Arrestohet dhe lirohet nje i ri i armatosur!

Arrestohet dhe lirohet nje i ri i armatosur!

Gentiani, ne polici per kanosje
E Diele, 09 Korrik 2006
Ne fillim te ketij viti, Gentian Beqaj eshte shqoeruar ne mjediset e policise se Tiranes per kanosjen e nje agjenti te sherbimit sekret. Sipas burimeve zyrtare te atehershme, ai ishte nen shoqerine e te emes, duke udhetuar me mjetin e tyre, ne rrugen “Myslym Shyri”, kur jane ndeshur ne rruge me nje person, me te cilin kane shkembyer fjale fyese. Beqaj e ka kercenuar “kundershtarin” e tij qe me pas rezultoi agjenti i Sherbimit Informativ Shteteror. Ky i fundit lajmeroi uniformat blu te kryeqytetit, ndersa e ka ndjekur me makine te riun Beqaj, duke informuar policine per levizjet e tij, derisa eshte nderhyre per ndalimin e tij. Burimet e policise bene te ditur se sapo jane njoftuar per Beqajn, jane organizuar disa patrulla policie per kapjen e tij. Sipas grupit qe mori pjese ne arrestim, i denoncuari eshte ndjekur deri ne rrugen “Ali Demi”, ku nje makine e repartit “Shqiponja” i ka nderprere udhetimin, duke e arrestuar. Burimet policore shtuan se makina Beqajt eshte rrethuar nga dy makina policie dhe i kerkuari eshte dorezuar vete. Pas qendrimit disa ore ne polici dhe interesimit te te atit te tij, i cili atehere drejtonte kompanine e te vellait te vrare, Gentian Beqaj u la i lire.

SEKUESTRIMIET

-Automjeti SAAB ngjyre blu, me targa BE 700 HH me nr. shasie YS3C4502K1016679.

-Nje pakete me mbishkrimin “Kent” brenda se ciles u gjet nje sasi lende narkotike kanabis sativa

-Dokumentacioni i automjetit me karakteristikat e mjetit dhe dokumente te tjera me gjeneralitetet e shtetasit Gentian Beqaj

-Nje aparat celular “Nokia”

-Nje kreher pistolete TT me 7 fisheke

-Nje maske me ngjyre te zeze

-200 grame lende eksplozive, prodhim kinez

-Nje detonator dhe nje filter i tille

-Dy automatike model. 56, me tre krehra te mbushur me fisheke
 

MLK

Primus registratum
Re: Arrestohet dhe lirohet nje i ri i armatosur!

Une per vete skam pare te lirohet njeri brenda dites kaq te armatos sa ky? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Boby

Primus registratum
Re: Arrestohet dhe lirohet nje i ri i armatosur!

A kishte vra njeri???Jo...edhe kthehemi te thenia "krimineli u largua ne drejtim te paditur,por policia e di se ku e pi kafen"
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Arrestohet dhe lirohet nje i ri i armatosur!

/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

pse nuk me shokojne me keto gjera ???!!!!!!!!!!
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Arrestohet dhe lirohet nje i ri i armatosur!

/pf/images/graemlins/rolleyes.gif /pf/images/graemlins/rolleyes.gif /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
SHOKOJNE dhe jo SHKOJNE
 

Boby

Primus registratum
Re: Arrestohet dhe lirohet nje i ri i armatosur!

u m'fal faji im.kshu eshte kur do te shkruash ne 11 e gjys te nates...
 
Top