Autoktonia e shqipeve t'Kosoves dhe e ashtuquajtura shperngulja serbe

Guest
Re: Autoktonia e shqipeve t'Kosoves dhe e ashtuquajtura shperngulja se

Edhe ti Gjergj?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Autoktonia e shqipeve t'Kosoves dhe e ashtuquajtura shperngulja se

Caesar, në trojet e Kosovës e të Metohisë ka patur gjithmonë elementë shiptarë.
Në shpërnguljet e shek. 16-17 një pjesë e mirë e atyre që u shpërngulën për në Vojvodinë ishin shqiptarë (fisi i Kelmendit) e kjo tregon për prezencën dhe bashkëjetesën e tyre me serbët. Për më tepër, fshatrat që u vunë nën varësinë e manastireve të para serbe në Kosovë ishin fshatra shqiptarësh autoktonë dhe këto janë të regjistruara në regjistrat e manastireve serbe si dhe në regjistrin e popullsisë të Dushanit.

Nuk mund të them se në ç'përpjestim ishin shqiptarët në atë kohë në Kosovë por fakti që manastiret mbaheshin nga puna e bujkrobërve shqiptarë tregon për një element të fortë shqiptar aty. Do ishte më llogjike sikur manastiret të mbaheshin nga serbët nëse ata do ishin shumicë.
Pastaj mos harro që bëhet fjalë për një periudhë kur kombësia nuk zinte shumë vend dhe subjektet emëroheshin në bazë të sunduesit te tyre.

Egzistojnë mjaft libra historie që flasin për praninë e shqiptarëve në Kosovë qysh në periudha të hershme (shek. 12-13) si dhe luhatjet e pushtetit që kanë ndodhur në ato kohë.

Nuk më vijnë ndërmend referenca të sakta por më duket se Norga (rumun) e Nopça (hungarez) kanë shkruar goxha mbi këtë subjekt.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Autoktonia e shqipeve t'Kosoves dhe e ashtuquajtura shperngulja se

Ju te nxirrni gjumin naten me keto qe shkruani!

Tema mbyllet!

Caesar ky eshte paralajmerimi i fundit!
 
Top