për arsye se krijohet efekti zinxhir në spirale dhe kjo s’do bëjë gjë tjetër veçse do çojë në rritje të tjera çmimesh. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk do rriten pagat dhe pensionet. Unë nuk mbaj mend ndonjëherë që qeveria të mos ketë kompensuar inflacionin. Këtu duhet të kuptohemi. Të gjitha qeveritë pretendojnë se e kompensojnë inflacionin, që japin më shumë rritje. Por rritja e pagave dhe pensioneve nuk duhet të dalë me efektet e rritjes së çmimit. Ajo duhet të vijë nga rritja e rendimenteve, nga rritja e prodhimit. Ky duhet të jetë faktori bazë që duhet të çojë në rritjen e pagave dhe pensioneve. Kuptohet, në të gjithë botën pranohet një rritje çmimesh, duke u nënkuptuar që do të ketë edhe një rritje pagash. Nuk ka vend në botë që nuk rrit pagat çdo vit. Tani problemi është sa do rriten pagat dhe kur do të rriten. Sepse çmimet rriten përditë, ndërsa pagat rriten njëherë dhe në një kohë të caktuar. Pra, duhet të gjejmë një kohë. Mesa duket edhe sivjet do të jetë në mes të vitit. Ndërkohë që populli e ka konsumuar gjysmën e pagës, ose të rritjes së saj, për rritjen e çmimeve gjatë tërë kësaj kohe. Kjo është e përbotshme, por natyrisht që duhet parë, që të mos bëhet vetëm kompensimi, por të rriten rendimentet dhe prodhimi. Kjo pritet nga qeveria. Duhen edhe politika për rritjen e prodhimit, sepse është vërtetuar që rritja e prodhimit bujqësor në Shqipëri ka sjellë uljen e çmimeve.
Ndikimi i krizës botërore ka dhe një aspekt tjetër për Shqipërinë. Të ardhurat nga emigrantët maten te rreth 980 milionë euro. FMN-ja tregoi gjatë konferencës së fundit, se inflacioni në Shqipëri është më i ulët se në vendet e tjera. Rritja e çmimeve në botë, do të sjellë edhe rritjen e shpenzimeve për emigrantët. Ata parashikohet të sjellin më pak para në Shqipëri. A e prish kjo balancën?
Tani, në fillim më duhet të sqaroj një efekt tjetër, që ka lidhje me pyetjen. Faktori bazë që i quan dërgesat e emigrantëve jo faktor të përhershëm është sepse emigrantët në një periudhë kohore 10-14 vite nga emigrimi, përgjithësisht po qëndruan në atë vend, kthehen në shtetas të atij vendi, në sjellje, pavarësisht me apo pa dokumentacion. Pra, marrin sjelljen e shtetasve të atij vendi, fillojnë procedurat e natyralizimit. Ky imponim i bën ata qe të shpenzojnë më shumë edhe për sende luksi dhe fillon rritet konsumi. Emigrantët fillojnë përshtatjen edhe porsa i përket shpenzimeve. Ky është faktori bazë. Shqipëria që në vitet 2006-2007 pothuajse i pati të barabarta dërgesat. Unë nuk mund të bëj një analizë shumë të qartë për këtë, sepse nuk i disponoj të gjithë të dhënat. Por ata që merren, pra Banka e Shqipërisë duhet t’i tregojë publikut, biznesit, a jemi në fazën e 10-14 vitëshit kur fillon rënia e dërgesave, apo kjo rënie është rastësi. Faktori i dytë, që përmendët ju, është po kaq i vërtetë. Sepse rritja e inflacionit në vendet përkatëse, natyrisht që do të shtojë shpenzimet e familjes. Bëhet fjalë për qiratë, shpenzimet e tjera, dhe jeta e emigrantit ka më shumë ushqime sepse është shtresa që kualifikohet me të ardhura nën të mesmen. Edhe pse inflacioni mund të jetë 4 për qind, duke qenë se ushqimet janë rritur 20-30%, natyrisht që kanë rritur shumë më tepër koston, pra shumë më pak të ardhura do vijnë në Shqipëri. Pa hyrë në faktorët e tjerë si nafta, gazi etj. Të gjitha këto ndikojnë që emigrantët do sjellin më pak të ardhura.
Çfarë ndikimi do të ketë në ekonominë e Shqipërisë?
Shqipëria neto në eksport-importe është negative. Pra, eksportet mbulohet vetëm një të katërtën, ndoshta edhe më pak të importeve. Pjesa tjetër mbulohet, kryesisht me dërgesat e emigrantëve dhe me disa rrugë të tjera.
Nëse dërgesat e emigrantëve do të pësojnë rënie, doemos, që do të mbetet e pambuluar një pjesa e deficit tregtar. Kjo pjesë e pambuluar, pa dashur të bëj rolin e avokatit të djallit, do të prishë raportet e kursit të këmbimit. Sepse në rast se eksporti dhe të ardhurat e tjera në valutë nuk e mbulojnë importin, atëherë kursi do të bëhet më i pafavorshëm. Kjo pastaj sjell një varg pasojash. Me rritjen e importeve rritet edhe kreditimi. Kështu që në një farë kuptimi duke i marrë të gjithë faktorët ekonomia shqiptare është në një farë dileme, nëse do ballafaqohet me ndryshime të kursit të këmbimit. Ky i fundit ndikon edhe në inflacion dhe mund të krijojë një reaksion zinxhir. Unë shpresoj që këtë parashikim, edhe pse prej avokati të djallit, ta kenë marrë në duar specialistët e qeverisë, sidomos të Bankës së Shqipërisë dhe të mos e lejojnë që të dalë jashtë kontrollit. Unë shenjat i shikoj të dukshme, por ndoshta ata i kanë nën kontroll. Në fund të fundit, ata e kanë për detyrë të na informojnë dhe të na qetësojnë. Të na tregojnë që po merren me këto fenomene dhe se gjithçka do të jetë nën kontroll.
Shumica e kredisë që marrin shqiptarët është në valutë. Normat e interesit të bankave i drejtojnë qytetarët drejt kredive me valutë. Ndërkohë që edhe deficit tregtar duhet të mbulohet sërish me valutë. Pse ndodh kjo?
Bankat nuk kanë çfarë t’i bëjnë normës së interesit për euron dhe dollarin. Këto interesa nuk vendosen këtu dhe shqiptarët duke parë këto diferenca normash interesi mes lekut dhe valutës janë më të prirur për kredi në valutë. Me sa di është në nivelet 75 për qind, pra rreth 75 për qind e kredisë është në valutë. Nëse sipas parashikimit të mësipërm do të prishej kursi i këmbimit, atëherë pasojat do të ishin të rënda. Ndërsa sot flasim për kredi me probleme në nivele, 3, 3.5 për qind nesër vetëm nga faktori i kursim të këmbimit kjo përqindje mund të rritet shumë. Shqiptarët e marrin kredinë në euro dhe pagën ata e marrin në lek. P.sh, në rast se sot kursi i këmbimit është 1 euro, 125 lekë, dhe nesër shkon 135 lekë, natyrisht atyre do t’i vështirësohet shumë mundësia e rikthimit, pra pagesës së kësteve. Por meqenëse kjo nuk është goditje për individë të caktuar por masive, quhet goditje masive për sistemin bankar. Pastaj kjo i kalon caqet e individëve dhe kthehet në një problem për të gjithë sistemin bankar. Nëse Banka e Shqipërisë parandien këto rezultate dhe këtë rrezik, ajo nuk duhet të ngelet në kuadrin e edukimit. Ajo duhet të marrë disa masa, të cilat hap pas hapi, mund të jenë shtrënguese. Ne nuk mund ta lejojnë ekonominë që të shkojë në krizë për të marrë masa drastike dhe që kanë kosto shumë më të larta.
Duke ngelur te kreditë, ka një klimë jo fort të mirë me biznesin, ka një rritje të madhe të çmimit të naftës si lëndë e parë për biznesin dhe energjinë. Këto sigurisht që i rrisin kostot sipërmarrjes. A ndikojnë këto kosto në shlyerjen e kredive?
Duhet të them disa gjëra për biznesin, pa dashur të dal kundër tij. E para, “qarja” e biznesit është e përvitshme. Për mua mirë bën, sepse kështu duhet të jetë. Një biznes nuk duhet të ngopet me fitimet, por duhet t’i rrisë ato. Kjo e çon përpara ekonominë. Ajo që do të quaja negative tek biznesi shqiptar është që përgjithësisht qahet në vend që të ankohet. Biznesi duhet të gjejë argumentet e duhura, duhet të mirorganizohet, të paguajë ekspertë, juristë, apo ekonomistë dhe të argumentojë çfarë kërkon nga qeveria. Deri tani është bërë lobin por kjo nuk mjafton. Duhen gjetur argumente bindëse. Argumentet bindëse nuk janë çfarë humbet njëri apo tjetri biznes, por çfarë humbet dhe përfiton ekonomia në përgjithësi. Kjo duhet bërë me shkrim dhe shumë e qartë. Në rast se arrihet kjo, unë mendoj se biznesi ka bërë një hap të rëndësishëm përpara.
Duke u kthyer te pyetja juaj. Rritja e çmimit të naftës, mungesa e energjisë elektrike janë realisht probleme për biznesin. Probleme, që në një farë mënyre, unë do t’i quaja probleme të rritjes. Një vend në zhvillim, përgjithësisht ballafaqohet me këto probleme, natyrisht që mungesa e energjisë është bërë e padurueshme. Por ajo që biznesi, nuk meriton fare është brutaliteti i administratës. Kjo nuk vjen vetëm nga mentaliteti ballkanik i administratës, por sidomos nga pajtimi politik që i bëhet asaj. Pra zëvendësimet masive politike të administratës. Janë njerëz, devotshmëria politike e të cilëve, i shpërblehet me një vend në tatim-taksa, doganë apo polici. Pra, njerëz të pakualifikuar. Ky mentalitet është tërësisht jashtë kohe. Sot tatimorët duhet të përballen me biznese të sofistikuara, ata duhet të kenë përgatitje të lartë teknike. Njerëzit duke qenë të pashkolluar për atë vend pune kthehen në brutal sepse nuk duan të ballafaqohen me atë vend pune. Kjo është një humbje e përbashkët si e biznesit dhe e qeverisë. Duhet të kuptojmë që marrëdhëniet me biznesin duhet të jenë të ndërtuara në mënyrë krejt tjetër. Ka ardhur koha që të ndryshojë ky ekuilibër.
Të kalojmë në një temë tjetër. Flitet gjithmonë se inflacioni po kalon nivelin 4 për qind, rreziqet, etj. Pse Shqipëria ka zgjedhur një politikë me inflacion të ulët? Ka shumë vende të tjera, që kanë politika më liberale me inflacionin dhe kanë një zhvillim më të madh.
Në fakt Shqipëria gjithmonë e ka pasur inflacionin e ulët. Kështu që mund ta rendisim në vendet me inflacion të ulët.
Por çfarë ka përfituar Shqipëria nga inflacioni i ulët?
Vendet që kanë inflacion më të ulët në afatin më të gjatë kanë rritje ekonomike dhe punësim më të lartë. Kjo nuk është një politikë që ndiqet nga vendet e zhvilluara ose nga vendet e pazhvilluara. Po të shikosh në gjithë globin, të gjitha vendet tentojnë drejt inflacionit të ulët, pavarësisht e arrijnë ose jo, apo momenteve të caktuara. Një nga kriteret për të hyrë në BE është të kesh inflacion të ulët. Por kjo nuk do të thotë se s’ka vende me inflacion të lartë. Bullgaria dhe Rumania janë shtete të BE-së dhe kanë inflacion. Por kjo është kapërcyer. Kostoja e madhe për ekonominë është ta ulë inflacionin, një kosto më e vogël është ta mbash atë në nivele të ulëta. Shqipëria nuk ka më kuptim që pas kaq vitesh me inflacion të ulët, të kthehet në një politikë të kundërt. Populli nuk ka ndonjë të keqe që të mos rriten çmimet nga viti në vit.
Çfarë ka fituar vendi?
Unë mendoj se kemi përfituar. Ekonomia shqiptare, pavarësisht nga këndvështrimet pozitë-opozitë, është një vend që ka pasur një rritje të kënaqshme. Jo të dukshme, por të kënaqshme. Papunësia relativisht, duke e krahasuar edhe me vende të rajonit, nuk ka qenë një problem. Kjo edhe në sajë të një faktori tjetër. Ne kemi çuar emigrantë, legalë ose jo, drejt Greqisë, Italisë. Pra, këtu nuk ka pasur protesta të mëdha në mbrojtje, apo kërkim të punësimit dhe kundër inflacionit. Kjo na e ka lehtësuar pak barrën për të mbajtur inflacionin e ulët.
Pra, jemi fshehur pas emigrantëve?
Nuk do ta quaja tamam kështu. Në fakt nuk është fshehje, ne kemi gjetur një zgjidhje. Asnjë zgjidhje në ekonomi nuk është e lehtë. Unë i kuptoj njerëzit që mund të thonë, se ç’na duhet ne shifrat e parametrave makro, por është kosto e madhe për ekonominë të mbash treguesit makro. Ne folëm për inflacionin dhe kursin e këmbimit. Ne qoftë prishet kursi i këmbimit prishet edhe inflacionit, po u prish inflacioni prishet edhe deficiti, po u prish deficiti prishet edhe borxhi. Fillojnë të gjitha efektet në kahun negativ dhe ka një kosto të madhe për t’i risjellë. Kështu që është ngjarje që Shqipëria disa nga treguesit makro i ka nën kontroll, nuk do të thosha në nivele të pëlqyera, por i ka nën kontroll dhe kjo është një gjë e mirë për Shqipërinë.
Kredinë tregtare që do të marrë qeveria deri në 500 milionë euro, do t’i prishin këto tregues? Pse u morën në valutë?
Kjo pyetje lidhet shumë me deficitin buxhetor. Në Shqipëri sot është prishur deficiti buxhetor. Shqipëria ishte një rast i mirë, ku deficiti buxhetor edhe pse me ritme të ulëta po vinte duke u zvogëluar. Për pasojë edhe borxhi publik, ndaj prodhimit të brendshëm vinte në ulje. Krejt papritur në vitin 2007 dhe sidomos në 2008, pritet që deficiti buxhetor të rritet ndjeshëm dhe të shkojë diku te 7.9 për qind. Pasoja e këtij deficiti është marrja e kësaj kredie. Tani, do të merrej në lekë apo valutë. Eshtë vendosur të merret në valutë, dhe unë mendoj që është bërë mirë. Por ka një problem tjetër. Nga ana teknike borxhi merret në dy mënyra, një në bankat e huaja siç thoni ju, dhe dy, duke ja marrë publikut. Në Shqipëri nuk është një kuriozitet, dihet që një pjesë e valutës që depozitojnë bankat, e ridepozitojnë jashtë. Në këtë kontest mendoj se qeveria duhet të shihte edhe variantin e bonove, ose letrave me vlerë në valutë. Nuk kishte pse të ndahej mendja, vetëm me kredi tregtare nga bankat. Kuptohet që unë duhet të kem disa të dhëna më shumë për normën e kredisë dhe kushtet që ka marrë qeveria. Por norma e interesit që është marrë, është disi e lartë, kuptohet shumë më e lartë se sa kredia e butë që ka marrë Shqipëria deri tani. Pra, duhet krahasuar leverdishmëria mes bonove dhe kredisë tregtare që përdori qeveria. Unë kam një kritikë ndaj qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për pjesëmarrje të ulët të publikut ndaj letrave me vlerë të qeverisë, përgjithësisht shumë më të ulëta nga raportet që do të dëshiroja unë. Njerëzit duhet të jenë më të drejtpërdrejtë në blerjen e bonove të thesarit.
Por ka një kusht që nuk mund të blesh dot më shumë se 1 milion lekë?
Për këtë po flas, që ka një politikë të gabuar. Kushtet i vendosin njerëzit në varësi të situatave që do të jenë në Shqipëri, mund të jetë 1 milion lekë, mund të jetë 500 mijë lekë. Këto kushte i vendos vetë qeveria me Bankën e Shqipërisë por nuk janë kushte që nuk lëvizin. Rëndësi ka që qeveria t’i shohë individët si potencialë në kreditimin e qeverisë në vend që të bëhet e kundërta që njerëzit të depozitojnë në banka dhe bankat blejnë bono kur këto janë me interesa më të larta. Bankat fitojnë atë që mund të fitojë individi.
Shqipëria është e rrethuar nga vende që punojnë me euro, Kosova, Mali i Zi, Greqia, Italia. A është koha që të zëvendësohet leku me euron?
E para, njëherë si ish-guvernator duhet të them që nuk e bëjmë dot. Nëse ne do të hyjmë në Evropë ne do të hyjmë krejt natyrshëm pa u euroizuar para se të hyjmë në BE. Ne duhet të përdorim lekun. Pas hyrjes në BE, duhet të kalojë dy vjet që leku të testohet dhe pasi të testohet dhe të dalë se ekonomia shqiptare që është e përshtatur me ekonominë evropiane, atëherë mund të bëhet hapi tjetër që ne të përdorim euron. Pra, ky është euroizimi i natyrshëm. Tani pse bëhet kjo? Kjo bëhet me qëllim që ekonomia shqiptare të përshtatet me ekonominë evropiane. Çdo hyrje e përshpejtuar do prishte disa raporte. Por jo se në Shqipëri euro nuk lejohet, këtu lejohet çdo lloj valute. Por ta lëmë të ndodhë natyrshëm.
A ka kosto dhe përftime? Nga katër vende që përmendët, dy kanë kalim të natyrshëm dhe dy të përshpejtuar. Kosova dhe Mali i Zi kishin disa arsye politike. Shqipëria nuk ka ndonjë arsye që ta bëjë me domosdoshmërisht. Vetëm nëse e kërkon vetë ekonomia dhe biznesi. Kjo ngelet një çështje e hapur. Por për gjykimin tim, jo e pranuar nga banka evropiane, do ishte një proces i përshpejtuar.
Keni qenë guvernator me disa kryeministra, si janë marrëdhëniet e një guvernatori me kryeministrin?
Tre janë hapësirat. Një është të kthehesh në servil të qeverisë, një është të kthehesh në i paanshëm dhe të jesh kontrapedal. Midis të trejave duhet të zgjedhësh atë që është një kërkesë ligjore, që është paanshmëria. Banka e Shqipërisë me statusin që ka duhet t’i bëjë një vlerësim më të ftohtë ekonomisë dhe rekomandimet e saj duhet të jenë të paanshme të ftohta dhe të godasin në shenjë. Sepse ministrat e ndryshëm, jo nga mungesa e dëshirës nganjëherë, por duke qenë se janë kaq shumë të përzier në ekonomi nuk është se e kuptojmë shumë qartë gjendjen ose ndonjëherë u pëlqen që ta shikojmë me nota shumë më pozitive. Një guvernator i ftohtë e sheh shumë më ftohtë dhe nuk i dhimbset që të thotë “jo, kjo është keq, po veprohet gabim”. Pra, përgjithësisht Banka e Shqipërisë duke qenë e ftohtë dhe e pavarur mund të japë rekomandime për ekonominë në mënyrë shumë të ftohtë, në mënyrë që ajo të shkojë në atë rrugë që duhet. Sidomos para fushatave elektorale, ku roli i bankës rritet së tepërmi. Unë nuk e kam dëgjuar as guvernatorin as Bankën e Shqipërisë të shprehet për deficitin buxhetor 8 për qind. Kuptohet që qeveria do të mbrohet se këto para po shkojnë për investime. Por ne nuk e kemi dëgjuar zërin e Bankës së Shqipërisë, a mund të uleshin disa shpenzime? A është e vërtetë që ky 8 për qind ka shkuar për investime, apo është një argument për t’u hedhur? Nuk e dimë, Banka e Shqipërisë çfarë mendon, a është mirë apo është keq? Sepse kuptohet, që të gjitha këto investime që bëhen janë shirita për vitin tjetër, që është një vit elektoral.
Ka të paktën 10 vite po e njëjta kritikë, qeveria të mos shpenzojë në fund të vitit..
I kemi dëgjuar këto fjali po nuk ka asnjë ndryshim.
Pse nuk ka ndryshim?
Eshtë shumë e thjeshtë. Një dyqanxhi që menaxhon një dyqan për 11 muaj, nuk mund të menaxhojë 3 dyqane në muajin e 12-të. Po kjo është qeveria, ajo mezi bën investimet për 11 muaj nga 5 lekë dhe krejt papritur në fund të vitit jep 15 lekë për t’u shpenzuar. Rezultatet janë të qarta dhe të natyrshme. Do bjerë cilësia e investimeve dhe do jepen para paradhënie për t’u dukur se janë bërë investimet. Kjo Bankës së Shqipërisë i prish punë për inflacionin se likuiditeti i tepërt krijon aritmi në inflacion.
BSH-ja, është e pafuqishme?
Fuqia është shumë relative. BSH-ja nuk ka as polici, as gjykata, as ushtri, ajo ka publikun. Nëse ajo arrin t’i krijojë bindjen publikut se kjo qeveri nuk po vepron siç duhet, atëherë ajo krijon kërcënim për qeverinë. Se qeveritë votohen nga publiku dhe ato e dinë këtë. Në këtë mënyrë qeveritë i druhen shumë një mendimi të pavarur. Pra, banka është një zë shumë i rreptë ndaj qeverisë. Banka e Shqipërisë ose duhet të rrisë tonin dhe argumentin, ose qeveria është shumë brutale ndaj BSH-së dhe banka duhet të ndryshojë marrëdhëniet që mos të jetë kaq miqësore. Para disa ditësh unë thashë një shprehje që Banka e Shqipërisë duket se po vetëflijohet dhe më duket se banka po e humb rolin. Drejtuesit e bankës janë më të trembur ndaj kritikave, sugjerimeve ndaj qeverisë. Kriza e energjisë, ushqimeve ishte e parashikueshme, banka duhet të kishte guximin t’i thoshte pak më ndryshe se ministrat.

Gazeta Panorama
http://www.panorama.com.al/index.php?id=14518
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Shumica e kredisë që marrin shqiptarët është në valutë. Normat e interesit të bankave i drejtojnë qytetarët drejt kredive me valutë. Ndërkohë që edhe deficit tregtar duhet të mbulohet sërish me valutë. Pse ndodh kjo?
Bankat nuk kanë çfarë t’i bëjnë normës së interesit për euron dhe dollarin. Këto interesa nuk vendosen këtu dhe shqiptarët duke parë këto diferenca normash interesi mes lekut dhe valutës janë më të prirur për kredi në valutë. Me sa di është në nivelet 75 për qind, pra rreth 75 për qind e kredisë është në valutë. Nëse sipas parashikimit të mësipërm do të prishej kursi i këmbimit, atëherë pasojat do të ishin të rënda. Ndërsa sot flasim për kredi me probleme në nivele, 3, 3.5 për qind nesër vetëm nga faktori i kursim të këmbimit kjo përqindje mund të rritet shumë. Shqiptarët e marrin kredinë në euro dhe pagën ata e marrin në lek. P.sh, në rast se sot kursi i këmbimit është 1 euro, 125 lekë, dhe nesër shkon 135 lekë, natyrisht atyre do t’i vështirësohet shumë mundësia e rikthimit, pra pagesës së kësteve. Por meqenëse kjo nuk është goditje për individë të caktuar por masive, quhet goditje masive për sistemin bankar. Pastaj kjo i kalon caqet e individëve dhe kthehet në një problem për të gjithë sistemin bankar. Nëse Banka e Shqipërisë parandien këto rezultate dhe këtë rrezik, ajo nuk duhet të ngelet në kuadrin e edukimit. Ajo duhet të marrë disa masa, të cilat hap pas hapi, mund të jenë shtrënguese. Ne nuk mund ta lejojnë ekonominë që të shkojë në krizë për të marrë masa drastike dhe që kanë kosto shumë më të larta.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

1-ishte zoti Cani qe lejoj kreditimin ne valute.(ateher ku ishte ai ishte ne vlera te ulta nominale , por ishte 80% si perqindje.

2-Sot flet per BSH qe nuk duhet te ngelet ne kuadrin e "edukimit"
cme vjen per te ................
3- se ku lecova diku qe qeveria i kishte kerkuar BSH per nje zvlersim te lekut, ne menyre qe te ulej deficiti tregtar por zv governatori Ibrahimi kishte thene se nuk behet per shkak te efektit zinxhir (qe eshte shpjeguar me lart nga Z. Cani). por kerkesa eshte bere.
4- deficiti buxhetor i qeverise 7.8 %, deficiti tregtar mbi 2 miliard euro ne vit( equilibri mbahet me eurot qe u shit albtelekomi, me kredite ne valute qe po merr qeveria 500milion euro (Nuk hyjne te ato miliardat e privateve qe kemi thene me siper), me ato miliona euro qe do shitet ARMO keto dite,me Kesh shperndarjen neser e Insigun pasneser, por kur te mbarojne..... )

4-tjeter gje ..........flitet per numerin 135. kujdes !!!!!
 

romantic_touch

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Me ardhjen e Fullanit, Banka e Shqipërisë është kthyer në një qeveri hije që ka departamente me në krye shefa që marrin rroga më të mëdha se vetë ministrat.Fullani, kur erdhi nga Banka Italo-Shqiptare solli Dashamir Halilin, të cilin e bëri shef të personelit dhe që sot është krahu i djathtë i tij, edhe pse është një njeri pa kualifikime shkencore, ka pasur kredi të pashlyera, është shef i personelit. Fullani, nëpërmjet Halilit, e rriti personelin e bankës nga 350 vetë që ishte në 2004, në më tepër se 500 vetë sa janë sot.

Banka e Shqipërisë është kthyer në një strehë ku riciklohen në poste me privilegje burokratët që u ka mbaruar mandati në poste të tjera dhe ku është krijuar një komunitet i çuditshëm ku “fle macja me miun”, duke qenë se aty janë të afërmit e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të dy krahëve të politikës. Në BSH, drejtor i Departamentit Juridik, është ish-kancelari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili ka marrë në këtë departament si jurist dhe vëllain e Xhoana Nanos me shkollë me korrespondencë, si dhe bashkëshorten e kryetarit të SHISH, Bahri Shaqiri. Në BSH është djali i Fatos Bejës, vajza e Ylli Bufit, kunati i Shaban Memisë, deputetit të PD, djali i Agim Fagut, mbesa e Alfred Moisiut etj. Këshilltar i Guvernatorit Fullani është Hekuran Pallumi, ish-këshilltari kryesor i ish-drejtorit të SHISH, Kujtim Hysenaj. Drejtoreshë për Marrëdhëniet me Publikun është kunata e Fullanit. Fullani, për shkak të lidhjeve të biznesit të ndërtimit ka marrë djalin e ortakut të tij në punë në Bankë, edhe pse pa asnjë kualifikim, si shef të sektorit të transportit.

Banka e Shqipërisë është një institucion financiar ku mund të cënohet siguria kombëtare e vendit, nëse aty bëhen keqmenaxhime në sferën e veprimtarisë së saj. Por drejtori i SHISH, Bahri Shaqiri, i ka duart e lidhura që të hetojë për këto afera, se gruaja e tij është punonjëse e departamentit juridik të bankës dhe Fullani kujdeset që ajo të marrë benefice të ndryshme në formën e dietave të majme në udhëtimet jashtë vendit, shpërblimeve etj. Fullani tregohet shumë dorëlirë me shpërblimet për punonjësit e bankës, duke u vënë atyre, pa harruar sigurisht vetveten, deri edhe katër rroga shpërblim në vit, dhe rrogat në Bankën e Shqipërisë janë më të lartat në gjithë administratën shtetërore. Këtë Fullani e bën që me anë të këtyre njerëzve të blejë mbështetjen e të afërmeve të tyre të pushtetshëm.

Kur erdhi në pushtet PD, në vitin 2005, emëroi në postin-kyç të inspektores së përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, domethënë në postin e shefes së kontrollit të brendshëm të kësaj banke (post ky titullari i të cilit zgjidhet nga parlamenti), si dhe me kompetenca edhe për të kontrolluar bankat e tjera ën vend, që janë private, Teuta Baletën, vajzën e Abdi Baletës. Deri më atëherë kjo kishte qenë drejtoreshë e Departamentit të kërkimeve shkencore në Bankën e Shqipërisë, e marrë në punë nga burri i tezes së saj, Limoz Malaj. Sa erdhi në Bankë Fullani mori 12 milion lekë të reja kredi për strehim, sikur të ishte i pastrehë dhe po kështu morën dhe bashkëpunëtorët e tij. Fullani ka dhënë për personelin 10 milion dollarë kredi, me interes 0.5%, për afate që shkojnë nga 20-30 vjet. Fullani bashkëpunon ngushtë për interesa private me ministrin e tashëm të financave Boden, edhe pse bëjnë sikur kanë kontradikta për çështje të detyrës së tyre, si ajo që ka të bëjë me rritjen e normës së interesit, të cilën Fullani pretendon se e ka bërë për të ulur inflacionin. Por raportet e Bankës së Shqipërisë në parlament kalojnë qetë. Ministri i Financave Bode, i cili ex officio është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë pa të drejtë vote, megjithatë nuk merr kurrë pjesë në mbledhjet e këtij këshilli, sikur atje të merren vendime që kanë të bëjnë me financat e Bangladeshit dhe jo me ato të Shqipërisë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit hesht për të gjitha shkeljet e Bankës së Shqipërisë, shumë prej të cilave janë veprime kriminale, dhe i nxjerr shkeljet në shifra qesharake financiare. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është ai që me përbërjen e tij zbulon intrigat e ndërlikuara politike që thuren si rrjetë merimange rreth bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikëqyrës prej tetë vetësh, sipas ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, "Për Bankën e Shqipërisë" i kërkon llogari guvernatorit për zbatimin e vendimeve të miratuara, duke përfshirë zbatimin e politikës monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore, si dhe për drejtimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen mbi administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë. Se sa serioz është ky këshill këtë e tregon si një provë lakmusi qenia në të si anëtar e Arian Kadaresë. Sipas CV-së të Arian Kadaresë, të paraqitur në faqen zyrtare on-line të Bankës së Shqipërisë: “Z. Arjan Kadareja është diplomuar në vitin 1986 si inxhinier minierash, në Fakultetin e Gjeologji-Minierave të Universitetit të Tiranës. Ai ka kryer në 1995 një Master of Arts në Ekonomi, pranë Institutit Universitar të Studimeve Ndërkombëtare të Gjenevës (Zvicër) dhe përfunduar në vitin 2000 PhD në Ekonomi, pranë këtij Instituti. Karrierën profesionale e ka filluar në vitin 1986, si inxhinier në Minierën e Kromit në Batër, ku ka punuar deri në 1991, për të vazhduar si pedagog në Fakultetin e Gjeologji-Minierave, në Universitetin Politeknik të Tiranës, deri në vitin 1993”.

Pra, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është dhe një ish-gjeolog i shndërruar në financier, kur emigroi në Zvicër në vitin 1993!!! Arian Kadare, nga gjeolog u bë financier, për të zbuluar “minierën e arit” në Bankën e Shqipërisë, kur u zgjodh anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në dhjetor 2006. Kjo tregon joseriozitetin e qeverisjes së PD. CV që ky Arian Kadare ka shkruar për vetveten në vetën e tretë është shumë zbavitëse. Ai thotë për vetveten: “Fushat e tij të interesit fokusojnë çështje lidhur me modelimin makroekonomik, analizën e politikave ekonomike, ekonominë ndërkombëtare e monetare, atë financiare, programimet etj..

Ai është autor i një sërë materialesh diskutimi (WP), publikimesh e kumtesash në veprimtari të ndryshme shkencore ndërkombëtare”. Se si mund t’i futet një ish-gjeolog kësaj aventure në financën e lartë, ky mbetet një mister! Gjithsesi është një paradoks, sa ironik aq edhe sinjifikues, që një ish-gjeolog që është bërë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ka kryer dy mastera në financë, ndërsa kryetari i Këshillit Mbikëqyrës (Fullani), njëherësh dhe guvernatori, nuk ka bërë asnjë të tillë?! Të jetë ky sinqeritet cinik, apo neglizhencë arrogante? Anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikëqyrës janë Ksenofon Krisafi, ambasador i Shqipërisë pranë zyrave të OKB dhe OBT në Gjenevë të Zvivrës, në vitet 1998-2002 dhe më pas Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe njëherësh këshilltar diplomatik i kryeministrit Nano. Zgjedhja e Krisafit në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë në vitin 2004, tregon simbiozën abuzive të shtetit dhe politikës me Bankën e Shqiupërisë, si dhe prirjen për ta parë Bankën e Shqipërisë si strehë për burokratët e lartë para largimit nga postet në prag të rotacionit të pushtetit.

Edhe më saktë abuzimin nepotik në Bankën e Shqipërisë e tregon zgjedhja si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në vitin 2004 e Teuta Çuçit, gruas së Leontiev Çuçit, ish-funksionar i lartë i PS dhe që në kohën kur gruaja e tij mori këtë post, ishte ambasador në Zvicër, i emëruar nga qeveria e majtë. Teuta Çuçi jetonte me burrin e vet në Zvicër, dhe për të ushtruar funksionin e anëtares të Këshillit Mbikëqyrës asaj i paguhej dieta për të udhëtuar me avion nga Zvicra në Shqipëri, çka ishte një shkelje ligjore, se zonja Çuçi, derisa e pranoi vendin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, për të cilin paguhej me një rrogë më të madhe se të një ministri, po të donte ta mbante këtë post le të banonte në Tiranë. Këtë Kontrolli i Shtetit nuk e quajti shkelje, kuptohet për faktin se kryetari i tij e kishte mik Leontiev Çuçin. Në Këshillin Mbikëqyrës nuk mund të mungonte edhe Adrian Civici, i cili së bashku me gruan e tij janë bërë në borde në ai personazhi i atij filmit të realizmit socialist, Kiu i kurseve.



Adrian Civici, i cili është diplomuar në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës për Ekonomi Agrare, në CV e vet në faqen on-line të Bankës së Shqipërisë, nuk e ka vënë këtë fakt (duket për kompleks inferioriteti intelektual), por ka vënë vetëm specializimet që ka bërë jashtë vendit në kohën e tranzicionit. Civici u bë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në prill 2005, në prag të zgjedhjeve. Sot ai është klani i Ilir Metës se gruaja e tij, Adriana Civici është anëtare e Asamblesë së LSI. Anëtarja tjetër e Këshillit Mbikëqyrës, Elisabeta Gjoni është njeriu i Berishës. Në qeverisjen e parë të PD pas vitit 1992 ajo ka mbajtur njëherësh tre detyra, atë të zëvendësguvernatorit të parë të Bankës së Shqipërisë (1993-1996), të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë(1993-1997) dhe të këshilltares së Presidentit Berisha për çështjet financiare(1992-1997). Me sa duket, këtë Elisabeta Gjonin supozohej të pyeste Berisha për çështjet e firmave piramidale që lulëzuan në atë periudhë.


Kur Berisha doli në opozitë në 1997, apologjetët e tij thoshin se ai ka gabuar në kohën që ishte President i republikës se kishte këshilltarë të këqinj. Nëse është e vërtetë kjo, atëherë një nga këshilltarët e afërt të këqij të Berishës në këtë periudhë ka qenë Elisabeta Gjoni. Kur Berisha erdhi në pushtet në 2005, ai e shpërbleu Elisabeta Gjonin duke e bërë edhe drejtore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Kjo tregon se Berisha nuk është gabuar nga këshilltarët, por ka gabuar me vetëdije. Zonja Gjoni vetëm para pak kohësh dha dorëheqjen nga posti i dytë që mbante, i cili ishte i papajtueshëm me atë të anëtares së Këshillit Mbikëqyrës.


Anëtari tjetër i Këshillit Mbikëqyrës është Fatos Ibrahimi, i cili mban që nga viti 1997 edhe postin e zëvendësguvernatorit dhe që atëherë u zgjodh se ishte miku i Anastas Angjelit. Ibrahimi hedh firmat që i thonë, duke përfshirë dhe ato për tenderat dhe rri urtë e butë në këtë post prej 10 vjetësh, duke u shërbyer klaneve që ndërrohen. Ky Fatos Ibrahimi është një njeri shumë misterioz se, sipas CV të tij zyrtare të paraqitur në faqen on-line të Bankës së Shqipërisë, ai është anëtar i Bordit të Fondacionit “Soros”, ku kryetare e bordit është gruaja e guvernatorit Ardian Fullani, Ariani Fullani. Fatos Ibrahimi deri në vitin 1990 ishte një ekonomist province që punonte në degën e Bankës Bujqësore në Përmet.

Ngritja e tij marramendëse filloi në vitin 1997, kur u bë zëvendësguvernator i parë i Bankës së Shqipërisë, dhe pas kësaj ofiqet e tij erdhën duke u shtuar. Ai sot është zëvendësguvernator i Bankës së Shqipërisë pranë Bankës Botërore, pranë Bankës Islamike të Zhvillimit, si dhe anëtar i disa bordeve. Se kur e gjen ky njeri kohën të merret me të gjitha këto punë, ky është një mister. Anëtari tjetër i këshillit Mbikëqyrës, Halit Xhafa, ka qenë në këtë Këshill edhe në vitet 1993-1996 (në atë kohë mbante dhe detyrën e anëtarit të bordit të privatizimeve), dhe u zgjodh përsëri në vitin 2006. Anëtari i fundit i Këshillit Mbikëqyrës, Limoz Malaj, baxhanaku i Abdi Baletës, është një burokrat i vjetër ekonomisë komuniste, i cili mbijetoi dhe në periudhën paskomuniste, në poste të larta. Malaj ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Kontabilitetit në Ministrinë e Financave në vitet 1974-1984 dhe që më pas për 13 vjet (1985-1998) ka qenë Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë. Në vitin 1998, pas rikthimit të socialistëve në pushtet ai u bë Drejtor i Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Bankave dhe institucioneve financiare. Njerëz si ky i janë qepur ekonomisë shqiptare dhe nuk do t’i ndahen deri në vdekje. Ai tërhoqi në Bankën e Shqipërisë në poste drejtuese dhe mbesën e gruas, vajzën e baxhanakut të tij, Abdi Baleta.


Ky Këshill Mbikëqyrës me njerëz të tillë firmos pa vërejtje vendimet e guvernatorit Fullani. Në sektorin e tenderave të Bankës së Shqipërisë është Artur Bejko, ish-oficer i Sigurimit të Shtetit. Ky Këshill Mbikëqyrës miraton tenderat si ai për blerjen për guvernatorin të një autoveture me vlerë 100.000 euro, apo marrja me qira dhe mobilimi me vlerë 1.2 milion euro i ish-selisë së VEFA, në Sheshin “Avni Rustemi”. Këshilli Mbikëqyrës miratoi dhe vendimin barbar të guvernatorit Fullani për t’i bërë një shtesë kati ndërtesës së Bankës së Shqipërisë, e cila është një mrekulli arkitektonike që do të hijeshonte qendrën e çdo kryeqyteti, dhe që Fullani kërkon ta shëmtojë. Me këtë shtesë kati Fullani planifikon që të nxjerrë fitime të mëdha me shpenzimet e saj. Fullani ka një veprimtari të gjerë biznesi që fillon nga ndërtimi, ku operon me përfaqësues të tij, deri në sigurimet, ku ai është aksioner në Albsig. Për punët e Bankës së Shqipërisë ka një heshtje në media dhe kjo vjen se ai ka lidhje me shumë nga pronarët e tyre, duke përfshirë dhe gazetarë të caktuar.


Blendi Fevziu është një mik i ngushtë i Fullanit dhe takohet shpesh me të. Kur u diskutua e u miratua buxheti i vitit 2008, në debatin që u bë nga salla e parlamentit tek studiot televizive dhe faqet e gazetave, morën pjesë deputetë, analistë, shoqëria civile, por vetëm përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë munguan dhe vetëm Banka e Shqipërisë heshti, sikur të bëhej fjalë për buxhetin e Uruguait dhe jo të Shqipërisë. Banka e Shqipërisë sot kontrollohet nga një mafie interpolitike, mes poleve të së cilës manovron si akrobat i vërtetë Fullani. Për Fullanin ka ardhur koha të largohet edhe se është fyese për elitën intelektuale financiare shqiptare, profesorët dhe specialistët, që në krye të Bankës së Shqipërisë është një njeri me mesatare të ulët, pa asnjë specializim pasuniversitar, pa asnjë titull (CV e tij është kryevepër e llojit të vet)
--------------------------------------------------------------
Nëse Lëvizja «Mjaft» do ta zgjeronte vëzhgimin e saj për pagat dhe shpërblimet e larta të funksionarëve shtetërorë, edhe tek Banka e Shqipërisë, publiku do të shikonte se guvernatori Fullani paguhet më shumë se kryeministri dhe Presidenti i Republikës dhe paga mujore e Fullanit arrin deri në 600 mijë lekë të reja.Drejtorët e departamenteve në Bankën e Shqipërisë e kanë rrogën më të madhe se ministrat, duke pasur pagën mujore 200 mijë lekë të reja. Fullani rriti dietën e guvernatorit për udhëtimet në SHBA, nga 100 dollarë në ditë që e ka pasur guvernatori para 2004, në 200 dollarë në ditë. Ndërsa drejtorëve ua rriti nga 60 dollarë në 100 dollarë. Shpenzimet për simpoziume, pritje, dreka, darka, botime, udhëtime, botime janë një mënyrë e tërthortë për të rritur të ardhurat e punonjësve të Bankës së Shqipërisë që janë pjesë e klanit të Fullanit, dhe për këto vendos Drejtoresha e Departamentit të Marrëdhënieve publike, Ina Kraja, kunata e Fullanit. Restoranti «Nëna Mbretëreshë», një pjesë të mirë të xhiros e ka nga «Banka e Shqipërisë».

Tenderi i ushqimit të punonjësve të Bankës së Shqipërisë bëhet me prokurim të drejtpërdrejtë dhe është fituar nga burri i vajzës së dajës të Fullanit, e cila nga ana e saj është përgjegjëse e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Me anë të Drejtorit të Administrimit Agron Skënder Aga, kryetarit të komisionit të tenderëve, Bejko dhe shefit të sektorit të Prokurimeve, Gent Deva, Fullani realizon disa operacione financiare të sofistikuara, duke bërë me prokurim të drejtpërdrejtë për nevojat e Bankës së Shqipërisë, ato që i quajnë blerje të vogla, por që në total rezultojnë të shumta, si blerje sendesh kancelaria, pjesë makinash, servis për makinat etj. Sigurimet në Bankën e Shqipërisë kryhen tek shoqëria e sigurimeve Albsig se atje është aksioner Fullani, nëpërmjet kunatit të tij, vëllait të bashkëshortes së Ardian Fullanit. Ndërsa bashkëshortja e kunatit të Fullanit është drejtoreshë e Marrëdhënieve publike në Bankën e Shqipërisë. Në Albsig Fullani kombinohet dhe me Arben Malajn.

Sa u përket departamenteve të tjera, Departamenti Juridik i Bankës së Shqipërisë drejtohet nga Toni Gogu, shok i bashkëshortes së Fullanit, që është gjithashtu juriste. Gogu e ka zgjeruar departamentin duke marrë atje 12 juristë, aq sa nuk ka as Këshilli i Ministrave. Në Departamentin e Thesarit Fullani ka vënë drejtor mikun e tij të vjetër, Ardian Miho, me shkollë me korrespondencë, ndërsa zëvendësdrejtor ka marrë një kushëri të Ministrit të Financave Bode. Në këtë departament Fullani ka punësuar dhe vajzën e dajës, si përgjegjëse sektori. Departamentin e Politikave Monetare e drejton Gramoz Kolasi, i cili nuk ka asnjë kualifikim shkencor, por në Bankën e Shqipërisë të drejtuar nga Fullani, kjo gjë nuk është handikap profesional, se vetë guvernatori nuk ka asnjë kualifikim shkencor. Mbetet mister se si e gjen kohën Gramoz Kolasi të drejtojë këtë departament kaq të rëndësishëm, kur ai më shumë kujdeset për bizneset e veta, si barin luksoz përballë selisë së Kuvendit, apo për të organizuar party ku zbavitet eprori i tij. Në Departamentin e Mbikëqyrjes, Fullani ka vënë drejtor një jurist, kur duhet të jetë financier, se atje bëhen analiza financiare.

Drejtor i departamentit të Operacioneve financiare është Marian Gjermeni, i cili ka mbetur atje prej kohësh. Gjermeni i kupton shumë mirë veprimet abuzive që Fullani bën, sidomos kur shet euro shpesh, se e di që ndërhyrjet në treg kanë qenë të rralla. Departamenti i Marian Gjermenit organizon tenderin për bonot e thesarit, ku blejnë vetë punonjësit dhe politikanët me anë të njerëzve të tyre, ose të sekserëve. Drejtor të sektorit të transportit Fullani ka marrë djalin e ortakut të vet në sektorin e ndërtimit, i cili është kushëri me Fatbardh Kadillin, bashkëpunëtorin e afërt të kryeministrit Berisha dhe nipin e Vili Minarollit. Si këshilltar kryesor Fullani ka Hekuran Pahumi, me profesion inxhinier, ish-këshilltar i drejtorit të SHISH, Kujtim Hysenaj. Për çfarë e këshillon ky njeri, për kontrollin e fondeve të terroristëve, krimit të organizuar? Ai nuk është financier.

Nëse do të shikoni jetëshkrimin zyrtar të Ardian Fullanit, të përpiluar prej tij në vetën e tretë, dhe të paraqitur në faqen on-line të Bankës së Shqipërisë, do të shikoni se ai është përpiluar me një teknikë që e ka përdorur dhe Al Capone. Në jetëshkrimin e vet Fullani ka zona të errëta, të cilat ai nuk parapëlqen t’i sqarojë. Jetëshkrimi i Fullanit fillon kështu: «Z. Ardian Fullani është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë dhe në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Tiranës, përkatësisht në vitin 1977 dhe në vitin 1991. Përvoja e tij në fushën e sektorit bankar brenda dhe jashtë vendit është mjaft e gjerë. Ajo i ka fillesat në Bankën e Shtetit Shqiptar në vitin 1985, si Zëvendësdrejtor i Departamentit të Jashtëm në periudhën 1987 - 1990 e më pas në Bankën Tregtare Shqiptare, si Drejtor i Departamentit të Jashtëm, deri në vitin 1992». Por Fullani nuk sqaron se ku ka punuar mes viteve 1977 dhe 1985. Arsyet për të cilat Fullani nuk e ka bërë këtë gjë, janë në fakt identike me ato të Al Capone kur fshihte të shkuarën e vet, se Ardian Fullani ka qenë shef llogarie i të famshmit «beu i Saukut», i cili në kohën e komunizmit u dënua me vdekje dhe u ekzekutua për abuzime të mëdha me detyrën.

Fullani vetë, shpëtoi pa asnjë pasojë, jo se nuk ishte ngatërruar në abuzimet e shefit të vet, por se atë e mbronte i ati dhe vjehrri, që ishin pjesë e nomenklaturës së regjimit komunist. Kur Fullani shkoi tek Banka Italo-Shqiptare, dikush që e njihte mirë të shkuarën e Fullanit i tha si me humor drejtorit të saj italian se gaboi që e mori Fullanin se ai ndillte keq, duke i treguar historinë e Fullanit me «beun» e Saukut. Drejtori italian Bankës Italo-Shqiptare nuk e mori seriozisht këtë paralajmërim gjysmë me shaka, duke thënë se ai është italian dhe se i mjafton të ruhet nga kobndjelljet italiane, ndërsa ato shqiptare janë punë e shqiptarëve. Por doli se dhe drejtori italian i Bankës Italo-Shqiptare përfundoi si «beu» i Saukut, duke u thënë për të se vrau veten, por duket se e vërteta është se e vranë për shkak të aferave të dyshimta të kësaj banke.

Edhe këtë herë Fullani shpëtoi pa pasoja, madje më pas zuri kolltukun e përgjakur të shefit të vet italian. Dhe ironia është se në të dy rastet, si pas vrasjes së «beut» të Saukut, ashtu dhe pas vrasjes së drejtorit italian të Bankës Italo-Shqiptare, Ardian Fullani shkoi në Bankën e Shqipërisë. Ardian Fullanin, këtë «Makbeth» të bankingut e ndjekin pas fantazmat e ish-shefave të tij, ajo e «beut» të Saukut, e ish-drejtorit të vrarë të Bankës Italo-Shqiptare. Por askush nuk shqetësohet se përse ky njeri ka sot në dorë çelësat e Bankës së Shqipërisë. Portreti i Fullanit del në Top Channel në spotin «Të gjithë flasin në Top Channel». E megjithatë asnjëherë nuk është folur për Fullanin seriozisht, as në Top Channel, as në Tv Klan, ku ai ka mik të ngushtë Blendi Fevziun, as në televizionet e tjera, dhe as në gazeta. Politikat monetare që bën Banka e Shqipërisë kalojnë tangent në debatin publik.

Qeveria dhe mediat pro saj ankohen për ngritjen e normës së interesit nga Banka e Shqipërisë, duke thënë se kjo frenon rritjen ekonomike, ndërsa opozita dhe mediat pro saj, e mirëpresin këtë si masë të urtë për të frenuar inflacionin e shkaktuar nga qeveria. Për pjesën më të madhe të analistëve të medias ky debat në financën e lartë, i përket një sfere okulte të gjërave. Por askush në media nuk thellohet për të parë se pas rritjes së normës së interesit qëndrojnë dhe interesa të bankave dhe individëve që sigurojnë të ardhura të mëdha nga rritja e interesit të bonove të thesarit. Pse guvernatori Fullani është gjithmonë i dëgjueshëm ndaj qeverisë kur ajo merr vendime për shumat e parave që Banka e Shqipërisë duhet t’ia sigurojë me anë të emitimit të bonove të thesarit. Kuptohet, ai nuk bën kurrë paralajmërime serioze për rritjen e borxhit të brendshëm, që nuk është dhe aq i brendshëm sa duket në pamje të parë, se bonot e thesarit në një masë të madhe zotërohen nga banka të huaja që veprojnë në Shqipëri, se nga ankandet e bonove të thesarit përfitojnë klanet me të cilat ai është i lidhur. Banka e Shqipërisë ka një buxhet të vetin të pavarur, për të cilin ligji parashikon që të miratohet nga Këshilli i Mbikëqyrës i kësaj banke.

Kështu, Banka e Shqipërisë, në aspektin e shpenzimeve që bën, vepron si një shtet paralel që ka Presidentin, kryeministrin, qeverinë dhe parlamentin e vet. Në këtë «shtet» financiar guvernatori i Bankës ka atributet e Presidentit dhe kryeministrit të shtetit autentik, ndërsa këshilli mbikëqyrës ka atributet e parlamentit. Dhe, ndërsa çdo vit buxheti që bën qeveria dhe miraton parlamenti i nënshtrohet gjerësisht debatit publik nga opozita dhe mediat, buxheti i Bankës së Shqipërisë nuk është në vëmendjen e opozitës dhe mediave, sikur mos të ishte fjala për para të taksapaguesve shqiptarë. Buxheti i Bankës së Shqipërisë i cili miratohet nga Këshilli Mbikëqyrës, parlamenti i Bankës, është rritur disa herë në kohën e Fullanit, dhe edhe më tepër është rritur pjesa e shpenzimeve administrative për paga, dieta, shpërblime, pritje, darka, dreka, automjete, kancelari, pajisje etj.


Askush nuk pyet se si është e mundur që Fullani, i cili e ka rritur në tre vjet që drejton Bankën e Shqipërisë personelin e saj nga 350 vetë në 500, megjithatë prej rreth dy vjetësh e mban vakant vendin e njërit prej dy zëvendësguvernatorëve, pas dorëheqjes së Limoz Malajt? Sigurisht që Fullani e bën këtë gjë, se për të është më e lehtë të abuzojë në mungesë të një zëvendësguvernatori. Askush në parlament, apo në media, nuk pyet se si është e mundur që Bankën e Shqipërisë e drejton një njeri si Fullani pa asnjë kualifikim shkencor, që nuk mban as titullin doktor dhe jo më atë profesor, dhe se ku ka ndërmend të marrë një kualifikim shkencor ky njeri, apo kur të ngjallet «beu» i Saukut? Ndoshta aspekti më i alarmues i qenies së Fulalnit në krye të Bankës së Shqipërisë është se ai është një njeri i rikatuar. Arsyeja kryesore që Ardian Fullani mori shumë prej ish-bashkëpunëtorëve të vet në Bankën Italo-Shqiptare dhe u dha poste në Bankën e Shqipërisë, është se me këtë donte të ishte i sigurt se ata do ta mbanin gojën mbyllur për bëmat e tij në atë bankë të përgjakur dhe të ndotur nga paratë e pista.

Ardian Fullani, që kur u bë guvernator e ble heshtjen e këtyre njerëzve me paratë e taksapaguesve shqiptarë, duke u dhënë rroga të larta, shpërblime tre deri katër herë në vit, dieta të majme, si dhe duke u lënë dorë të lirë të bëjnë abuzime nga më të ndryshmet. Ky njeri i rikatuar edhe sikur të dojë nuk mund të bëjë asgjë për t’i ndalur ata, se ata mund ta shkatërrojnë në çdo moment me ato që dinë. Është skandaloze që një njeri i tillë, që është ngjitur lart duke shkelur mbi kufoma, drejton bankën qendrore në vend. Në çdo vend normal kjo gjë nuk do të tolerohej dhe edhe nëse një njeri i tillë do të mund të vinte në postin që mban Fullani, me të do të merreshin parlamenti, opozita, media, shërbimi sekret, Prokuroria, të cilat duhet të merren me Fullanin.
----------------------------------------------------------------
Si mund te pretendosh qe ky istuticion te shkoje mbare ,ku ne bordin e saj jane mbledhur ,gjeologe e veteriner ,e turli turli
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

1-Zhvlersimi i lekut ne quoten 138 arriti, sic ishte parashikuar u be.
2-ka menduar BSh per nje evetualitet default te greqise?
eshte mire te bej nje plan se ere te keqia po fryjne.
kemi 4 banka greke ne shqiperi!!!
mos harrojme edhe kreditimin ne valute qe ne vlere absolute po rritet gjithnje e me shume.
 
Top