aty ku rifillon censura ...

komino

Valoris scriptorum
aty ku rifillon censura ...

Sipas Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun, transmetimet me TV-të private do të rregullohen me kontrata

Urdhri, Kuvendi nuk lejontransmetimet direkte të seancave


Shekulli

Transmetimet e drejtpërdrejta të seancave parlamentare do të lejohen tashmë vetëm për Televizionin Publik Shqiptar. Nëpërmjet një shkrese zyrtare, Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun në Kuvend ka njoftuar televizionet private kryesore që kishin pjesë të programit të tyre transmetimet e drejtpërdrejta të seancave plenare, se duke filluar që nga seanca e ditës së enjte, nuk do të lejohen më të transmetojnë direkt deri në një afat të pacaktuar. Sipas shkresës në fjalë, transmetimet direkte të seancave nga televizionet private që këtej e tutje do të jenë të bazuara në kontrata të specifikuara. Në shkresën e Kuvendit nuk jepen sqarime lidhur me arsyet e marrjes së këtij vendimi, që bie ndesh me të drejtën kushtetuese për informim. Vetëm TVSH-ja do të lejohet të transmetojë, pasi televizioni publik shumicën e buxhetit për transmetimet e drejtpërdrejta e merr nga buxheti i Parlamentit. Mangësia kryesore e shkresës që Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun u ka drejtuar televizioneve private lidhet me faktin se aty nuk është përcaktuar asnjë afat i mundshëm për nënshkrimin e kontratave të specifikuara, të cilat do të lejojnë transmetimin. Burimet nga Kuvendi pohuan se kjo masë është marrë për të rregulluar anomalitë ligjore që ekzistojnë në këtë drejtim.




12/10/2006
KATEGORIA: Politike
www.shekulli.com.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: aty ku rifillon censura ...

prit te shohim per kuriozitet se kur dhe cilat televizione do te marrin "licence" per te transmetuar drejperdrejt punimet e kuvendit.

Po cfare kuptimi ka pastaj????!!!!!

Pse te ndalohet transmetimi i drejtperdrejte?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: aty ku rifillon censura ...

Çështje ekonomike m'duket mu. Fakti që nuk ndalohet transmetimi i seancave por transmetimi i drejtpërdrejtë i tyre më duket sikur ka për qëllim rritjen e fuqisë konkurruese të RTSH /pf/images/graemlins/shrug.gif.

Megjithatë mbetet për tu parë se cilat TV do kontraktohen nga qeveria për transmetimin e seancave parlamentare (që duhet thënë se nuk janë më tërheqëset për publikun).
 

komino

Valoris scriptorum
Re: aty ku rifillon censura ...

Mua me duket censure

Po dikujt edhe mund ti duket si nje mbrojtje e konsumatorit nga pushtimi i televizioneve private qe i vjedhin kohen me transmetime te drejtperdrejta te mbledhjeve te perfaqesuesme te popullit.

apo ndoshta dikush mund te thote se "nuk duhet te bien ne dore te armikut" mbledhjet e kuvendit

dikush tjeter mund te thote se mund te jete nje tentative per te mbrojtur figuren e larte te parlamentareve nga lojrat e cpifura te televizioneve private te cilat tentojne here pas here te manipulojne informacionin kur transmetojne drejtperdrejt.

Per mua mbetet nje tentative per te censuruar informacionin
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: aty ku rifillon censura ...

o kondreeeeeeeee! a e kupton mer lal qe mendimet e tua nuk jane aspak obiektive kur flitet per politike. Edhe ne kete rast qe eshte superflagrant, qe be ndesh me normat me elementare te demokracise, qe kompromenton nje sistem te tere ne lidhje me te drejtat dhe lirite e njeriut (e drejta per informim) , ti shprehesh sikur asgje te mos kete ndodhur, sikur kjo eshte krejt normale,
Mendo pak mer shoku sikur kjo te ndodhe andej nga jeton ti!
 

MLK

Primus registratum
Re: aty ku rifillon censura ...

Per mendimin tim shkelja eshte bere ne mungesen e trasparences mbi motivet qe kane shtyre paramentin te mari nje decizion te tille.
Ne çdo rast parlamenti duhet te tregoje shembull transparence totale te vendimeve qe mer, pasi perndryshe humbet besimin qe i jep vota.
Pjesa tjeter me duket normale, pasi treçereku i televizioneve private japin vetem politike.
Nuk e kuptoj ku eshte interesi qe 10 kanale televizive te trasmetojne ne te njeten kohe seancen parlamentare?!
C'fare perfiton publiku ne rastin kokret?!
Televizonet private duhet te jene te specifikuara, psh njeri apo dy gjeneraliste, trasmetime sportive, per femije, muzike dhe dokumentare per rinine....
Pra nuk mund te lejohen ne nje treg kaq te vogel sa Shqiperia 20 televizione gjeneraliste pasi jane te destinuara te kapitullojne qe ne fillim.
Shifni ç'fare po ndodh me shtypin.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: aty ku rifillon censura ...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
o kondreeeeeeeee! a e kupton mer lal qe mendimet e tua nuk jane aspak obiektive kur flitet per politike. Edhe ne kete rast qe eshte superflagrant, qe be ndesh me normat me elementare te demokracise, qe kompromenton nje sistem te tere ne lidhje me te drejtat dhe lirite e njeriut (e drejta per informim) , ti shprehesh sikur asgje te mos kete ndodhur, sikur kjo eshte krejt normale,
Mendo pak mer shoku sikur kjo te ndodhe andej nga jeton ti!

[/ QUOTE ]

Faleminderit MLK!


Shoku S6, e drejta e informacionit nuk është shkelur me këtë vendim pasi RTSH transmeton direkt gjë që parandalon trnasformimin e informacionit për më tepër që TV private lejohen të bëjnë ritransmetim pra të verifikojnë edhe vërtetësinë RTSH.

Faktikisht, transmetimi i seancave parlamentare s'duhet të bëhet as nga RTSH por duhet të ketë një kanal të specializuar shtetëror që transmeton gjithë ditën jetën parlamentare e politikën e vendit.

Ligji në fjalë rregullon konkurrencën mes TVSH e TV privat duke i dhënë përparësi TVSH e cila subvencionohet nga taksat e tua, S6.

Po qe se je kaq i "socializuar" sa të mos e kuptosh as kaq gjë, më vjen keq por ke probleme jo vetëm partizane ...
 

ssssssss

Primus registratum
Re: aty ku rifillon censura ...

e clidhje ka qe se jep nji subjekt privat parlamentin po e jep TVSH????masnej ato te tjerat e japin te regjistrume...
nuk shof naj censure???
 

komino

Valoris scriptorum
Re: aty ku rifillon censura ...

ec aty!!!!!!!!!!

procesi ligjvenes ne shqiperi qenka kthyer ne nje spektakel nepermjet dhurmit te te cilit subvencionohet televizioni shteteror dhe ndeshkohen te tjeret!!!!!!!!!!!!!!!

tre URRA per kete ide gjeniale!!!!!!!!!!!

Une propozoj qe kryesia larpamese e parlamentit (nuk eshte nje vendim i parlamentit ky por i kryesise) te ndaloje trasmetimin e drejpterdrejte edhe te te gjithe emisioneve te lajmeve ne cdo tv qe nuk kontrollohet nga shumica ne pushtet dhe te krijoje nje komision te kontrollit te lajmeve qe te jape apo jo autorizimin per trasmetim!!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: aty ku rifillon censura ...

ky eshte nje nga veprimet e shumta te tipit "goxhda nxirret me goxhde" dhe qe i fton parlamentaret e popullin e sidomos te gjitha mediat (ndermejtesit midis lajmit e popullit) ti therrasim mendjes e te mos merren me vogelsira te tipit BERISHA TENTON TE PUSHTOJE INSTITUCIONET ME PRESION apo BERISHA NUK PRANON TI HETOJNE PASURINE EDHE KUR I DUHET TE SHKELE KUSHTETUTEN PER TE NDALUAR NJE KOMISION HETIMOR. Jo per gje po pastaj ... ... ... ... /pf/images/graemlins/wink.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: aty ku rifillon censura ...

PDK: Po censurohet informimi i publikut. PS: Absurde, TVSH, nuk mbulon të gjithë vendin

Censura e Kuvendit, deputetët kërkojnë kthimin e urdhrit


Anila Rama

TIRANË- Deputetët kanë reaguar në mënyra të ndryshme dje lidhur me vendimin e marrë nga Kuvendi për të mos lejuar transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave plenare nga televizionet private. Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, e konsideroi dhunim të medies vendimin në fjalë. Ndoka tha se ky vendim nuk kishte ndonjë ndryshim nga censura, e në këtë mënyrë po censurohet informimi i publikut. &amp;#8220;Kjo situatë duhet të marrë fund. Kjo situatë duhet të marrë fund menjëherë. Ritheksoj se Parlamenti nuk është pronë e askujt dhe se PDK-ja do të insistojë në me këmbëngulje që seancat të jenë të hapura për publikun, me qëllim që ne të sjellim zërin tonë në publik&amp;#8221;, - tha Ndoka. Kundër vendimit të Kuvendit për të mos lejuar transmetimet direkte të seancat për televizionet private, u shpreh edhe kryetarja e Komisionit parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Valentina Leskaj. &amp;#8220;Opozita është kundër këtij vendimi dhe ajo do të reagojë ndaj tij, pasi shkel të drejtat e njeriut për t'u informuar. Vendimi është absurd pasi kufizon aksesin e publikut për të parë atë që ndodh në parlament, aq më tepër që deputetët janë të zgjedhurit e popullit dhe njerëzit kanë të drejtë të dinë se çfarë bëhet aty. Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi, por ai nuk është një motiv për ta kufizuar medien të hyjë në Parlament e të bëjë transmetime direkte, aq më shumë që Televizioni Shtetëror, ka ligjet e veta për të bërë transmetime direkte dhe ai nuk mbulon të gjithë territorin e vendit dhe prania e medieve të tjera do të mbulonte boshllëkun e krijuar në pjesë të tjera të vendit&amp;#8221;, - tha Leskaj. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Bamir Topi, tha se vendimi është atribut i kryetares së Kuvendit, nuk duhet parë si një anë negative, por në funksion të rregullimit të aktivitetit parlamentar.. &amp;#8220;Gjithçka do të rregullohet, pasi edhe bashkëpunimi i medies me Kuvendin ka nevojë për rregulla dhe anasjelltas. Por ky vendim nuk ka sensin negativ dhe gjithçka do të shkojë në normalitet dhe sipas standardeve që kanë edhe parlamentet e tjera&amp;#8221;, - tha Topi.

www.shekulli.com.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: aty ku rifillon censura ...

Thone edhe se do te furnizojne televizonet me vedokaseta te pregatitura nga kuvendi me plane ballore etj etj

Ndalohen trasmetimet e drejtperdrejta DHE TE PLOTA (po kjo c'do te thote??????)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: aty ku rifillon censura ...

baza ligjore e perdorur ne vendimmarrjen e kryesise ne kete rast eshte neni 108 i rregullores.

Nderkohe qe kerkojme nenin nje pyetje

Kush e zgjoi kulcedren qe preu ujin??????????!!!!!!!!!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: aty ku rifillon censura ...

Ja dhe baza ligjore e perdorur

Neni 108

Transmetimi nga Televizioni Publik Shqiptar



1. Miratimi i programit politik dhe i përbërjes së Këshillit të Ministrave, seancat e pyetjeve, seanca e përjavshme e pyetje-përgjigjeve, interpelancat, interpelancat urgjente, mocionet, mocionet e besimit dhe të mosbesimit, si dhe raportet e komisioneve hetimore transmetohen të plota nga Televizioni Publik Shqiptar.

2. Me kërkesën e Konferencës së Kryetarëve, Televizioni Publik Shqiptar transmeton në orët e shikimit më të shumtë edhe seanca te tjera plenare, për të cilat Konferenca e Kryetarëve ka vlerësuar, duke e përcaktuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit, se duhet bërë transmetimi i tyre i plotë.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: aty ku rifillon censura ...

Cdo njeri me pak njohuri juridike por edhe nje lypes perpara xhamise, me spontanitet femijenor do te pyese: Kjo norme ligjore ben fjale per LEJIMIN e trasmetimit nga televizioni publik sic thote kryesia apo per DETYRIMIN e televizionit publik qe te trasmetoje disa aktivitete te parlamentit te percaktuara ne kete norme?????????????????????????????
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: aty ku rifillon censura ...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Une propozoj qe kryesia larpamese e parlamentit (nuk eshte nje vendim i parlamentit ky por i kryesise) te ndaloje trasmetimin e drejpterdrejte edhe te te gjithe emisioneve te lajmeve ne cdo tv qe nuk kontrollohet nga shumica ne pushtet dhe te krijoje nje <u>komision te kontrollit</u> te lajmeve qe te jape apo jo autorizimin per trasmetim!!!

[/ QUOTE ]
Gud pojint /pf/images/graemlins/thumbsup.gif.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: aty ku rifillon censura ...

Nuk besoj se nga leximi i kesaj norme lind ndonje dyshim.

Duke filluar qe nga titulli, duke vazhduar tek seleksionimi i disa aktivitete dhe me pas me mundesine e konferences se kryetareve per te vendosur aktivitete te tjera por edhe per te impunuar oraret e trasmetimit jepet e qarte si kristal ideja qe qendron pas kesaj norme te rregullores
TI GARANTOJE PUBLIKUT (TE PAKTEN NEPERMJET TE VETMIT TELEVIZION TE CILIT MUND TI IMPONOHET KJO GJE) NJOHJEN E PLOTE ME DISA AKTIVITETE TE PARLAMENTIT.

Une shpresoj qe, megjithese shume nga ne jetojme jashte shqiperise, te njohim ndryshimin midis fjales MUND dhe asaj DUHET
 

komino

Valoris scriptorum
Re: aty ku rifillon censura ...

Dikush tani duhet te sqaroje edhe sektorin e marredhenies me mediat te kuvendit dallimin midis nje DETRE(per tvsh qe te trasmetoje ato qe parashikon norma ne fjale) dhe TE DREJTES per te trasmetuar informacione nga parlamenti

shihni si shprehet ne nje njoftim per shtyp
-----------------------------------------------
"...Për sa i përket transmetimit të plotë, Rregullorja e Kuvendit përcakton qartë në nenin 108*, se në cilat raste realizohet kjo gjë. Natyrisht, në bazë të këtij neni, e drejta e transmetimit të plotë i njihet Televizionit Publik Shqiptar, përcaktuar në pikën 1, neni 108, si dhe në rastet e tjera, kur këtë e kërkon Konferenca e Kryetarëve, sipas pikës 2 të këtij neni.

Çdo interpretim tjetër, thjesht është keqkuptim, i pavërtetë dhe jo ligjor. ..."
http://www.parlament.al/dokumenti.asp?id=1678

-----------------------------

Ju lutem ndihmoni kryesine e parlamentit te kuptoje ligjet dhe te mos beje figura ... heren tjeter.

Te pakten te mos tregohen kaq injorante dhe te gjejne ndonje justifikim tjeter
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: aty ku rifillon censura ...

Kjo është pikërisht një e drejtë që i jepet TV publik si dhe një detyrim ndaj saj.


Ndalohen trasmetimet e drejtperdrejta DHE TE PLOTA (po kjo c'do te thote??????)

Përsa i përket mostransmetimit të plotë të seancave jam totalisht kundër. Kjo është ÇENSURË! Megjithatë këtë frazë nuk e kam hasur tek njoftimi i Kuvendit. A mund të më thuash burimin /pf/images/graemlins/shrug.gif?
Gjithashtu, kamerat e televizioneve private duhet të lejohen në parlament ose duhet të lidhen kontrat me TVSH për blerjen e plotë të seancave të parlamentit. Aty ku sinjali i TVSH nuk arrin (që përbën në vetvete skandal) duhet të lejohet transmetimi i drejtpërdrejtë i seancave nga të paktën një TV privat. Mosrespektimi i këtyre kushteve çon detyrimisht në mungesë transparence e më pas në çensurë.

Njoftimi i plotë për shtyp i Kuvendit Popullor

12 tetor 2006 - Njoftim për shtyp

Në lidhje me transmetimin e veprimtarisë së Kuvendit të Shqipërisë në media, Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun njofton se:

Në respekt të Kushtetutës dhe të Rregullores së tij, Kuvendi ka qenë, është dhe do të mbetet i hapur për të ndjekur dhe transmetuar të gjitha seancat plenare, në çdo kohë.

Të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike kombëtare e lokale, kanë pasur, kanë dhe do të kenë gjithë aksesin e duhur për të bërë të mundur transparencën e plotë të veprimtarisë së Kuvendit.

Në raport me këtë princip, asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk mund të ndryshojë.

Të gjitha seancat plenare, me përjashtim të rasteve të parashikuara në ligj, do të jenë përherë të hapura.

Për sa i përket transmetimit të plotë, Rregullorja e Kuvendit përcakton qartë në nenin 108*, se në cilat raste realizohet kjo gjë. Natyrisht, në bazë të këtij neni, e drejta e transmetimit të plotë i njihet Televizionit Publik Shqiptar, përcaktuar në pikën 1, neni 108, si dhe në rastet e tjera, kur këtë e kërkon Konferenca e Kryetarëve, sipas pikës 2 të këtij neni.

Çdo interpretim tjetër, thjesht është keqkuptim, i pavërtetë dhe jo ligjor.

Konferenca e Kryetarëve dhe Byroja e Kuvendit do të shohin edhe mundësinë e furnizimit me videokaseta me plane ballore të punimeve të plota të seancave plenare, gjë e cila do të përmirësojë cilësinë e transmetimit të punimeve të Kuvendit.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
 

moisiu

Primus registratum
Re: aty ku rifillon censura ...

/pf/images/graemlins/wink.gif maxhoranca aktuale here pas here merr vendime te pamenduara dhe ndihet e detyruar qe te prapsohet pasi motorret e medhenj vihen ne pune menjehere kur shkelen disa parime themelore. Keto "gabimet" e vogla antidemokratike me te cilat Berishet masin temperaturen e gjakut po behen gjithnje e me te shpeshta dhe me shume gjasa pas nje periudhe te afert do i kushtoje te djathteve pushtetin.
 
Top