Re: Aparatet fotografik dixhital
Patjeter MLK, eshte edhe marka ajo qe ben nje aparat /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
Veç karakteristikat e perbejne pra, sepse jo te gjithe fotografojne ne te njejten menyre, jo te gjithe bejne te njejtin lloj fotografie, jo te gjithe duan te merren me post-processing ne PC, jo te gjithe hane buke me fotografi... etj etj. Fuji S5 Pro eshte me siguri nje nga protagonistet e tregut te aparateve fotografike dixhitale, por Nikon D200 eshte superior karshi Fuji-t (jo ne saje te markes). Tush, me ate cmim, une te keshilloj te blesh nje Pentax K10D, ulerime fare /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
d8el, fuji s6500fd eshte aparati me i mire (jo DSLR) qe ka prodhuar kjo marke dhe ne kategorine e BRIDGE-ve (aparate me kontrolle manuale si DSLR dhe me zoom te larte) renditet e... dyta /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif . Nr1 eshte Panasonic FZ50, pastaj Fuji qe te pelqen ty dhe me pas vjen Sony DSC-R1 (qe kushton shume). Aparati qe ti ke qejf kushton me pak sesa 350 euro dhe ka cilesi te larte fotografike, jep pergjigje shume te mira kur fotografon me ISO te larta (fale sensorit SuperCCD Fuji) dhe e ka zoomin 10.7
Objektivi nuk ka shume deformime kromatike apo kendore, pra eshte cilesor. POR, per ne fotografet amatoriale, stabilizimi optik i aparatit eshte nje element vendimtar... dhe fatkeqesisht Fuji qe ti deshiron, nuk e ka. Kjo do te thote qe 60% e fotove te shkrepura me kohe relativisht te gjata ( 1/10, 1/20, 1/40 dhe 1/4, 1/5 etj etj) do te te dalin flu, pra te turbullta dhe jo te qarta, do duken si jashte fokusi. Panasonic ka vendosur ne te gjitha aparatet e veta sistemin MEGA O.I.S, me efikasi qe gjendet sot ne treg. Them se me 350 euro ti mund te blesh nje Panasonic FZ50 te perdorur por ne gjendje te mire, ne internet kuptohet. Por perseris, Fujifilm s6500fd eshte aparat SHUME I MIRE qe do te te jape goxha sodisfaksione.
Blerje dhe fotografi te mbara /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif