Al-Punk
Still here
(Nga www.indritmaraku.com)

Pak vite me pare Kryeministri Berisha ishte shume i merzitur me TV News24 per kritikat e vazhdueshme aq sa urdheroi bllokimin e marredhenieve mes Partise Demokratike dhe ketij televizioni: gazetaret e News24 nuk mund te merrnin pjese ne konferencat per shtyp te PD-se dhe komunikatat nga selia blu injoronin median ne fjale. New24 arrinte gjithesesi te siguronte materialet filmike nga konferencat per shtyp fale solidaritetit te televizioneve te tjera qe ja kalonin ato nen dore, fshehurazi per shkak se rrezikonin te pesonin te njejten çensure.
Rasti i Ambasades Amerikane me gazeten Shekulli – ndonese nuk ka asgje te ngjashme me diplomacine – tregon qarte se si pushteti ne Shqiperi, i çfaredolloj natyre qofte, i konsideron mediat vendase. Me siguri flaja “kinezerira” qe ofendoi kaq shume ambasadorin Arvizu nuk eshte kulmi i elegances, por eshte nje shprehje e gjuhes shqipe qe nuk i referohet nje race por propagandes dhe populizmit qe qendron pas nje mesazhi.
Nese ndokush ka nevoje per ndonje shembull tjeter mbi pushtetin e Ambasades se SHBA ne Tirane e gjen ate edhe ne letren shpjeguese te opionistit Ilir Yzeiri ku thekson se nese akuza per racizem do t’i kishte ardhur nga dikush tjeter do ta kishte denoncuar ate ne gjykate dhe do te kishte kerkuar demet morale. Perse nuk e ben edhe me Ambasaden Amerikane?
Edhe deklarata e Unionit te Gazetareve Shqiptare (UGSH) me ngjan me shume me nje ulerime me ze te ulur… largqofte se mos e shqetesojme ambasadorin. UGSH, qe zakonisht e ngre zerin shume me teper, nga njera ane pranon shkeljen e etikes profesionale ne artikullin e Yzeirit dhe nga ana tjeter uron qe problemi te zgjidhet me mirekuptim. Ne pritje te financimit per ndonje seminar?
Nese “kinezerirat” merziten ambasadorin, ne shqip kemi edhe nje shprehje tjeter per te cilen s’ka seç thote: “Me thuaj me cilin rri e do te te them kush je”! Dhe duke qendruar mes politikes shqiptare ambasadori Arvizu ka mesuar ta neperkembe njesoj median duke harruar se ne vendin e tij Presidenti Obama – ndonese kritikohet ashper nga disa media qe hetojne jo vetem mbi prejardhjen e tij por edhe mbi fene – nuk ka bllokuar asnje media ne Shtepine e Bardhe.
Me vjen keq ta them por me vendimin e tij ambasadori Arvizu konfirmoi titullin e artikullit te Yzeirit: “Ambasadori i vogel i nje vendi te madh”.
Tweet

Nuk ka artikuj te ngjashem!
Artikulli i plote...