Anjeza Shahini automatikisht në vendin e gjashtë
Kënga serbe përjashtohet sepse është kopjim i një kënge Azerbajxhanase të vitit 1993.
Sekretari i EBU-së nuk e firmosi vendimin e përjashtimit kur serbi në konferencë per shtyp tha se “do hakmerrem për 500 vjet robëri nën Perandorinë Osmane. Edhe pse nga presidenti i EBU-së ai këngëtar u lejua të konkurojë kur shfaqi shenjat e shovinizmit, u ndëshkua më pas nga vetvetja.
Shfaqet pirateria serbe në Festivalin Europian të Këngës së Lehtë. Një kompozitor që merret normalisht me muzikë është i pari që nuhat këtë lloj piraterie. Edhe kompozitorit shqiptar Edmod Zhulalit i ka tingëlluar si e njohur që në ditën e parë të Eurofestit melodia “Lane Moje”, në shqip “Drenusha ime”, kënduar nga Zheljko Joksimoviq, përfaqësues i Serbisë dhe Malit të Zi, por nuk ka qenë aq i sigurt në fillim. Në rastin e një vote aq publike, ka shumë të ngjarë që sa është ende e “ngrohtë”, kënga e një populli tjetër e përdorur për të siguruar suksesin në një festival kaq prestigjioz t’i pëlqejë publikut dhe pavarësisht se çfarë do të mësohej më pas kënga e Serbisë dhe Malit të Zi arriti të marrë shumë vota nga publiku, duke arritur të zërë vendin e dytë në Eurovision. Kënga ishte e bukur, thanë pjesëmarrësit, por kush merr vesh nga muzika në fillim tha se kënga i përngjet “Sen Gelmez Oldun”, të kënduar nga këngëtari nga Azerbejxhani, Alihan Samedov që e ka publikuar që në vitin 1993 në një album. Akuzën për plagjiaturë e ka ngritur vetë këngëtari Azerbejxhanas, i cili e ka shpallur hapur vjedhjen dhe ka sensibilzuar tërë mjediset artistike. “Këngën time e ka kopjuar me pak ndryshime serbo-malazezi Zheljko Joksimoviq”, ka thënë ai duke shkaktuar me shqetësimin e tij rimbledhjen e një komisioni shqyrtues për Eurofestin.
Madje kërkesat janë ngritur në mjediset artistike që kanë qenë pjesëmarrëse; që kënga e Serbisë dhe Malit të Zi të përjashtohet nga renditja në vendet fituese. Muzikanti Alihan Samedov ka ngritur pretendimin se kënga “Lane Moje” është një kombinim origjinal i muzikës pop dhe tingujve tradicionalë nga vendlindja e autorit. Sipas tij instrumentet muzikore arkaike, pothujase të harruara janë njehsuar me vargjet e dashurisë, duke krijuar një eksperiencë emocionuese muzikore”, shkruhet ne vvebsitin zyrtar të Festivalit Europian. Madje argumetohet se ngjashmëria e të dy këngëve shfaqet nga fillimi në fund. Zheljko Joksimoviq, muzikës së Alihan Samedov i ka shtuar vetëm tekstin.
Megjithëse disa këngë të tjera mund të kenë tingëlluar si kopje në këtë festival, rasti i Serbisë duket tepër flagrant. Në kuadër të këtij sensibilizimi ku artistët shqiptarë pjesëmarrës e quajnë akt të dënueshëm dhe mësojnë se në rastin e përjashtimit të Serbisë Anjeza Shahini kalon automatikisht në vendin e gjashtë. Autori i tekstit të këngës shqiptare që fitoi vendin e shtatë në natën finale në Eurofest Agim Doçi tha për Tema se “Kënga ka një tekst që po të hiqen fjalët për dashurinë, del një këngë për dele. Në vend që të këndojë delja ime ka kënduar “Drenusha ime’- llane moje. Komiteti i Gjermanisë Spanjës dhe Francës që janë themeluesit e EBU-së e verifikuan dhe e kanë gjetur plagjiaturën në 100% të kësaj kënge. Elimimi i Serbisë në këtë rast, mua nuk më gëzon por më garanton se EBU-ja është një festival i votës demokratike dhe i telefonatave demokratike, tha Doçi. U habita kur sekretari i EBU-së nuk e firmosi vendimin e përjashtimit kur serbi shfaqi shovinizëm në konferencë me fjalët e tij “do hakmerrem për 500 vjet robëri nën Perandorinë Osmane. Edhe pse nga presidenti i EBU-së ai këngëtar u lejua të konkurojë kur shfaqi shenja shovinizmi, u ndëshkua nga vetvetja. Fakti që këngëtari do të eleminohet nga lista e fituesve për plagjiaturë më garanton se në festivalin që do të behet në Shqipëri kushdo këngë që ta meritojë çmimin e parë nuk do të guxojë të konkurojë nëse do të ketë plagjiaturë.
Madje poeti Agim Doçi është interesuar për origjinën e këngës. “Janë kënge pastorale të çobanëve, kur i këndojnë deles dhe dashit që të qetësojnë shpirtin rebel, bagëtive kur u jepet ujë”. Duke rrëfyer për traditën e kësaj muzike Doçi shton edhe faktin që Anjeza Shahini kalon automatikisht në vendin e gjashtë. Ai tha se “Kjo u konfirmua nga sekretari i EBU-së që është njëkohësisht edhe mik personal i zotit Artiur Zheji. Ka konfirmuar në të gjithë vvebsitet me tituj të mëdha se Serbia eliminohet dhe çdo fitues pas vendit të dytë do të ngjitet një kat më lart. “Unë e dëgjova më pas festivalit në një stacion turk këngën që është vjedhur dhe e pashë se më ngjante, por nuk mund të kisha siguri, por fakti që këngëtari Azerbaxhanas e ka paditur ka treguar se kënga duhet eliminuar”, tha kompozitori shqiptar Zhulali për TemA. Organizatori Gëzim Podgorica tha për TemA se ai vetë nuk e njeh muzikën, dhe është në ndjekje të pohimeve që po bëhen faqet e internetit dhe të reagimit që kanë pasur në këtë rast organizatiorët kryesorë të Eurofest. Derisa të presim konfirmimin me shkrim për eliminim e këngës së Serbisë, do të duhet pak kohë se janë ngritur pretedime edhe për plagjiatura të tjera. Sidoqoftë ky është një veprim jo i pëlqyeshëm për një festival ndërkombëtar për të cilin mbajnë përgjegjësi, jo vetëm këngëtarët, por edhe drejtuesit e saj.
Dhurata Hamzai, Gazeta Tema, 27-05-2004