Re: ARVANITASIT dhe prejardhja e grekeve
360 ARISTIDH P. KOLA
Dhe kjo i siguronte mbështetjen e inteektualëve te majtë. Por arti i Rilindjes nuk ishre veçse një referim në lashtësinë helene dhe ndërkohë që ne lodheshim duke kërkuar veten tonë atje ku nuk ekziston, d.m.th. tek Bizanti, na vjen figura e Greqise nga perendimi me gjuhë të huaj, me pasaporte të huaj dhe me ndryshimin e vet fiziologjik. Sigurisht që nuk e njohëm.
Që të rikthehemi, themi se pas 1922, kemi ne Greqi dy rryma kryesore të botëkuptimeve ideore dhe estetike dhe kjo duhet të bëhet e kuptueshme, te ndërgjegjësohet, ne mënyrë që te fillojë të punojë brenda nesh ajo fuqi e trashëguar qe mbledh rrymat, idetë, pikëpamjet, i filtron dhe i thelbëzon në një realitet të ri, në një krijim të ri dhe jo në një prirje atavike. Nëse këte nuk e perceptojmë, atehere do te goditemi nëpër male si rrymat nentokesore të një lumi të qetë dhe do te humbasim ne turbullim dhe qorrsokaqe. Dhe diskutimi mbi ç'është dhe ç'nuk është helene do të shndërrohet në nje përseritje te mërzirshme dhe Greqia e dëshpëruar do të kërkojë të gjejë identiretin e saj të humbur.
Fakti qe lëvdojme shtëpinë tonë nuik do të thote qe duhen shembur të gjitha të tjerat. Këto pikepamje fanatike nuk kanë ngjyrë helene. Le të lëmë njëqind lule të çelin, por le te kujdesemi që e jona të jëte më e bukur dhe le të krenoherni për këtë.
Aziatikët e vegjë] i ofruan shumë Greqisë dhe ështe e drejtë njohja e këtyre kontributeve, por ekzistojne disa gjëra apo ndoshta ekzistonin disa gjëra, pikëpamie dhe Ide në Greqi, perpara se keta të vinin, qe do të ishte gjynah ti mënjanoje apo r'i ndryshoje nëse deshironi. Pra, do të ishte turp për ne grekët e Greqisë që të mos i ruanim ato ende të gjalla.
Gjëja kryesore është se aziatikët e vegjël e ndërprenë rrymën dhe pritjet që ekzistonin në Greqi për referimin te kënga popullore dhe lashtësia helene dhe arritën ta kthejnë interesin tonë tek Bizanti dhe tek Lindja. Neve arbëresho-grekëve, Bizanti nuk na perfaqëson as si histori dhe as si ideologji, as si pikëpamje estetike as si traditë,
Ja dhe shkaqet e dallimic të të dy nymave:
1) Aziatikët e vegjël, nuk ishin një fis homogjen, si arbëreshët, por nje shumëllojshmëri popujsh me element të përbashkët vetëm gjuhen dhe fenë që mbajtën gjatë Bizantit, e para si mjet nevoje dhe shërbimi....
ARVANITASIT DHE PREJARDlHJA E GREKEVE 361
...te makinerisë drejtuese të Bizannt, ndërsa e dyta si një fe zyrtare dhe ekskluzive e shterit bizantin.
Ndoshta tingëllon keq kur thcmi se gjuha greke sundoi në Bizanr si një mjet emergjence dhe shërbimi ndaj makinerise drejtuese, ndërkohë që historianët tanë na mësojne se gjuha greke sundoi sepse bizantinët ishin grekë dhc kishin ndergjegje greke. Por gjërat nuk janë keshtu dhe e vërteta eshtë se Bizanti ishte trashëguesi i regjimit maqedon të Aleksandrit dhe në vazhdim i perandorisë romake. Ishte një mozaik popujsh nën skeptrin e perandorëve romake të shtetit lindor romak, me gjuhë zyrtare latinishten, ndaj dhe perandorëve iu pëlqente të quheshin romake edhe në viter kur ne Bizant nuk kishin mbetur gjurmë romakesh. Këta popuj, aziatikë te vegjël, kapadokë, perse, hebrej, sirianë, egjiprianë, arabë, armenë, kaukazianë, etj., flisnin secili gjuhën e tyre kombëvare dhe bashke me të dhe greqishten që iu kish mbetur që në kohën e Aleksandrit; kishin gjithashtu edhe gjuhën romakc që ishte shpallur si gjuha zyrtare nderkombëtare e shtetit të madh romak, veçanërisht në Lindje. Udheheqësit, fisnikët, klerikët dhe perandorët bizantinë ashtu si dhe masar e fanatizuara të krishtera ëë perandorisë bizantine me në krye hebrejtë, te krishterë e jo, i simpatizonin aq shumë helenët dhe helenizmin sa dhe murgjit, djallin. Dëgjonin "helen" dhe "helenizëm" dhe pështynin me mosmirënjohje. Po ja që greqishtja ishte zgjidhja e vetme ndaj problemit të poliglotisë dhe shumëkombshmërise së Bizantit! Kështu perandorët dhe udhëheqësit bizantinë lëpinë atje ku kaq kohë patën pështyrë dhe u detyruan të shpallin gjuhën greke si nje gjuhë të vetme ndërkombëtare dhe të përbashkët te shumëllojshmërise së popujve të vet, pavarësisht se Greqinë dhe grekët nuk pushuan duke j perndjckur dhe robëruar për 7OO vjet. Kërë gjë grekët nuk e harruan dhe i njehesuan turqit me bizantinët, përgjatë gjithë zgjatjes se pushtimit osman. Për këtë arsye nuk i kuptuam deklaratat e Kolokotronit dhe te Andrucos për udhëheqësit e krishterë aziatikë te vegjël dhc se çfarë do të thotë saktësisht shprehja e tyre "Sqiloloi fanariotes" (qenëri fanariote, fundërrina fanariote). Nuk kuptua apo nuk donim të kuptonim përse grckët c '21-shit e quanin flotcn turke si "bizantine".
2) Aziatikët e vegjël gjenden pra, mjaft pranë Bizantit dhe kjo përben një burim të referimeve dhe frymezimeve te tyre. Përkundrazi,...
ARVANITASIT DHE PREJARDHJA E GREKËVE 363
..arvanitasit siç pame nuk kishin asnjë lidhje me Bizantin dhe i bëjnë referimet e tyre ne Greqinë e lashtë e).
Kordati që nuk i shikon asgjëkund arbëreshët, duke kopjuar (me mangësi) Paparigopulon, thotë: "Neogrekët, d.m.th. populli, që pavarësisht nëse realisht kishte lidhje të mëdha me helenë: e lashtë, megjithatë besonte se ishte pasardhës i Likurgut, Solonit, Euripidit, Epaminondes, nuk kishte asnjë lidhje ideologjike me Bizantin, madje as në vitet parakryengritëse nuk bëhej fjalë për perandorinö bizantine. Asgjëkund në librat dhe fletushkat e periudhës parakryengritëse, nuk përmenden perandorët bizantine dhe Bizanti. Vëtëm Greqia e lashrë ruhet. Romakët kenaqeshin te besonin se ishin pasardhes te helenëve të lashtë. As Riga, as Koraiu nuk e kujtojnë Bizantin përvec klerikëve të lartë. (vëtl.IX, f.4l).
Thame se Kordati as që i shikon arvanitasit dhe as interesohet për ta, duke qenë se arsyetimi i tij mbështetet në tjetër vend dhc ai sheh një ndërprerje të helenizmit me rënien e Bizantit, aq sa fillon ta numëroje neohelenizmin si nje realitet të ri, të palidhur me Greqinc e lashtë që nga 1453. Unë nuk shoh "ndërprerje", veçse vazhdim të helenizmk, që e takoj ne territorin grek me anë të konstatimit se helenizmi jetoi për 7OO vjet skllavëri, dhe atëhere kur u ndezen dhe dritat e para, rifitoi dinjitetin dhe në vazhdim rolin drejtues në Bizant me anë të Komnineve. Pas shekullir XIV, në Greqi elementi mbizoterues janë arbëreshët dhe këtë gjë nuk e përmend Kordati, por gjithsesi ne na mjafton konstatirni se ata, që sipas mendimic të tij dhe përcaktimit si "neogreke" nuk kanë asnjë lidhje me Bizantin, por me Greqinë e Lashtë. Më sipër i shtjelluam në mënyrë analitike se cilët ishin ata njerëz, me kë kanë lidhje dhe pse besojnë se janë pasardhës të helenëve të lashtë. Çështja është se përse këta analfabete thonë se kanë lidhje me helenët e humbur prej mijëra vjetesh, dhe jo me bizantinët e asaj kohe, tek të cilët akoma lundron lavdia dhe per që përfaqësuesit e tyre ua dendin trurin përdhë. Përse ta mohojnë një lavdi të tillë? Mendoj se tashme i kemi përgjigjet.
63- Sigurisht, midis aziatikeve të vegjël ka dhe arvanitas dhe ështe e sigurt gjithashtu se dallimi i pikepamjeve të tyre ështe i ndjeshëm. Shiko arvanitas-aziatikun Tunda, apo qëllimet "kasapore" te bashkësise të shitësve të mishit në Stamboll.
364 ARISTIDH R KOLA
3) Aziatikëc e vegjël preferuan ta ruajnë fenë e tyre si gjënë me të çmuar dhe të humbasin lirine, dinjiterin, krenarinë dhe të gjitha ato qe për helenët e lashtë kishin rëndësi parimore 64
Përkundrazi, arvanitasit i dhanë rëndësi rnë të madhe lirisë, dinjitetit njerëzor dhe vetvendosjes, me të gjitha rrjedhojat e kesaj zgjedhjeje të tyre.
Ky dallim prodhon dhe të katërtin, që është:
4) Aziatikër e vëgjël për të mbijetuar në gjendje pushtimi dhe skllavërie, duhej të zhvilloheshin në mënyrat përkatëse të përputhjes së tyre me këtë gjëndje. Domosdoshmërisht u zhvillua ideologjia e huaj e mëshirës, d.m.th. kërkesa per mëshirë ndaj pushtuesit, që të lejon të mbijetosh dhe e pamundëson atë te të zhdukë. Dinakëria dhe dredhia. Përballimi i pushtuesit me mjete të tjera siç jane pasuria, marrëdhëniet, d.m.th. rryshfetet dhe "mjetet", gërmat dhe arsimi. Asnjëherë grekët e Azisë së Vogël nuk i morën armët kundër turqve, sepse turqit vërtetë ishin pushtues, por e respektuan fenë e krishterë, o nga ndonjë interes i hapur o sepse këtë ua detyronte Kurani. Kështu aziatikët e vegjel e të krishtcrë kishin atë që iu interesonte që në fillim; Fenë e tyre.
Përkundrazi, arvanitasit e Greqisë e hodhën të gjithë peshën tek armët e jo tek shkronjat, me të gjitha pasojat që solli diçka e tillë e që janë:
Kryengritje dhe mosbindje. Luftë e papërputhshmë ndaj turqve, pavaresisht nga feja c tyre. Vonesë qyterërimi, por ruajrje e virtyteve të trashëguara, siç janc dashuria për Lirinë, krenarinë, besa, sinqeriteti, nderi dhe optimizmi i të dalit në krye.
Kushtet e jetesës së të dy popujve përcaktuan dhe bindjet e tyre të ndryshme ideologjike. Rrenjët e tyre të ndryshme përcaktuan dhe estetikat e ndryshme dhe pikëpamjet e tjera. Kjo bëhet e qartë në jetën e përditshme. Nëse shqiprari shkon të kerkojë një hua tek ministri apo tek secili që merret me këte punë, duhet që keta ta presin me një buzëqeshje të madhe. Nëse ai shikon mospërfillje apo qoftë dhe një ftohje të vogël, nuk kthehet më atje. Joshqiprari do të shkojë herën e pare
dhe do ta nxjerrin jashte, do të shkojë të dytën dhe do ta shajnë. Do të shkojë të tretën.., kur ata do të merziten dhe së fundi do tia japin huanë.Ky nuk është gjykimi im, por qarkullon edhe ne mes të shqiptarve, sepse është e vërtetë se shqiptari nuk pranon ti ulet ndjenja e krenarise.....
64- Te vetmit greko-aziatikë te vegjel, qe nuk pranuan të nënshtrohen ndaj fesë së krishterë moren malet dhe u veçuan ngs bizantinet apo turqit, Ruhen deri me sot në Azinë e Vogël dhe quhen jurukë = malesor.