Re: KIDNAPIMI I VIKTORIAS,TURPI SHQIPTAR
<span style="font-weight: bold">Per ata qe mezi presin te KRIMINALIZOJNE shqiptaret</span>
Londër, 12 akuzat për Lul Balliun
"S'kishte plan të rrëmbente Viktoria Bekam"
--------------------------------------------------------------------------------
Nga Londra Muhamet Veliu
Në seancën e djeshme të procesit "Balliu", prokurorija e Londrës ka ngritur 12 akuza për Lulzim Balliun dhe 4 kolegët e tij rumunë, dhe asnjë akuzë për rrëmbim apo konspiracion në rrëmbit të Viktoria Bekamit, siç pretendohet nga gazeta "NEWS OF THE WORLD".
Në ora 10.30 nën masa të rrepta sigurie në gjykatën e Midleseksit në Londër ka filluar sanca gjyqësore në ngarkim të Lulzim Balliut, 30 vjeç, i arrestuar nga skuadra SO-19 më 2 nëntor 2002, pas dhënies së informacionit nga editori investigativ i gazetës, Mazher Mahmon. Sipas tij, e tërë banda po përgatiste rrëmbimin e Viktoria Bekamit dhe të djemve të saj për një shumë 5 milionë stërlina. Balliu, i veshur me pantallona gri dhe një pulovër blu, ka zënë vënd në radhën e parë në bankën e të akuzuarve. Pas betimit para gjykatës, pranë tij ka zënë vend përkthyesi ekspert i çështjeve gjyqësore, Nalton Shtëmbari, i cili ka përkthyer gjatë të gjithë seancës. Në këtë seancë prokurori i çështjes në bazë të materialeve filmike të serviruara nga gazeta dhe hetimit të deritanishëm, ngriti 12 akuza kundër pesë të pandehurve, akuza të cilat i fajësojnë ata për vjedhjen në bashkëpunim në kohë të ndryshme të disa veprave antike: një çallmë me vlerë 60000 stërlina, dy piktura të shekullit XVII, si dhe disa libra antikë. Lulzim Balliu nuk ka pranuar asnjë nga 12 akuzat e ngritura nga prokurori i çështjes. Të pesë avokatët mbrojtës i kanë kërkuar gjykatsit të çështjes, Laurence, shpejtimin nga ana e prokurorisë së hetimeve në lidhje me akuzat për rrëmbim, si dhe pasjen në dispozicion të kasetave filmike të bëra nga gazetari dhe bashkëpuntori i tij. Gjykatësi i ka pranuar si të drejta kërkesat e tyre dhe i ka lënë si afat përfundimtar Prokurorisë së Londrës datën 17 shkurt, për të mbaruar hetimet rreth pretendimeve që të pestët kanë qenë përfshirë në plane rrëmbimi, si dhe i ka kërkuar Prokurorisë vënien në dispozicion të kasetave origjinale për ekspertizë të pavarur të mbrojtjes. Gjykatësi po ashtu ka caktuar datën 24 shkurt, si datë kur do të zhvillohet seanca e fundit përgatitore.
Dilema e prokurorisë
Sipas një burimi të besuar të gazetës "The Mirror", mësohet se oficerë madhorë të Skotland Jardit janë shprehur se "nuk është evidence e mjaftueshme për t'i akuzuar të arrestuarit me akuza se ata donin të rrëmbenin Viktoria Bekamin për një shumë 5 milion stërlinash". Burimi i gazetës "The Mirror" ka thënë po ashtu, se "ka shumë pak shanse të ngrihen akuza për rrëmbim". Skotland Jardi ka pranuar faktin para Prokurorisë së përgjithshme se çështja është e "dobët". Kjo është dhe arsyeja pse prokuroria në bashkëpunin më policinë kanë kërkuar disa herë kohë për hetime të mëtejshme, rreth tentativës së rrëmbimit të zonjës Bekam dhe dy djemve të saj. Po ashtu burimi ka shpjeguar se "nuk ka asnjë evidencë e cila të ndihmojë pretendimet e Mazher Mahmodit se ka ekzistuar një konspiracion rrëmbimi dhe se të arrestuarit kanë qenë seriozë për të tentuar ndërmarrjen e një rrëmbimi të tillë, siç pretendon ai dhe gazeta "News Of The World". Një ekspert ligjor për çështjet e medias, i cili nuk do që t'i publikohet emri, i tha gazetës se "Mahmodi përdor taktika të palejueshme në gazetarinë investigative, taktika kurthesh të cilat janë në kundërshtim me të gjitha normat e etikës gazetareske".
KRONOLOGJIA
2 nëntor 2002 Gazetari dhe informatori takohet me Lulin dhe dy rumunët për të blerë çallmën antike, ndërkohë që gazetari u jep shenjë policëve të arretojnë Lulin së bashku me rumunët
3 nëntor 2002 Gazeta NEWS OF THE WORLD boton shkrimin ku Balliu akuzohet si kreu i grupit për rrëmbimin e këngëtares Viktoria Bekam
4 nëntor Pesë të arrestuarit dalin para gjykatës, ku policia i akuzon vetëm për vjedhjen e çallmës. Gjykatësi vendos masën e sigurisë në burg
11 nëntor Avokatja e Balliut i kërkon gjykatës lirimin me kusht të tij, kundrejt shumës 14000 stërlina. Kërkesa u refuzua
2 dhjetor Policia kërkon më shumë kohë për të ekzaminuar kasetat filmike. Luli kërkon ndryshimin e avokatit
9 dhjetor Policia për të dytën herë i kërkon gjykatës më shumë kohë për hetim. Gjykatësi i jep kohë policisë deri më 20.01 2003
27 janar 2003 Luli së bashku me katër rumunët akuzohet nga Prokuroria e Londrës me 12 akuza për vjedhje të veprave antike, si dhe falsifikim të patentave angleze. Luli s'pranon asnjë nga akuzat