Atmosfera E Sipërme E Marsit Po Zhduket Në Kozmos

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
1446809280mars.jpg
Ashtu siç dhe u bë e ditur NASA ka njoftuar zbulimin e madh që kishte lidhje me planetin Mars. Sipas saj, atmosfera e sipërme e Marsit po përhapet në kozmos dhe shkak i kësaj është Dielli ynë. Erërat diellore përplasen vazhdimisht në Mars, duke shkaktuar dhe largimin e shtresës së jashtme të atmosferës së tij.

Shkencëtarët e NASA-s, kanë shfrytëzuar të dhënat e anijes kozmike Maven, dhe arritën në këtë përfundim pas studimit të ndikimit që kishte një stuhi diellore në mars. Grimcat diellore nga stuhia ngarkonin me energji gazrat në atsmoferën e sipërme, duke shkaktuar dhe largimin e tyre në hapësirë. Shkencëtarët kanë studiuar gjithashtu dhe tipet e atomeve dhe molekulave që humbnin nga atmosfera e Marsit, të cilit përfshinin hidrogjen, oksigjen dhe dioksid karboni.

Ky ndërveprim diellor do të shpjegonte pse Marsi është një planet kaq i ndryshëm nga ai që duhej të ishte, thonë shkencëtarët.
 

Dreamer

Under the Dome
Avash avash po fillon edhe Nasa ti jape ngjyren e vertete Marsit :)
Persa perket shkrimit nuk i besoj fare ama fotoja e mesiperme me pelqeu jashtezakonisht shume :)
 

katsune

cherry blossom
e cfare implikon ky fenomen? cilat jane pasojat me te rendesishme, sidomos ne lidhje me jeten?
 

gurax

Pan ignoramus
broken_smile, eshte praktikisht i njejti lajm qe eshte sjelle edhe ne shkrimin #33 tek tema "C'po ndodh ne Mars?".

Per pasojat me te rendesishme ne lidhje me jeten... ne lidhje me jeten ne Mars, nuk eshte se ka me tashme ndonje pasoje. Pasojat e fundit te ketij fenomeni ne Mars kane ndodhur qe rreth 3 miliard vjet me pare.
Nese eshte fjala per pasojat e jetes ne Toke, nuk ka asnje pasoje. Toka ndikohet nga fenomenet e saj atmosferike dhe magnetike dhe fenomenet e Marsit nuk kane ndikim ne Toke. Fusha magnetike e Tokes gjithashtu nuk eshte se do te kete ulje te intensitetit, te pakten per nja 3-4 miliard vjetet e ardhshme. :p
 

gurax

Pan ignoramus
Avash avash po fillon edhe Nasa ti jape ngjyren e vertete Marsit :)
Persa perket shkrimit nuk i besoj fare ama fotoja e mesiperme me pelqeu jashtezakonisht shume :)


Fatmiresisht, ne lidhje me Marsin dhe verifikimet se si eshte, nuk ka nevoje per t'i besuar NASA apo ESA. Eshte e mundur qe te shihet ne menyre te pavarur, nga cilido, sic kane bere keta individe.

Jane_Jones_homemade.jpg

Jane Jones dhe teleskopi i saj i ndertuar po nga vete ajo.


Mars_Viewing_Ireland.jpg

Ne 2009 Marsi ka qene ne nje pozicion shume te pershtatshem per vezhgim dhe shume afer Tokes. Kjo foto eshte bere ne nje organizim ne Irlande, ku rreth 200 astronome amatore u mblodhen per te vezhguar Marsin dhe Henen.
:)
Mars, is long time dead.
 
Top