Babilonia.

Diavolessa

Valoris scriptorum
Babilonia.

Babilonia ( Bab-ilim o Babil) "Dera e Zotit" Ne gjuhen persiane antike (Babirush).
Nje nga qytete me te rendesishme te botes antike.


hammurabi.jpeg


Hammurabi mbret i Babilonise qe bashkoj fise te ndryshme me nje pershkrim politik te shkelqyergjate mbreterise se tij (1797-1750).
Pervec se ishte nje lultetar i madh u tregua edhe nje Jurist i mire.
Kodi i Hammurabi eshte nje nga ligjet e para te shkruara ne historine e njerezimit.
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Babilonia.

Kodi i Hamurabit asht kodi i PARE i dokumentuem i njerezimit.
Shkrimi asht ne kuneiforme. Ky shkrim s'ka as pika, presje, apo shenja te vecanta qe ndajne fjalen nga fjala. Dhe ka fjale qe shkruhen ne te njejten menyre por shqiptohen ndryshe. Varet nga vendosja e fjales ne lidhje me pjesen tjeter te fjalise.
Ne nji emision te BBC-se disa historiane po perpiqeshin me ndertue nji miniature te kopshteve te Babilonise ne baze te shkrimeve kuneiforme qe jane gjete ne lidhje me menyren sesi asht ndertue nji nga 7 mrekullite e botes se lashte. Me bani pershtypje sa shume detaje jane shkrue e ruejte me kete shkrim "primitiv".
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Babilonia.

babilonia.jpg



Harta e botes origjine babiloneze (500 para eres se re). Gjindet ne muzeumin e Londres. (British Museum).
Tregon globin tokesor si nje disk i pjate ( i shtypur) i rrethuar nga ujrat.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Babilonia.

Dolcesa-500 para eres se re-eshte shprehje komuniste,shkruhet 500-para Krishtit!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Babilonia.

Ne boten e lashte asnji qytet s'ka kene ma me fame dhe lavdi se ai i Babilonise. Greket e njihnin per Kopshtet e Varuna, nji nga shtate mrekullite e botes, Bibla flet per Kullen e Babelit qe u ndertue per me arrite qiellen. Ai ishte qyteti i Nabukocadnezarit, pushtuesi i hebrenjve. Per te krishteret e hershem ishte simbol i qytetit te degraduem e qe nuk njef Zot. Nga Shpalljet ka nji shpehje per Babilonin - Babiloni i madhnueshem, nane e lavireve dhe gjithe neverive mbi dhe! (17:5)


Qyteti i dha emnin e vet edhe vendit, kryeqytetit i te cilit u ba ne mijevjecarin e dyte para eres se re.


Territori i Babilonise ishte pjesa jugore e Mesopotamise, Irakut te sotem.

Deri ne mijevjecarin e trete p.e.s ai territor njihej me emnin Sumer dhe Akkad. Ndoshta asht vendi ne te cilin ndertimet e para ambicioze monumentale te njerezimit filluen, gja e cila permendet dhe ne Bibel(Gjeneza 10:10, 11:2-3) dhe sipas saj ndertime te tilla sollen ndeshkimin e Zotit ne ta.
 

Monroe

Valoris scriptorum
Babilonia
300px-Hammurabi%27s_Babylonia_Locator_Map_1.svg.png

Babilonia ishte një shtet që shtrihej në Mesopotaminë e jugut, pranë brigjeve të lumenjve Eufrat dhe Tiger, qe sot quhet Irak. Babilonia emrin e mori nga kryeqyteti i saj Babiloni,i cili ishte edhe kryeqendra kulturore e saj. Babiloni gjatë historisë së tij u pushtua dhe u me pas u udheheq nga fise popujsh të ndryshëm. Përshkrimet më të hershme të Babilonisë gjenden në një pllakë guri qe i përket periudhës se mbretërimit te mbretit Sargon te Arkadise,dhe daton në njeqindvjeçarin e 23 p.e.r.

Babilonia ka pasur një rëndësi të madhe në historinë e njerëzimit, pasi ishte vendi i parë ku njerëzit jetonin së bashku në një qytetërim.

Babilonasit kishin gjuhën e tyre te shkruar, me anë të së cilës ata mësonin dhe studionin botën dhe dukuritë që i rrethonin.
 

COB

Primus registratum
Pa e studiuar Babiloninë nuk mund të kuptohet antikiteti. Babilonia sipas gjitha gjasave konsiderohet si Civilizim i parë i zhvilluar në kohën që egzistonte.
 
Top