Anoreksia dhe Bulimia, me shume se nje semundje!

Sara

Primus registratum
Anoreksia dhe Bulimia, me shume se nje semundje!

Nese pyet shume njerez se cfare eshte anoreksia ose bulimia, imazhi qe i vjen ne mendje ndoshta do te jete i je vajze teper te dobet, qe ka fiksim mosngrenien. Kjo eshte e vertete, por zakonisht crregullimet e ngrenies i kane rrenjet ne dicka me shume se deshira per te qene e dobet.Probleme me familjen,shkollen, mesimet,shoqerine jane zakonisht ata qe e shtyjne anoreksine dhe bulimine.
E hapa kete teme sepse kjo eshte nje ceshtje serioze, dhe sepse i kam pare dhe kuptuar,ndoshta me vone se duhet, pasojat qe kane.
Di disa vajza, fatkeqesisht duke perfshire edhe veten time,qe kane vuajtur nga anoreksia, qe ndiqet me pas nga bulimia.Vertet eshte e veshtire per shume njerez te kuptojne se si nje njeri mund te kete frike ushqimin,edhe vete kujtoja se e kisha situaten nen kontroll, por pas disa kohesh behet si nje lloj fiksimi.
Opinionet jane te mirepritura.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Anoreksia dhe Bulimia, me shume se nje semundje!

Anoreksia dhe Bulimia me sa di une nuk jane thjesht fenomene por semundje te mirfillta psikologjike. Disa sociologe i quajne ne fakt semundje Sociale (shoqerore) pasi hasen vetem ne kulturen Perendimore dhe lindin per shkak te presionit per te qene elegant dhe estetik.
Nje njeri qe vuan nga anoreksia vazhdon ta shohi veten si "teper te shendoshe" edhe kur pesha trupore eshte shume me e ulet se pesha normale.
ndersa dikush qe vuan nga bulimia ndjen sikur eshte shendoshur 5 minuta pasi ka mbaruar se ngreni.
Simptoma dhe ndryshimi midis te dyjave eshte qe, ndersa nje anoreksik thuajse pushon se ngreni, dikursh qe vuan nga bulimia ha sasi te medha ushqimesh te pasura ne kalori, pastaj i vjell.
Prandaj edhe kura per anoreksine dhe bulimine duhet kerkuar ne lemin e psikologjise.
 

Anasykaltra

Primus registratum
Re: Anoreksia dhe Bulimia, me shume se nje semundje!

Po ne qe duam te hame po nuk kemi cte hame nga se vuajme??????? /pf/images/graemlins/laugh.gif
Bej shaka me vjen te ulerij ku degjoj raste te tilla dhe jo me pak se nje,ime me me thoshte gjithmone,-te tille njerez tekanjose duan dajak ndoshta kishte te drejte!!!???
Sa shume probleme i krijojme vetes me teka duke qene per bukuri ehe...
Se di pse, po mendoj se dajaku ka shume te beje.
psh:Une jam shume qaramane dhe sa here mar te qaj kam nje shoqe qe me bertet, se di per frike apo per dicka tjeter po une pushoj menjehere se qari,iku Monika ne shqiperi ngela me Jeten qe sa here te sheh duke qare,ja fillon dhe ajo bashke me ty po te mos ish per Hotin do kishim ngel duke qare gjith diten ne bar.
Dua te tregoj se te tilla probleme depresive ndonjehere zgjidhen dhe me te keq...
Te pakten tek une funksionon, ime me sa here beja naze me bente te haja mezor tane pres mezor deri sa te ha. /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Anoreksia dhe Bulimia, me shume se nje semundje!

Siç thoshte dhe Blendi eshte nje problem psikologjik, eshte nje menyre e te parit ndryshe trupit tend, e keqja eshte se mund te coje ne vdekje dhe ne te shumtat e rasteve, demtohen shume organet tretese ne menyre terminale.

Nje psikolog nuk te merr persiper, nese nuk je ti, i pari, qe e pranon kete problem dhe qe kerkon ndihme, sepse e keqja e ketij probleme eshte se personat ne fjale nuk e pranojne.

Nje ushtrim qe ju behet zakonisht eshte ajo e "metrit", i pyet se kush eshte masa ideale qe duhet te kete trupi tyre, njeher qe te japin te dhenat, ti fillon dhe i mat me meter pjeset e trupit, duke i bere ballafaqimin me te dhenat qe te kishte dhene. Ne kete menyre, fillon te vije ne realitetin e saj te vertet.

Dhe e fundit. Kane nevoje per dashuri dhe nuk duhen braktisur gjate procesit te integrimit edhe pse eshte i gjate.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Anoreksia dhe Bulimia, me shume se nje semundje!

Anoreksia dhe Bulimia njihen ne Psikologji me termat 'anorexia nervosa' dhe 'bulimia nervosa'. Jane dy semundje qe perfshihen nen crregullimet e te ngrenit. Kane shume te perbashketa por edhe ndryshime mes njera-tjetres. Shkaku kryesor social eshte media dhe propaganda e saj mbi imazhin ideal te femrave, duke theksuar vazhdimisht bukurine fizike dhe te qenurit e dobet ne ekstrem. Shpesh ne reklama, filma, revista etj dobesia tek femrat barazohet me bukurine, suksesin dhe shpeshhere edhe lumturine. Crregullimet ne ngrenje tek shume femra rezultojne nga frika e tepruar e te semures nga shtimi ne peshe.
Tek Anorexia Nervosa mbizoteron nje perpjekje e deshperuar e te semures per te marre nen kontroll nje aspekt te jetes, ate te te ngrenit. Shpesh keto paciente refuzojne te mbeten ne nje peshe minimale normale, dhe nuk jane ne gjendje te vleresojne peshen dhe format e tyre trupore ne permasat reale. Kjo quhet distorted body image = imazh i gabuar i trupitdhe kane frike nga shtimi ne peshe. Ne shumicen e rasteve te qenurit anoreksike shoqerohet me nje renje te theksuar te deshirave seksuale, si edhe ne nderprerjen e menstruacioneve si rrjedhim i renjes se nivelit te estrogjenit te cliruar nga gjendrat hormonale. Keta pacjente nuk tolerojne dot te ftohtin dhe bien ne gjendje letargjike, si pasoje e renjes se tensionit te gjakut dhe temperatures se trupit. Shpesh hasen probleme me lekuren, e cila forcohet dhe thahet. Languo, shfaqja e nje shtrese qimesh ne fytyre ose trup eshte nje tjeter pasoje anesore e anoreksise. Anorexia Nervosa ne shumicen e rasteve shoqerohet me shenja te depresjonit, obsessive-compulsive personality disorder, dhe obsessive-compulsive disorder (keto nuk dita ti perkthej /pf/images/graemlins/frown.gif ) Keto semundje jane me teper pasoja te anoreksise sesa shkaqet qe cojne dike ne anoreksi. Ne nje fare menyre, Anorexia Nervosa mund te perkufizohet edhe si suksesi i deshiruar ne vetekontroll. Anoreksiket jane krenare per kontrollin qe pak njerez arrijne te kene mbi te ngrenit, dhe e mohojne te qenurit anoreksike, dhe rrjedhimisht te semure.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Anoreksia dhe Bulimia, me shume se nje semundje!

Bulimia Nervosa
Shume prej njerezve me bulimi kane pasur nje histori anoreksie para shfaqjes se bulimise. Simptomat e ketyre dy semundjeve mund te shfaqen njeheresh tek i njejti pacjent, dhe me shume te anoreksiket. Bulimiket mbartin nje ndjenje turpin per mosaftesine e tyre te te kontrolluarit te te ngrenit, ndryshe nga anoreksiket qe jane krenare per kontrollin qe kane mbi ngrenjen. Princesha Diana eshte nje shembull tipik i pacjentes bulimike, nje nga te paktet persona qe e pranoi publikisht prezencen e kesaj semundjeje. Bulimiket kane oreks normal. Ata angazhohen ne dy veprime kryesore, karakteristike per semundjen e tyre: te ngrenit me tepri, qe ndiqet nga te vjella te vet-impostuara ose marrje e gabuar laxativesh, ushtrime te tepruara sportive etj. Zakonisht ngrenja e tepruar perfshin ushqime me shume kalori, hamburger, kek dhe biskota, akullore. Kjo sjellje mund te jete e vetedijshme ose jo, ashtu sikunder edhe te vjellat mund te jene te parashikuara ose jo. Mbingrenja shpesh shkaktohet nga nje gjendje jo e lumtur, si psh pas nje konflikti ose zenke me dike, kritike nga dikush tjeter ose kritike ndaj vetes mbi mbipeshen ose aparencen, ose uri e madhe e shkaktuar nga mosngrenja (dieta) e gjate. Gjate mbingrenjes bulimiket nuk arrijne te kontrollojne sjelljen e tyre, dhe rrjedhimisht jane te paafte per te ndaluar veten. Vjelljet e shkaktuara me qellim qe pasojne i qetesojne keta paciente nga frika e shtimit ne peshe. Ne fakt, studimet tregojne se te vjellet dhe laxativet nuk japin rezultat ne uljen e kalorive te marra, dhe ne fakt bulimiket nuk jane te dobet por karakterizohen nga nje peshe normale. Ata mbivleresojne aspektin fizik tek vetja, dhe kryesisht peshen dhe format e trupit.
Semundje te tjera qe shfaqen tek bulimiket jane depresjoni (i cili ne disa raste mund te jete anasjelltas edhe shkak per bulimine), Anxiety disorder (shqip=?), si edhe Abuzimi me Substancat, kryesisht alkoli.
Disa nga komplikimet qe vijojne jane probleme me dhembet (si pasoje e aciditetit qe rritet ne goje prej te vjellave), zmadhimi i gjendrave te peshtymes, buhatje ne fytyre, etj. Ndryshe nga anoreksiket, bulimiket jane te ndergjegjshem mbi problemin e tyre, dhe per me teper ndjejne turp per paaftesine e tyre per te kontrolluar te ngrenit dhe peshen.

Me shume se 10% e pacjenteve qe vuajne nga crregullimet e te ngrenit jane femra. Keto semundje shfaqen gjate adoleshences dhe moshes se re (fillimi i te njezetave).

Kaq per simptomat, per shkaqet dhe kurimin flasim nje dite tjeter /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

eM

Paper Moon
Re: Anoreksia dhe Bulimia, me shume se nje semundje!

anoreksia dhe bulemia jane semundje te temershme. Njof dike shume te afert qe ka vuajtur nga nje semundje e tille. nuk dua te hy ne termat, shakqet ose symptomat mjeksore per po merem pak me shkaqet shoqerore.

Zakonisht fillojne ne moshe te re. Ne nje kohe kur self esteem ose "dashuria per veten" nuk eshte shume e theksuar. Adoleshentet jane shume te ndieshem ndaj ideve qe te tjeret kane per ta. Media, TV, revista ect kane nje efect shume te madh gjithashtu. Nuk ka vajza te shendosha ne cover te VOGUE, pra nje femer ose mashkull i dobet quhet me atraktiv/e. Nese je nje size 10 ose 12 nuk je aq e bukur sa nje femer me size 2-4! keto jane ato qe quhen "standarte" te bukurise. ketu hyme ne nje teme tjeter. Jemi ato qe duam ne apo ata qe duan te tjeret te jemi?! Keshtu eshte dhe puna e peshes.

eM
 
Top