Arvizu si Berisha?

Al-Punk

Still here

Lexoj kudo qe vendimi i Ambasades se SHBA per te bllokuar çdo komunikim me gazeten “Shekulli” eshte i paprecedente. Ndoshta nga pikepamja e nje ambasade qe çensuron nje gazete eshte vertete keshtu, por te gjithe e dime rolin e fuqishem qe Ambasada Amerikane luan ne Tirane, jo vetem mbi politiken vendase por edhe mbi opinionin publik. “Pushteti” i saj eshte i padiskutueshem dhe nese e shohim vendimin ne fjale pikerisht nga pikepamja e marredhenieve te pushtetit me median, gjejme edhe precedente te ngjashme.
Pak vite me pare Kryeministri Berisha ishte shume i merzitur me TV News24 per kritikat e vazhdueshme aq sa urdheroi bllokimin e marredhenieve mes Partise Demokratike dhe ketij televizioni: gazetaret e News24 nuk mund te merrnin pjese ne konferencat per shtyp te PD-se dhe komunikatat nga selia blu injoronin median ne fjale. New24 arrinte gjithesesi te siguronte materialet filmike nga konferencat per shtyp fale solidaritetit te televizioneve te tjera qe ja kalonin ato nen dore, fshehurazi per shkak se rrezikonin te pesonin te njejten çensure.
Rasti i Ambasades Amerikane me gazeten Shekulli – ndonese nuk ka asgje te ngjashme me diplomacine – tregon qarte se si pushteti ne Shqiperi, i çfaredolloj natyre qofte, i konsideron mediat vendase. Me siguri flaja “kinezerira” qe ofendoi kaq shume ambasadorin Arvizu nuk eshte kulmi i elegances, por eshte nje shprehje e gjuhes shqipe qe nuk i referohet nje race por propagandes dhe populizmit qe qendron pas nje mesazhi.
Nese ndokush ka nevoje per ndonje shembull tjeter mbi pushtetin e Ambasades se SHBA ne Tirane e gjen ate edhe ne letren shpjeguese te opionistit Ilir Yzeiri ku thekson se nese akuza per racizem do t’i kishte ardhur nga dikush tjeter do ta kishte denoncuar ate ne gjykate dhe do te kishte kerkuar demet morale. Perse nuk e ben edhe me Ambasaden Amerikane?
Edhe deklarata e Unionit te Gazetareve Shqiptare (UGSH) me ngjan me shume me nje ulerime me ze te ulur… largqofte se mos e shqetesojme ambasadorin. UGSH, qe zakonisht e ngre zerin shume me teper, nga njera ane pranon shkeljen e etikes profesionale ne artikullin e Yzeirit dhe nga ana tjeter uron qe problemi te zgjidhet me mirekuptim. Ne pritje te financimit per ndonje seminar?
Nese “kinezerirat” merziten ambasadorin, ne shqip kemi edhe nje shprehje tjeter per te cilen s’ka seç thote: “Me thuaj me cilin rri e do te te them kush je”! Dhe duke qendruar mes politikes shqiptare ambasadori Arvizu ka mesuar ta neperkembe njesoj median duke harruar se ne vendin e tij Presidenti Obama – ndonese kritikohet ashper nga disa media qe hetojne jo vetem mbi prejardhjen e tij por edhe mbi fene – nuk ka bllokuar asnje media ne Shtepine e Bardhe.
Me vjen keq ta them por me vendimin e tij ambasadori Arvizu konfirmoi titullin e artikullit te Yzeirit: “Ambasadori i vogel i nje vendi te madh”.
Tweet​

Nuk ka artikuj te ngjashem!
z5x6qh4Ic6E


Artikulli i plote...
 

Megg

Carpe Diem
"Me ke t'rrish,bahesh" thone...:p
S'eshte qudi te jen tgjith njesoj...~E kur perflasin modelet komuniste
te censures,te pakten ahere e kane shpallur qe jane komuniste,
po kesaj i thone "Hedh gurin e msheh doren",se shtiren si demokrate...:(
 

Al-Punk

Still here
Do kisha shkruar tek komenti i blogut, por diskutimi eshte pak me i gjere se Media vs Figure Diplomatike keshtuqe po vazhdoj ketu.

Fatkeqesisht nuk kam qene ne Tirane ne konfliktin e 21 Janarit. (Po te isha do isha bashkuar me protestuesit qe u propogandua si proteste e qete kunder korrupsionit dhe e paudhehequr nga PS politikisht). E kam ndjekur si shume te tjere konfliktin nepermjet videove te YouTube, lajmeve copa copa qe publikoheshin ne cast dhe e cilesoj veten me fat qe nuk kam pasur perballe nje nga TV si Klan apo TCH.
Them me fat, pasi keto televizione kane kohe qe e kane humbur etiken mediatike te percjelljes se lajmit dhe jane kthyer ne mjete propogande. Kam nje fare sigurie, qe nese do i ndiqja ngjarjet nepermjet ndonjerit nga keto kanale, pervec lajmit, do me percillej pasivisht dhe nje gjykim mbi fajtorin e gjithe asaj zallamahie te turpshme.
Ndersa, nese i shihja gjerat copa copa, faktike ashtu sic ndodhnin nga videot ne YouTube e fotot e vendosura online, pa komentet e "analisteve" tane, mund te krijoja dhe une nje mendim personal.
Mendimin tim per kete ngjarje e shpreha ne nje Shenim (Note) ne Facebook qe me pak fjale konsiston ne faktin qe budallalleku, makuteria dhe cmenduria per pushtet kesaj rradhe kishte kapur me keq Edi Ramen, i cili per mendimin tim nxiti, te kishte zjarr ne rruge, dhune te ndersjellte polici-demonstrues, deri ne thyerje me dhune te nje institucioni shteteror per te marre pushtetin per ego te tij personale.

Po i shkruaj thjesht e pa i rene rrotull si politikanet :) Do fajesoja po ashtu serish Edi Ramen per vdekjen e 4 njerezve me shume sec do fajesoja Lulezim Bashen e ndonje figure tjeter qe me besoni nuk e kam me shume per zemer. (Nuk po shfajesoj ata qe shkrepen armen, por po fajesoj dhe ate qe e deshi ate situate.)

Problemi qendron qe pak me siper une shpreha mendimin tim ashtu sic e mendoja! Menjehere dikush do krijoje nje gjykim e do thote qe, ky qe po shkruan keshtu, qenka militant, i politizuar e po te kishin dale nga goja dora e Arvziut, do thonin dhe qe eshte mik i Berishes.
Ata qe me njohin mire e dine qe ne kete forum kam share per vite politikat e PD duke mburrur dikur Edi Ramen (flasim per vite e vite me pare). Kesaj rradhe po them serish mendimin tim sic e mendoj duke fajesuar Edi Ramen.

Po media!?
E kam shume perzemer ato mesazhe qe shkembejme shpeshhere ne Twitter apo ndonjehere dhe ne Facebook duke percjelle ndonje gjykim per ndonje politikan. Duket sikur rrjetet shoqerore jane te vetmet ambiente ku mund te percjellim copeza gjykimesh politike qe nuk i lexojme ne asnje media. Sepse mediat jane mbushur me gjykime dhe jane kthyer ne media si institucione puritane qe si qellim kane te mburrin dike e te gjykojne dike tjeter moralisht.
Debati i rradhes i Shekullit me Arvziun solli nje aksident te kendshem per tu vezhguar, ku kuptohet, faji nuk eshte i vetem njeres pale.
Ideja eshte e thjeshte, nese Arvziu ka nje mendim personal mbi situaten, atehere kjo eshte nje e drejte e tij. Nese Arvziu ka nje verdikt diplomatik per situaten, kjo eshte serish nje e drejte e tij dhe sulmet duhet te jene ne te njejtin nivel e jo banal e personal.
Ashtu sic permend Indriti ne shkrimin me siper, shkrimi i Yzeirit ishte paksa banal, por mund te kishte nje ide jo te keqe ne sfond. Nderkohe dhe reagimi i Arvziut eshte pertej llogjikes diplomatike dhe personalisht mendoj nje gabim fatal politik. Me tej komenti i Ad Thanos eshte si puna e atij "anetarit te dobet te bandes" qe gjen nje rival qe e kane rrahur shoket e tij dhe i fut dhe nje shkelm ne bark per ti treguar qe dhe ai eshte me fituesit. (Megjithe rrespektin qe kam per Thanon per organizimin sic e mbaj mend dikur, gjykimet dhe reagimet politike jane gjithmone prej oportunisti dhe pa ndonje integritet personal)

I rashe shume gjate per te perfunduar ketu shkurt. Media duhet te reflektoje dhe njehere mbi pozicionin e saj, pasi nese behet pale politike, mbron symbyllurazi nje krah, atehere do krijoje dhe distancime diplomatike, politike e qytetare. Eshte normale qe Ambasada e USA te vendoste te shkepuste marredheniet me cdo media te tille (media te varur) ne menyre te heshtur. Mediat shqiptare duhet ta presin nje reagim te tille qe percakton dhe respektin (vleresimin, autoritetin) qe keto media kane si ambiente te lira. Nese nuk jane te lira, atehere nuk jane me te respektuara.
Nga ana tjeter, diplomati duhet te dije se diplomacia konsiston ne punen me njerezit dhe nuk eshte inspirim i nje filmi Western ku ti e sheh ne darke dhe ne mengjes vershellen i vetmuar Ennio Morriconen.
 
Top