Re: Ateizmi, një filozofi udhëheqëse në botën globale
HYRJE .
Bota e shekullit tonë po vuan nga probleme te shumta. Me gjithë perparimin material gjigantesk, me gjithë te mirat e bollshme që shkenca i siguroi për jetën dhe perparimin e njeriut, ne jetojme nën peshën e disa komplikimeve te tmerrshme që lindin nga njeri-tjetri. Nga këto permendim shqetësimet psikologjike, turbullirat, përhapjen e krimit, imoralitetin, individualizmin, egoizmin, padrejtesine e shtypjen me plot kuptimin e fjalës, shthurjen dhe dekompozimin. Çdo ditë degjojme për skandale politike e financiare. Asnje vend i botës nuk mund td shpetoje nga këto semundje, te cilat përparimi material i njeriut nuk mundi t'i zhduke ose t'i pakesoje, përkundrazi, këto semundje duken e përhapen me shumë bashke me ngritjen e nivelit material te jetesës se njeriut.
CFARE DUAM TE THEMI ME FJALEN ATEIZEM
Me këtë fjale ne kemi parasysh mohimin e Allahut dhe te dalurit nga rruga e besimtareve, mohimin e ringjalljes pas vdekjes, mohimin e parajses e te ferrit (xhenetit e xhehenemit) dhe dedikimin e jetës plotësisht vetëm kësaj botë. Sot ateizmi është një shfaqje botërore. Bota perendimore (Evropa dhe Amerika), megjithëse ne dukje ka trashëguar doktrinën e krishtere, që e njeh ringjalljen, parajsen dhe ferrin, e ka lënë pas dorë këtë doktrine dhe njerëzitë atje, tashmë, nuk besojnë ne tjetër gjë veqse ne jetën e kësaj botë, ndërsa kisha mbeti thjesht një tradite e një monument te se kaluares dhe ne jetën e ne mendjet e njerëzve ajo shihet si diçka e kotë, pa lezet, kurse ateizmi u be feja zyrtare dhe e konsakruar ne të gjitha. statutet e vendeve evropiane dhe amerikane. Ky ateizëm, që herë quhet "laicizem" e herë "afetarizem", ne te glitha rastet është ateizëm, domethënë mohim i Zotit.Ne lindje, shteti me. i madh i saj u ngrit mbi bazen e ateizmit. Ky shtet ishte Rusia, e cila mbante doktrinën 'komuniste, njeri nga nenet e se cilës mohon çdo gjë te padukshme dhe afirmon se jeta është lendore, materiale dhe se lufta e njeriut ne këtë jetë është lufte për te mbijetuar dhe asgjë me shumë. Shtete te tjera, nder te cilat ishin perhapur fe te mbeshtetura ne disa dogma te se Padukshmes, si,për shembull ,besimi kristian, indusizmi, budizmi e konfucianizmi,shohim se u atrofizuan, aq sa këto fe gati u zhduken përpara batices se ateizmit perendimor dhe jetës moderne.
Ndërkaq, bota islame, e cila deri diku vazhdon të mbahet tek islamizmi, te afirmoje njesine e Zotit e te besoje ne ringjalljen, ne fakt është objekt i presionit te gjithanshem te vales se fortë te ateizmit, i cili, ne zemrat e myslimaneve, fut dyshimin ndaj fesë dhe besimit të tyre. Duke qenë përpara kësaj gjendjeje problematike, ne duhet te bëjmë një studim shkencor, objektiv, për shkaqet e kësaj gjendjeje dhe për mënyrat e mjekimit te saj.
SE DYTI: SHKAQET E LINDJES SE ATEIZMIT
Jo me shumë se dyqind vjet më parë, problemi i ateizmit nuk ka qenë kaq i mprehte e i perhapur, por gjatë këtyre dy .shekujve te fundit linden shumë faktore që ateizmin dhe mohimin e Zotit 'e bend fe te perhapur. Shkaqet me te rëndësishme te këtij fenomeni permblidhen si me poshtë:
l
. . KISHA EVROPIANE
Kisha evropiane ka qenë një shkak i terthorte dhe, nganjëherë, i drejtperdrejte, sepse njerëzitë e kishes, murgjit dhe prifterinjte, e mbushen fend e tyre me percartje e budallalleqe. Ata, për shembull, Krishtin (hazreti Isane a.s.) e ngriten nga qenia e tij njerëzore ne piedestalin e hyjnise se amshuar, shpiken idenë e gabimit fatal te kryqezimit e te mbarimit, duke i shtuar kësaj ideje shumë cartje, lajthitje vulgare e banale rreth tokes, gjithesise dhe jetës. Mirëpo, ne periudhën e Rilindjes Evropiane, kur shkencetaret zbuluan te vërteta të reja shkencore rreth tokes, gjithesise dhe jetës, murgjit u ngriten ne lufte për mohimin e këtyre te vertetave dhe ata persona që i besonin te vërtetat e reja, zbulimet shkencore, i akuzonin si heretike dhe i denonin duke i shpallur te dalë nga feja dhe i kercenonin duke aluzionuar për vrasjen e autoriteteve qeveritare, deri edhe me djegien e tyre ne zjarr. Shumë shkencetare patën këtë fund te dhimbshem, sepse hodhen poshtë pikëpamjet e kishes.
Por levizja shkencore nuk qendroi në vend. Shkencetaret çdo ditë paraqisnin argumenta të reja që vertetonin teorite e tyre, prandaj pikëpamjet dhe besimet e kishes filluan te bien poshtë. Kështu që fitorja, në fund te fundit, ishte për dijetaret materialiste mbi kleriket. Njerezit u dhanë pas shkences materialiste, duke e konsideruar atë si perendi te re, që siguron mireqenien, forcen dhe perparimin. Njerezit filluan te hetojne sekretet e kishes dhe u skandalizuan nga degjenerimi i murgjve. Për pasoje, ata vendosen te shpetonin nga autoriteti kishtar dhe shtypja shekullore që kisha ushtronte ndaj tyre me taksa, që perbenin një barre te rëndë ne kurriz të tyre. Kështu, si pasoje, erdhi refuzimi i plotë ndaj të gjitha besimeve fetare, u perhap urrejtja kundër gjerave që lidheshin me besimin ndaj se padukshmes dhe filluan te akuzonin profetet se gjoja genjyen e mashtruan. Ne këtë mënyrë doli dallga e pare e ateizmit boteror.
2. PADREJTESITE E BOTES KAPITALISTE
Evropa sapo shpetoi pjeserisht nga sundimi kishtar. Njerezit zbuluan fuqine e avullit e te makines. Ata u dynden ne industri duke lënë bujqesine. Të zotet e feudeve vrapuan drejt industrializimit, filluan te posedojne fabrika te mëdha, duke grumbulluar pasuri te madhe; nisen te shfrytezojne punetoret ne mënyrë skandaloze, duke perhapur padrejtësi te mëdha. Ne këtë mënyrë, dolen ne drite klasat antagoniste: klasa e kapitalisteve te pangopur, nga njera anë dhe klasa e punetoreve te varfer e te shtypur, nga ana tjetër. Kjo padrejtësi e re, e mbeshtetur nga njerëzitë e fesë, u be një shkak i ri për përhapjen e ateizmit dhe për dyshimin ne ekzistencën e Allahut. Feja u akuzua për mbështetje te padrejtesise dhe për paaftesine e saj për te gjetur zgjidhje te suksesshme për problemet që e preokuponin njerezimin mbi toke. Ne këtë mënyrë, besimet fetare pesuan goditje te tjera: filluan te mohohen, ndërsa njerëzitë filluan te mendojnë për te krijuar besime te afta për zgjidhjen e problemeve të tyre jetësore dhe për t'i bindur edhe teorikisht. E, megjithatë, feja, përsëri, nuk mundi te gjente ilacin që kerkonin njerëzitë.
3. DALJA NE DRITE E DOKTRINAVE EKONOMIKE ATEISTE
Faktori i tretë që ndihmoi ne përhapjen e vales ateiste është ai i daljes ne drite te doktrinave ekonomike ateiste, sidomos ai i doktrines komuniste te shpallur nga Karl Marksi (çifut gjerrnan, babai i te cilit u be kristian). Kjo doktrine niset nga një pikenisje ekonomike dhe, sipas misionareve te perhapjes se saj, ajo kishte për qëllim te trajtonte padrejtesite kapitaliste, te krijonte një shoqeri socialiste, ku çdo njeri çdo punoje sipas mundesise dhe te shpërblehet sipas punës, ndërsa me vonë, sipas nevojës. Mirëpo kësaj doktrine ekonomike pretendentet i dhanë ngjyrë ideologjike e përmasa to reja joekonomike dhe filluan te deklarojne se jeta e njerëzve është materiale, nuk ekziston shpirt, as ringjallje dhe as Zot; nuk ka jetë tjetër, njerezimi që ne lindjen e tii nuk është preokupuar për asgjeo tjetër, përveçse për interesat materiale. Ndërsa dalja ne drite e feve, sipas tyre, është vepër e to pasurve për to mashtruar to varfrit e për t'i shfiytezuar ata, sepse normat morale - besnikëria, ndershmeria, sinqeriteti - to gjitha këto janë produkte to ideologjise fetare, e cila është no sherbim to interesave kapitaliste. Për pasoje, komunistet menduan se profetet kanë qenë demagoge, sepse me fetë e tyre kerkonin to dehnin popujt, te vinin ne gjume para shtypjes e padrejtesise. No këtë mënyrë, kjo doktrine ekonomike, me atë filozofi antifetare që perhapi, u be një dallge e re ne perroin e ateizmit e te sadizmit. Kjo vale e re, e krijuar nga komunizmi, me sa duket, ka qenë vala me e eger që krijoi ateizmi ne përgjithësi, po to marrim parasysh se komunizmi adoptoi heshtjen e te varferve dhe te shtypurve, e cila, ne vetvete, është një cshtje e drejtë dhe humane. Kjo është edhe arsyeja që këta to varfer e te shtypur, që perbejne shumicen e njerëzve, e pervetesuan shpejt këtë ideologji te re,e këtë fe te re, që mbron interesat e tyre. Kështu, këta nuk moren vetëm mendimin ekonomik to kësaj ideologjie, por këtë fe to re e moren bashke me filozofine dhe dogmat e saj, duke perhapur, kesisoj, ateizmin dhe, bashke me to, edhe doktrinën e re ekonomike. ,
Suksesi i madh që realizoi komunizmi duke shperthyer revolucionin bolshevik dhe duke marrë fuqine ne Rusi, u be
faktori percaktues për shkaterrimin e feve dhe për përhapjen e ateizmit, duke e kthyer atë ne një dogme botërore. Komunizmi, me, shumë se si teori e shihte se bota do to perfundoje doemos ne komunizem, duke e propaganduar këtë parashikim dhe duke e pare revolucionin me dhunë e me gjak si rrugë kryesore për përhapjen e komunizmit, me revolucionet që shkaktoi, e ndezi botën ne flakë. Kështu, kjo doktrine filloi shtypjen me dhunë to popujve drejt ateizmit, si ndodhi no republikat islamike te Rusise, ne Kine dhe no vende to tjera. Shtrirja e ateizmit, e shkaktuar nga teoria marksiste, mori fund ne to gjitha vendet e botës.
4.BASHKIMI I ATEIZMIT ME FORCEN MATERIALE
Shkaku i katërt i inkurajimit te njerëzve për te mohuar Allahun e për to përqafuar plotësisht ateizmin është bashkimi i forees materiale me ateizmin. -Njerezit konstatuan se Evropa filloi to perparoje, te posedoje force. materiale e te zbuloje sekretet e jetës; vetëm atëherë kur u shkeput prej ideve e besimeve kishtare. Ata konstatuan, gjithashtu, se një shtet i tillë si Rusia, u transformua ne një superfuqi vetëm atëherë kur shpalli se ai është shtet afetar.
Krahas kësaj, ata thanë se shtetet që vazhdojnë te kapen pas fesë, vazhdojnë to jenë shtete te prapambetura nga pikëpamja e forces dhe e industrise. Duke u nisur nga këto fakte, njerëzitë kujtuan se shkaku i prapambetjes dhe i paditurise është feja dhe se fe do to thotë prapambetje e mosdije. Nga ana tjetër, shkenca la gjurme te qarta e te ndritshme ne lehtesimin e jetës se njerezimit dhe ne përhapjen e perparimit e te prosperitetit. Atëherë njerëzitë u larguan nga besimet fetare dhe i besuan
shkences materiale si një zoti të ri, te aftë që te mposhte të gjitha veshtiresite mbi këtë toke. Madje ky zot lendor i hapi oreksin njeriut për te arritur deri ne planetet e tjera dhe tia nenshtroje ato ne sherbim te tij. Pra, bashkimi i shkences materiale dhe i zbulimeve të reja nga ateistet, bëri që njerëzitë te besojnë se shkenca është fryt dhe rezultat i ateizmit. Ky që një gabim fatal, për shkak te te cilit u perhap dallga e ateizmit.
5. BOTA ISLAME U MUND PERPARA SULMIT EVROPIAN
Evropianet, sapo arriten te sundonin foreen materiale, te perdornin makinerite e te ndertonin fabrika, filluan t'u drejtoheshin vendeve të ndryshme te botës ne kerkim te tregjeve për shitjen e prodhimeve të tyre industriale dhe për te terhequr lendet e para te nevojshme për industrine. Duke dashur te marrin mallrat që u nevojiteshin me cmime sa me te ulta ose pa cmime fare, këto shtete filluan te përdorin forcen e tyre ushtarake, te rritur ne mënyrë progresive, për te plotësuar nevojat e veta. Bota islame u gjet ne kulmin e prapambetjes, varferise e dobesise ushtarake e politike,si pasoje e devijimeve dhe largimit nga feja islame prandaj nuk mundi te perballonte sulmin kolonialist evropian. Thyerja ushtarake e myslimaneve përpara pushtimeve evropiane pati pasoja dhe efekte te thella ne tronditjen e parimeve fetare islame dhe ne bllokimin e tyre para vershimit ateist që sollen kolonialistet evropiane. Popujt myslimane filluan te imitojne kolonialistin evropian, normat morale dhe zakonet e tyre nisen te aderojne ne idetë e tij ateiste, mbasi evropianet, kur e lane fenë, arriten te forcohen. Të gjitha këto perbenin një gabim tjetër dhe një faktor tjetër që kontribuoi ne shfaqjen e ateizmit boteror.
6. JETA E RE PRE KENAQESIVE E QYTETERMIT
Shkenca u hapi dyer te gjëra njerëzve për te futur ne jetën e tyre mjetet e perparimit e te mireqenies dhe për plotesimin e kerkesave te jetës ne përgjithësi. Mjetet luksoze te transportit, si: vetura, trena, aeroplane; mjete nderlidhjeje; pajisje luksoze te rehatshme; variacione që te japin kenaqesi ne kalimin e kohës; restorante e pijetore luksoze; veshmbathje elegante; shpikje nga me te quditshmet për te shijuar jetën; rendja pas pasioneve e kenaqesive të ndryshme të gjitha këto i dhanë jetës ngjyra terheqese te papara, që i shtyne dhe i inkurajuan njerëzitë për tu zhytur ne pellgjet e pasioneve e te shijimeve materiale.Me qenë se, ne përgjithësi, feja i ndalon teprimet dhe kërkonë racionalitet e ekuilibër ne jetë, ndalon pijet alkoolike, imoralitetin seksual, lakuriqesine etj., njerëzitë, duke mos i njohur dometheniet e qendrimeve fetare ndaj këtyre ekzagjerimeve, menduan se urdhrat e fesë perbejne pranga që u mohojne lirine, që i privojne nga shijimi i jetës e i pasioneve, prandaj u ;larguan akoma me shumë nga feja dhe, ne te njëjtën kohe, e shtuan urrejtjen ndaj atyre që u kujtonin botën tjetër dhe i paralajmeronin për zjarrin e ferrit dhe për kenaqesite e parajses. Kështu, parimet e fesë u bene te huaja për ta, ndaj përqafuan ato te ateizmit e te sadizmit.
7-VORBULLA E JETES
.
,Leshimi i papermbajtur i njerëzve mbi jetën dhe kenaqesite që krijoi qyteterimi perendimor, përpjekjet e tyre për te shfrytezuar çdo mundësi që te sigurojne mjetet moderne te krijuara prej tij, kanë pasur një ndikim të madh ne preokupimin dhe largimin e tyre nga çdo gjë, madje edhe nga vetja e tyre. Si rezultat, njerëzitë dyfishuan orët e punës për te marrë sa me shumë paga e për te blere mjete për një jetë te rehatshme, si: lavatrige, fi-igorifere, makina etj. Grate braktisen shtepite dhe moren pjesë ne punë bashke me burrat për te lehtesuar peshën e jetës e për te përballuar shpenzimet e reja te saj, për td blere sa me shumë mjete moderne që te ngrihej sa me shumë niveli i mireqenies. Filloi, kështu, terbimi e cmenduria dhe u shumefishua dëshira për te siguruar sa me shumë lukse. Të gjitha këto shumefishuan përpjekjet dhe aktivitetin duke punuar nate e ditë, sa mulliri i jetës filloje te bluaje njeriun e këtij shekulli, duke e shtyre ne punë nate e ditë biles edhe me tre turne e duke mos i lënë rast që te mendoje për fatin e tij. Ai punon ne dyqan apo ne fabrike, pastaj jepet pas qejfeve e pasioneve, për tu kthyer përsëri ne punë. Kështu, jeta moderne nuk i le kohe to lirë njeriut për tu marrë me te vërtetat fetare ose kenaqesite shpirtërore te tij, apo për t'iu pergjigjur pyetjeve te perjetshme që përplasen ne brendine e çdo njerju,si për shembull: "Kush e krijoi këtë gjithesi? Kush na krijoi ne? Përse na krijoi? Ku po shkojme? A ka fund kjo botë? A ka pasur fillim? Pse ka ndryshime midis njerëzve, njeri i pasur e tjetri i varfer, njeri shtypes e tjetri i shtypur, njeri vrasës e tjetri viktime? Përse të gjitha këto?"Kush është qëllimi i jetës se njeriut?.A ka ndonjë mision njeriu ne këtë botë?.
Këto pyetje, pra, ne vetedijen e shumicës se njerëzve mbeten pa përgjigje, sepse njeriu i konsumuar i këtij shekuili po bluhet nga mulliri i jetës dhe nuk ka kohe te mendoje për to.Këto janë arsyet me evidente te dukurise se ateizmit, te perhapur ne mënyrë kaq skandaloze. Tani, si ka ndikuar kjo dukuri ne jetën tonë te sotme dhe cilat janë efektet e saj konkretisht?
SE TRETI: EFEKTET E ATEIZMIT NE JETEN E NJEREZVE
Ateizmi pati efekte te dukshme ne sjelljet e njerëzve, ne normat morale te kombeve e ne regjimet shoqërore. Këto efekte mund t'i permbledhim si vijon:
1. SHQETESIMET DHE LUFTA E BRENDSHME
Efekti i parë i ateizmit ne botën e brendshme te njeriut, te individit, është shqetësimi, hutimi, tronditja dhe lufta e brendshme. Çdo njeri e ka një ndjenjë fetare, ndaj bën pyetje të ndryshme: "Pse u krijuam?", "Kush më ka krijuar?", "Ku po shkojme?"Çfarë qëllimi kemi ne këtë botë? etj.
Ndonëse peripecite dhe hallet preokupuese te jetës, nganjëherë e largojne vemendjen e njeriut për tu dhënë përgjigje këtyre pyetjeve ngulmuese, si dhe dëshirën për te njohur sekretin e jetës e te gjithesise, ne jetë ndodhin ngjarje dhe lekundje që e detyrojne te mendoje për këto pyetje. Ne jetë ka semundje, fatkeqësi, humbje te njerëzve te dashur te families, te te afermve dhe te papritura te tjera, te cilat, me ose pa dashje, e bëjnë njeriun te mendoje për fatin e të ardhmën e tij.
Ateizmi është doktrine injoruese, sepse është ndertuar mbi bazen e mosnjohjes se ekzistencës se Zotit, prandaj ai është i paaftë ta shpetoje njeriun nga hutimi, shqetësimi e dyshimi. Misteri i jetës vazhdon ta mundoje njeriun. Padrejtesite dhe veshtiresite që hasen ne jetë mbeten si ankth që të merr frymën, sepse ateizmi është i paaftë për te kuptuar qëllimin e jetës e te universit, ai nuk i ofron njeriut asgjë tjetër, përveçse një grumbull hipotezash që nuk bindin asnjë mendje dhe nuk sherojne asnjë dhimbje. Kështu që, nga ngulmimi i ndjenjave te brendshme e te pyetjeve te perjetshme, njeriu mbetet i shqetësuar dhe i torturuar.
Ne te kaluaren njeriu gjente një hapësirë kohore për tu marrë me vetveten, për të parë qiellin me yjet e tij, detin me magjine e tij, malet me madheshtine e tyre, shkretetirat me gjeresine e tyre, lulet dhe bimet me pamjen e tyre çlodhëse. Kjo hapësirë i bënte shumë dobi për te njohur Zotin, Krijuesin e madh td të gjitha te mirave. Por njeriu i sotëm është i bllokuar nga qyteti me pallatet madheshtore,me rrugët moderne, me dritat e zhurmat e tij plot ndryshueshmeri që e hutojne dhe ia humbasin toruan, ia paralizojne mendjen dhe e bëjnë te paaftë që te kujtohet për Krijuesin e te ndjeje për ekzistencën e Allahut. Kështu ai bëhet me i hutuar e me i ngaterruar.
Shoqeria e vjetër njerëzore ka qenë e thjeshtë, e natyrshme dhe kenaqej më pak. Njerezit e njihnin njëri-tjetrin, bashkepunonin dhe e ndihmonin njëri-tjetrin ne raste fatkeqesie, ndërsa shoqëria moderne e qytetit me popullsi te dendur i ka larguar njerëzitë nga njeri-tjetri, sepse secili merret me hallet e problemet e veta dhe asnjëri prej tyre nuk gjen njeri ku te qaje hallet e te tregoje shqetësimet e problemet. Po i rreshqiti kemba, ose po e gjeti ndonjë e papritur, njeriu i sotëm nuk mund te gjeje njeri që t'i zgjase doren, prandaj u shtua frika për te nesërmen. Duke u kujdesur vetëm për vete, njeriu u be materialist i kujdesshem që vetëm mbledh e grumbullon, por nuk shpenzon. Kjo dhe frika nga e nesermja, kujdesi se c'mund te sjellin ditet i shtuan shqetesimin, tronditjen dhe dhimbjet njeriut, i cili, po të besonte ne ekzistencën e Zotit, ne te panjohuren, ne vendimet e fatet e caktuara nga Allahu, do ta kishte zgjidhur këtë nyje. Mirëpo ateizmi që supozon dhe pretendon se njeriu jeton ne këtë gjithesi vetëm duke u mbeshtetur ne veten e vet dhe se nuk ka Zot që ta vleresoje e ta ndihmoje, ligjeroi shqetesimin dhe friken e njeriut për të ardhmën dhe prirjen e tij për egoizëm e individualizem.
HUMBJA E ENDERGJEGJES DHE PRIRJA PER KRIME
2. EGOIZMI DHE INDIVIDUALIZMI
Prirja drejt individualizmit e egoizmit ishte rezultat i pashmangshem i shqetesimeve shpirtërore dhe i frikes nga e nesermja. Këtu kemi parasysh egoizmin që e ve njeriun ne sherbim te interesave te veta vetjake, duke mos e lejuar që te mendoje për te tjerët. Të menduarit vetëm për vete i zuri vendin bamiresise dhe ndihmes se tjetrit, e cila fiton urimin e Allahut. Ne këtë shekull te erret te ateizmit njeriu nuk kujdeset për tjetrin, kështu, pak nga pak, u shua interesimi i tij për te varfrit e nevojtaret, për familjaret e te afermit, sidomos për prindërit, madje edhe për gruan dhe fëmijët. Vezhguesit e zhvillimeve ne shoqërinë ateiste te Perendimit e te Lindjes konstatojne se deri ku kanë arritur njerëzitë ne rrugën e interesit material e te egoizmit, ku individi interesohet vetëm për vete dhe aspak për te tjerët, me perjashtim te rasteve kur ky interesim i siguron atij ndonjë dobi. Egoizmi e interesi material u dyfishuan nga prirja e njerëzve për qejfet e pasionet, te cilat ua siguroi me bollek qyteterimi modern dhe që ua lejuan ligjet e ateizmit, i cili mohon botën tjetër dhe jetën e njeriut e bën prone te tij personale. Prandaj njerëzitë u drejtuan nga pasionet e veta duke i kërkuar e duke i shtuar ato, secili sipas fuqise e përpjekjeve te veta, duke mos njohur meshiren, bamiresine dhe kujdesin për te tjerët. Ne. këtë mënyrë lindi njeriu i sotëm materialist e interesaxhi, i cili u be shembull kulturëë dhe simbol i qyteteterimit ateist evropian që po përhapet ne botën e sotme.
Pikërisht se ateizmi nuk edukon ndërgjegjen e nuk e tremb njeriun nga një Zot që sheh sjelljet e veprat e tij ne këtë botë - faktore këta që nuk e lejojne besimtarin te kryeje padrejtësi dhe e urdherojne atë te beje mirë e te këtë meshire, ateisti mbetet me zemër te ashper, pa ndjenja e pa ndërgjegje. Ateizmi i meson pasuesit e vet se ata linden rastesisht e nuk i krijoi ndonjë krijues, ose se ata e krijuan vetveten, se janë kafshe tokësore si të gjitha kafshet e tjera, duke ua trashur akoma me shumë ndjenjat dhe duke ua shtuar shtazerine e dekadencen. Këta mundohen te afirmojne vetveten duke u zhytur ne qejfet dhe ne cmendurine e pasioneve. Ndodh që rrethanat e tyre jetësore ose ligjet objektive njerëzore i pengojne ne rrugën e realizimit te deshirave e qellimeve të tyre shtazarake. Ne këtë rast këta veprojnë për t'i mposhtur rrethanat penguese me anë makinacionesh e dhelperimeve të ndryshme, apo me anë te forces dhe, ne te dyja këto raste, ateisti nuk gjen ndonjë pengesë te brendshme që ta ndaloje, sepse ai nuk e ka frikë Zotin dhe nuk pret te jape llogari. Kështu ateisti nuk gjen ndonjë pengesë ne rrugën e tij, përveç pengesave te ligjeve njerëzore e te kushteve te tij faktike. Por këto pengesa mund te kapercehen me shumë mënyra, sidomos, ne shoqërinë moderne, ku njeriu i ka ngritur ne art mënyrat për te kryer krimet dhe për te shpetuar nga veprimi i ligjeve. Ndonjë pasues i ateizmit mund te ndjeje, sadopak, zërin e brendshem te ndërgjegjës, por ky ze i brendshem, i quajtur ndërgjegje, zhduket shpejt ne llumin e jetës e te diversiteteve te saj te shumta
4. SHKATERRIMI I SISTEMIT FAMILJAR
Kjo është nga pasojat me te renda tde ateizmit ne jetën e njeriut. Dihet se bota e sotme është bota e krimit dhe e frikes. Mjetet e komunikimit: gazetat, librat, radiot etj., çdo ditë njoftojne për krime te shemtuara që flasin për nivele te lemerishme tensioni, anomalie e sadizmi, që arrijnë deri ne te kenaqurit duke torturuar tjetrin e duke i pire gjakun dhe duke qeshur nga klithmat e viktimes që kërkonë ndihmë. Shto këtu edhe bemat e vjedhjes, te grabitjes, te dhunes e te vrasjeve që shtohen dita-ditës. Mjafton te permendim naten e famshme te vitit 1977, kur u nderpre energjia elektrike ne qytetin e Njew Jorkut. Ne mengjesin pas' asaj nate u pa se mijëra lokale tregtare, magazina, depo e shtepi ishin grabitur plotësisht dhe se ne këtë vjedhje kolektive kishin marrë pjesë njerëz te moshave të ndryshme, shumica e te cileve nga klasa e shkalle shoqërore të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe policet e ngarkuar me ruajtjen e rendit. Atë nate ata moren pjesë ne ato karnavale te shemtuara te vjedhjes e te dhunes, pa pyetur për ndërgjegje e detyrë zyrtare.
Vlerësimi i specialisteve është se sikur nderprerja e energjise elektrike të kishte vazhduar një jave rresht dhe as ushtria të mos kishte nderhyre, qyteti do të që shkaterruar plotësisht. Po si do të shkonin punët, sikur te dobesohej sigurimi, si pasoje e ndonjë krize politike apo lufte? S'ka dyshim se njerëzitë ne këtë shoqeri do të hanin njëri-tjetrin. S'ka dyshim, gjithashtu, se këto janë frytet e natyrshme te ateizmit.
Ateizmi pati pasoja shkaterruese ne jetën shoqërore te njeriut. Largimi nga Zoti i madh nuk çoi vetëm ne shkaterrimin psikologjik te njerezimit, por, gjithashtu, çoi edhe ne shkaterrimin e ne shthurjen e shoqerise njerëzore, sepse sistemi i shoqerise njerëzore nuk mund te jetë solid, po të mos jenë solide edhe tullat e tij. Po u prishen këto tulla, u shkaterrua e gjithë ndertesa e këtij sistemi shoqeror. Kështu që ateizmi çoi ne shkatarrimin e familjes. Dihet se familja është qeliza e pare e sistemit shoqeror. Kur prishen njerëzitë, prishen edhe lidhjet' familjare. Zvetenimi i bashkeshortit te degjeneruar do të perfshije medoemos gruan dhe fëmijët. Është i pashmangshem refleksi i degjenerimit te gruas 'që nuk pyet për Allahun e që nuk ka frikë prej Tij. Po kështu është i pashmangshem edhe tek të gjithë pjesetaret e tjerë te familjes që nga burri e deri te fëmijët. Kështu ndodh edhe me djalin e shthurur që nuk pyet për shenjterine e babait e te nenes, ose me vajzen e perdale. Prandaj po degjojme shpesh për shkaterrime martesash ligjore e te ndershme, ne baze te te cilave gruaja mjaftohet me një burrë, e ku formohen marredhenie bashkeshortore te ekuilibruara, ku përgjegjësitë ne familje ndahen me drejtësi sipas natyres njerëzore, me te cilën Allahu i madherishem ka krijuar mashkullin dhe femren. Me shkaterrimin e sistemit te marteses ligjore, marrëdhëniet bashkeshortore u kthyen ne marredhenie qejfi e interesi, u pakesuan rastet e sakrificave te domosdoshme. Dihet se bashkeshorti i sinqertë e besnik, për hirë te familjes, domosdo sakrifikon diçka nga pasionet. Edhe gruaja besnike, e cila, ne rrethana te caktuara, mund te detyrohet që te jetoje me një burrë te varfer apo te sëmurë, lufton për t'i sherbyer atij dhe fëmijëve te saj. Por ne hijen e ateizmit që mohon botën tjetër dhe denimin hyjnor, nuk mbetet ndonjë arsye që ta detyroje burrin apo gruan që te beje sakrifica. Kështu ndodh edhe me djemtë, te cilët ne kushtet e adhurimit te Zotit që është një, u sherbejne prinderve si kusht adhurimi dhe luftojne për t'i kënaqur e për ti mirembajtur ata ne pleqeri; ndërsa ne kushtet e atë'zmit, që ngrihet mbi bazen e interesit material, sherbimin ndaj te tjerëve e konsiderojnë si një budallallek, përderisa ky sherbim nuk sjell fitim te menjehershem.Kështu që ndjenjat e bukura dhe lidhjet e natyrshme që e drejtonin familjen e i bashkonin zemrat e anëtarëve te saj, ne kushtet e ateizmit vdiqen e mbaruan.Pasojat e keqija te ateizmit nuk kufizohen vetëm me këtë degjenerim te familjes, por i tejkalojne këto caqe, duke përfshirë lloje te çuditshme te degjenerimit, sepse ne kushtet e shkeljes se normave e te deshires se cmendur për te kënaqur pasionet, vazhdimi i lidhjes se martesave ligjore po konsiderohet si një lloj idiotizmi. Ne shumë raste, burra te ndryshëm pohojne se fëmijët e lindur ne shtreterit e tyre bashkeshortore nuk janë të tyre, vëllezër te ndryshëm pohojne se nuk janë te një babai. Ne këtë mënyrë u keputen lidhjet e afersise se vellait me vellane, te babait me te birin ose te bijen, te xhaxhait me nipin e kështu me radhe, sepse këto ndjenja te bukura njerëzore nuk linden tjeterkund, përveçse ne një shoqeri te pastër fizikisht e moralisht. Bashke me këto humbi edhe një gezim shpirtëror e psikologjik, i domosdoshem për njeriun. Ky u zevendesua nga gezimet trupore e materiale te rendomta.
Njeriu, pak nga pak, po shkon drejt shtazerise, sepse pas shthurjes se familjes e te vlerave te saj te bukura, u keputen lidhjet e farefisit. Divorci, braktisja e shtepise dhe tradhtia bashkeshortore u bend gjëra te zakonshme. Babai i sheh miqte e vajzes se tij e nuk mban qëndrim, madje edhe e inkurajon ne rrugën e saj, po kështu, me këtë sy i sheh edhe mikeshat e djalit te vet, sepse njerëzitë ne ateizëm besojnë se çdo njeri duhet te marrë rrugën që deshiron dhe është pergjegjes vetëm për vetveten. Kështu, pra, u zhduk qeliza e pare e shoqerise njerëzore
.FAMILJA
5. SHKATERRIMI I SHOQERIVE NJEREZORE
Familja është qeliza e pare e nderteses shoqërore. Me shkaterrimin e saj prishet e gjithë ndertesa, sepse ajo është djepi i parë i njeriut, që perben, si të thuash, tullat e nderteses. Po u prish, pra, njeriu, prishet e gjithë ndertesa. Ne qoftë se familja e furnizon shoqërinë përditë me tulla te shkaterruara, ato vendosen ne piramiden e madhe shoqërore. Individi, qoftë drejtor apo president, mjek apo inxhinier, mësues apo punëtor, marrëdhëniet me njerëzitë që e rrethojne i nderton ne baze te normave morale dhe te sjelljeve që ka fituar gjatë gjithë jetës se tij, sidomos ne fazat e para te rritjes, pra ne familje. Kështu dalin ne drite egoizmi, individualizmi, injorimi i Allahut që shikon çdo gjë ne të gjitha bashkeveprimet e sjelljet që ushtron individi. Kështu që marrëdhëniet që sundojne veprimet e individit ne këtë lloj shoqerie, janë marredhenie përfitimi material e interesash personale. Vetesakrifica e vetedukimi, durimi e dëshira për te bartur lumturi dhe te tjerat zhduken dhe, për pasoje, rrethet zyrtare, fondacionet private e aparatet shteterore transformohen derisa bëhen qoshe për realizim interesash personale. Prandaj çdo ditë dalin ne drite veprime që tregojnë korrupsionin e administratave, te nepunesve, shfiytezimin e postit, ryshfetet, makinacionet për ia hedhur ligjit, abuzimet me pasurite shteterore, padrejtesite dhe shtypja.
Shoqeria moderne, ne hijen e ateizmit, është bare si shoqëria e xhungles, ku çdo kafshe mundohet te haje tjetrën e ku i dobeti mundohet te fshihet, te mashtroje e te intrigoje, ndërsa i fore mbeshtetet ne shtypjen, ashpersine e violencen e vet.
Vezrguesit e zhvillimeve te shoqerise perendimore e shohin se si krimi është bare punë e përditshme, veprimtari e organizuar dhe e zhvilluar: Me gjithë numrin e madh te tradhtive bashkeshortore e te poshtersive, po përhapet perdhunimi i grave ne mënyrë td habitshme dhe me gjithë numrin e madh te rasteve për punë e prodhim, shtohen vazhdimisht rastet e dhunes e te vjedhjeve te armatosura, te ushtruara nga njerëz te moshave e shtresave të ndryshme; nuk kalon ditë pa u regjistruar dhjetera e qindra ngjarje vrasjesh e krimesh ne çdo qytet.
Pra, ne kushtet e ateizmit, mohimit te Allahut e te dhenies llogari ne botën tjetër, shoqëria kthehet ne një kenete poshtersish e paturpesish, krimi bëhet punë e përditshme; përpjekjet për te shpetuar nga ligji, shfrytezimi i influences, shtypja e te dobetit nga i forti, hipokrizia e te dobetit para te fortit - të gjitha këto se bashku bëhen moral, fe e program i ri për shoqëritë e degjeneruara, te larguara nga rruga e Allahut.
6. KRIMI POLITIK
Pasojat e ateizmit, ndoshta, janë me te renda ne politikën botërore e ne sistemin e marredhenieve ndershteterore. Morali materialist, ateist që e mbushi zemren e njeriut me ashpersi e egoizëm e bën atë te prirur për te aplikuar këtë ashpersi e egoizëm edhe ne fushën e marredhenieve politike botërore. Kështu shteti me i madh kolonialist perdor mjete shumë te poshtra për te robëruar popujt e për te grabitur te mirat e pasurite e tyre. Vendet tona myslimane, ne përgjithësi, janë vendet e dobeta me te munduara nga kjo politike ateiste e materialiste. Ato bëhen gjithmonë objekte kercenimi me shtypje e nderhyrje ushtarake sa herë që tentojnë te marrin ndonjë nga të drejtat e tyre te humbura dhe nga pasurite e tyre te gllaberuara. Sa herë që vendet tona tentojnë te aplikojne Islamin e fillojnë e i kthehen ligjeve te tij te pastra, shtetet e mëdha kolonialiste bëjnë thirrje për te penguar kthimin tonë ne islamizem, duke e akuzuar këtë fe herë si reaksionare, herë si te eger, që shtyp fetë e tjera ose pakicat. Qeshtja e naftes dhe përpjekjet e shteteve myslimane për te siguruar cmime te arsyeshme për shitjen e saj, ndoshta, është argumenti me i qartë që verteton sjelljen kolonialiste, terroriste dhe egoiste te këtyre fuqive ndaj vendeve islame. Fuqite kolonialiste na akuzuan se ne duam te shkaterrojme ekonomine botërore, te roberojme njerezimin e te shkaterrojme qyteterimin vetëm se kërkojmë disa nga të drejtat tona. Me dhjetera herë këto fuqi kanë kercenuar se do të pushtojne puset e naftes dhe do ta marrin naften me dhunë, ne qoftë se shtetet tona mendojnë diçka për te ndaluar furnizimin me nafte te armiqve tanë, ose për t'ua ngritur cmimet.
Mund të themi, pra, se bota e sotme po digjet ne zjarrin e materializmit egoist boteror, te ushtruar nga fuqite e mëdha kolonialiste, duke skllaveruar popujt e gllaberuar pasurite e tyre dhe duke i bërë viktima te shqetesimit, te frikes, te kaosit te mosmarreveshjeve, ne mënyrë që ta kenë me te lehtë punën për te grabitur e vjedhur pasurite e tyre. -,
Po të ishte besimi dhe frika nga Zoti ne thelbin e moralit të atyre që udheheqin politikën e shteteve, do të kishte vershuar mëshira e bamiresia ndermjet popujve, do të ishte perhapur përkrahja e te dobteve dhe e te varferve, shpëtimi i te shtypurve nga padrejtesite dhe feja do të ishte bërë program i politikes botërore.
Duhet pasur shumë frikë se, ndoshta, ateizmi mund te shkaktoje shkaterrimin e botës, sidomos tani, pasi shkenca moderne e armeve te shkaterrimit te botës u vu ne duart e njeriut. '
Kushdo që i shikon me vëmendje mjetet që përdorin fuqite e mëdha për te shkaterruar popujt e vegjel, do të konstatoje cudira: këto shtete, përveç vrasjes se elementeve te mirë e te sinqertë ndaj vendit dhe kombit te vet, përdorin edhe arme te tmerrshme, si: drogat, propaganden e zeze, luftën psikologjike, gratë, agjentet etj.
Ateizmi e Largimi nga Allahu i madherishem, pra, munden ta kthejnë gjithë shoqërinë njerëzore ne një shoqeri te urryer që ngrihet mbi bazen e shtypjes, te rrembimit e te frikes se vazhdueshme nga shkatërrimi. Këto, nga ana e tyre, rrojne ne shkaterrimin psikologjik te njeriut te sotëm dhe ne largimin e tij te vazhdueshem nga realiteti që e rrethon. Këtu qendrojne shkaqet e perhapjes se droges, te qetesuesve e te imituesve seksuale. Kjo politike botërore e zhyti individin me shumë ne egoizëm e ne pëlqimin e vetvetes, ne përpjekjet për te ruajtur me çdo mjet parate, ne kerkim vetëm te shpetimit te vetvetes e te jetuarit vetëm për vete. Ai ne këtë mënyrë, ateizmi krijoi vorbullen e sotme që e vertit njeriun ne shekullin e vet te tanishern., shekull i egoizmit, i krimit e i anarkise.