ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

RobertdeNiro

Primus registratum
ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

Para pak minutash televizioni ALSAT transmetoi pamje te arrestimit nga forcat speciale te Leonard "Nard" Kokes.

Nard Koka eshte nje nga antaret e kupoles se mafies shqiptare, qe kishte kapur shtetin shqiptar.
Vellai i kryebashkiakut te Durresit, kunati i Gon Dukes dhe shok i ngushte i Fatos Nanos, akuzohet nga drejtesia shqiptare per kondrabanden e cigareve.
Kjo akuze bazohet ne deshmite e dhena nga pronari i anijes "Eni" i cili u arrestua para ca ditesh dhe qe ka deshmuar se pronar i vertet i cigareve eshte Nard Koka.


Nard Koka, mafiozi qe kishte bere prone te tij portin e Durresit, sot dhe ne ditet ne vazhdim do fler ne qelite e paraburgimit.

Uroj qe ta ndjekin edhe Lefteri, Goni dhe shume e shume te tjere, antare te kupoles.


<span style="font-weight: bold">Bravo Sala.</span>

<span style="font-weight: bold">Bravo Olldashi </span>

Vetem pak minuta kane qe kane hyre ne fushen e loje dhe shenojne nje Gol spektakolar. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

ardi21

Primus registratum
Re: ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

Qeverisja me duar te pastra po fillon te ndihet apo jo...
Shpresoj qe Nardi te jete karremi per te futur ne rrjete peshqit e medhenj..
 

MYNYR NAZAJ

Primus registratum
Re: ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

Fillimisht postuar nga ApocAliss:
[qb] Qeverisja me duar te pastra po fillon te ndihet apo jo...
Shpresoj qe Nardi te jete karremi per te futur ne rrjete peshqit e medhenj.. [/qb]
Sala ka shume peshke per te zene ,po kush do na i skuqi
 

Leksus

Primus registratum
Re: ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

Bravo per cfare, bravo kujt ? Berishes, Olldashit, e pse, dhe gol, cfare goli pa top fare !!!
Z. isak, me mire thuaj bravo per policine a prokurorine, me punen e te cileve mbase eshte kryer arrestimi ( sa per fajsine a jo , ate e vendos gjykata).
 

OROSHI

Primus registratum
Re: ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

LEX:::::nejse...gjithsesi nje fillim i mbare!!
 

ardi21

Primus registratum
Re: ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

Leonard mer vlla pse Krenar. Kshu e tha dhe Teri vellai vet. Megjithese crendesi ka emri, rendesi ka qe u fut brenda e aty le te kalbet.
Meqe paske problem emrash po them nje anekdode te lezetshme mbi kryetarin e bashkise se Durresit.

Gjate nje mitingu elektoral per zgjedhjet bashkiake te vitit 2003 ne cdo miting te z.Koka njerezit aty therrisnin te gjithe Teri Teri Teri...Aty qellon nje fshtar nga Lushnja e pyet nje mitingash : Ore qysh e quajne kete qe berrtisni te gjithe Teri ju e???? Lefter - ja kthen ky. Shyqyr qe sqenka ne Lushnje - ja pret fashatari - se do e therrisnim te gjithe Lefi Lefi Lefi...
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

E mo c'rendesi ka emri, vertet. Une e di qe e ka Krenar dhe te gjithe e therrisnin Nar Koka. Dhe per kete arsye robt ia ngaterronin duke e quajtur Nard Koka qe eshte edhe shkurtesa e emrit Leonard. Por mbase edhe e ka nderruar. E rendesishme eshte qe tani do paguaje per ato qe ka bere, pavaresisht sesi e ka emrin.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

Fillimisht postuar nga lex:
[qb] Bravo per cfare, bravo kujt ? Berishes, Olldashit, e pse, dhe gol, cfare goli pa top fare !!!
Z. isak, me mire thuaj bravo per policine a prokurorine, me punen e te cileve mbase eshte kryer arrestimi ( sa per fajsine a jo , ate e vendos gjykata). [/qb]
Qe arrestimin e beri policia me urdher te prokurorise, per kete nuk kam asnje dyshim.
(Forcat xheniere te divizionit te Korces apo shoqata peshkatareve te Shirokes jam i sigurte, qe nuk ishin &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; )


Kur i bej vetes pyetjen, se perse te tilla arrestime ( Gjolek Malaj, Leonard Koka apo dhe te tjeret qe do vine nga pas) nuk u arrestuan para 4 Korrikut 2005, por me pas, ateher se pse me ngaterrohen ne pergjigje Berisha dhe lufta anti korrupsion &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .

-------------------------

Qe gjykata do e denoj Nard Koken per kondraband cigaresh, krijim dhe drejtim i nje organizate kriminale, si dhe per evazion fiskal, per kete te jesh 100% i sigurte.

I vetmi shans qe vellezerit Koka kane per te mos u kalbur burgjeve eshte:

Te gjitha parate qe kane vjedhur ne 8 vitet e fundit plus interesin bankar, t`ja dhurojne ministrise se transportit per ndertimin e rruges Durres-Morine.( Shume e mjaftueshme kjo per te bere 1/3 e rruges, qe kushton 300 milion Euro) &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

ados

Primus registratum
Re: ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

Sigurisht, arrestimi i Kokes, ashtu sic u arrestuan bosat e piramidave ne 97-98'. Ashtu thane ne fillim, &quot;Nanoja do shkaterroje mafian shqiptare&quot;.Mos u ngutni o shqiptar, dardha e ka bishtin mbrapa.Nuk eshte Berisha dhe kasapet e tij te asaj pune. Nga nje kosh kane dale te gjithe.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

Gazeta &quot;Panorama&quot;
www.panorama.com.al


“Koka porositi cigaret në Mal të Zi”

Prokuroria: 39-vjeçari ndihmonte kalimin e kolive në doganë


Akuza

Burimet zyrtare të Prokurorisë thanë se bashkëpunimi i Leonard Kokës në kontrabandën e cigareve është zbuluar ditët e fundit. “Kemi prova shkencore, përgjime dhe dëshmi që e fajësojnë të pandehurin. Sipas të arrestuarve, cigaret janë të Leonard Kokës, ndërsa ata kanë kryer vetëm transportin e tyre. Ai ka bashkëpunuar në kontrabandën e cigareve, duke qenë pjesëmarrës në porositjen e tyre në Mal të Zi, financimin, transportin dhe mundësimin e hyrjes së tyre në Shqipëri duke shmangur doganën”, pohuan burimet zyrtare të Prokurorisë. Ata i cilësuan provat e mbledhura ndaj biznesmenit Koka si të pakundërshtueshme. “Për këtë arsye është vendosur arrestimi i të dyshuarit si dhe nisja e procedimit penal”, sqaruan më tej burimet zyrtare të Prokurorisë. Të pyetura me konkretisht për “bashkëpunimin e 39-vjeçarit në kontrabandën e cigareve”, burimet zyrtare të akuzës janë shprehur tekstualisht se “bashkëpunimi qëndron në financimin e ngarkesës kontrabandë, mundësimin e shmangies nga dogana duke hyrë në port dhe transportin e ngarkesës”. Ndërkaq, Prokuroria nuk dha sqarime pse emri i Leonard Kokës si i implikuar në kontrabandën e cigareve nuk është zbuluar gjatë hetimeve 6-mujore, por vetëm dy javët e fundit. Ndërkohë, Prokuroria e krimeve të Rënda tha se nuk ka filluar ndonjë verifikim rreth pasurive të Leonard Kokës. Sipas procedurës, Krimet e Rënda verifikojnë pasurinë e të gjithë personave që akuzohen nga ky institucion. Veprat penale që janë kompetencë e këtij organi, parashikohet që të sjellin përfitime financiare. “Megjithatë nuk kemi filluar ndonjë verifikim rreth pasurisë së shtetasit Leonard Koka dhe nuk kemi ende informacione të kësaj natyre”, kanë deklaruar zyrtarët e Prokurorisë.

Masa e dënimit

Sipas nenit 172 të Kodit Penal shqiptar, kontrabanda me mallra që paguhet akcizë, nënkupton importimin, eksportimin apo tranzitimin i mallrave që paguhet akcizë, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore. Nëse provohet se këto veprime janë kryer atëherë i akuzuari mund të dënohet nga Gjykata me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. 39-vjeçari Leonard Koka u arrestua në lokalin “Kristal” në Durrës, nga efektivat e repartit të forcave speciale RENEA. Koka dyshohet të jetë “tradhtuar” nga disa prej të arrestuarve për kontrabandën e cigareve, pasi edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaroi dje se ka disa dëshmi që hedhin dyshime rreth implikimit të Kokës në kontrabandën e cigareve që vinin nga Mali i Zi.


I vëllai: Nardi i shiti aksionet dy vjet më parë

Leonard Koka, nga (rojeroje në një magazinë konservash ) në biznesmen i fuqishëm

DURRES – I arrestuari nën akuzën e kontrabandës së cigareve, Leonard Koka, njihet në qytetin e Durrësit si një biznesmen i fuqishëm. Deri dy vite më parë ai rezultonte si aksioner në disa nga firmat e mëdha që dispononte familja e tij në qytetin bregdetar, si ajo “Oert” dhe “Sucralba”. Por, siç pohoi dje dhe i vëllai i tij, pikërisht kryetari i Bashkisë së Durrësit, Lefter Koka, në vitin 2003, Leonardi ka hequr dorë nga aksionet në këto aktivitete. Të gjitha janë kaluar në emër të vëllait të tretë të tyre, Ilirit. Familja Koka përbëhet veç tre vëllezërve dhe nga dy motra, njëra prej të cilave është e martuar me ish-ministrin e Bujqësisë dhe ish-deputetin e Shijakut, Agron Duka. Vetë Leonardi mësohet se në vitet e para të ’90-ës ka punuar si roje në një magazinë konservash. Pas vitit 1997, bashkë me vëllezërit ai nis aktivitetin tregtar, duke bërë importimin e ujit mineral nga Italia në Shqipëri. Më pas, veprimtaria e tyre zgjerohet, duke përfshirë dhe importimin e mallrave ushqimore e më tej dhe krijimin e një firme ndërtimi që vepron në Durrës. Për shumë vite, të gjithë anëtarët e familjes Koka kanë qenë aksionerë në këto kompani, derisa në kohën e kandidimit në zgjedhjet e pushtetit vendor të Lefter Kokës, ai heq dorë prej tyre, ashtu siç do të bënte dhe i vëllai i tij më vonë. Leonard Koka, 39 vjeç, është i martuar, me dy fëmijë. Ai banon në një apartament të lagjes numër 4 në Durrës, ndërsa kohët e fundit nuk kishte një aktivitet që e drejtonte nën emrin e tij.
 

MLK

Primus registratum
Re: ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

Dosjet per Nar Koken ka kohe qe jane krijuar e dri tani miqesia e tij e ngushte me ish-kryeministrin Nano ka qene nje imunitet per te e bizneset e tij!
I dyti ne shinjester eshte Duka e implikimi i tij me proçedurat gjyqesore sdo vonoje shume. problemi nuk eshte se keta kane nje apo dy raste, po kane 8 vite kondrabande keshtu qe po shpetuan dhe kesaj rradhe as ka per tu luftuar ndonjehere kriminaliteti dhe kondrabanda ne Shqiperi.
 

filani

Primus registratum
Re: ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

Ngadale o ngadale ju. Si me shume yryc e kini nisur bre. Qe jini te gjithe njerez te drejte dhe qe flisni per te miren e popullit kjo duket fare qarte. Biles gjynah qe nuk kini kandiduar per deputet. Njeri thote bravo Berisha, bravo Olldashi, tjetri thote ti ktheni parate popullit. Kjo tregon se i kuptoni mire keto pune ju dhe nuk jini tifoze me asnje parti politike. Biles edhe hakmarres hic fare nuk jeni. Ajo qe jini ju per mendimin tim eshte morti di fame. Shikoni ore te fitoni ndonje para atje ku jini se i di me mire qeveria keto pune. E kini pare ate filmin ju kur i thote ai beu fshatarit se qeveria e kap lepurin me qerre. Edhe fshatari i shkrete i thote - Lepurin po or bej, por ujkun jo, se ai kushedi se ku bredh hipur mbi kale.
Megjithate sa per te dhene nje opinion, une mendoj qe Nardi ti shesi te gjitha bizneset dhe leket tja japi Sales dhe Olldashit dhe ata tja shperndajne popullit amerikan. Si thoni ju?
 

Leksus

Primus registratum
Re: ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

Isaku i qemotshem ka qene goxha i zgjuar. Ju nuk dukeni fare i tille.
Ke te drejte qe te ngaterrohet arrestimi i ketyre njerzve me z. Berisha apo edhe te tjere por kjo mbase pse ti e deshiron kete lidhje. Realiteti eshte ndryshe miku im. Mbase ka te drejte ai zoteria qe shprehet se njerez si ato kane kohe qe jane me dosje neper zyrat e prokurorise te policise apo edhe agjensi te tjera. Kjo, nga njera ane tregon ngerçin e te ashtuquajtur &quot;Vullnet Politik&quot; i cili nga qeveria e rrezuar ishte tejet negativ. Nese qeverisja e re shpall &quot;Vullnetin e saj politik&quot; pozitiv kah agjensive te zbatimit te ligji, nuk mendoj se eshte ndonje gje e madhe bile e gabimte po ta ngaterrojme me arresimet e te dyshuarve per vepra penale. Miku im, eshte koha qe çeshtjet e Vullnetin Politik ti neneshtrohen atyre te te VULLNETIN LIGJOR. Nuk duhet, ne nje vend ku supozohet te sundoje rendi i ligjit qe te marri rendesi te dores se pare vullneti politik. Ky i fundit duhet ti neneshtrohet atij ligjor.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

E ku qëndrote qëllimi i kti shkrimit tat lex? Në cilin aspekt Berisha nuk është i përfshirë në ato që po thoje ti? Nëse qeveria e mëparshme nuk ka patur vullnet politik për të kryer arrestimin e personave të përfshirë në biznese të pista etj, arrestimi i këtyre personave me ardhjen e qeverisë Berisha në pushtet tregon pikërisht vullnetin politik të kësaj qeverie që të arrestojë shkelësit e ligjit. Pra është vullneti i ligjit ai që vendoset në këtë mënyrë.

Me teorira ju anti-berishjanët të thekni piten po sikur të ndaleshit një moment e të dëgjonit se ç'thoni do skuqeshit nga turpi &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; . Berishën lëreni të fillojë punë njëherë e më pas filloni e kritikoni punën e tij. Mir apo keq ai tani ka për detyrë të drejtojë Shqipërinë për 4 vjet. Nëse gustot tuaja vijnë para Shqipërisë mund të bëni një revolucion tjetër si në 97
smash.gif
.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

lex

Leonard Koka dhe shume te tjere si ai, nuk jane kriminel te thjeshte ordiner, por shoke dhe antare bande te politikaneve qe drejtuan Shqiperine 8 vjet.

Te thuash se para 3 Korrikut nuk ka patur vullnet politik per te arrestuar ata ose te thuash qe Shqiperia ka arritur deri ne ate pike sa drejtesia eshte e afte te veproj me paanesi, do te thote qe ose nuk e njeh realitetin ose e ngaterron me qellim.

-------------

Ish-kryetari i gjykates kushtetuese Fehmi Abdiu (gjykatesi i fundit, qe dha nje denim me vdekje per nje poet disident) u akuzua per kondrabande armesh ne vitin 1998.

Gjykata e larte dhe gjykatat e tjera, jane mbushur me plehra komuniste dhe mafioze (mjafton t`ju lexosh mbiemrat dhe i njeh).

Prokuroria dhe policia po se po.

----------------------------------

Per sa kohe populli shqiptar nuk voton per te zgjedhur prokuroret (si ndodh ne USA), ateher te zgjedhurit e popullit, pra Qeveria, duhet t`ja plotesojne prokurorise kete boshllek. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

Fillimisht postuar nga Filani:
[qb] une mendoj qe Nardi ti shesi te gjitha bizneset dhe leket tja japi Sales dhe Olldashit dhe ata tja shperndajne popullit amerikan. Si thoni ju? [/qb]
E mbani veten dhe per patriote, mor shkelsaxhinj te ligjeve.
Te duket aftesi ty te besh kontrabande cigaresh ne Shqiperi! A nuk i mendon ti pasojat qe sjelle per tregtaret e ndershem shqiptare mos pagimi i doganes nga disa persona te veçante ! A se kupton ti qe kontrabanda juaj nxit largimin e tregtareve te ndershem nga Shqiperia! A se kupton ti se ju e kini vendin vetem neper biruca!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

ueeeeeeeeeee me rob shpie cfare biografie i paska bere (enveri do ta kishte zili njutonin:D) nar koka nuk eshte politikan dhe arrestimi i tij ka lidhje me kondrabanden e jo me politiken. moderatori te jete me i vemendshem &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

ardi21

Primus registratum
Re: ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

Ti satano qeke shum larg realitetit plako. Dil nai her nga udergroundi ku jeton e hapi syte. CV nard kokes eshte shume e sakte... se ne ato emrat qe ka permen (nano, teri, duka) sjane politikane plako, kontrabandiste e mafioze si nardi jane. Kshuqe mos ma sha njutonin se ka thon llaf me vend
smash.gif
smash.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ARRESTOHET Leonard Koka (shoku i Nanos, vellai Lefterit, kunati Dukes)

ne fakt harrova qe ish shefi i opozites berisha u mur dhe per ca kohe dhe me xhiken e mirit ne parlamentin shqiptar ... fundja ky eshte niveli i te zgjedhurve dhe zgjedhesve shqiptare
shrug.gif
dine vetem te politizojne, te depolitizojne te thashethemnojne, te supozojne, te hipotizojne, te gjykojne e paragjykojne, te bejne biografite, autobiografite, krushqite etj etj... dhe ne te mjeret presim te shpetojme nga komunizmi (nga ai i verteti)
rolleyes.gif
 
Top