Arrestohet Këngëtari Autor I Videos Satirike Kundër Kryeministrit Rama

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
arrestiummmmm.jpg
Policia ka arrestuar sot një protestues Gentian Gjonaj, i cili mori pjesë në protestën e djeshme para bunkerit të ministrisë së Brendshme. Ai u arrestua në mes të rrugës ndërsa po largohej drejt shtëpisë.

Aktualisht ndodhet në Komisariatin Nr.1 dhe akuzohet për mosbindje ndaj forcave të policisë në tubimin e djeshëm. Gjonaj ka dorën e thyer në allçi, çfarë e ka penguar atë të krijojë konflikt me forcat e policisë gjatë protestës. Fotot e arrestimit janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Gjonaj njihet si autor i një video kundër Kryeministrit mjaft të klikuar në youtube si dhe për faktin se satirizuar Kryeministrin Rama me kostumin e një polici dhe maskën e Ramës.
 
Top