banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

[qb]pse cuditesh qe jane profesora ???
me fal mos pretendon te vihen fillestar e mundesisht studente ne ato poste ???
boh... repliken time e ke me lart s kam ndermend te bej mbushje-zbrazje mendjesh me ty ...
[/qb]


Nuk cuditem IREN qe keta persona jane profesora:
por kisha deshire qe zoti cimi kur te merrte titullin profesor mos te ishte ne detyren e Governatorit te bankes se shqiperise.

me llogjike do te ishte qe kur atij ti skadonte mandati edhe me pas ti jepej titulli profesor .

si thua ti nuk do te ishte me me shume
"buon gusto" ????
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

shikoni nje cik bordin e bankes qendrore evropiane.
http://www.ecb.int/about/memberseb.htm

krahasoheni me ate foton e mesiperme te antarve te bankes shqiptare:

http://www.bankofalbania.org/New_web/1_shqip/HTML/topic_bsh.htm
edhe te klikoje tek keshilli mbikqyres.


Ka nje diference te madhe keto dy foto.

edhe po te klikoni siper fotos se antarve te bordit BCE do te leconi edhe CV-ne e tyre
eshte me te vertet per te patur zili .

po te leconi me vemendje ate te Governatorit te BCE del qe ai na paska mbaruar shkollen e larte per inxhinier sepse paska punuar si i tille.

pra mgjs ka bere master ne ekonimi ai eshte thjeshte nje inxhinier i specializuar ne ekonomi.

keto gje i dija edhe me pare por e shkruajta qe secili te kishte nje ide .

ateher le te lecojme ligjin per banken e shqiperise ku thuhet sakt e qart qe ne keshillin tone mbikqyres nuk lejohen njerez qe nuk kane mbaruar juridikun ose ekonomikun.

lind pyetja:
po keta 300 milion evropian jane budallenj qe vene ne krye te bankes qendrore nje inxhinier ?????

apo jemi ne shqipot qe me ligj vendosim vetem ata me juridik ose ekonomik.????

nuk ju duket pak si e sforcuar ky ligj qe ne shqipot e kemi vendosur edhe keta evropianet nuk e kane?


tjeter......

per dike mund te quhet e drejt ligji i bankes se shqiperise , po nuk eshte mire qe ne kete ligj te shtohet edhe ndonje nen tjeter ku te shtonte qe per te bere pjese ne bordin e bankes se shqiperise nuk mjafton vetem shkolla e lart po duhet te kesh edhe nje master ose akoma me shume nje Ph.D ?????

meqe per keta ne evrope nuk mjafton shkolla e lart ne institutet me prestigjose te botes por shtojne edhe dicka tjeter , pse mos ta bejme edhe ne ??

apo per te hyre ne keshillin mbikqyres te bankes se shqiperise ekzistojne kritere te tjera??

apo kjo lloj zgjedhie do te skartonte shume pjestar te bordit ekzistues ??????

si mund te hyjme ne evrope keshtu kur asnjeri nga keta tanet nuk ka bere ndonje master (sepse trajnime , kurse e certifikata kane bere boll, e titulla profesora te dhena nga shqiptaret i kane pothuajse te gjithe ) ne nje vend perendimor.?????''
si ka mundesi qe asnjeri nga keta tanet nuk ka nje titull Master te dhene nga nje universitet i huaj ( njeri e ka bere nje master po nuk dihet se ku se nuk e ka shkruar )???
si ka mundesi qe te gjithe pjestaret e keshillit mbikqyres kane marre titullin"profesor" vetem ne periudhen qe kane qene ne detyre si antar te te bordit te B.SH ???? :sleep:
apo edhe kjo eshte rastesi ????????'

e mos thoni qe nuk kemi patur kohe per nje master sepse jane plot 14 vjet demokraxi e 7 vjet qeverisje socialiste .
duhet thene per ata qe nuk e dine se nje master eshte 1 vit e nje Ph.D eshte 3 vjet , pra brenda kohezgjatjes se qeverisjes se sotme qe vazhdon prej 7 vitesh. :shrug:

ndoshta per Dike, per te hyre ne evrope na mjaftojne titujt profesor te dhena nga "Komisioni i Akordimit të Gradave dhe Titujve " me qender ne tirane.??????? :smash:

gjykojeni vete edhe kete gje.........

Axterix lecoji perrallat e mija sepse jane me te vertet interesante .
kane filluar qe te me pelqejne edhe mua qe po i shkruaj /pf/images/graemlins/wink.gif
e pastaj thone ne privat qe une bekam sulm personal ndaj ketyre personave ??????
ku eshte sulmi ????????? qe shkruan fakte qe bejne muuuuuuuu ashtu sic pellet lopa !!!!
nejse......
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

- Edituar -
- Besoj se u sqaruam nje here -
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

icon4.gif
Jashte teme!!! mos i banalizoni temat ju lutem. Vihet per te bere nje diskutim dhe per te kaluar kohen jo per tu grindur e per tu marre kot me njerzit... mjaft me kete paranoje ju lutem
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

IREN shkruan:
-----
kjo eshte e disata here qe po rikthehem te kjo teme, ndaj te lutem jepi drejtimin qe duhet, besoj se te gjithe u qartesuan per antipatite e tua, ndaj stafit te bankes, ndaj cdo koment tjeter mendoj qe eshte i panevojshem...
:sleep:
----------------------------


besoj ta kete kuptuar qe Banka e SHqiperise eshte e drejtuar nga njerez qe po e lejojne qe te fusin popullin ne borxhe ne valut pa asnje pike pergjegjesie edhe nuk eshte thjesht nje emer abstrakt.
............................................
............................................
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Asterix.
------
Rule of thumb: norma e rifinacimit te bankes qendrore(niveli neutral)duhet te jete afer rritjes nominale te GDP-se dmth 6+3=9. nqs eshte me e larte kontrakton ekonomine. ne rastin e Shqiperise nuk behet fjale per keshtu ekuacionesh sepse osht bo lomsh muhabeti ).

--------------------

shpjegohu me mire .
ku i ke lexuar keto gjera ?????
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

le te vazhdojme me banken e shqiperise e me drejtusit e saj .
jane te pergatitur keta drejtues qe te drejtojne nje insitituzion me rendesi sic eshte edhe banka e shqiperise ??
jane bashkefajtor ne gjendjen e keqe te shqiptarve sepse me te vertet nuk jane te "zote" per ate detyre qe parlamenti shqiptar i ka besuar ??

mbasi shkruam qe nje pjese e drejtusve te saj kane marre te gjithe titujt profesor(pervec njerit - ai me i moshuari) vetem ne priudhen kur kane qene ne pune ne keshillin drejtues te Bankes se Shqiperise. :smash: .


leconi me vemendje CV-ne e zv_governatorit te bankes se shqiperise :
----------------
Dr. Fatos Ibrahimi është diplomuar për Financë në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1985. Ka fituar gradën shkencore Doktor” në vitin 1995.

Karrierën profesionale e ka filluar si ekonomist i kreditit në degën e Bankës Bujqësore Përmet ku ka punuar rreth pesë vjet. Në periudhën 1990-1995, ka punuar si pedagog i lëndëve “Paraja dhe Banka” dhe “Drejtimi bankar” pranë Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Në vitet 1995-1997 ka punuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës Tregëtare Agrare, fillimisht si drejtor i Drejtorisë së Risqeve dhe me pas si Shef i Departamentit të Thesarit. Në maj 1997 emërohet Zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregëtare dhe po këtë vit Zëvendësguvernator i Parë i Bankës së Shqipërisë.

------------------------


leconi me vemendje pjesen ku thote :

Në vitet 1995-1997 ka punuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës Tregëtare Agrare, fillimisht si drejtor i Drejtorisë së Risqeve :smash: dhe me pas si Shef i Departamentit të Thesarit .


pra zv-Governatori na paska punuar ne drejtorine e pergjithshme te bankes agrare edhe pikerisht si drejtor i drejtorise se risqeve .

po banka tregtare agrare nuk falimentoj ne vitin 1997 ?????' :smash:

po kjo banke nuk falimentoj edhe per kredite e dhena pa vlersuar mire RISQET ??: :smash:

po kush na paska qene drejtor i RISQEVE ne kete banke ?? :confused:

pikerisht zv-governatori i B.SH. :cry:

per punen e mire qe beri ne banken AGRARE e cuan ne keshillin bankar te bankes se shqiperise ??

pra eshte thjesht koicidence? apo .........

nejse diskutimi eshte i hapur edhe kete gje vlersojeni vete.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Leconi edhe kete CV te nje drejtusi tjeter te bankes se SHQIPERISE .
------------------


Prof.Asoc.Dr. Drini Salko është diplomuar në vitin 1986 për Financë në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Pas mbarimit të studimeve, ka punuar fillimisht deri në vitin 1990 si ekonomist në degën e Bankës Bujqësore në Krujë. Nga ky vit e deri sot, punon pranë Fakultetit të Ekonomisë Agrare të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Aktualisht është titullar i lëndëve “Paraja dhe institucionet financiare”, “Teknika Bankare” dhe “Hyrje në Financë”, pranë Departamentit të Drejtimit të Fermave dhe të Agrobiznesit. Është i angazhuar edhe si lektor i jashtëm pranë Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Në vitet 1996-1997 ka qenë Kryetar i Komitetit të Kontrollit pranë Bankës Kombëtarë Tregëtare dhe Bankës Tregëtare Agrare :smash: .

Ka fituar titullin “Doktor i Shkencave” në vitin 1996 dhe “Profesor i Asociuar” në vitin 2000
-----------------------------------


pra zoteria ka qene Kryetar i Komitetit të Kontrollit pranë Bankës Kombëtarë Tregëtare dhe Bankës Tregëtare Agrare .
po cfare kontrolli ka bere kur njera banke falimentoj edhe tjetra e dini mire se ne cfare gjendje ndodhej ne periudhen kur zoteria do te kontrollonte ????''
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

cfare do te kontrolloje keta persona , bankat e nivelit te dyte kur ne te kaluaren e tyre nuk e kane bere asnjeher detyren e tyre .
po pse valle e zgjodhen antar te keshillit drejtues keta njerez, ndoshta per meritat e te kaluares sepse kontrolluan mire ish-bankat e atehershme ?
pse nuk ngriten zerin e te thoshin qe po shkojme drejt falimentimit keto banka :smash: ?????

kush do ta bente nqs se nuk e bejne keta qe paguheshin per ate pune .
pastaj pretendojme qe ta bejme sot per skandalin tjeter qe po e kemi mbas veshit(e dini se per cfare e kam fjalen ) .


sa shume u bene ato 14 pikat :eek:
 

gentilushi

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Desha te shtoj dicka ne qofte se me lejohet per Banken Qendrore.E para e punes nuk eshte BSH fajtore per qendjen e keq te shqipetareve persa i perket ekonomise dhe ata qe nuk marrin vesh nga funksionet e saj te mos ja futin p..... kot se nuk dine te flasin.Jane vete shqiptaret ata qe thone se kemi nje ekonomi te bazuar ne "cash" dhe jane fajtore per ato para qe i fshehin nen dyshek se kane frike qe mos bankat falimentojne si sudja e xhaferri.BSH ka per detyre te ule ose ngreje normat e interesit qe perkon perkatesisht me ngritjen dhe zvogelimin e sipermarrjes ose investimeve.Eshte vetem nje element i ekonomise ndermjet qindrave dhe nuk eshte e lehte te vendosesh per keto norma.Fajet i ka qeveria qe nuk rrit investimet qe te ulen normat e interesit te cilat jane ne favor te ekonomise dhe te cdo njerit.Prandaj kur te kemi nje ekonomi te bazuar neper karta krediti,konto personale etj atehere baza monetare do ishte me e madhe dhe Bankat e Shqiperise kryesisht ato komerciale ose tregtare do te mund te investonin me shume duke patur nje rrezik me te vogel per falimentim.
gl29192
Student ne Warsaw School of Economics,Poloni
Dega:Finance Banke
 

Asterix

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

mir pra Leopardo ta marrim shtruar kete punen e borxheve te shqiptareve ne valute se te paska ngel fiksim ty. e di qe do me rendisesh nje qind ane negative te kreditimit ne valute te huaj po une dua te me thuash vetem nje, ate qe mendon ti se eshte me e demshme.

pas kesaj futi edhe nje rekomandim se c'fare duhet te beje bsh-ja, ne menyre qe te kemi dicka per te debatuar se keshtu si flet ti nuk po merremi vesh fare.
...........vetem nje cik shkurt se nuk dua qe te perseriten gjerat ok ? tung
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

problemi eshte i thjeshte !!!!!
sot te depozitosh valut ne banke te japin 0.75% interes ne vit ne dollar edhe 1.75% ne euro.
po te marresh kredi ne valut te japin me 6-7% interes .
ne lek keto vlera jane : 7% ne depozite e 12-13 % si kredi.

pra cdo njeri qe ka nevoje per kredi llogjika e con te marri kredi ne valut ashtu sic po bejne sot shqiptaret(por ketu keta harrojne rrezikun e kursit te kembimit!!! :smash: ) . jane plot ashtu sic shkruan zoti Governator 78 miliard kredi te dhena ne total (fundi i vitit 2003) ku dhenia ne valut eshte e nje niveli 88 % ( più-meno).
vetem 12 % eshte shuma e kredise ne lek .

pra e rendesishme eshte qe te kuptohet qe eshte ne nje nivel te larte futja e shqiptarve ne borxh neper banka ne VALUT edhe jo shifra ekzakte sepse kete gje e di mire vetem drejtusit e bankes se shqiperise .

e keqja me e madhe eshte qe ka nje rritje prej 28% ne vit ne kete proces (aq te ndyre per mendimin tim e IMORAL ).

sot ne vlere nominale ky borxh per shqiptaret ose mund ta quani edhe kredi e dhene nga bankat e huaja arrin ne shifren 660 milion dollar (mund te jete me shume ose me pak , por sigurisht qe nuk eshte shume larg kesaj shifre, è rendesishm eshte qe te kuptoni mesa shifra ka perpra ai milionshi dollar)

pra mendoheni vete sesi do te jemi ne shqipot mbas 2-3 vitesh me kete 28 % rritje kredie ne valut.

ndoshta ky 28 % do te rritet e do te behet edhe 50% nqs se banka e kursimeve ku edhe ndodhen edhe gjysma e lekeve te shqiptarve(qe sot nuk jep kredi) do te ndjeki kete politik.

pra nje dite me diell-ose me shi do te gdhihemi i gjithe si komb me miliarda dollar o euro te marra BORXH nga bankat e nivelit te dyte nga firmat e individet por edhe miliarda dollar te marra borxh nga shteti.


edhe per keto miliarda dolar ne cdo vit do te paguajme interes qe sot eshte 6 % ne vit .

ju duket normale kjo gje ??????

po ti shtojme edhe borxhin e jashtem qe kontakton shteti shqiptar per llogari te tij (sot e ka kaluar 1 miliard dollar) mendojeni vete sesa te lumtur do te jemi ate dite .

mendoni sesa te lumtur do te jemi ate dite kur edhe banka amerikane FED e BCE do ta rrisi interesin e repove qe sic dihet jane nga me te ultat e 40 vjeteve te fundit (ne vitin 2004 ky interes sic e thashe eshte 1 % e ne vitin 2000 ishte 5.5% , nuk eshte cudi qe te kthehet ne ate nivel).

shqiptaret do te paguajne nje interes me te madh sesa ai 6 %(nqs se kane nje kontrat me tasso variabile ) por per temen tone mjafton edhe 6 % i sotshem.

shteti do te bleje valut ne treg per te shlyer borxhin edhe per interessat e TIJ po ashtu do te bejne edhe ata borxhllinj qe kane marre kredi me valut sepse banka ja kerkon me te njejten valut borxhin , dmth me te njeten monedhe qe e kane lidhur kontraten e kredise dmth edhe nje here ne famkeqen VALUT .

por po te shtojme edhe valuten qe do na duhet per "domatet"(ketu futen te gjitha gjerat e importuara qe une i pershkrova me fjalen domate) e importit sepse sic dihet jemi nje vend importues kuptojeni vete sesi do ti shkoje halli punes.

pra do te kemi nje kerkese me te madhe ne treg per valut (e kunderta e te sotmes , ku thuhen eurot e marra ne kredi edhe ka nje mbicmim te lekut ) .

si do mendoni qe do ta zgjidhim kete problem ???

te gjithe kerkojne euro e dollar sepse te gjithe kane nevoje per borxhet e tyre .!!!!!!!


sipas ligjit te ekonomise te tregut
domanda-oferta mendoheni vete se cfare do te ndodhi me LEKUN tone qe sot na "krekoset" duke u forcuar ne krahasim me euron e dollarin pa asnje baze ekonomike.

pra thjesht do te zhvlersohet.

edhe effekti eshte e cascata (nuk e di si thuhet shqip)ku sa me shume rritet dollari ose euro aq me shume lek do te duhet per te blere ate kestin e bankes per keta njerez qe do te sjelli akoma zhvlersim te metejshem qe do te detyroje akoma keta njerez qe te harxhojne akoma me shume lek per kestin e bankes ne valut meqe dollar eshte zhvlersuar akoma qe do te sjelli akoma me shume zhvlersim te lekut etj etj................. dmth a cascata.

kuptoheni vete sa i rende do te behet ai 300-400 euro ne muaj qe sot paguhet kesti i shtepise per ata njerez qe sot kane blere shtepi me kredi.

nqs se sot paguan 400-500 mije lek ne muaj per keto eurot e mesiperme mendoni 1 euro = 300 lek te reja sesa do te jete shuma ne LEK e ketyre personave qe do te kene ne xhep kur te blejne eurot e kestit te bankes .

pastaj sesi do te vazhdoje halli i ketyre personave edhe me ta i te gjithe shqiptarve mendojeni vete .

po kush me jep garanci qe nuk do te shkoje me lart ky kurs kembimi, meqe jemi edhe vend importues.

do na qeshi bota me ne ashtu sic qeshnin kur tregonin historine tone per firmat piramidale. fut 1 e merr 3.
kaq budallenj jeni ju shqipot me thoshin ne '97 me thoshin italianet qe keni besuar ne ate teori e 1-3 ?)
sot eshte bere shembull konkret per shume nxenes te fakulteteve te ekonimise rasti i shqiperise.

por meqe argjentina eshte shembulli konkret kur shteti shkon ne deflaunt edhe nuk paguan borxhin e tij te jashtem ne valut shqiperia do te behet rasti i pare ne bote (besoj) qe qytetaret e tij nuk kane mundesi te paguajne borxhin ne valut te kontraktuar me bankat private.

cdo gje tjeter imagjinoheni vete .(njerez te ncjerre jashte nga shtepia e blere me kredi ,rradhe njerezish duke kerkuar nje pjate supe, dyndje e re drejt emigrazionit etj etj secili sipas fantazise apo edhe sipas filmave qe keni pare per krizat financiare te vendeve te tjera perendimore ).

edhe ne fale zoterinjve te bankes se shqiperise do ta kalojme kete histori qe po na troket si edhe ata te qe permenda me siper sepse nuk jemi burra me te mire sesa amerikanet e atehershem apo edhe gjermanet e atehershem .

dikush mund te thote qe mund te nderhyje banka e shqiperise me valuten e saj.

po si mund te nderhyje B.SH. kur ajo ka vetem 1 miliard dollar ne kasafort edhe sot borxhi i shqiptarve edhe aji i shtetit shqiptar eshte 2 miliard dollar.

sot pra eshte 2 miliard por mbas 2-3 vjetesh ???

mendoni mbas atyre qe thashe me siper se cfare do te beje banka e shqiperise me 1 miliardin e saj kur kjo shume borxhi te shkoje 3-4 miliard.

llogjikojeni vete edhe shtoni qe ky 1 miliard dollar sot mbulon vetem 4-5 muaj importe te republikes se shqiperise(burimet e B.SH) .

ku do ti coje me para kete 1 miliard B.SH ?

po ne shqipot kemi qejf te hame edhe te jetojm me shume sesa 4-5 muaj qe na garanton B.SH.?

si ta zgjidhim kete pune?????

1- duhet bllokuar rritja e kredise ne valute edhe kete e ben vetem B.SH. me nje rregullore qe ua shperndan bankave te nivelit te dyte.
ai 28 % nuk duhet te ekzistoje me.
nuk duhet te lejojme gangrenen qe te marri gjithe trupin.

2- nuk duhet te lejohet qe edhe banka e kursimeve te japi kredi ne valut deri sa sistemi ta assorboje kete sasi tashme te dhene nga bankat e tjera.

3-mbyllje importesh prodhimeve superflu e te lluksit. (sot blejme vetem cigare 200 milion dollar ne vit)
kjo do te sillte nje mbajtje te valutes ne shqiperi per ate shume qe thashe me siper.

4- edhe nqs se keta gjera nuk dohet te mjaftonin te behet nje amnisti fiskale per te gjithe ata shqipetar qe kane depozituar valut ne vendet e huaja qe ti kthejne ne shqiperi per te ballancuar sado pak shumen qe do dali nga shqiperia nga bankat e nivelit te dyte si pagim per borxhin e marre qe tashme shqipot e kane bere rrush e kumbulla (kryesisht rrush e kumbulla greke e italiane meqe importojm sasine me te madhe nga keto vende, ketu hyn edhe cimentoja e importuar per ndertimin e banese se blere me keste)

5- ka edhe masa te tjera nqs se nuk do te mjaftonin ato te tjera.

nuk eshte per te qeshur.
asnje vend te botes nuk e lejon kete gje mgjs kane interesa per kredi ne valuten e tyre lokale me te lart sesa ai 12-13 % i jone.

pra pse ne duhet te futemi ne borxh ne valut me nje sasi te konsiderushme (sot thuhet 88 % ) nqs se te tjera shtete nuk e lejojne kete gje ????

pse ??????????????
per te njejten motiv qe linin edhe firmat piramidale te lulzonin edhe mbas gropes e vjedhjes qe beri SEJDIJA kur dihej fati i kesaj menyre financimi.

shpresoj qe kesaj here te kem qene i qarte sepse sigurisht qe kam qene i gjate :wave: .
 

Asterix

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

leopardo shume gjate i kishe rene muhabetit dhe na lodhe nje cik po nejse.

ajo qe thua se borxhi ne valute eshte shume i madh nuk eshte e sakte. sot ne bankat shqiptare ka me shume se 1 miliard $ depozita TE SHQIPTAREVE qe bankat ndermjetesojne qe te kthehen ne kredi
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

ja edhe vlera e sakte e atyre shifrave qe shkruajta me siper :
-------------------
Diskutimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Shkëlqim Cani, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë,
Financës dhe Privatizimeve - 15 dhjetor 2003.
--------------
Në mbështetje të rritjes së ekonomisë, duket se viti në vazhdim ka shënuar një
rritje të mbështetjes së ekonomisë me kredi. Portofoli i kredisë së bankave
për sektorin privat të ekonomisë është rritur me 10.1 miliardë lekë
gjatë 10 muajve të parë të vitit. Gjatë kësaj periudhe ekonomisë i janë
dhënë 70.6 miliardë lekë kredi e re :smash: (rreth 660 milione USD), ose 45 për
qind më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar :smash: .
Bazuar në zhvillimet e verifikuara gjatë dhjetëmujorit, në zhvillimet aktuale në
likuiditetin e sistemit bankar etj., mund të konkludohet se zhvillimet monetare
gjatë vitit 2003, do të jenë një kontribut më shumë në konsolidimin e ekuilibrit të
përgjithshëm makroekonomik të vendit. :smash: -----------------------------------


po, po zoti Governator do te konsolidohet me te vertet situata makroekonomike me gjithe ate valut te hyre ne shqiperi ne forme kredie-valut te dhena nga bankat e nivelit te dyte shqiptareve?
po po vazhdo me kete ritem prej 45 % ne vit e do tja shikojme "hajrin" te gjithe.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Asterix
I/e sapoardhur
Anetar/e # 6848

Shkruajtur më 24 Shkurt, 2004 14:20
--------------------------------------------------------------------------------
leopardo shume gjate i kishe rene muhabetit dhe na lodhe nje cik po nejse.

ajo qe thua se borxhi ne valute eshte shume i madh nuk eshte e sakte. sot ne bankat shqiptare ka me shume se 1 miliard $ depozita TE SHQIPTAREVE qe bankat ndermjetesojne qe te kthehen ne kredi
--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 7 | Nga: Tirane | Regjistruar: Shk 2004 | IP: e Regjistruar |


Leconi fjalet e governatorit .


________________________________________________________________________
Diskutimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Shkëlqim Cani, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë,
Financës dhe Privatizimeve - 15 dhjetor 2003.

Rritja e kredisë në valutë supozohet të jetë rreth 14.5 miliardë lekë, ose 88
përqind e rritjes totale të kredisë për ekonominë. Diferenca mes normave të
interesave të kredisë në lekë ndaj atyre në valutë, mendohet të jetë një nga
arsyet kryesore të rritjes së ngadaltë të kredisë në lekë. Gjithashtu, niveli i lartë i
likuiditetit të sistemit bankar gjatë vitit 2003 duket se nuk ka ndikuar në rritje të
tepricës së kredisë në lekë.
Rritja e parashikimit të rritjes së teprisës së kredisë për ekonominë për vitin e
ardhshëm bazohet në tendencën në rritje të nevojave për financim të sektorit
privat. Ndërkohë, parashikimi për një rritje të ulët prej 2 miliardë lekë , ose 12
përqind e kredisë në lekë, mbështetet në normat e larta të interesave të
kredidhënies :smash: në lekë krahasuar me ato në valutë.
Supozimi i përafrimit të normave të interesave të kredidhënies në lekë dhe në
valutë, do të ndryshonte edhe parashikimet për rritjen e tepricës së kredisë në
monedhat përkatëse në të ardhmen.
-------------------


kam bere vetem copia/incolla
vlersojeni vete .

kredi ne lek vetem 2 miliard lek te reja :smash:
ndersa ne valut
14.5 miliard lek te reja :smash: .

po ku do te arrisim me kete poporcion ?????'

si mund ta justifikosh kete menyre financimi ?????

keshtu do te finacohen "dallendyshet e demokracise" te sotme ne vitet ardhshme ??????

pergjigjen e gjeni te ata dallendyshet e tjera te zotit Berisha qe kush nuk ka memorja le ta freskoj e te kuptoj sesi perfunduan :thumbsup: .
ciaoooo :wave:
 

Asterix

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

qe ta kesh te qarte stoku i borxhit ne valute nuk ben pjese tek borxhi i jashtem dhe nuk eshte njesoj si rreziku qe ka nje vend kur ka shume borxh te jashtem dhe ne nje moment kreditoret e huaj kerkojne te terheqin kapitalet per ti investuar diku tjeter.

i vetmi rrezik eshte qe ne rast zhvleresimi te lekut pagesat e sherbimit te kredise nga huamarresit te rendohen dhe te coje ne falimentimin e tyre dhe te bankave njekohesisht.
por duke qene se bizneset qe marrin kredi vazhdimisht i indeksojne cmimet sipas ecurise se euros te themi atehere edhe ky rrezik nuk eshte edhe aq i madh sa duket. persa i perket kredise qe marrin individet per shtepi duhet te dish qe ata perfitojne nga normat ne valute shume me te ulta se ato ne leke dhe secili ve ne balance rrezikun e zhvleresimit te lekut dhe perfitimin nga interesat me te ulta ne valute. meqenese leku ka disa vjet qe ka qene i qendrueshem dhe inflacioni ka qene i ulet nuk eshte se pritet ndonje zhvleresim aq i madh i lekut sa ti beje huamarresit qe te paguajne interesat shume te larta te kredise ne lek. edhe rezervat valutore te Shqiperise, 4-5 muaj importe jane shume me te larta se ne vendet e tjera(informohu) dhe e lejojne bsh-ne te nderhyje ne rast te nje sulmi spekulativ mbi lekun(nuk eshte se shoket e Sorrosit merren shume me lekun se nuk ia vlen).

nqs bsh-ja do te pengonte bankat te kreditonin ne valute nuk eshte e sigurt qe bankat do te rrisnin kredine ne leke dhe kjo do te kontraktonte ekonomine. por edhe nese do te kishte transferim te kredise nga valuta ne lek kjo do te rriste kostot per huamarresit(ne menyre joeficente)

nje tjeter veprim i bsh mund te ishte ulja e normave te interesit per lekun por kjo do ulte edhe normat e dep. ne lek dhe njerezit do te spostonin depozitat nga leku ne valute duke cuar ne zhvleresim te kursit dhe me tej ne inflacion(qe mitros nuk i duket gje e keqe).

per sa kohe qe njerezit nuk kane besim tek leku(per shkak te inflacionit te larte ne te kaluaren) normat ne lek do te duhet te mbahen me te larta se ato ne valute dhe kjo do te reflektohet edhe ne normat e kredise ne lek
 

Asterix

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

nje saktesim : 1 miliarde $ depozita ne valute te huaj sepse gjithsej jane rreth 3 miliarde
 

Asterix

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

sipas teje depozitat ne valute qe shqiptaret i kane vene ne banka ku duhet te investohen?
 

Asterix

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

sa per shqiptaret qe marrin kredi per shtepi mos ia qa shume hallin se para se bankat ti japin kredi ia masin koken me pe. shko shikoji kushtet e bankave per kredi dhe do ta kuptosh qe ata qe marrin kredi duhet te kene te ardhura mujore sa katerfishi i kestit te kredise dhe nuk rrezikojne te perfundojne me pjaten e supes ne dore nqs zhvleresohet leku
 
Top