shqiperiamadhe
Primus registratum
astronauti me origjinë shqiptare Alan B. Shepard,???
Flamuri shqiptar është mbajtur gjatë fluturimit drejt Hënës, në vitin 1971
TIRANE, 7 shkurt - Flamuri shqiptar në miniaturë me shqiponjën dykrenare është mbajtur si simbol nga astronauti me origjinë shqiptare Alan B. Shepard, gjatë fluturimit drejt Hënës të anijes kozmike "Apollo 14", në vitin 1971. Faktin e dëshmon një fletë katërkëndeshe prej kartoni ku flamuri shqiptar ndodhet i ngjitur pranë një fotografie me ngjyra të anijes kozmike "Apollo 14", bërë në sipërfaqen e Hënës, e cila ndodhet në arkivin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Relikja është e autografuar nga Shepard dhe kozmonautët e tjerë dhe gjithashtu në të ndodhet mbishkrimi në anglisht ku thuhet se "ky flamur u mbajt si simbol deri në Hënë, në anijen "Apollo 14" gjatë ditëve nga 31 Janari- 9 Shkurt i vitit 1971 dhe është prezantuar nga admiral Alan B.Shepard, një kozmonaut me origjinë shqiptare". Shepard gjatë udhëtimit kozmik e mori me vete këtë flamur të kombit shqiptar, duke dëshmuar origjinën e tij shqiptare.