Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Al-Punk

Still here
Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Kandidati i maxhorances Bamir Topi, ka arritur kuorumin e nevojshem te votave dhe eshte zgjedhur Presidenti i ri i vendit me nje mandat 5-vjecar. Sipas rezultatit zyrtar 90 flete votimi ishin te vlefshme. kandidati Bamir Topi ka marre 85 vota. Kandidati Neritan Ceka ka marre 5 vota
 

Al-Punk

Still here
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Ora 21:45 Ceka: Topi do te jete nje President ne lartesine e duhur
“Bamir Topi do te jete nje President ne lartesine qe ka qene deri me tani, nje perfaqesues i denje i politikes shqiptare. Besoj se une kam kryer detyren time si qytetar dhe si deputet i Kuvendit te Shqiperise. I uroj zotit Bamir Topi te jete nje president ne lartesine qe ka qene deri tani, perfaqesues i denje i politikes shqiptare”. Ishte kjo deklarata qe ka bere menjehere pas votimit te bamir Topi per President te vendit, kandidati tjeter per kete post, Neritan Ceka. I pyetur se si e cilesonte hyrjen ne seancen e Kuvendit te disa deputeteve te Partise Socialiste, Ceka tha: “Disa pune te mira behen edhe me njerez te liq”.

Ora 21:19 Ben Blushi ka dhene doreheqjen si kryetar i grupit parlamentar te Partise Socialiste duke e konsideruar procesin per zgjedhjen e Presidentit, si te turpshem dhe te papranueshem

Ora 21:10 Fjala e Presidentit te posazgjedhur ne Parlament
Ne mesazhin e pare perpara Deputeteve si President I ri I vendit, Bamir Topi shprehu mirenjohjen, entuzizmin dhe falenderimin per nderimin qe iu be nga parlamenti qe I dha atij votat e nevojshme per postin e Presidentit. “Dalja sot ketu ka nje emocion te vecante, une dal ketu jo me atribute personale, por fale votebesimit qe ju me dhate sot. Me kete rast deshiroj te pershendes perzemersisht, te gjithe koleget parlamentare, te cilet me shume se kurre, ne nje situate historike per Shqiperine arriten te sinkronizonin vullnetin e tyre per te zgjedhur presidentin e ri. Vleresoj kontributin e zotit Ceka qe i dha shprese procesit, e futi ate ne nje proces kushtetues”, u shpreh Topi. Me tej ai ka thene para parlamentareve se mesazhin e pare te urimit e ka marre nga Presidenti I Kosoves fatmir Sejdiu gje qe per Topin ishte nje emocoin i pamase, duke e konsideruar si nje sinjal se ne te gjithe presim pavareisine e Kosoves ne interes te paqes ne Rajon. “Deshiroj ne menyre te veccante te falenderoj pa mase doktor Berishen qe ka qene nje mbeshtetje e fuqimshme ne kete proces per te kontribuar per ekuilibrin e plote”, u shpreh Topi.

Ora 21:05 Sekretariati per Proceduren e votimit shpall zyrtarisht rezultatin: 90 flete votimi te vlefshme. Bamir Topi 85 vota. Kandidati Neritan Ceka 5 vota


Ora 21:00 Bamir Topi zgjidhet President i ri i vendit

Ora 20 56 Sapo ka perfunduar votimi dhe Komisioni i numerimit te votave

Ora 20:38 Brace: Topi produkt pazaresh politike
Shume i ashper ne fjalen e tij ka qene deputeti socialist Erion Brace lidhur me pranine e deputeteve socialiste ne sallen e Parlamentit per te marre pjese ne votimin e Presidentit, duke thyer keshtu vendimin e PS-se per ta braktisur kete votim. Ne nje lidhje telefonike me studion e lajmeve te News24, Brace tha se ky nuk eshte produkt politikanesh por produkt tregtaresh. “Loja eshte e qarte keta deputete te blere qe u bene pjese e politikes se maxhorances, vijne ne Kuvend per te votuar Bamir Topin. Pra Topi eshte nje kandidat qe po del nga nje pazar i ndyre dhe ky eshte qameti. Jam i bindur qe keta njerez nuk kane vullnet te vijne ne parlament dhe te votojne. Ky nuk eshte produkt politikanesh. Ky eshte produkt tregtaresh eshte produkt i asaj politike qe nuk duhet ta shporrim”, u prononcua Brace

Ora 20:10 Nis votimi i katert
Ka nisur procedura e votimit ne kete raund te katert per Presidentin. Nderkaq, ka shkuar ne 7 numri I deputeteve te opozites qe kane thyer vendimin e opozites dhe u jane bashkuar deputeteve te tjere, per pjesemarrje ne votimin e Presidentit. Gjashte prej ketyre deputeteve jane pasues te Fatos Nanos, qe tashme ka dale nga gara. Deputetet e pranishem jane: Taulant Dedja, Durim Hushi, Bukurosh Stafa, Hamit Kosta, Paulin Stërkaj, Durim Lamaj (qe ka deklaruar hapur voten e tij per Bamir Topin) dhe Besnik Dervishi ky I fundit eshte I pranishem si kryetar I Komisionit te numerimit te votave, ne vend te Pirro Lutaj

Ora 19:48 Hapet seanca per raundin e katert te votimit
Ka nisur Seanca per votimin e katert per Presidentin. Ne salle jane te pranishem edhe 3 deputete te Partise Socialiste

Ora 19:40 Pritet te nise Seanca e poscme per votimin e Presidentit
Ndonese ka kaluar mese gjysme ore nga koha kur duhej te niste seanca e posacme ne Kuvendin e Shqiperise per votimin e katert per Presidentin e ri te vendit, ende Parlamenti nuk eshte mbledhur, nderkohe qe ne salle vazhdojne te hyjne deputetet, nder te cilet eshte edhe I pari deputet I PS-se, pikerisht Taulant Dedja. I pyetur nga gazetarja ne terren e News24, Klara Dervishi, Dedja, I pari socialist qe thyen vendimin e PS-se per te mos marre pjese ne votim pa terheqjen e Topit, e ka argumentuar pranine e tij ne Kuvend si nje respekt ndaj Kushtetutes pas thirrjes qe kandidati per President Neritan Ceka u ka bere deputeteve. “Partia Socialiste nuk ka te ngritur ne kembe asnje strukture ndermarrese dhe une iu pergjigja thirrjes se zotit Ceka per te marre pjese ne raundin e sotem te votimit, pra te zbatoj kushtetuten”, tha Dedja per News24.

Ndersa kreu I PBDNJ-se Vangjel Dule, ka shprehur shqetesimin se nese seanca e sotme nuk zgjedh presidentin, atehere zhvillimet politike do te hynin ne nje amulli dhe me teper sesa ne zgjedhjen e nje Presidenti, do ta afronin vendin ne zgjedhjet e parakohshme. Me kete rast, Dule I ka bere thirrje cdo politikani qe me ndergjegjje dhe moral te jete I pranishem ne sallen e kuvendit dhe te hedhe voten per kreun e ardhshem te shtetit, ne menyre qe te shmangen zgjedhjet e parakohshme. Dule ka vleresuar edhe pranine e zotit Dedja ne raundin e sotem

Ora 19:43 Sot votimi i katert per Presidentin
Deputetet e kuvendit do te votojne kete pasdite per here te katert per presidentin e ri te vendit duke zgjedhur mes Bamir Topit dhe Neritan Cekes. 4 dite perpara skadimit te afatit kushtetues per kete proces po diskutohen skenare te mundshem per zgjidhjen e krizes.
Kryeministri Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se i ka siguruar deputetet se sot ne mbremje Bamir Topi do te zgjidhet president. Burime prane grupit bejne te ditur se sipas kryeministrit, e djathta ka 82 vota te plota, nderkohe qe votat e mbetura per te arritur korumin e fitores do te arrihen nepermjet disa deputeteve te majte. Ndonese nuk eshte konfirmuar zyrtarisht, e djathta eshte mese e sigurt se mesnata e sotme do ta gjeje president Bamir Topin.
Ndoshta jo rastesisht, nderkohe nje skenar I tille eshte paralajmeruar nga deputeti I PDK-se, Nikolle Lesi. Por kandidati Nertian Ceka dhe deputeti tjeter I PAD-se, Pirro Lutaj refuzojne kategorikisht shitjen e votes se tyre ne kembim te nje posti ne qeveri nderkohe qe paralajmeron skenarin e se djathtes per te blere vota brenda opozites. "PAD eshte futur ne procesin per zgjedhjen e Presidentit, qe kandidatura e Neritan Cekes te perfundoje ne karrigen e Presidentit te Republikes. Angazhimi i z. Ceka ne kete proces eshte vetem per pozicionin e Presidentit te Republikes, dhe çdo hamendesim tjeter se votat e PAD do te kompensohen me funksione te tjera ne qeveri dhe jashte qeverie, jane absurditete, qe nuk qarkullojne brenda PAD". Pak ore perpara seances, opozita nuk leviz nga qendrimi per te mos marre pjese ne votim, LSI siguron se kjo nuk do te ndodhe nese nuk do te terhiqet Bamir Topi.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

sa lek mando? me cdo lloj cmimi do e blej. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

E për ça vle?

Sot jam shum i lumturuem q! populli shqiptar ka më në fund një President demokrat të zgjedhur në mnyr demokratikeee. Ky asht nji moment historik për kombin tonë. Populli shqiptar e tregoi edhe njëherë maturin e tijjjj /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/shrug.gif.

Pritet që veprimi i parë i Topit të jetë shkarkimi i Kryeprokurorit i cili duke patur dokumente të furnizuara nga anonimë (Fatosi) do i bjeri PS ku i dhem e ku i djeg.

Hajt ta gzojm Presidentin e ri e t'lutemi që Sala do dali n'pension.
 

Al-Punk

Still here
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Mos ndoshta votat qe mori nga PS i mori kastile qe te mos shkarkoje Sollakun?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Votat që mori i mori nga mbështetësit e Nanos. Duke ditur që Nano do të nxjerri kunjin me Ramën (po ashtu si edhe Sala) ka shumë mundësi që të përdoret kryeprokurori.
 

Tiranas

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Zgjedhja e Bamir Topit President i Shqiperise eshte nje gabim. Ai nuk eshte president i gjithe shqiptareve, ai eshte presidenti i Sali Berishes dhe i se djathtes. Nje njeri qe nuk ka pervoje fare ne politike, pasi nuk ka qene asnjehere ne nje post te rendesishem.
Gjestin e disa deputeteve te se majtes e quaj degjenerim te politikes shqiptare. E majta eshte e percare, por megjithese e vogel ne numer, pra nje pakice, ka me shume potencial per te qeverisur Shqiperine se sa e djathta, qe perbehet nga karrociere dhe shofere. Pjesa e mire e se djathtes jane injorante, qe nuk dine se ceshte parlamenti dhe cfare funksioni ka ai. Ndoka ka qene "karrocier" dhe shoferin e tij e ka bere deputet. Presidenti i zgjedhur eshte nje gabim politik, tani e djathta ka duar te lire, per cdo ligj, qe miratohet ne parlament, sepse ka shumicen dhe firmen e presidentit. Shqiptare injorante, qe genjehen nga nje i deshtuar Fatos Nano. Dy njerezit me te urryer te Shqiperise jane Fatos Nano dhe Sali Berisha me presidentin e tij, qe e terheq si te doje prej hunde.
Politika shqiptare e tregoi dhe njehere qe eshte me infantile se kurre.
 
H

harap

Guest
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Anetaret e PS qe moren pjese ne votim jane perjashtuar nga PS.
Thjesht tani do kemi nje minikomunizem.
Bamirin e Zgjodhi Saliu president edhe ai do ta drejtoje.
 

Al-Punk

Still here
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Me duket se Bamirin e zgjodhi Fatosi me shume se Saliu o Harap! Dhe ca borxhe do i kete dhe tek Fatosi! Saliu bente lista per "presidente" te tjere deri para nje jave. Pazaret per Presidentin i beri vete Bamiri me Nanon dhe nuk besoj se do i japin shume rrespekt baces Berishe. Megjithate do shohim, hapi i pare eshte Sollaku qe do tregoje cfare loje do beje Bamiri!

Tiranas, Bamiri eshte me verte pa eksperience ne poste te rendesisshme, po ne keto vite kemi pare shume politikane edhe te te majtes qe vinin direkt nga rruga (protestat) dhe beheshin deputet, apo zyrtare me makina. E disa prej tyre kane punuar mire mendoj une! Nuk mund te them shume per Topin, por pa u ndikuar nga ndienja anti PD e antiSali, mendoj se ka nje fare pjekurie!
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

The owner of bamirtopi.com is offering it for sale for an asking price of 1,000 $US!


1000 Dollare??????
Po pse nuk thuaj ti kur te mar un fronin ke per te bo lek me domain e emrit tim /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

deatruk

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

shum mire qe u zhgjodh se ngelem gjithmone me pleq,ka lezet i ri ,tironc,modern,elastik, ne lidhje me politiken.Mendoj se Bamiri i duhej shqipris,dhe jo zgjedhjet ,qe vetem rremuje do sillshin.
urime
 

Tiranas

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Ka njerez shume me te zgjuar dhe politikan me profesionist se Bamir Topi. Ai ishte i pari nga fundi. Politike degjeneruese.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

O shoku Tiranas, po na thuaj bre një politikan më të zgjuar apo më profesionist. Ku e mësuan profesionin politikanët tanë, në kafene?

Aman a të keqen se të tërë vari leshtë janë. Të paktën Topka është si djalë i ri dhe pa llafe pazari.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Ore kur hapa temen e mirdites un,dhe u thosha qe keta kan urrejtje per vendet e tjera ju sme besonit. SHifni postimet e Tiranasit pzn, oroshit, tushit e ndonje tjetri, asnje nga keta nuk e do bamir topin. E vetmja arsye eshte se ai osht Tirons.
lol
 

Tiranas

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Nuk ka te beje me "inatin", sic e quan ti, por me "ate", qe duhet te zgjidhet nje person, qe eshte "adapt" per President. Jo nje veteriner, por nje njeri me pervoje ne te gjitha sferat, nje njeri, qe te kete kaluar te gjitha stadet e politikes. Ky eshte nje gabim politik dhe une kam te drejte te jap mendimin tim.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

ai robi ka 1 dekad e gjysem ne politike. shquhet per popullaritet, dhe kete e ka te fituar me merite, se c'dokush per cdohall qe i eshte drejtuar atij ai i eshte pergjigjur pozitivisht. Shpresojm vetem qe te vazhdoje keshtu. TE jet po aq popullor sa ka qene, dhe celsi i suksesit eshte thjeshtesia e nuk eshte kostumi firmato ARmani dhe me puro kubaneze ne goje. Thjeshtesia te bo te madh.
Argument po te jap shembullin e PAPA GJonpalit te dyte, i cili ishte nje minator qe hapte kanale me kazem, por fal thjeshtesise se tij ai u be i populluar dhe i dashur nga te gjith ne.
Respekte per Papen /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

Tiranas

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Ti nuk arrin te kuptosh ate qe une shkruaj ose me mire nuk e analizon fare ose e kupton ndryshe. Dhe nxjerr fjale si "inat" apo dicka tjeter. Nejse.
 
Top