aty ku rifillon censura ...
Sipas Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun, transmetimet me TV-të private do të rregullohen me kontrata
Urdhri, Kuvendi nuk lejontransmetimet direkte të seancave
Shekulli
Transmetimet e drejtpërdrejta të seancave parlamentare do të lejohen tashmë vetëm për Televizionin Publik Shqiptar. Nëpërmjet një shkrese zyrtare, Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun në Kuvend ka njoftuar televizionet private kryesore që kishin pjesë të programit të tyre transmetimet e drejtpërdrejta të seancave plenare, se duke filluar që nga seanca e ditës së enjte, nuk do të lejohen më të transmetojnë direkt deri në një afat të pacaktuar. Sipas shkresës në fjalë, transmetimet direkte të seancave nga televizionet private që këtej e tutje do të jenë të bazuara në kontrata të specifikuara. Në shkresën e Kuvendit nuk jepen sqarime lidhur me arsyet e marrjes së këtij vendimi, që bie ndesh me të drejtën kushtetuese për informim. Vetëm TVSH-ja do të lejohet të transmetojë, pasi televizioni publik shumicën e buxhetit për transmetimet e drejtpërdrejta e merr nga buxheti i Parlamentit. Mangësia kryesore e shkresës që Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun u ka drejtuar televizioneve private lidhet me faktin se aty nuk është përcaktuar asnjë afat i mundshëm për nënshkrimin e kontratave të specifikuara, të cilat do të lejojnë transmetimin. Burimet nga Kuvendi pohuan se kjo masë është marrë për të rregulluar anomalitë ligjore që ekzistojnë në këtë drejtim.
12/10/2006
KATEGORIA: Politike
www.shekulli.com.al