Banda "Hakmarrja per Drejtesi" e lire
Vendimi për “Hakmarrjen”, i kundraligjshëm
TIRANË- Prokuroria kundërshton vendimin e Gjykatës së rrethit Tiranë për shpalljen të pafajshëm të të akuzuarve si anëtarë të organizatës kriminale “Hakmarrja për drejtësi”. Vetëm një ditë pas vendimit të gjykatës, organi qendror i akuzës, me anë të zëdhnëses Eva Londo, ka deklaruar se ky vendim është apeluar. Sipas saj, vendimi është dhënë nga gjyqtarë të frikësuar dhe është bërë nën presionin e kërcënimeve. “Hakmarrja për drejtësi”, sipas akuzës, është organizata kriminale më e madhe e krijuar ndonjëherë në Shqipëri. Ajo ka dhjetë anëtarë dhe akuzohet për një mori veprash penale. E krijuar që në vitin 1992 e deri në vitin 1996 kjo organizatë akuzohet se ka bërë krime nga më të ndryshmet duke filluar që nga grabitjet me armë e deri tek hedhja në erë e supermarketit të firmës VEFA, ku mbetën të vrarë katër persona në shkurt të vitit 1996. Një ditë pas këtij akti terrorist kanë filluar edhe hetimet për organizatën “Hakmarrja për drejtësi”. Dy ditë më parë, Gjykata e rrethit Tiranë i konsideroi dhjetë të pandehurit si të pafajshëm dhe akuzoi prokurorinë se nuk ka bërë punë të pastër në hetimin e çështjes. Gjatë gjashtë viteve që kjo çështje ka qënë në duart e gjykatësve janë marrë në pyetje dhjetëra dëshmitarë dhe janë shqyrtuar dosje të shumta me prova shkresore. Nga ana e saj, akuza, ka ndërruar pesë prokurorë duke ia lanë në fund çështjen Juli Papës dhe Ened Nakuçit. Këta dy të fundit, nuk mund të bënin gjë tjetër veçse të kërkonin që dosja të tërhiqej për hetime të mëtejshme. Këtë veprim të prokurorisë, gjykata e konsideroi si tërheqje të akuzës dhe duke hedhur poshtë të gjitha provat, shpalli të pandehurit të pafajshëm. Dje Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se gjykata është shprehur gabim në lidhje me këtë çështje. “Vendimi i Gjykatës së Tiranës për mbylljen e çështjes penale ndaj grupit “Hakmarrja për drejtësi” dhe shpallja e pafajësisë së të akuzuarve, është i kundraligjshëm dhe në kundërshtim të fakteve që ndodhen në dosje”, thuhej në njoftimin e zëdhënëses Eva Londo.
Ened Janina