Re: Aparatet fotografik dixhital
Maxper, po provoj ti pergjigjem ca pyetjeve te tua.
SLR do te thote SINGLE LENS REFLEX (keta perdorin film) . Pra jane aparate me objektiva te nderrueshem. DSLR do te thote DIGITAL SINGLE LENS REFLEX. Llojet e fokusit jane te ndryshem, ndryshojne nga aparati ne aparat. Ka fokus ne nje pike te vetme, ka fokus ne 9 zona etj etj. Flashi i jashtem eshte nje objekt qe i bashkangjitet aparatit ne baze te kompatibilteteve te ndryshme. Eshte gjithnje me i fuqishem sesa flashi(blici) i integruar ne aparat, dhe kur eshte i dedikuar ( pra i prodhuar per disa modele aparatesh ) atehere akoma me mire, sepse flashin e orienton aparati ne baze te te dhenave qe objektivi i percjell sensorit ( ekspozimi, drita etj etj ). Image stabilization eshte nje opcion qe e kane pak objektiva ( kryesisht jane shume cilesore dhe te shtrenjte ). Konsiston ne nje nga lentet e objektivit e cila kompenson dridhjet e dores se fotografit. Ky eshte stabilizuesi optik i pamjeve. Di qe ka edhe stabilizues jo optike, pra qe behen nepermjet nje softwari ne aparat, por nuk kam shume info mbi ta. Sdq mund te them qe s'besoj te kene ndonje efekt kushedi se cfare. Stabilizimi optik eshte i verteti, ai qe vertete ben punen per te cilen ka marre emrin.
Sensori eshte ajo pjese e brendshme e aparatit qe kap cdo gje qe shikon objektivi. Sa me i madh sensori, aq me shume detaje do kapi, aq me shume ngjyra do riprodhoje, aq me pak zhurme ( noise ) do kete. Kuptohet qe sensoret e medhenj jane te montuar ne DSLR-te me te shtrenjta dhe efikasiteti i tyre eshte goxha cilesor. Ka dy lloje sensoresh ne boten e fotografise dixhitale, te tipit CCD ( charge-coupled device ) dhe te tipit CMOS( Complementary metal–oxide–semiconductor ). Mesa di une CMOS jane me cilesore, por me kalimin e kohes "konsumohen" kshq nje CCD i madh eshte i perkryer /pf/images/graemlins/smile.gif.
Lodra ime e re, quhet Panasonic DMC-FZ50
http://www.dpreview.com/reviews/panasonicfz50/Images/FZ50_3q.jpg
Nuk eshte as DSLR as aparat dixhital kompakt, eshte modeli Brigde. Kjo sepse objektivi i saj eshte nje Leica ( marka me e mire ne bote, n'daç per aparate n'daç per objektiva ) i stabilizuar ne menyre optike, me nje zoom 12X ( por afrimi nuk eshte 12 here /pf/images/graemlins/smile.gif ) dhe me kontrolle te plota manuale ( zoomi dhe fokusimi behen nepermjet atyre dy unazave tek objektivi, tamam si ne aparatet profesionale ). Jam shume shume i kenaqur, dy dite ka qe me ka ardhur.