banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Asterix

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

sipas teje parate e emigranteve shqiptare duhet te shkojne per te financuar anijet kozmike te amerikes per te gjetur uje ne Mars.

nqs do pengoheshin bankat te jepnin kredi ne valute te jesh i sigurte se nuk ka banke ne bote qe te japi kredi ne leke per 10 vjet, sic nuk ka edhe biznesmene naive qe te marrin kredi me 15 % interes ne vit.per me teper te nxjerresh valute ne kohen kur ka nevoje me shume se kurre per investime ne vend vetem nje i papergjegjshem si ty mund ta thote pa iu dridhur syri.

ajo qe thua se nuk ka asnje vend ne bote ne nje situate te tille eshte nje tjeter mungese informacioni nga ato te tuat

te sugjeroj te shohesh rastin e Kroacise.se mos me thua prape qe nuk di adresen


edhe mos mo krahasime me argjentinen se le nam......ato qe kishte thene Tefta besoj te mjaftojne per tu bindur
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Ju lutem perdorni butonin 'Citim' kur i pergjigjeni nje posti !!!! Ne kete forme pjesa e kuotuar dallon nga posti juaj pasi do te jete me shkrim me te theksuar.

Faleminderit
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

shikoni me vemendje se cfare ka shkruar banka e shqiperise ne daten 26 shkurt.

eshte me te vertet dicka e rendesishme .

me ne fund edhe email-et derguar bankes se shqiperise bene efektin e tyre.


lecojeni .
----------------

Banka e Shqipërisë shfrytëzon edhe një herë këtë mundësi për të tërhequr vëmendjen /pf/images/graemlins/smile.gif e bankave të nivelit të dytë, mbi strukturën e kredisë :confused: . Përbërja e saj sipas monedhave si edhe sipas afateve, duhet të reflektojë qëndrimin e bankës ndaj rrezikut aktual të aktivitetit si edhe ndaj zhvillimeve të pritshme në treguesit makrofinanciarë :sleep: me ndikim të drejtpërdrejtë në pozicionin e kredimarrësit ndaj bankës. Aktualisht, rreth 82 për qind e kredisë është në monedhë të huaj, një shifër e cila duhet të sensibilizoje bankat :smash: si edhe publikun :smash: (KETU HYN EDHE ASTEREX /pf/images/graemlins/wink.gif ) mbi nevojën për një trajtim më të kujdesshëm të këtij aktiviteti.
-----------------------


kush ka qejf ta lecoje te gjithe eshte me te vertet shume por le ti hedhi nje sy :

http://www.bankofalbania.org/New_web/5_shqip/HTML/KM2004/260204.htm

pa, pa sa me pelqen ajo pjesa qe thote terheq "VEMENDJEN" atyre bankave te huaja qe na japin me aq shume zemergjersi kredi ne VALUT.

te shohim sesi do te vazhdoje te veproje banka e shqiperise sikur keta zoterinjt e huaj te mos "SENSIBILIZOHEN" edhe te vazhdojne lojen e tyre te piset.

shpresojme ne nje rregullore permanente qe ti japi nje limit superior kredise ne valut edhe mos te shofim me shifra te tilla 82 %.

duhet qe te shpetojme nga kjo e keqe te gjithe si komb se pastaj une me asterix "rregullohemi" duke pire ndonje gje te bar "tymi" /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

1-cdo antar i keshillit mbikqyres , perfshire edhe governatorin PEZULLOHET nga detyra nga keshilli i ministrave !!!!!!!!!!!, shkarkohet nga kuvendi, neni47 .

2- neni 44 , 3 antar te keshillit mbikqyres propozohen nga keshilli i ministrave per tu bere antar.

3- te 5 antaret e tjere propozohen nga kuvendi i shqiperise, governatori nga presidenti i republikes (meno male ky te pakten, por meqe ne keshillin drejtues fiton shumica ,mendoni se cfare mund te bej nje njeri i vetem).

mendoni se cfare perberje do te kete keshilli mbikqyres kur nje parti fiton 51 % te pjestarve te parlamentit.

gjeja e pare ishte venia e nje keshilli mbikqyres te ri sepse keshtu do ta kene me te leht te bejne politiken e tyre .

po bordi i B.SH. a duhet te ishte INDIPENDENT nga politika ????'

nejse ....

po si mund te jesh governator INDIPENDENT kur pezullohesh nga keshilli i ministrave qe organ me politik ska ku te shkoje , e te shkarkohesh nga nje maxhorance e thjeshte parlamentare qe cdo keshill ministrash e ka sepse nuk ka sesi te qendroje ne fuqi vete keshilli i ministrave po nuk e pati kete maxhorance.

mendoni vete se cfare njerez INDIPENDENT do te propozoje keshilli i ministrave ne vend te ketyre qe do te shkarkohen.

mendoni fatin e cimit e ketyre 8 te tjerve nqs se largohet nga pushteti partia socialiste .

po erdhi sala ne pushtet keta persona te gjithe do largohen per mendimin tim.

po kjo nuk ndodh neper bote , sepse pezullimi e shkarkimi i keshillit mbikqyres eshte me i veshtire sesa nje seance plenare e parlamentit.

nuk do te ishte mire sikur te specifikohej qe per shkarkimin e 1 pjestari te keshillit drejtues se B.SH. te nevojitej 2/3 e votave te parlamentit ?

nuk do te ishte mire sikur te futej ne loje edhe gjykata kushtetuse ne menyre qe edhe shkarkimi te miratohej nga ajo ??'

nuk do te ishte mire qe edhe keta njerez "INDIPENDENT" te B.SH. te kene nje procedure shkarkimi te ngjashme me PRESIDENTIN e republikes per vete detyren e tyre delikate qe nuk i lejon te perzihen me politiken ?


si mund te qendroje i forte, i pavarur nje keshill drejtues me nje governator kur jane kaq te dobet e te pambrojtur nga ligji ne rastin kur flitet per shkarkimin e tyre.

si mund te thote jo cimi , nanos kur ai i kerkon me shume financime per buxhetin e shtetit, kur kerkusi (ne kete rast nano) mund ta pezulloje me ndonje arsye qe ne shqiperi nuk eshte veshtire ta gjejne ne cfare do momenti financuesin "koke-fort" qe kerkon te shkoje kunder kryeministrit ???'

duket me e lehte te pezullosh e te shkarkosh nje governator sesa nje minister te qeverise.

pastaj kuptohet si smund te behesh
governator -BASHKEFAJTORE me qeverine e rradhes kur ke kete ligj kaq te dobet.
 

Adriatik

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

O Leopard
Shoh qe ke marre iniciativen per ti bere "autopsine" Bankes se Shqiperise.
Puna eshte se kete "autopsi" po e ben me krahasime shume te largeat per Shqiperine (rasti i Argjentines).
Nese e kuptove mire qe ju thoni se do te ishte mire qe depozitat ne dollar te investoheshin po ne dollar, atehere them se ke akoma per te mesuar jo nga teoria por me shume nga gjendja aktuale e ekonomise shqiptare.

Ne lidhje me ceshtjen e pavaresise se BQ deri diku ke te drejte. Vetem se probleme nuk eshte aq i thjeshte sa ce ke paraqitur.
Ne rralle te pare ka mendime edhe pro edhe kunder pavaresise. Pra nuk eshte absolute qe pavaresia eshte gjithmone pozitive.
Sidoqofte Shqiperia ka "zgjedhur" rrugen per te pasur nje banke Qendrore te pavarur.

Per mendimin tim mos u kap kot me ligin per pavaresine e BQ pasi per nga shkalla e pavaresise ligjore qe gezon Banka Qendrore Shqiptare, ajo renditet e pesta ne Europe. Problemi qendron ne pavresine reale te saj. Kjo e fundit nuk ka lidhje me vete Banken Qendrore por me vete shqiptaret. Nuk eshte faji i Bankes Qendrore qe gjate 13 vitetve te fundit kemi votuar ne shumice absolute per njeren apo tjetren parti. Kjo ka cuar qe gjate gjithe kohes partia qe ka qene ne pushtet ka pasur edhe qeverine edhe parlamentin edhe presidentin (perjashtim kete te fundit qe eshte disi i distancuar). Keshtu duke i pasur keto tre institucione ka qene shume e lehte nga partia ne pushtet per te mbajtur nen presion Banken Qendrore. :shrug:
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Sinqerisht lereni ca kohe BSH rehat dhe merruni me AlbTelekom KESH dhe Ministrite e linjes sepse tek keto intitucione jo vetem calon puna, por ne disa raste nuk ecen fare.
Interesante do te ishte edhe diskutimi i prioriteteve te buxhetit ne Shqiperi, se pak vete e dine se ku shkojne ato pak fonde...
O.R. Stiglitz
 

epremte

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

ore po lereni djalin te flase per BSH se e mbytet...
Jepi Leo ke me??
Vetem nje kuriozitet nuk ma shuajte:
Cfare duhet te beje Banka e Shqiperise sipas teje per gjendjen e mjerueshme te shqiptareve??
 

Adriatik

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Fillimisht postuar nga Mary Poppins:

Cfare duhet te beje Banka e Shqiperise sipas teje per gjendjen e mjerueshme te shqiptareve?? [/QB]
O Mary!
Vetem kaq sa thua duket qe nuk ja ke haberin fare ekonomise.
Nuk ka lidhje BQ me gjendjen e mjerueshme te shqiptareve. Ka shume ceshtje te tjera qe duket haptazi por qe as Leopardi as ju nuk denjoni qe ti diskutoni.
lexo me shume /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Fillimisht postuar nga Mary Poppins:
[qb] ore po lereni djalin te flase per BSH se e mbytet...
Jepi Leo ke me?? jo per gje po keta cunat do jene kusherinj te shukut Cimi qe e mbrojne kaq shume se s ka mundesi.
[/qb]
Ca kushuriri o motra. Ta dish ca ka thenen Cim Cani per ne do thuash cne po flasin keshtu. Po keshtu na ka thene Mishkini dhe Stiglitz lexo tre here e shkruaj ndonjehere prandaj po nderhyjme une, Adriatik dhe ndoshta Asterisso.
Ciao O.R.Stiglitz
 

epremte

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

O olti une nuk e di se ca te ka thene mishkini ty ne enderr po ne artikujt e botuar politika monetare eshte nje tools teper i cmuar ne ekonomi. Degjove Adriatikuuuu


Atehere,
Ku e lame?? Ke tema e hapur!!
jam shume dakord qe ndonjeri i ka hyre ca me sopate bankes se Shqiperise qe e pacim sa malet, po puna eshte se personi qe e ka hapur ka shprehur njohurite dhe shqetesimin e tij per ATE problem. une i kam thene argumentet e mia me duket me siper, po desha thjesht te shikoja nese kishte ndonje ide konkrete pas gjithe atij inati te hapesit te temes. Kaq!!
Tani e kuptoj shqetesimin tuaj per Albtelekomin po eshte teme tjeter ajo apo jo??

Peace
 

Adriatik

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Fillimisht postuar nga Mary Poppins:
ne artikujt e botuar politika monetare eshte nje tools teper i cmuar ne ekonomi. Degjove Adriatikuuuu

E degjove shume mire. Vetem nuk kuptoj pse i thekson Politikat Monetare nderkohe qe askush nuk po i nençmon.

P.S. here tjeter kur nuk argumenta te forta per te debatuar mos kalo ne gjera personale se perndryshe dalim jashte natyres se nje klubi interneti.
 

epremte

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

nuk po debatoja me ty mor djale. po i kerkoja nje opinion hapesit te temes. Me siper ke thene qe BQ nuk ka lidhje me gjendjen e mjerueshme te shqiptareve. Dua ta di mbi c baza ke arritur ne kete konkluzion. Di ndonje gje per arritjet e BQ ne vite?? si i eshte pergjigjur kerkesave te ekonomise ne momente te ndryshme krize?? ne i ka perzgjedhur mire target qe ka? apo ne fund te fundit a ka ndonje gje ne dore banka (sic thote Mishkin) apo ndoshta nuk e kishte me ne ai. se per nje gje me vjen cudi me ju i vini pikat mbi i tak fak. Nuk behet fjale per ndeshje futbolli ktu, njeri kunder tjetri pro BQ. Thjesht meqe ishte nje teme e tille i kerkova atij qe e shau te sillte nje gje e per te qene. edhe ty qe po e mbron meqe e paske merak
 

lozonjarja

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Me siper ke thene qe BQ nuk ka lidhje me gjendjen e mjerueshme te shqiptareve. Dua ta di mbi c baza ke arritur ne kete konkluzion. Di ndonje gje per arritjet e BQ ne vite?? si i eshte pergjigjur kerkesave te ekonomise ne momente te ndryshme krize?? ne i ka perzgjedhur mire target qe ka?
=============================================

Nje ide mund te jete qe problemet e shqiperise nuk jane monetare por strukturale, prandaj motori i zhvillimit nuk duhet kerkuar tek BQ. BQ shume shume eshte nje ruajtese ekuilibri i treguesve makroekonomik.
 

epremte

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

nje ne dore!!
plotesisht dakord me parafolesin
 

Adriatik

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Fillimisht postuar nga Erg:
[QB] Me siper ke thene qe BQ nuk ka lidhje me gjendjen e mjerueshme te shqiptareve. Dua ta di mbi c baza ke arritur ne kete konkluzion. Di ndonje gje per arritjet e BQ ne vite?? si i eshte pergjigjur kerkesave te ekonomise ne momente te ndryshme krize?? ne i ka perzgjedhur mire target qe ka?
=============================================

Deri ne vitin 1992 as qe mund te flitej per rol te pavarur te Bankes Qendrore ne ekonomi pasi sapo kishim dale nga nje sistem ku Banka Qendrore kishte nje funksion te komanduar.
Mbas 92 Banka Qendrore patjeter qe kishte nje pozicion te ri ne nje ambient te ri ekonomik. Por problemi qendron se gjate viteve 1992-1996 vete Banka Qendrore ishte ne riformulimin e pozicionit te ri te saj.
Per me teper per goditjen kryesore financiare qe pesuam ne 1997 Banka Qndrore kishte bere ne nje fare menyre nje paralajmerim me ane te guvernatorit te atehershem Lumnikut. Dhe nuk mund te fajesohet Banka Qendrore per lindjen dhe rritjen e piramidave pasi ato verte ishin ceshtje ekonomike por qe realitet komandoheshin ne menyre te drjteperdrejte dhe te vetme nga politika.
Mbas 97 Banka qendrore ka qene disi me e pavarur dhe ka pasur me teper hapesira per te vepruar, reaguar apo paralajmeruar. Natyrisht po ti hysh analizave te thella mund te dale qe jo cdo gje ka dhene efektin e pritur.

Por kjo nuk do te thote qe BQ eshte bashkefajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptareve. GJendja e mjerushme ne te cilen ndodhet ekonomie ne teresi ka lidhje me shume probleme te tjera te pazgjidhura dhe te sajuara nga politika ndikimi i te cilave eshte shume i forte dhe i drejteperdrejte.
Pastaj ato qe ka shkruar se fundmi Leopardi perqendrohen me teper per nje "katastrofe" te ardhshme dhe jo per gjendjen aktuale te ekonomise.
Nese ne kete teme do te diskutohet rreth institucionit te Bankes Qendrore atehere OK, pasi ky institucion ka problemet qe ja vlen te diskutohen.
Por nese do te do te diskutonim rreth gjendjes se mjerueshme te shqiptareve ku ne banken e te akuzuareve te rreshtonim Banken Qendrore atehere jemi totalisht jashte teme.
 

Asterix

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

o meri leopardi nuk do me dit shume me targetat e bsh, e ka mendjen ke ai miku
 

qeshem

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

asterix ti qe e ke ndjekur temen duhet ta kesh lexu qe pop-ins alias tefta e ka shprehur mendimin e vet te kjo tema /pf/images/graemlins/smile.gif
 

epremte

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

vazhdojme...
Qe me fillim te krijimit te Bankes se Shqiperise regjimi percaktuar ishte targetimi monetar. U synua te kontrollohohej rritja e ofertes monetare (me duket agregatit M3) nepermjet kontrollit te bazes monetare. Targetimi i inflacionit eshte perdorur gjithashtu edhe pse jo ne menyre transparente si ne rastin ortodoks.

problemi eshte se
ne shqiperi ka ndodhur shpesh deintermediation dhe reintermediation per shkak te sistemit financiar teper te brishte. Kjo ka shkaktuar mungesen e stabilitetit te shpejtesise se parase dhe ne mjaft raste oferta e parase ka qene mbi target nderkohe qe inflacioni ka qene nen target.
Nje gje e tille sigurisht nuk ka ndodhur vetem ne Shqiperi, Bundesbank dhe Banka qendrore e Zvicres qe mbahen edhe si bankat me te suksesshme ne ndjekjen e targetimit monetar mbi 50% te rasteve kane qene jashte targetit per agregatin e parase. Ne kohen kur u zgjodh kjo lloj ankore monetare ishte shume popullore, dhe shqiperia nuk kishte takat te perballonte nje ankore te jashtme (shih Leopardin me lart). Per me teper te mos flasim per stabilitetin e kerkeses per para (nje i FMN-se nje fare Kalra, S. 1998 e kishte nxjerre stabel po kishte punuar me te dhena mujore per 3 vjet).

Fati e deshi qe Shqiperia te ishte nje vend i suksesshem ne ruajtjen e stabilitetit te cmimeve, edhe me ate targetim te cuditshem, edhe me mekanizmin e transmisionit vrima vrima, edhe me mungesen e transparences ne politiken monetare.

Banka e Shqiperise ka meriten e vet ne kete mes. Nuk eshte e lehte te ngresh nje gje komplet nga fillimi ne nje mungese absolute te dhenash statistikore, ne nje kaos nga pikepamja e bazes regulative dhe per me teper ne kushtet e nje kaosi institucional per shkak te nje roli para-furnizues per deficitin buxhetor te trasheguar nga e kaluara.Po jane edhe faktore te tjere qe kane ndikuar. Mund te jete per faktin se rritja ekonomike eshte me e vogel se c duhet te ishte, apo (gjeja qe kam me per zemer) per shkak te stabilitetit te kursit te kembimit. Po kujdes me kete te fundit se do na plasi ne dore ndonje dite.

Edhe sot per sot nuk eshte inflacioni problemi nr 1 i shqipetareve. Sido qe te veproje BQ rritja ekonomike afatgjate ndikohet nga politikat e krahut te ofertes agregate. Politika monetare sherben thjesht per te zbutur luhatjet prodhimit ekuiliber nga ai potencial (deri tani nuk eshte degjuar te flitet per nje gje te tille ne Shqiperi, se hajde mate po deshe.
 

epremte

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Fillimisht postuar nga Asterix:
[qb] o meri leopardi nuk do me dit shume me targetat e bsh, e ka mendjen ke ai miku [/qb]
Ke cimi e ke fjalen?? :lol:

Fol fol ti pooo... :smash:
 
Top