Autokritika e Ferrarës: Gabova unë

Autokritika e Ferrarës: Gabova unë

Do të duhet një psikolog te Juventusi për të kuptuar se si një skuadër mund të kalojë në harkun e tri ditëve nga shou ndaj Sampdorias në vetëvrasjen kundër Napolit. Dhe mbi të gjitha nga 2-0 në minutën e 12 të pjesës së dytë në 2-3 në fund, me tre gola të pësuar në 23 minuta. “Më shqetëson kur humbet në këtë mënyrë, edhe sepse kjo humbje është e pashpjegueshme. Është një grusht në fytyrë, që dhemb, dhemb shumë”. Çiro Ferrara është i zhgënjyeri i parë i një Juventusi, që duhet të jepte përgjigje për vazhdimësinë, por që rikthehet te veset e vjetra dhe të rrezikshme. “Nuk prisja të përsërisnim ndeshjen me Sampdorian, reflekton trajneri bardhezi, por nuk e prisja edhe këtë. Nuk besoj se kjo ulje-ngritje paraqitjesh të jetë për shkak të një problemi psikologjik, por tani është e vështirë të gjesh shpjegime”. Të fortë kundër të mëdhenjve dhe të hutuar me të vegjlit: kështu u humb titulli sezonin e kaluar dhe jo rastësisht humbja e parë në shtëpi e Ferrarës është e njëjtë me atë të Juventusit të fundit në Olimpiko. 2-3 ndaj Kaliarit më 31 janar 2009. Juve e gjen veten edhe një herë plot dyshime. “Është e vështirë të gjesh një shpjegim, thotë Çiro, edhe pse kur ishim 2-0 nuk pati më intensitet dhe ne nuk duhet të lëshonim pe: kjo do të na bëjë të reflektojmë”. Dje në mëngjes, gjatë stërvitjes, trajneri është përballur me skuadrën (”Duhet të flasim për të harruar këtë humbje”, thotë Trezege) edhe sepse të martën, në Izrael, është testi që nuk duhet dështuar. “Me Napolin ndeshja ishte e mbyllur, shpreh keqardhjen Ferrara dhe këtë gabim nuk duhet ta përsërisim më. Dëshironim të fitonim, por në fakt humbëm, ishim në avantazh dhe nuk e administruam”. Ferrara vuan, edhe sepse në derbin e zemrës dhimbja është e madhe. “Napolitanët kanë vuajtur shumë, shpjegon ai, dhe këtë e thotë barazimi me Milanin. Bënë një paraqitje të mirë në pjesën e dytë dhe ndoshta pas hyrjes së Datolos, nuk bënë zgjedhjen e duhur taktike”. Mungonte ekuilibri në fushë, shihet gjithçka edhe nga menaxhimi i rezultatit. “Kemi kaluar nga një shpërthim atomik në një tjetër dhe tani duhet të fillojmë të menaxhojmë më mirë emocionet: duhet të bëhemi arkitektë të vetvetes”. Shpikësi i “Juves atomike” mjaftohet me një buzëqeshje për batutën e Ferrarës. “Ishte më shumë se një shpërthim, korrigjon Bufon. Kjo humbje duhet të na shërbejë si leksion dhe tani duhet të përgjigjemi si skuadër: menjëherë, që nga ndeshja e Champions League ndaj Makabit. Nëse jemi të aftë, do ta demonstrojnë në fushë”. Portieri bardhezi, italiani i vetëm në listën e Fifa World Player, dëshironte tia dedikonte një sukses të mundshëm bashkëshortes së tij, Alena, dhe fëmijës së dytë, që lindi të shtunën.(Shqip)</p>
5nXlosFe5CE

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25358. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25358
 
Top