[b]KIDNAPIMI I VIKTORIAS,TURPI SHQIPTAR[/b]

antihero

Primus registratum
KIDNAPIMI I VIKTORIAS,TURPI SHQIPTAR

<span style="font-weight: bold">Sic meret vesh nga lajmet neper stacionet televizive angleze nje grup kriminelesh shqiptare dhe rumun arestohen pasi qe zbulohet nje komplot,nje plan per te kidnapuar Viktoria Becham se bashku me femite e saj.Kjo eshte nder lajmet e para edhe ne shum stacione tjera evropiane.
Kjo eshte nje turp i madh per vet shqiperine dhe shqipetaret dhe tregon fytyren e bandave shqipetare te cilat nje pjes e madhe jane perfshire ne shum zhvillime politike ne shqiperi.
Tentoni te tregoni dicka me teper per kete ngjarje ,sidomos juve qe jeni ne UK.Tentoni te lidhni kete ngjarje me pushtetin ne shqiperi dhe me tentakulat qe ka mafia ne pozite dhe ndoshta opozite.</span> &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/blush.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

sweet_eyes

Primus registratum
Re: KIDNAPIMI I VIKTORIAS,TURPI SHQIPTAR

Po pse mo qeka turp i madh per ne shqiptaret!!! Vetem Shqiperia ka banda e kriminele, trafikante droge e prostituta. Jo mor lal jo nuk jemi vetem ne qe bejme krime i ke nga te gjitha rracat e botes, dhe kjo nuk do te thote qe u shkrepet nja dy tre shqiptareve te marrin peng dike dhe na u vu viza ne te tjereve. Jo mo vella jo koka lart e gjoksi para. Na morrshin te ligat te gjithe!!
 

Xytros

Primus registratum
Re: KIDNAPIMI I VIKTORIAS,TURPI SHQIPTAR

po ja qe kemi vetem kriminele budallenj. po bo ore nji plan qe te funksionoi. po vetem viktorian ama jo femine &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; nje jave &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

kastriot

Primus registratum
Re: KIDNAPIMI I VIKTORIAS,TURPI SHQIPTAR

Po pritni nje here dhe mos u nzitoni kaq shume se vete hetuesit e çështjes nuk e kanë marrë deri tani parasysh te dhenat që ofron gazetari spiun. Dmth. simbas vetë stacioneve angleze te arrestuarit nuk jane akuzuar deri tani per rrembimin ne tentative.
Supozohet gjithashtu që eksiston mundësia që vetë gazetari për të shitur gazetën ti ketë frymëzuar të arrestuarit ose të ketë interpretuar ngjarjen simbas qejfit.
Kjo nuk don të thotë se nuk ka shqiptarë ordinerë që do të mund të kryenin veprime të tilla por bëni kujdes dhe mos bini kaq shpejt nën ndikimin dhe propaganden që siç duket spekullon me friken e njerëzve këtu ne perëndim kundrejt njerëzve që vijnë nga vënde të tjera dmth të huajve.

Kastriot
 

antihero

Primus registratum
Re: KIDNAPIMI I VIKTORIAS,TURPI SHQIPTAR

Amela,problemi qendron se per tjeter gje se vec kronikat e zeza nuk na del zeri.Te marim si shembull sportin,ne shumicen e evenimenteve sportive nderkombetare flamuri i shqiperise mungon,edhe nqs eshte i pranishem ne fillim mbrenda nje kohe te shkurt hiqet pasi qe ne kete fush jemi luser mos te fillojm tani te bisedojm per fushat tjera sic eshte ekonomia apo politika apo..?.
Fakt eshte se shqiperia me teper i duket nje europiani se eshte afer Gruzise apo moldavise se sa ne vendin ku eshte,afer italise dhe greqise.
 

shalom

Primus registratum
Re: KIDNAPIMI I VIKTORIAS,TURPI SHQIPTAR

Ç'faj kemi ne qe jane injorante 50% e perendimit e nuk dine se ku bie vendi i stergjysherve te tyre ;-).
Tani, ajo historia e rrembimit me duket krejt e kurdisur. Shqiptari nuk i ze bese vetes se tij e jo me nje gazetari anglez qe na i paska demaskuar. Nqs vertet i ka thene diçka ka tall b.. me te :)!! Po kaq trapa qenka ata angleze sa te lexojne e kaperdijne gjera te tilla? Une mendova qe ata e kishin rrembyer pre verteti bre!!! Mendoj qe kane per tu liruar shume shpejte dhe ai gazetari meriton nje sharje Vlore me gjith shpirte !!

Dhe diçka tjeter, lajmin e degjova ketu ne France dhe ne asnje moment nuk u permend fakti se rrembyesit ishin te ketij apo atij nacionaliteti, thjeshte kriminele. Çudi qe ne Angli kriminelet ndahen sipas 'rracave'! Ah sa loje e rrezikshme qe eshte kjo, tepre efikase per te denigruar nje popull te pambrojtur e te paorganizuar, siç jemi ne!!
 

nardi71

Primus registratum
Re: KIDNAPIMI I VIKTORIAS,TURPI SHQIPTAR

Shalom (se ke nje epitet qe te cifute ka nje domethenie miresi me duket) i ke bere nje anlize te gabuar me duket une per kete rrembimin kam hapur nje teme ate dite.
Ti shume mire qe jeton ne france po smund te quash &quot;rraciste &quot;anglezet pse spermenden nacionalitetin ebandes-kjo eshte nje shoqeri demokratike qe nuk shket ne batakun grek qe te identifikoje nacionalitetitn me veprene nje grupi jashqitjesh nga elbasni qe ne historine evendit njihen seinspiruese te te vetmes kryengritje asja te fshatare te haxhi qmilit -kur portes se larte spo i mbeteshin as edhe duret ata demonstronin me parrullen&quot;duam baben&quot;ku baba isht sulltani.me ty kaq-po me shume edhe ai I MADHII SHUME NDRITURI METEORI 9SIE QUANTE DIKUSH KETU NE NJE TEME 0AI PRA NANUA I MADH NA E GJETI NJE TE TILLE NE SHQIPTAREVE KUR SHKOI NE ZVICER-APO EHARRUAT?HHAAAA HHHHAAAAAAAAA faleminderit
 

disku

UNI
Re: KIDNAPIMI I VIKTORIAS,TURPI SHQIPTAR

ky eshte i vetmi rast ku un them qe te duhet te mendohemi.....e kam llafin se kidnap ka gjithmon...sidomos kur mundohen te shfrytzojne keto raste...mendoni qe i vllai i lojtarit te milanit kaladze eshte kidnaped....ne itali nje intelektual ndenji i kudnapur per 2 vjet nga mafia italiane.....pra kjo do te thote qe italianet duhet ta kene per turp qe jan italian....?????
te dashur miq pyll pa derra ska.....prandaj mos perdhosmi flamurin kuqrzi me keto ndjenja aspak shqiptare...dhe destabilizuese....nuk po them te jemi krenar per ca akuzohen por mendoj qe asnjeri prej nesh sduhet ta ket per turp te jete shqiptar...perkundrazi...
me respekt...papagalli
 

Sindroma

lv sx sx
Re: KIDNAPIMI I VIKTORIAS,TURPI SHQIPTAR

E pse duhet te ndjeje turp kombi shqiptar, pasardhes te ilirive, qe kane nxjerre nga brezi i tyre njerez si Skenderbeu. Pse duhet te kete turp populli me i bukur ne bote qe eshte trajtuar nga forca negative si hirushja e lene ne mjerim me bukuri te venitur, virtyte dhe dhunti te vdekura para kohe, enderra te vrara.Pse?? vetem se disa te mjere te paditur jetojne ligjin e xhungles. Po ne te tjeret? Si mendojme per veten tone? Ku e shohim ne veten ne krahasim me te tjeret? Pse nuk ja u perplasim ne sy inteligjencen tone atyre qe na perbuzin? . Pse nuk behemi ne me te miret, te super nderuarit te super celebruarit dhe jo te perbuzurit. Pse duhet te degjojme zerin e medias? PO zeri i zemres, zeri i te vertetes.....pse jo? Shekulli XXI eshte koha jone...eshte koha qe vargjet e bukura te perseriten ne perjetesi.........................................

Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhé,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për te, për te luftojmë ne.
 

Sejsej

Primus registratum
Re: KIDNAPIMI I VIKTORIAS,TURPI SHQIPTAR

RRembimi i Viktoria Beckamp eshte thjesht nje kurdisje e nje gazetari te gazetes angleze -world news- i cili eshte me origjine arabe dhe njihet shume ne gjyqet e Londres per akuza qe i ben njerezve te ngritur me poste ne mbreterine e Britanise.
Ky gazetar ''palaco''perdor gjithmon kamera te fshehta ose tape recorder.Ai eshte kryesori qe duhet te denohet pasi ai eshte vete &lt;&lt;kryetari&gt;&gt;.Vete gazetari e hodhi idene per rrembimin e Viktorias,ai kishte kohe pa gjetur dicka &lt;&lt;big&gt;&gt;qe te bente buje ne gazeten e tij.Gjyqtaret e Londres jane lodhur me te,po ashtu edhe vete Scotland YARD eshte lodhur me te pasi ai ne vend te punes si gazetar qe ka leshon kapricot e tija dhe don te bej punen e M15.
Jane thjesht uje ne shosh,dhe me siguri gjyqtaret nuk do t'i gelltisin akuzat e bera.
Shqiptaret dhe rumunet e arrestuar jane thjesht emigrante te cilet si cdo njeri diskutonin per Vikun e Davidid dhe femijet e tyre.Sikur cdo njeri diskuton ne kafene apo klub ata ishin duke diskutuar ne shtepi me &lt;&lt;mikun e tyre gjoja Spanjoll&gt;&gt;.
Patjeter po t'u vesh kamera te fshehta ne shtepi gjate bisedave;jo vetem Albanesve por edhe nacionaliteteve te tjera me te vertete do te gjesh edhe pergatijte per ''grusht shteti''.
Te pakten Enver Hoxha nuk kish nevoj per kamera te fshehta,ai i kish te gjith sy-petrita dhe vigjilante te gjithe ishim M15 DHE M16.
 

B

Primus registratum
Re: KIDNAPIMI I VIKTORIAS,TURPI SHQIPTAR

Shqiptaret nuk duhet ta kuptojne kete si ceshtje qe persekuton nje popull, por si nje ceshtje qe tregon se ne Shqiperi behet kontrabanda me e madhe e te gjitha te keqijave.
Populli jeton aty, eshte i varfer,por nuk ka perse te trembet apo sikur thote ndonjeri ketu per interesa.
Te keqijat jane te pranishme kudo ne cdo shtet sado i zhvilluar te jete ai.

Ceshtja mund te shtrohet me thelle se sa shikohet.
Zoteria nga Librazhdi kish dhe dokumenta falls dhe ishte si azilant kosovar, nderkohe qe behen shume diskutime ne bashkesite nderkombetare per Ceshtjen Kosovare(STATUS).
Gjate dhenies se informacionit neper gazeta shkruhej qe ai ishte nga Kosova dhe pas identifikimit na doli qe ishte shqiptar nga Librazhdi.
EDHE FSHATI I ZOTERISE QE DONTE TE RREMBENTE ZONJEN BERKAMP ISHTE SHUME I GEZUAR DHE KJO VEPER QE DO TE U KRYENTE NE BASHKEPUNIM ME DISA TE TJERE DO TE E BENTE FSHATIN E DJALIT TE NJOHUR TE FUTEJ NE HISTORINE SHQIPTARE.
 

Miresia

Primus registratum
Re: KIDNAPIMI I VIKTORIAS,TURPI SHQIPTAR

Hmmm, te ben te ndihesh keq kur degjon keto lajme. S'eshte hera e pare qe ka ndodhur kjo gje. Ketu ne Albforum ishte nje postim ku fliste po prape per shqiptaret. Nje kjo, dy kjo me rrembimin, tre andej, kater ..... mbushet thesi si shume. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; C'fare po behet keshtu?
Me te vertet te ben te ndihesh keq. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

LOK BABLOKU

Primus registratum
Re: KIDNAPIMI I VIKTORIAS,TURPI SHQIPTAR

Mire mer ja bone Buces qe e moren peng. Se i ka fitu paret tu i bo komet Bige. Vetem se qene budallej dhe se kishin organizuar mire. per kete me vjen me plas.
 

kastriot

Primus registratum
Re: KIDNAPIMI I VIKTORIAS,TURPI SHQIPTAR

<span style="font-weight: bold">Per ata qe mezi presin te KRIMINALIZOJNE shqiptaret</span>

Londër, 12 akuzat për Lul Balliun
&quot;S'kishte plan të rrëmbente Viktoria Bekam&quot;


--------------------------------------------------------------------------------

Nga Londra Muhamet Veliu

Në seancën e djeshme të procesit &quot;Balliu&quot;, prokurorija e Londrës ka ngritur 12 akuza për Lulzim Balliun dhe 4 kolegët e tij rumunë, dhe asnjë akuzë për rrëmbim apo konspiracion në rrëmbit të Viktoria Bekamit, siç pretendohet nga gazeta &quot;NEWS OF THE WORLD&quot;.

Në ora 10.30 nën masa të rrepta sigurie në gjykatën e Midleseksit në Londër ka filluar sanca gjyqësore në ngarkim të Lulzim Balliut, 30 vjeç, i arrestuar nga skuadra SO-19 më 2 nëntor 2002, pas dhënies së informacionit nga editori investigativ i gazetës, Mazher Mahmon. Sipas tij, e tërë banda po përgatiste rrëmbimin e Viktoria Bekamit dhe të djemve të saj për një shumë 5 milionë stërlina. Balliu, i veshur me pantallona gri dhe një pulovër blu, ka zënë vënd në radhën e parë në bankën e të akuzuarve. Pas betimit para gjykatës, pranë tij ka zënë vend përkthyesi ekspert i çështjeve gjyqësore, Nalton Shtëmbari, i cili ka përkthyer gjatë të gjithë seancës. Në këtë seancë prokurori i çështjes në bazë të materialeve filmike të serviruara nga gazeta dhe hetimit të deritanishëm, ngriti 12 akuza kundër pesë të pandehurve, akuza të cilat i fajësojnë ata për vjedhjen në bashkëpunim në kohë të ndryshme të disa veprave antike: një çallmë me vlerë 60000 stërlina, dy piktura të shekullit XVII, si dhe disa libra antikë. Lulzim Balliu nuk ka pranuar asnjë nga 12 akuzat e ngritura nga prokurori i çështjes. Të pesë avokatët mbrojtës i kanë kërkuar gjykatsit të çështjes, Laurence, shpejtimin nga ana e prokurorisë së hetimeve në lidhje me akuzat për rrëmbim, si dhe pasjen në dispozicion të kasetave filmike të bëra nga gazetari dhe bashkëpuntori i tij. Gjykatësi i ka pranuar si të drejta kërkesat e tyre dhe i ka lënë si afat përfundimtar Prokurorisë së Londrës datën 17 shkurt, për të mbaruar hetimet rreth pretendimeve që të pestët kanë qenë përfshirë në plane rrëmbimi, si dhe i ka kërkuar Prokurorisë vënien në dispozicion të kasetave origjinale për ekspertizë të pavarur të mbrojtjes. Gjykatësi po ashtu ka caktuar datën 24 shkurt, si datë kur do të zhvillohet seanca e fundit përgatitore.

Dilema e prokurorisë
Sipas një burimi të besuar të gazetës &quot;The Mirror&quot;, mësohet se oficerë madhorë të Skotland Jardit janë shprehur se &quot;nuk është evidence e mjaftueshme për t'i akuzuar të arrestuarit me akuza se ata donin të rrëmbenin Viktoria Bekamin për një shumë 5 milion stërlinash&quot;. Burimi i gazetës &quot;The Mirror&quot; ka thënë po ashtu, se &quot;ka shumë pak shanse të ngrihen akuza për rrëmbim&quot;. Skotland Jardi ka pranuar faktin para Prokurorisë së përgjithshme se çështja është e &quot;dobët&quot;. Kjo është dhe arsyeja pse prokuroria në bashkëpunin më policinë kanë kërkuar disa herë kohë për hetime të mëtejshme, rreth tentativës së rrëmbimit të zonjës Bekam dhe dy djemve të saj. Po ashtu burimi ka shpjeguar se &quot;nuk ka asnjë evidencë e cila të ndihmojë pretendimet e Mazher Mahmodit se ka ekzistuar një konspiracion rrëmbimi dhe se të arrestuarit kanë qenë seriozë për të tentuar ndërmarrjen e një rrëmbimi të tillë, siç pretendon ai dhe gazeta &quot;News Of The World&quot;. Një ekspert ligjor për çështjet e medias, i cili nuk do që t'i publikohet emri, i tha gazetës se &quot;Mahmodi përdor taktika të palejueshme në gazetarinë investigative, taktika kurthesh të cilat janë në kundërshtim me të gjitha normat e etikës gazetareske&quot;.


KRONOLOGJIA

2 nëntor 2002 Gazetari dhe informatori takohet me Lulin dhe dy rumunët për të blerë çallmën antike, ndërkohë që gazetari u jep shenjë policëve të arretojnë Lulin së bashku me rumunët
3 nëntor 2002 Gazeta NEWS OF THE WORLD boton shkrimin ku Balliu akuzohet si kreu i grupit për rrëmbimin e këngëtares Viktoria Bekam
4 nëntor Pesë të arrestuarit dalin para gjykatës, ku policia i akuzon vetëm për vjedhjen e çallmës. Gjykatësi vendos masën e sigurisë në burg
11 nëntor Avokatja e Balliut i kërkon gjykatës lirimin me kusht të tij, kundrejt shumës 14000 stërlina. Kërkesa u refuzua
2 dhjetor Policia kërkon më shumë kohë për të ekzaminuar kasetat filmike. Luli kërkon ndryshimin e avokatit
9 dhjetor Policia për të dytën herë i kërkon gjykatës më shumë kohë për hetim. Gjykatësi i jep kohë policisë deri më 20.01 2003
27 janar 2003 Luli së bashku me katër rumunët akuzohet nga Prokuroria e Londrës me 12 akuza për vjedhje të veprave antike, si dhe falsifikim të patentave angleze. Luli s'pranon asnjë nga akuzat
 
Top